E premte, 13.12.2019, 04:48 AM (GMT)

Komente

Florim Zeqa: Taksa për produktet serbe, marketing politik i Qeverisë!

E marte, 13.11.2018, 08:01 PM


Taksa për produktet serbe, marketing politik i Qeverisë!

Shkruan Florim Zeqa

Ideja e këtij shkrimi më lindi nga një storie suksesi e Qendrës Tregtare  “Plus Center” në Ferizaj, e transmetuar në televizionet tona, cila më ngacmoi për një pyetje në kontest që e postova në rrjetin social Facebook; Kush është pronar i ETC-së (Ekonomski Trgovinski Centar) për Kosovë!?

Nga përgjigjet e lexuesve mësova më shumë se një të vërtetë; mësova faktin se shumë nga qytetarët e vendit nuk e kishin pasur fare idenë se çfarë nënkupton "ETC"-ja, përderisa shumica e përgjigjeve të lexuesve në pyetjen e sipërpërmendur ishin të sakta, të bazuara dhe të argumentuara me fakte.

Lexuesit konfirmuan pronarët faktik (serbë) menaxherët (shqiptarë) dhe bashkëpunëtorët (pushtetarët) e kompanisë famoze serbe "ETC" në Kosovë, e cila nga paslufta e deri më sot helmon dhe vret qytetarët shqiptar me produkte të dyshimta dhe kancerogjene.

Pra, dëmet dhe pasojat e "ETC"-së dhe shumë kompanive tjera serbe që operojnë sot në Kosovë, do të jenë afatgjate për qytetarët dhe shtetin në përgjithësi.

VV-ja e fuqishme jashtë jetës institucionale

Në mënyrë konsistente, LVV-ja nga themelimi i saj si organizatë politike (subjekt jashtë Paralmentit të Kosovës), është ajo e cila gjithnjë kishte kërkuar dhe kishte vepruar që mallërat nga Serbia të mos hyjnë pa u doganuar në Kosovë, duke bllokuar rrugë e rrotulluar kamionë me mallëra që hynin nga Serbia në Kosovë!

Mirëpo një çasje pragmatike e LVV-së i kishte penguar partitë në pushtet, të cilat i jepnin urdhra Policisë së Kosovës për arrestimin dhe burgosjen e aktivistëve të kësaj organizate, për të mbrojtur njëkohësisht shoferët e Serbisë që sjellnin mallëra të padoganuar, për t'i shpërndarë të papenguar gjithandej pikave të shitjes së ETC-së serbe (Ekonomski Trgovinski Centar) gjithandej Kosovës, të mbikëqyrura nga bashkëpuntorët shqiptarë, gjegjësisht mafio-oligarkët ekonomikë dhe politikë në pushtet.

Opozitarizmi i LVV-së jashtë institucioneve ishte shpresë reale e qytetarëve për ndryshime pozitive. Mirëpo, më futjen e saj brenda "sistemit", VV-ja e humbi forcën  dhe kreativitetin, por jo edhe besimin e qytetarëve.

Edhe përkundër lakores së ngritjeve dhe rënjeve në skenën parlamentare,  VV-ja tek qytetarët shihet si e vetmja mundësi reale për ndryshim të kursit qeverisës në vend.

"Plus Center", sfidon kompanitë serbe në Kosovë

Hapja e qendrës më të madhe tregtare “Plus Center” e pronarit Sylejman Neziri nga Ferizaji, pa produkte serbe, ishte përgjigja më e mirë ndaj invazionit të mallrave dhe produkteve (të dyshimta) serbe në Kosovë!

Qendra Tregtare “Plus Center” në Ferizaj, është e para në vend me këtë veprimtari biznesore, duke vendosur flamujt e shteteve prej nga vinë produktet (Kosovë e Shqipëri).

Pronari i marketit “Plus Center” në Ferizaj, zotriu Sylejman Neziri, edhe përkundër barrierave të paarsyeshme byrokratike për import të produkteve nga Shqipëria, ishte i vendosur në misionin e tij, pa llogaritur fare riskun fiskal nga konkurenca jo lejale e produkteve serbe në Kosovë.

Mirëpo, kompania ‘Plus’ ishte e vendosur për bojkotimin e produkteve serbe. Suporti më i madh i kësaj kompanie janë konsumatorët besnik dhe prodhuesit vendor. Edhe pse pa mbështetje nga shteti, drejtuesi i kompanisë është i vendosur të sfidoj kompanitë dhe produktet serbe të favorizuara nga pushtetarët aktual.

Asnjëherë deri më sot, institucionet e Republikës së Kosovës nuk u kujdesën që të krijojnë mjedis të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë, gjegjësisht prodhuesve dhe bizneseve vendore.

Përveç importit të produkteve ushqimore, nga Serbia bëhet import i madh edhe i produkteve farmaceutike (barnave) me afate të skaduara si edhe i produkteve ndërtimore.

Taksa e vonuar, marketing politik i Haradinjat

Të gjithë iu gëzuan taksës (së vonuar) qeveritare prej 10 % për produktet e Serbisë, vendim ky shumë vështirë i implementueshëm  për shkak të varësisë së skajshme të "Qeverisë Haradinaj" nga Lista "Srpska" dhe Rezolutës 1244 të KS të OKB-së!

Situata paradoksale në të cilën ndodhet Parlamanti i Kosovës, ku as pushteti dhe as opozita nuk i kanë numrat e nevojshëm për të marrë vendime, gjegjësisht e kemi pozitën e cila qeverisë me vendin me vetëm 52 deputet, ndërsa në anën tjetër e kemi opozitën që nuk po arrinë t'i bëjë dot 60 deputet!

Sikurse njërës (pushtetit), edhe tjetrës (opozitës) po iu qëndron si sendviq në mes "Lista Srpska", e cila në çdo moment po ua prishë llogaritë parlamentare.

Dhe vërtet, nëse kjo qeveri arrinë të shkojë deri në fund të mandatit politik kundrejt shumicës opozitare, atëherë gjasat janë reale që "Qeveria Haradinaj" të hyjë në librin e GENES-it.

Megjithatë, nuk do të jetë e mjaftueshme për Haradinajn, vënja e taksës për produktet serbe, as fryerja e qeverisë, sikurse që nuk do t'i mjatojnë as vizitat nëpër deponitë e bërllokut për të qëndruar tutje në pushtet.

Ngase, rrëzimi nga pushteti, Haradinajt mund t'i vie shumë shpejtë si pasojë e kundërthënjeve me presidentin Thaçi lidhur me dialogun e Brukselit, përkatësisht themelimit të AKS-së ("Zajednicës") me kompetenca ekzekutive në veri të vendit.

Paniku i kryeministrit Haradinaj, më tepër konsiston në mos kuptimin më kohë të "dovëve të gjarpërit", përkatësisht dredhive të presidenitit Thaçi, i cili siq duket qartë i ka përgatitur varrin edhe kësaj qeverie , sikurse asaj paraprake!

I ëmbli pushtet i Haradinajt, tashmë po i shijon ditët më të idhëta e të mjerueshme drejt përfundimit të fronit qeveritar, për t'i kujtuar me nostalgji tre muajt e qeverisjes në kohën e presidentit historik Ibrahim Rugova.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilmi Musliu: Kthimi që nuk ndodhi Xhylije Ibrahimi: Tërheqja e njohjeve, dështim i diplomacisë kosovare Hazir Mehmeti: 100 vjet nga Republika e Parë e Austrisë Nue Oroshi: Në Kosovë duhet të ndërtohet një koncept kombëtar kundër planeve të Serbisë Valon Jashari: Aorestia e diplomacisë së jashtme të Kosovës rrezikim i rrugës drejt BE-së Adil Fetahu: Kënga 'Vitin tjetër në Prizren' - thirrje për luftë Brahim Avdyli: Memorandum Skënder Jashari: Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ende dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, kundër Grupit të Dobrosinit Reshat Nurboja: A shkatërrohet një shtet e një qytet për pare e poste?! Xhylije Ibrahimi: Pse amerikanët meritojnë statusin e kombit të privilegjuar tek shqiptarët? Martin Malota: Autoriteti dhe profesionalizmi i mësuesit, rrit në rrugë të dukshme forcimin cilësor në shkollë Nue Oroshi: Bukëpermbysurit Florim Zeqa: Kërkojmë drejtësi, jo diskriminim kombëtar! Aurel Dasareti: Pastroni oborrin nga plehrat Afrim Caka: Pse përkrahet politika nënshtruese? Xhylije Ibrahimi: Shqiptarët, njëqind vjet pas Konferencës së Parisit Fahri Xharra: Cili ishte Shën Jaku i Gjakovës? Reshat Nurboja: Pushteti në komunën e Pejës frikësohet dhe ikë nga e vërteta! Dedë Preqi: Mesazhet e Sebastin Kurz, për Kosovën, të ndikuara nga bindjet e pa matura të palës serbe dhe presidentit Thaçi! Ilmi Musliu: Shqiptarët e Luginës nuk e kanë njohur kurrë Serbinë për shtet të tyre

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT