E merkure, 24.04.2024, 03:50 PM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Musliu: Kthimi që nuk ndodhi

E marte, 13.11.2018, 08:46 PM


Kthimi që nuk ndodhi

Meqë kthimi kolektiv në shtëpitë e tyre i shqiptarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, nuk ndodhi asnjëherë, tash e 17 vite, sepse nuk u krijuan kushte as minimale që ky proces të realizohet, tani ka ardhur koha që Lugina e Preshevës t`i kthehet trungut të saj.

NGA ILMI MUSLIU

Marrëveshja e Konçulit (2001), e arritur ndërmjet përfaqësuesve politikë-ushtarakë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zyrtarëve të Beogradit, e ndërmjetësuar dhe  garantuar nga faktori ndërkombëtar, nuk u zbatua në pjesën më të madhe të saj nga Serbia, e cila gjithmonë ka ditur t`iu shmanget obligimeve të tilla, kur janë në pyetje shqiptarët, siç po vepron edhe me Kosovën.

Kthimi kolektiv në shtëpitë e tyre i shqiptarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, nuk ndodhi asnjëherë, tash e 17 vite, sepse nuk u krijuan kushte as minimale që ky proces të realizohet. Shumica e kësaj popullate vazhdon të jetojë në rajonin e Gjilanit dhe gjetiu nëpër Kosovë, me shumë probleme të pazgjidhura të banimit, punës, dokumenteve personale dhe të tjera.

Qëllimi i marrëveshjes ishte që lufta për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të vazhdohet tutje me mjete politike. Kështu kishin shpresuar asokohe edhe krahu politik dhe ushtarak në Luginën e Preshevës.

Ata besonin në ngritjen e një policie shumë etnike, ku do të kishte hapësirë të mjaftueshme edhe për të rinjtë shqiptarë, që duhej të ktheheshin në vatrat e tyre, pasi lufta kishte përfunduar. Marrëveshja parashihte amnisti për të gjithë. Shpresat e faktorit shqiptar në Luginë, mbështeteshin më tepër te faktori ndërkombëtar, se sa te Beogradi.

Mbi këtë marrëveshje, pala shqiptare e bëri plotësisht demilitarizim, ndërsa serbët nuk iu përmbajtën marrëveshjes për tërheqjen e ushtrisë në pozicione paqësore, tërheqjen e të gjitha forcave speciale të policisë dhe vendosjen në terren të policisë lokale multietnike, e cila do t`i përgjigjej strukturës nacionale të popullsisë në këtë rajon.

Madje, pas nënshkrimit të marrëveshjes paqësore, forcat serbe reaguan duke vrarë Ridvan Qazimin (komandant Leshi), duke u përpjekur fillimisht që rastin ta paraqesin si konflikt mes shqiptarëve. Më vonë, Beogradi tha se komandant Lleshi  ishte vrarë në një konflikt ndërmjet pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe forcave serbe. Në ato momente, komandant Lleshi kishte dalë në terren, jo për të luftuar, por të ndikuar në qetësimin e situatës.

Sidoqoftë, lufta e armatosur ri-solli në vëmendjen e faktorit ndërkombëtar çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shqiptarët ishin të vetëdijshëm për mungesën e mirëkuptimit nga qeveria e Beogradit, por ata ishin të vendosur që përmes një procesi politik t`i zgjidhin të gjitha problemet dhe t`i realizojnë të drejtat e tyre.

Kthimi i madh i popullatës së zhvendosur, i planifikuar për 2 qershor të atij viti, nuk ndodhi as atëherë dhe asnjëherë tjetër më vonë.

Tani ka ardhur koha që Lugina e Preshevës t`i kthehet Kosovës. Ky është edhe vullnet i popullit të saj, i cili dhunshëm ishte ndarë prej trungut të saj. Por, populli i këtushëm nuk dëshiron që Kosova të paguaj ndonjë çmim të paarsyeshëm, për të rimarrë diçka që ka qenë e saj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhylije Ibrahimi: Tërheqja e njohjeve, dështim i diplomacisë kosovare Nue Oroshi: Në Kosovë duhet të ndërtohet një koncept kombëtar kundër planeve të Serbisë Valon Jashari: Aorestia e diplomacisë së jashtme të Kosovës rrezikim i rrugës drejt BE-së Adil Fetahu: Kënga 'Vitin tjetër në Prizren' - thirrje për luftë Brahim Avdyli: Memorandum Skënder Jashari: Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ende dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, kundër Grupit të Dobrosinit Reshat Nurboja: A shkatërrohet një shtet e një qytet për pare e poste?! Xhylije Ibrahimi: Pse amerikanët meritojnë statusin e kombit të privilegjuar tek shqiptarët? Fritz Radovani: Pse mbyllen disa kapituj?! Martin Malota: Autoriteti dhe profesionalizmi i mësuesit, rrit në rrugë të dukshme forcimin cilësor në shkollë Nue Oroshi: Bukëpermbysurit Florim Zeqa: Kërkojmë drejtësi, jo diskriminim kombëtar! Aurel Dasareti: Pastroni oborrin nga plehrat Afrim Caka: Pse përkrahet politika nënshtruese? Xhylije Ibrahimi: Shqiptarët, njëqind vjet pas Konferencës së Parisit Fahri Xharra: Cili ishte Shën Jaku i Gjakovës? Reshat Nurboja: Pushteti në komunën e Pejës frikësohet dhe ikë nga e vërteta! Dedë Preqi: Mesazhet e Sebastin Kurz, për Kosovën, të ndikuara nga bindjet e pa matura të palës serbe dhe presidentit Thaçi! Ilmi Musliu: Shqiptarët e Luginës nuk e kanë njohur kurrë Serbinë për shtet të tyre Fritz Radovani: 60 vjet nga vrasja e shemtueme e don Ejllit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora