E enjte, 28.03.2024, 01:20 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Nëntori i 'çlirimit'!

E hene, 12.11.2018, 08:08 PM


Nëntori i "çlirimit"!

Armata e kuqe, partizanët serbë e ushtarët grekë vranë miliona të pafajshëm

Nga Gani Mehmetaj

1.

Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia e Greqia pas Luftë së Dytë Botërore, bënë krimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. E shfrytëzuan paqartësinë, hutinë dhe çrregullimin në Evropë për të shfarosur kombet që nuk ishin rusë, nuk ishin serbë dhe nuk ishin grekë. E shfrytëzuan fundin e Luftës për spastrim etnik e gjenocid si asnjëherë më parë në histori. Me numrin e të vrarëve e krimet e shëmtuara ia kaluan Hitlerit e Gjermanisë naziste. Për tre muajt e fillim okupimit, vranë më shumë kombe e grupe etnike në territorin e tyre se sa nazistët për gjashtë vjet lufte frontale. Armata e kuqe, partizanët jugosllavë, kryesisht serbo-malazezë dhe ushtarët grekë pa tanke e aeroplanë, dogjën e vranë aq shumë popullatë civile sa mund t'ua kishin lakmi edhe ushtarët mizorë SS.

Bashkimi Sovjetik që ishte Rusia e zgjeruar, në emër të luftimit të bashkëpunëtorëve të nazizmit, vazhdoi aty ku e kishte ndërprerë lufta, bëri gjenocid në shkallë të gjerë ndaj ukrainasve, tartarëve, uzbekëve etj. Vrau miliona kombe e grupe etnike, i zhvendosi miliona të tjerë në Siberi për skllav pune, i shfarosi rrugës miliona të tjerë, i kalbi nëpër burgje aq sa nuk mbahej në mend. Sipas historianëve perëndimorë, rusët vranë, zhvendosën e zhduken mbi 30 milion kombe jo ruse. Shuan e përgjysmuan kombe të tëra e grupe etnike. Lufta e klasave ishte diçka tjetër, kurse lufta kinse kundër bashkëpunëtorëve të nazizmit ishte shkas, pretekst, ndërsa në fakt ishte përpjekje e rusëve për të hequr qafe kombet.

Armata e Kuqe ia kalon nazistëve gjermane me krime e gjenocid. Kjo armatë vrasësish masakruan edhe në shtete sovrane: vranë polakë, rumunë e hungarezë.

2.

Të njëjtën gjë e bënë partizanët jugosllavë (serbë). Partizanët serbë e nisën me hungarezët në Ultësirën e Panonisë, e vazhduan me kolonistët gjermanë, duke i fshirë nga harta gjeografike me vrasje, shpërngulje e mbytje gjatë marshime.

Në veriperëndim partizanët serbë nënë flamurin e Jugosllavisë dhe komandantit Josip Broz Tito e masakruan e shpërngulën popullatën italiane në Dalmaci e rripin bregdetar sllovenë. Janë xhiruar disa filma artistikë e dokumentarë për masakrat e partizanëve serbë ndaj italianëve, janë të njohura disa shpella në territorin slloven ku kanë hedhur burra, gra e fëmijë të etnisë italiane. Vrasjet janë bërë në emër të kinse luftimit të bashkëpunëtorëve te fashizmit. Partizanët serbë vranë edhe arbëresh të Zarës me të njëjtën akuzë.

Serbët plojën më të madhe e bënë ndaj shqiptarëve në Dardani, Maqedoni e Mal të Zi. Në tremuajshin e parë të hyrjes së trupave serbo-malazeze vranë mbi 50.000 shqiptarë, i detyruan të shpërngulën mbi 200 mijë në Turq, apo në Evropën Perëndimore, burgosën numër të madh të burrave.

3.

Shembullin e luftës shfarosëse që bënë Rusia e Jugosllavia e bënë edhe grekët. Ata po ashtu bënë luftë shfarosëse kundër shqiptarëve në Çamëri. Vranë, masakruan, përdhunuan e dëbuan mijëra gra e fëmijë. E shfrytëzuan shkasin kinse shqiptarët e Çamërisë kanë bashkëpunuar me nazistët, kurse masakruan popullatën civile. Ata nuk bënë gjyqe, i vranë e i dogjën të gjithë shqiptarët që u dolën në rrugë. Ata që e këputën gjuhën dhe nuk folën shqip, shpëtuan.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora