Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mhill Marku: Gjithë jetën dallgët e detit shalova

| E hene, 12.11.2018, 08:07 PM |


Mhill Marku

Gjithë jetën dallgët e detit shalova

MË KA MARR MALLI PER LAPIDARET !

Sa herë shetisja rrugëve të Shqipërisë

Në qytete, fshatra në fusha e në mal

Dikur ishin si gur kilometrik të trimërisë

Sot s'më zë syri as pllakë, as lapidar.

Dhe sot i kerkoj, per ata kam mall

Sa herë i shikoja me shpirt i nderoja

Më ngjanin si partizanë a ushtarë të gjallë

Më dukeshin se të Atëdheut ishin Roja!

Shqiptari s'i prek varret, as të vrarët

Veç në shënjë nderimi u dergon lulet

Ndryshe bëjnë armiqtë e tradhëtaret

Lapidarët i bëjnë të dridhen prej tutet !

Dhe ne kishim aq shumë lapidarë

Që na tregonin se nga erdhi liria

Lufta s'fitohet pa martirë e të vrarë

Pa të vrarë as fitorja nuk ka hije.

Apo i shemben se në majë ishte ylli

Ai yll u ndriçoj rrugen shteg më shteg

Me yje është i tejmbushur  dhe qielli

Se pa yje s'do quhesh qiell po kënetë.

Sa herë shikoja rruges lapidarë

Më dukej se takoja partizanë

Dallgëzuar i nderoja si marinarë

Trimërohesha per të mbrojtur vatanë.

Ditë natë rrinin roje, gjumë s'kishin

Dhe ne lundronim më të qetë në det

Në rast lufte 28 mijë ushtarë më shumë kishim

Sot as nam e nishan nuk u ka mbet !

Ata s'dinin se ç'është komunizmi

Se dije kishin veç të luftes shkollë

Në ball u ndriste trimria, patriotizmi

Të çlironin Atdhenë, shtat jetë s'ishin boll !

Po ku jeni, kush u vrau prap o partizanë

U shemben,u zhgarraviten në mermer

Ju u ndriçonte dhe diell e hanë

Në zemrat tona do tu kemi perherë !

Do doja të ndodhte një mrekulli

Një nga një të ngjalleshin lapidarët

Dhe në gjunjë tu uleshim si hyjni

Tu kerkojmë falje se u perdhosem varret !

DET E DALLGË I KEMI NË BALLË !

(PER GJITHË SHOKËT E MI MARINARË)

Sa më shumë që ecen mosha

Sytë e mendja prapa kthejnë

Ecen, ecen s'ndalon koha

Me kujtime vehten rrejmë !

Per sa qemë e nga lundruam

Na mbyt mallë e nostalgji

Vitet si dallgë shkumbëzuan

Herë valëqetë e herë stuhi !

Kryq e terthor deteve u ramë

Herë mbi shpinë a në thellësi

Jeten dallgëve ne e lamë

Deti per ne më e mira shtëpi !

Sa herë me ty luftuam o Det

Dhe të plagosem bri më bri

Gjithëmonë e fituam ket beleg

Ne si Gjergj Elez, ti si Baloz i zi !

Herë si miq, herë si kundershtarë

Dashuri e zjarrtë mes nesh u ndez

Ishim si binjak: det e marinarë

Apo si vëllezrit e famshem siamez !

Ngado shkojmë e kudo vemi

Per detin kemi shumë mallë

Shpirt e zemer atje do i kemi

Se na ka perkund me dallgë e valë !

Ne sot plakur e moshuar

Deti gjëmon me dallgë e valë

Tek ne deti vehten ka pikturuar

Det e dallgë i kemi në ballë !

Sa herë per detin mallë të kemi

Shkojmë e shihemi në pasqyrë

Na duket se detin në shpinë e kemi

A s'është si deti dhe  e jona fytyrë ?!

SEÇ MU KUJTUAN RILINDASIT !

Rri mendoj, mendja s'më mblidhet

Çfarë shikoj e çfarë dëgjoj

Marr të shkruaj , lapsi më dridhet

Per Atëdheun tim lëngoj!

Rilindasit në mend më vijnë

Që shpirtin e shkrinë per Atëdhenë

Pashko Vasa, Samiu me Naim

Me Skenderbënë me shpatë e penë !

Ngreu Naim e prap na thuaj:

Siç na the : "Lum kush të rronjë"

Do kalojnë shumë mote druaj

Shqipërinë kur do e shohim zonjë!?

E pat thënë dhe Fishta frat

"Si Shqipëria vend nuk ka"

Po kush është ai lugat

Që kaq mbrapa ne na la !?

Po si lisat me koken lart

Shtatbajrak kudo në botë

Sot dëgjojmë ditë e natë

Vrasje,vjedhje,krim, drogë !

Rrimë mendojmë,çfarë të themi

Nga na erdhi kjo havale

Popull i fisem kem qenë e jemi

Sot po merremi me "babale" !

E pat thënë dikur poeti

"Shqipëtarë të zëmë udhen e mbarë"

Rruga e mbarë,rrugëve mbeti

Larg Atëdheut shumë shperndarë !

"Qoftë mallkue kush qet ngatrresa

Nder këta vllazen,shoq me shoq"

Zbrit e bekoi o Shënjjta Nënë Tereza

Largoju shejtanin që i perpoq .!

Ngreu o Gjergj nga Piedestali

Bjeri trojeve anë per anë

Vringlloje shpaten atje nga kali

Janë bërë shumë,ngjajnë me Hamzanë.!

Ka ardh koha të mbledhim mendjen

Sa ma shpejt sa nuk është vonë

Me mend e punë të vadisim rrënjën

Ndryshe do thahen filizat tonë !

BORXHI...

- MË MIRË TË TË ZËJË GJUMI PA NGRËNË

SE TË ZGJOHESH NË MENGJES BORXH!-

Unë  dhe shumë si unë të moshuar

Shpesh në jetë na ka bërë vaki

Pa bukë e lek diten kemi filluar

Si ne ahere dhe sot ka persëri !

Shpesh më kujtohet e gjora nënë

Dashuri e saj,barkun na mbushte plot

Bënte,ç'bënte kurr s'na la pa ngrënë

Se çka vuajt ajo e di veç i madhi zot !

Dhe ahere si sot kishte e ka të pasur

Të jepnin borgj dhe të ndihmonin

Por prindet e mi kurr s'kanë dashur

Më djersen e tyre donin të jetonin.!

Dhe rropatej nëna ime e mirë

Hithra e laknishta duke gjetë

Nga hithra e ferrat duart e saj grirë

Veç të na shtronte në sofer një petë !

Shumë kan vuajtur prindet e mi

Deri sa u rritem,u bëmë gra e burra

Nga dashuria e tyre lindem shumë fëmi

Si zogj na mbeten sytë te nëna e furra .

Kur u rritem e morem rrugen e mbarë

Leku e buka nuk na mungonte

Po prindet e mi shkuan të pushojnë në varr

Asnjeri s'arriti  shumë të gezonte !

Dhe tek dëgjojë  sot e kësaj dite

Se ka fëmijë që i zë gjumi pa ngrënë

Në mend më vijnë mua ato vite

Dhe dhëmbje ndjej per heroinën nënë !

Dhe sot e mbaj mend fjalen tënde o nënë :

"Dëgjoje biri im, kurr mos ta harrosh

Më mirë të të zëjë gjumi pa ngrënë

Se të zgjohesh në mëngjes me borxh!"

SOT TE NENDETSJA SHKOVA

Sot te Nendetsja shkova

Si dikur me gjithë shoket

U çmalla , nuk lundrova

Nga sytë më rrodhen lotet.

Ne, të krrusur pak nga mosha

Me shkumë dallgësh lyer floket

Nendetsja, si lapidar do thosha

Apo si shtëpi, braktisur nga banoret!

Nendetsja gjatë e gjërë shtrirë

Thua se në luftë ishte vrarë

E perqafova,i putha ballin e ngrirë

Se dhe anija vdes, pa komandant e marinarë!

E putha fort, fort e perqafova

Me dashurinë e mallin e marinarit

Më zu trishtimi, u turperova

Para saj ulen koken ish detaret !

Putha Nendetsen e qava

Mu duk se putha rininë time

Deri në funddet me ate lundrova

Asaj i fala gjithë jeten time.

Kur e pash shtrirë gjërë e gjatë

Ah koha dhe dallgët e kanë vrarë

Akoma dhe sot i dukeshin plagët

Lëkurë dhe nga unë të kishin marrë!!!

Nëse nga barku i nënes lindur kemi

E me gjirin e saj jemi rrit e mëkuar

Në barkun e Nendetses burrëruar jemi

Nenujes morem emrin, nendet duke lundruar!

Para Nendetses mbetem të perkulur

Na erdhi keq per shtëpinë tonë

U çmallëm e ikem ashtu kokëulur

Dyer, dritare mbyllur e trupin e çarë!

E gjetem dhe e lamë si një lapidar

Si një simbol i luftes së tretë

Të tulatur,pa fjalë, pa gojë mbetem

Me mirë të mbyteshim me atë në det!

Veç me një gjë me ne ngjasonte

Të dashuruarit dhe ngjasojnë

Ajo, pa shoqe lidh e mbi ujë qëndronte

Ne, një nga një  shoket na mungojnë!

Më dhëmb shpirti Nendetsen kështu ta shoh

Sytë nga lotet mu errtuan,ta shoh nuk mujë

Historinë tënde heroike aq mirë unë ta njoh

E sot të kthejmë shpinen e tu lëmë si arkivol në ujë!!!!

Duke ikur i perqafova uren prap

Se di, do na lej mosha të vijmë persëri

Ti shëroj plagët i fal nga imi shtat

Se shumë u dashuruam unë dhe ti !

Do desha per të jetuar gjatë ,sa më gjatë

Jo vetem per vehte por dhe per Nendetsen

Që të shkoj per ta parë e puthur,, prap e prap

Dhe kujtuar Nendetsen, që e desha si vehten!

Ndoshta per ty Nendetse do ndodh mrekulli

Mrekulli që ska per të ndodhur kurr per ne

Që ne nenujsat të vijmë serish, serish tek ti

Thonë se do ringjallesh,  por vetem si muze!!!!

NA PRIT, NA PRIT : O FLAMUR !

(Kushtuar 60 vjetorit të ngritjes Flamurit në

4 Nendetset Shqiptare më 1958÷2018 )

Që kur i ri e sot plak burrë

Lundrova e fluturova unë

Vetem Flamuri më ka dhënë nur

Vetem Flamurit i jam ul në gjunjë !

I jam ul në gjunjë e puth e kam

Siç kam puth ballin e nënes time

Prej puthjes tij trimëruar jam

E shtati më mbushej me drithërime!

Gjithë jeten unë jam menduar

Kjo beze e kuqe gjithë magji !

Flamuri si nëna na ka mëkuar

Sa herë e puthim sikur na jep gji !

Sa herë dola larg në lundrime

Dallgë duke çarë mbi e nendet

Te Flamuri e gjente forcen zemra ime

Te Flamuri që valvitej lart në dyrek !

Sa herë dallga krejt na ka mbuluar

A thellësive të frikshme atje nendet

Me ty Flamur në gjoks shternguar

Krenaria per ty na ka falë dritë e jetë !

Bekuar qoftë ajo mendje, ajo dorë

Që ngjizi bashkë Flamur e Shqiponjë

Si simbol të truallit tonë  Arbërorë

Që bashkoj shpirtin, zemren e gjakun tonë !

Veç një gjë nuk e mësova kurrë

Kush ta dijë mund të më tregonjë

A Shqiponja bëri folenë në Flamurë

A Flamuri u bë kala per Shqiponjë?

Sa herë shikoj tani tonin Flamurë

Që nga gjithë të tjerët veç ai diellon

Ndjehem shqiptar, më trim, më burrë

Valvitja e tij zemren ma dallgëzon !

Këto ditë kemi festen e Flamurit

Në Nendetse kur u ngrit per herë të parë

Do shkojmë ta puthim me krenarinë e burrit

Flamurin që mba  në gjoks çdo shqiptarë !

Dhe sot desha të bëj para tij një betim

Si ahere kur u betova per herë të parë

Vetem ti Flamur më mba gjallë, më jep frymë

Dhe në varr do të shkoj si i yti marinarë!

Dhe nëse neser unë nuk do të jem

E ti Flamur, në breza do shkelqesh

Duke dhënë frymë në ballë do të kem

E ti në valvitjen tënde do më gjesh !

Pritna, pritna o Flamurë

Jemi nis te ti me ardhë

Të ngremë prap në dyrek mbi urë

Ti mbete i kuq,ne larë me shkumën e bardhë !

MOS U ÇUDITNI: DETI ME KALIN NGJASON

Gjithë jeten dallgët e detit shalova

Si në livadhe dikur kalin e harbuar

Mbi kurrize dallgësh u burrërova

As kali as dallgët s'më kanë rrëzuar.

Jo se kam qenë ndonjë detar i zoti

As ndonjë kavalier i dëgjuar,me zë

Me dallgët s'kam shit mënd s'koti

Kalit kur terbohej i terhiqja fre.

Se si deti me kalin më ngjason

Ndoshta krahasimi është i çaluar

Deti dallgëzon e kali trokon

Troku e dallgët a kanë të ngjasuar!?

Kur dallga me vertik shtyn dallgen

Dhe deti në terbim zë e ushton

Ashtu dhe kali kur lësho turravrapin

Në fluturim e siper zë e hingëllon.

Si ushtima e si hingëllimi

Zjarrin e detit e të kalit tregon

Duhet ruajt, mos na zë delirimi

Kujdes: deti të mbyt, kali të rrëzon!

-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, Nentor 2018-