E premte, 29.03.2024, 02:12 PM (GMT)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Disa fjalë lidhur me Fjalorin Enciklopedik të Kosovës

E marte, 13.11.2018, 07:31 PM


Disa fjalë lidhur me Fjalorin  Enciklopedik të Kosovës I-II,  botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2018.

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, profesor

Fjalorin Enciklopedik të Kosovës nuk e lexova të gjithin, por vetëm zërat dhe njësitë e Luginës së Preshevës, andaj edhe do të bëjë fjalë në këtë shkrimin tim vetëm për pjesën e zërave dhe njësivë nga Lugina e Preshevës.

Të ceku se Fjalori Enciklopedik është i mirë se ardhur për studiuesit e lëmive të ndryshme,sepse në te gjejnë informacione shkencore për zërat dhe njësitë  nga Kosova,për Shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, është me vlerë dhe ka peshë shkencore e informative.

Në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës janë përfshirë kryesisht zërat nga politika, arsimi, kultura, informimi dhe njësitë e Luginës së Preshevës:Sadik Ademi, Fikret Ahmedi, Nexhati Ahmedi, Xhemail Ahmedi, Adem Ahmeti, Ali Ahmeti, Idriz Ajeti, Hfz Avni Aliu, Qerim Arifi, Arsimi shqip në Preshevë, Adnan Asllani, Nijazi Azizi, Zylfi Azizi, Ejup Bajrami, Raif Bajrami, Vehbi Bajrami, Banja e Bujanocit, Banja e Sijarinës, Avni Behluli, Demir Behluli, Ibrahim Behluli, Galip Beqiri, Ahmet Bilalli, Xhemush Bina, Lam Breznica, Hamdi Daci, Nexhat Daci, Ramadan Daci, Ahmet Dedi, Xhevdet Dula, Dali Emërllahu, Sabedin Ethemi, Bejar Fazliu, Ibrahim Fejzullahu, Jonuz fetahaj, Shukri Fetahu, Fortifikata e Preshevës, Mark Gashi, Mirko Gashi, Muharrem Gashi, Llukman Halili, Avni Halimi, Halit Halimi, Riza Halimi, Shkëlzen Halimi, Mentor Haliti, Sabedin Haliti, Selami Hallaçi, Abdullah Hamiti, Rexhep Hasani, Sevdail Hyseni, Lulzim Ibishi, Informimi në Luginë të Preshevës, Nebi Islami, Jeton Ismaili, Rexhep Ismajli, Isme t Jonuzi, Rafet Jonuzi, Sherif Jonuzi, mehmet Jusufi, Hasan Kadriu, Nerimane Kamberi, Shaip kamberi, Ibrahim Kelmendi, Zenel Kelmendi, Abdullah Krashnica, Dërgut Krashnica, Xheladin Kurbalia, Skënder Latifi, Adem Limani, Musa Limani,mexhid Mehmeti, Medreseja e Preshevës, Moravica e Preshevës, Jahi Murati, Ragmi Mustafa, Shaip Mustafa, Vesel Nuhiu, Hevzi Nuhiu, Vaxhid Nuredini, Bardhyl Osmani, Avni Presheva, Eshtref Qahili, Sami Qerimi, Ajet Rainca, Ibrahim Ramadani, Qani Ramadani, Baki Rexhepi, Ramadan Rexhepi, Jashar Sahiti, Abedin Selimi, Halil Selimi, Jusuf Selimi, Selim Selimi, Ali Syla Staneci, Limon Staneci, Fehmi Sylejmani, Haki Sylejmani, Shaban Shabani, Ymer Shabani, Shaqir Shaqiri, SHKA “Abdulla Krashnica”, Shpella e Ilincës, Shaban Xheladini, ndoshta edhe ndonjë tjetër që nuk e kam verëjtur në shfletim të Fjalorit Enciklopedik.

Autor të zërave dhe njësive të Luginës së Preshevës janë: Prof. Qerim Qerimi, Dr. Arsim Ejupi, Dr. Ilir Zylfiu, Mr. Gafur Hyseni, Zija Rexhepi dhe Fahri Ramadani e ndonje tjetër.

Nuk i përmenda se në Fjalor janë përfshirë thuajse të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, ku autor thuajse i të gjitha shkrimeve është Dr. Arsim Ejupi edhe ndonjë autor tjetër

Në lexim të parathëniesë së Redaksisë të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, mësova se Fjalori filloi të përgatitetet para pesë vjetëve.Poashtu mësova se kriteri bazë i gjithëpërfshirjes së lëndës enciklopedike është synimi dhe Fjalori  të jetë me vlera shkencoree informative që ofron secili zë për secilën fushë veç e veç, të jetë objektiviteti dhe është bë përpjekje që asnjë njësi e përgjithëshme ose e përveçme mos të mbetet e papërfshirë për shkaqe subjektive.

PO citoj nga parathënia e Redaksisë: “Lugina e Preshevës është marrë në trajtim në tërësinë e saj… dhe ka marrë trajtim të veçantë gjeografik, politik dhe ekonomik.” Ndërsa trajtimi i zëravë dhe njësive të Shqiptarëve nga Maqedonia, Mal i Zi nuk ka marrë trajtim gjithëpërfëshirës në Fjalor.

Andaj, duke i pasur parasysh kriteret e cituara më lartë, sidomos kriterin gjithëpërfshirës të zërave dhe njësivë të Luginës së Preshevës, autorët e shkrimeve  nga Lugina e Preshevës në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës,  është dashur të kenë parasysh përfshirjen edhe të disa zërave dhe njësive nga Lugina e Preshevës që kanë merituar të përfshihen në këtë Fjalor Enciklopedik.

Po mundohen ti ceku shumicën e tyre, duke mos aluduar se po i përmendi të gjithë ata që duhet  dhe meritojnë të përfshihen  në Fjalor.

Këta janë: Sheh Maksut Efendia, Hafëz Alia /Ali Ahmeti/Skender Kadriu, Durmish Osmani-Presheva, Abdulla Haxhi Veliu, Feime Selimi, Hilmi Qerimi, Kadrije Qerimi, Syleman Ashkiu, Xhemaludin Idrizi, Nazmi Mustafa, Mustafa Bina, Belgzim Kamberi, Nagip Arifi, e ndonjë tjetër, pastaj Shpella e Arushës, Kacipupi, Bajka e Miratocës, Teqja e Nasalcës, Teqja-Tyrbja e Preshevës, Festivali I Komedisë, Festivali I Recituesve, Festivali I Këngës dhe Valles së Shoqërive kulturore artistike Shqiptare, 2-3 veprimtarë kulturorë /asnjë nuk është përfshirë/ e ndonjë tjetër.

Për të gjithë këta posedohet arsyetim i bollshëm për tu përfshirë në Fjalorin Enciklopedik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora