Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ymer Keta: Krah-qafë alpeve shqiptare

| E diele, 11.11.2018, 02:59 PM |


KRAH-QAFË  ALPEVE  SHQIPTARE

Nga Ymer KETA

Në vijim të viseve shqiptare. Ai “ veshi” lart në foto, që përben skajin verior të Republikës së Shqipërisë, që në terma gjeografik përcaktohet në 42 gradë e 39’ të gjerësisë veriore ku në dy anët e Alpeve banohet nga popullsi shqiptare.  Në vijim të udhëtimeve ndër vite, në trevat shqiptare të “Shqipërisë Etnike” një nga pikësynimet e mia për verën e vitit 2017 dhe vjeshtën e vitit 2018 ishin njohja me Alpet Shqiptare. Kisha vite që mendoja për ti vizituar, por kur po i afrohem përfundimit të Librit “UDHËTIM NDËR VITE” mendoja për ti vizituar ato treva që kongresi i Berlinit, ashtu si shumë troje tjera, ja hoqi si teritor Shqipërisë duke e cunguar dhe ja kaluan Malit të Zi.

UDHËTIMI FILLON TE PRAGU I DERËS

Erdhi momenti, kur fëmijët e mi në gushtin e vitit 2017, u kthyen  nga jasht shtetit, me pushime në vendlindje, ku u lindi dëshira të vizitonim Valbonën. Uorganizuam dhe planifikuam një udhëtim  drejt Alpeve. Duke ditur se tek neve rrugët janë copë – copë, djali mori makinën Rang-Rover. U nisëm nga Lezha në drejtim të Bushatit,morëm djathtas në drejtim të Vaut të Dejës, në vazhdim  ku rruga automobilistike të çon për në rrethitn e Pukës, kthyem majtas duke udhëtuar drejt Komanit. Ajo rrugë me gropa na detyroi të ecnim avash, pasi për pak desh humbëm tragetin që e kishim pronotuar disa ditë më parë.Me shpejtësi u akomoduam në tragetin “Dardania” dhe vazhduam udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ku të kënaqej syri me atë natyrë të bukur që rrallë kush e ka në Evropë. Trageti i mbushur sa me udhëtarë,sa me turistë plot e përplot, mes tyre dhe familja KETA. Të binin në sy turistë të huaj, nga shumë shtete Evropiane, të cilët,  me aparate në duar apo kamëra, benin foto, e  i regjistronin ato male të thepisura diku të veshur me pyje e diku të zhveshura, atë natyrë jeshile, me ato shtëpi fshatarësh tek tuk, ku thoshe se paska akoma banorë në këto zona të thella e të veçuara, pasi shumë fshatra të malësisë  në keto vite tranzicioni, duke ju munguar infrastruktura, shkollat dhe spitalet, janë detyruar të ulen në zonat e ulta bregdetare si në Shkodër, Lezhë, Laç, Mamurras, Fushë-Krujë, Vorë, Tiranë e Durrës deri në vlorë e Sarandë.  Trageti çante ujin duke krijuar valë në liqenin e Komanin, si dhe ne vende të caktuar, ndaleshin e lironin vendin atyre trageteve që vinin nga Tropoja e udhëtonin për në Koman e drejt qyteteve. Duke u afruar ora  12, trageti po bëhej gati të zbarkohej, aty ku prisnin fugonat për të transportuar udhëtarët dhe turistët për në Tropojë,  Çerem e Valbonë. Ne si familje sapo zbritëm nga trageti, u akomoduam dhe morëm udhën për në fshatin Luzhë, për të berë një vizitë tek Objekti i Kultit”Teqenë   e  Dërvish Luzhës” një objekt me emër ku vizitorë të shumë(pelegrinë) e vizitojnë këtë Teqe me emër jo vatëm në Zonat e Gashit, Krasniqes e Bytyçit por në shumë treva shqiptare sidomos ato veriore(Gegnisë). Sapo mbërritëm në ato mjedise të gjelberta, pregatitëm për ta vizituar, bëmë ritin e faljes, ndezëm qiri, bëmë foto dhe nisëm udhëtimin për në Qytetin e Bajram Currit.

Ndalëm tek pallati i Kulturës së qytetit”DARDANIA” pimë nga një kafe, bëmë foto, i njoha të afërmit e mi me historinë e qytetit ku ka marrë emrin e  Heroit të këtyre maleve  “BAJRAM CURRI” dhe morëm rrugën për në Valbonë,në  krahë të Alpeve shqiptare. Gjatë udhëtimit  në rrugën që të çon në Çerem, u takuam me banorë vendas ku ndaluam makinën, u  përshendetëm  e biseduam shtruar me ta, ku na shpjeguan për luftrat e zhvilluara me pushtuesit turq, serb e malazias, Austro-hungarez,veçanërisht për luften e parë dhe të dytë botërore, për figurën e Bacë Bajramit (Bajram Beg Curri).Bajram Curri  vinte nga Currajt e epëm, Currajt e Poshtëm etj. Legjenda zbret deri tek Hysen Kurt Curri që vret nizamët tek Shkalla e Currit. Jeta e tij fillon në Krushë të Madhe më, 1862, në karrocë drejt internimit dhe mbyllet me armë në dorë përballë tradhëtisë kombëtare, më 29 mars 1925 në shpellën e Dragobisë. një Atdhetar dhe Patriot i ndershëm ku në pabesi vritet nga një dorë tradhëtare në shpellën e Dragobisë.  Duke e përcjellë Bajram Begun në banesën e fundit  vajtimoria Xhufe Sylja prej Geghyseni e vajton me këto vargje;   Ajo pushkë që të ka marrë ty,

Ka marrë Plavë, ka marrë Guci,

Mori Kosovën Bidevi.

Gash Bytyç deri në Dri.Bajram Curri nuk la një varr e një emër pas tij,la një ideal...Është një bust i gjallë, mbi të cilin nuk bie ndryshku i harresës.Për këtë luftëtar të Malësë së Gjakovës  Noli ka shkruar disa vargje lapidare me titull :

O Bajram Bajrak i gjallë,

More nam me gjak në ballë.

Te një shpellë e Dragobisë,

Yll i rrall ‘ i burrërisë.

Me Zjarr Shenjt u ndrit kjo shpellë.

Gjer në qiell u ngrit Kështjellë

Për çlirimin ‘e Shqipërisë

Katakomb ‘ e Dragobisë. Është cilësuar, Udhëheqës popullor; Prijësi i vegjelisë;  Plaku i Maleve; Senator i Dhomës së Këshillit Kombëtarë;  Tribun popullor; I është akorduat titulli më i lartë”HERO I POPULLIT.

  zemrën dhe mendjen e popullit shqiptarë, do    ruhet kurdoherë e gjallë figura e ndritur e Bajram Currit. E lamë rrugën e Çeremit dhe vazhduam udhëtimin drejt Valbonës. Valbona sot  të shfaq pamje kontradiktore. Malësorë të rritur në kullat prej guri në atë klimë të ashpër por njerëzorë. Fluksi i turistëve i ka shtyrë malësorët të ndërtojnë jo vetëm, kulla, bujtina por dhe Hotele. Aty u përzimë dhe shikonim emigrantë të kthyer. Në biseda me ta, ata ishin të kënaqur, se gjatë beharit ndjehemi më mirë, shtëpiat (bujtinat) mbushen plot e përplot. Shtëpia është e mikut sipas traditës së shqiptarit. Është për t’u përshendetur se në shtëpitë e malësoreve dhe në bujtina ushqimet ishin tradicionale(Bio), si Flija,buka e çerepit,pula me qervish, mishin e pjekur . Kështu na shpjegonte Isiana Selimaj studente. Valbona ishte e mbi populluar nga turisë të shumtë ku në vit i kalonin 30.000.                                                                                                                Valbona buron nga Mali i Jezercës. Ku u i këndohet kënga ;

Moj Valbonë e bukurisë së madhe,

Moj valbonë e shtuar ndër vite,

Sa mirë Zoti t’ka  stolisë,

Sot dora e puntorisë.

Vijnë n’Valbonë n’këtë qiell të pastër,

Ju përshendes TV. Njus-24

Në Datë 20 shtator 2018, pasi hengrëm mëngjesin në Vermosh Tek Vila Luma, dolëm si familje dhe po vizitonim lagjen e Varmoshit, konkretisht Vilën(Bujtinën) Mitaj. Na uruan mirëseardhjen,na pyetën se me se mund t’ju shërbejmë, porositëm  kafe, deri sa erdhën kafet, bëmë dhe ca foto dhe pasi pimë kafet, ju dhamë lamtumirën konakut siç dhe e kemi zakon ne malësorët andej nga anët e Dibrës Epërme. Dolëm me pështypjet më të mira dhe tani z’do kthenim andej nga erdhëm, por do të vazhdonim udhëtimin dhe vizitat në Vuthaj-Guci-Plavë-Berane-Rozhaje e Pejë. Rastësia bën çudinë. Sapo dolëm ne kthesën që merr rrugën për në Guci, vjen një ushtarak(Polic) që punonte e shërbente në Doganën Shqipëri-Mal i Zi. U akomoduam në makinën personale të Zek Lepushës, i cili na informoj se në Vuthaj ka pak njerës autokton, po kështu edhe në Guci e në Plavë. Vajtëm në Guci, ndaluam, pimë dhe një kafe së bashku, ku u takova dhe me një banor të Vuthajt, burrë i fisit Ulaj. Për fatin e mirë tonin, Ai, ishte i arsimuar dhe kishte njohje e vinte nga një fis i njohur, pasi unë kërkoja informacion të hollsishëm, që do e trajtoj në Librin “UDHËTIM NDËR VITE” në Trevat Shqiptare. Gjitashtu me vuri në dijeni dhe për luftrat e njëpasnjëshme të disa pushtuesve. Më informoi saktësisht për Alpet shqiptare, më pas u ndamë dhe ne vazhduam udhëtimin për në Guci, vendlindjen e Ali Pashë Gucisë.

ALPET SHQIPTARE

Këto kreshta sikur i ka krijuar perëndia për të mbajtur qiellin  lart bashkë me  emërat e bukur shqip. Alpet e shqipërisë në pjesën e tyre veriore të ngjajnë me një gjerdan të bukur që nga vizitori, trojani, karajfili, Rosi, Jezerca, me majat e saj, Kalis dhe Kukës, kollotor-bori. Në pjesën jugore janë bjeshkët dhe fshatrat e komunave të Kelmendit e të Shalës të Qarkut Shkodër. Ndihem i privilegjuar që mu dha rasti që keto dy vite 2017-2018, të udhëtoj, të vizitoj e të eksploroj apo  dhe të shkruaj për “Trevën e Malsisë Madhe” për ato njerëz të mrekullueshëm,  për ato luftëtar e patriot që flijuan jetën në luftrat me pushtuesit.

“Malësia e Madhe e mbi Shkodrës”, janë “madhësitë figurative” ato që nxisin në mënyrë të pa rezistueshme imagjinatën krijuese të malsorit të këtyre Alpeve. Në ketë kuptim emërtimi ”Malësi e Madhe”  lidhet me vlerat morale e patriotike, me virtytet,zakonet, traditat, normat kulturore më të mira që mbart me vete malësori  dhe që i trashëgon brez pas brezi. Jo për nostalgji, por është realitet dhe krenari për mua që  i përkas asaj race të fisshme dhe të bukur, që nuk e njeh hipokrizinë dhe pabesinë që është luajal, transparent e tolerant, që në emër të jetës nuk vë asgjë,  që e don dhe e respekton gjininë femrore, që e nuhat shpejt ndryshimin modern dhe elemementët e përparuar të jetës. Në veri  të këtyre Alpeve, përtej kufirit  shtetror të Republikës së Shqipërisë është një kurorë e vërtetë bukurie. Nga qafa e Varonicës në jug dhe deri në Moraç në veri, nga mali i Trajanit në perëndim dhe deti në qafën e diellit në lindje qarkuar me male e qafa të pa shoqe qendrojnë lugina,kodra, pyje, livadhe, fshatra, si dhe rrjedhin përrenj e lumenj, shpërthejnë burime  të akullta dhe hijeshojnë  liqejtë ëndrimtar. Bukuria është  derdhur në të gjithë anët dhe gjendet e pranishme në të gjitha stinët. Një nga  këto bukuri e hapsira përbëjnë krahinën e Vuthajt, Plavës e të Gucisë. Ketë krahinë e bëjnë të njohur, të bukur dhe shumë të dëgjuar për historinë dhe bukuritë e saj. Vuthajt dhe Vuthjanët ;  Fshati Vuthaj ndodhet në pjesën ,më të bukur të Alpeve shqiptare, në zemrën e tyre , atje ku e ka folenë “...Ora e Shqipërisë...” Kjo trevë përfshin një teritor pak a shumë të madh me lugina e vende të buta me bjeshkë livadhore nga burimi i Valbonës deri tek burimet e Ali Pashë Gucisë.

Treva Vuthjane përbëhet nga këto vendbanime : Valbona, Katundi i Eprëm,Çeremi, Gjonbalajt, Qosajt,Kukajt, Hakajt dhe Zabeli. Kjo trevë përbehet nga një teritor kompakt, me bjeshkë e vrri    lidhura midis tyre. Është pjesë e Kelmendit të hershëm. Kufizohet me treva të tjera shqiptare si me Malësinë e Gjakovës, Dukagjinin, Bjeshkët e  Këlmendit të Gurit, Gucinë dhe Plavën. Toponimin “Vuthaj” etnografët sllavë e kanë zëvendësuar me toponimin “Vusanjë”. Ky shpjegim është i pa bazuar dhe absurd dhe i pa pranueshëm.Kjo trevë ka qenë e banuar që në lashtësi nga fiset Iliro-shqiptare e në vazhdimësi dhe pandërprerje, ata janë autokton në trojet e tyre dhe jo ardhacak, se kjo krahinë ka qenë vend i shkretë e i pa banuar. Por, Vuthjanët sot (një pjesë e madhe) janë shpërgulur nga kjo trevë duke u ngulur në treva tjera shqiptare në Rrugovë, në Pejë,në Rrozhaje, Peshter,Prishtinë, Shkodër, Lezhë, Tiranë Elbasan, Fier e Durrës, madje në shumë vende Evropiane dhe në SH.B.A etj. Megjithse janë shpërngulur nga krahina në vende e shtete të ndryshme herë nga dhuna e pushtuesve të njëpasnjëshëm, herë për shkaqe ekonomike, përsëri kudo që ndodhen, kanë ruajtur kujtimin e origjinës, kanë ruajtur lidhjet me trungun e Lisit dhe me degët e tij të shpërndara duke përballuar furtunat e njëpasnjëshme e duke mbijetuar.  Është për t’u theksuar se sot jetojnë vetëm 17 deri në 18% të banorëve shqiptarë .Largimet e Vuthjanëve janë zvendësuar me Boshnjak e Malazias kolonë, ku dhe flitet sllavisht. Duke parë dhe dhimbjen që ndjen shkrimtari (Akademiku) Rexhep Qose ka shkruar “Romanin Historik” Bijët e Askujt”.   Pas një udhëtimi të shkurtër, mbërritëm në Guci, vizituam krojet e Ali Pashës, e se Ali Pasha ishte një nga figurat e shquara të kesaj treve, i cili kishte mbrojtur dhe Lidhjen e Prizrenit.

PLAVA DHE GUCIA NË VALËT E JETËS (Titull Libri)

Aso kohe Plava ishte pjesë e Shqipërisë nën sundimin e Perandorisë Osmane, sot Mali i Zi (Montenegro). Për shkak të pozitës së vet gjeografike dhe rendësisë strategjike, Plava njihej si mburojë e rrafshit të Dukagjinit, madje dhe e terë shqipërisë Njohja e Plavës dhe Gucisë,edhe pse administrohet nga shteti i Malit të Zi, prapëseprapë  ka qenë dhe ngelet nahi Shqiptare.           Është e rrethuar nga vargmajat e Alpeve, që vetëm majat e larta e ndajnë nga Malësia e Madhe, malsinë e  Dukagjinit dhe Shkodrën.  Këtë e dëshmon edhe heroizmi i gjithshqiptar, shpirti dhe ndjenja liridashëse, që për të mbrojtur trojet e veta etnike u vuri gjoksin dhe i theu vendimet e fuqive Evropiane, të sjella në Kongresin e Berlinit, me këte rast i pati bërë këto troje, si monedhë kusuri. Por mund të thuhet dhe është e vërtetë se keto  burra e burrnesha malësore  asnjëherë nuk e vunë gishtin e pëlqimit për nënshtrim. Një vendosmëri e forcës së tillë u tregua gjatë gjithë fazave historike, ndërkaq e tillë mbeti përjetësisht në mbrojtjen e trojeve të veta.                                     Ja si shprehet një malësor i moshuar fisnik : Jam lodhur, nuk më mban fjala, as kënga, as vaji i foshnjës, të mos flasë për kengë djepi... Nuk më japin zemër armët e trrimave, dikur të varura në faqet e murit të kullës. Nuk hapet dera në mëngjes, as nuk më mbyllet në mbremje. Nuk ma nxjerr gjumin Gjeli, nuk leh më as Qeni. Nuk flet me mua balli i Oxhakut. S’bëhet më muhabet burrash, as kënga me lahutë. Qiftelisë i janë oksiduar telat, nuk ka forcë ta dridhë themelin. Luftëtari dhe patrioti Çun Mula u dënua me burg shtëpijak edhe pse i kishte kaluar të shtatëdhjetat, shtëpia e tij  vizitohej nga shumë miq , lutëtar e personalitete, si Prek Cali,mësuesi Ahmet Islami,apo Esad Mekuli. 

“Çun Mula, ishte burrë ndër burra,  

E ishte flake trimnie.

Derën e ka çelë,

Nuk mbyllet asnjëherë,

Vatanin ja ke lënë trimit,

Armën nipit,

Familja Ferri i takon fisit Kuçi, ndërsa rrjedh nga Luari i Malësisë së Mbishkodrës, prej nga kishte dale i pari i familjes Gjergj Prentashi, Gjergji, së bashku me njerin nga vëllezërit ishte larguar dhe vendosur në Podgoricë, ndërkaq prej aty  Ai ishte rikthyer përsëri në Plavë, kur shqipëria ishte akoma nën pushtimin e Perandorisë Osmane, ku sipas gjasave ishte konvertuar në Islam. Gjergj Prentashi e kishte djalë Shabin e Shabi kishte dy djem Halilin e Durrin,prej të cilëve rrjedh Familja Ferri e Plavës. Djali i Ferr Durit, Jakupi, ka qenë luftëtar dhe udhëheqës ushtarak popullor nga qyteti i Plavës në vitin 1860, i cili kundërshtoi reformat e Tanzimatit, në Plavë e Guci, si dhe kundër orvajtjeve të ushtrisë Malazeze, për të pushtuar tokat shqiptare në vitet 1874-1876. Jakupi ishte pjesmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe një organizator i aftë në luftën e Gjakovës në shtator 1878. Gjithashtu udhëhoqi forcat mbrojtëse shqiptare më 4 dhjetor 1879 në afërsi të Nokshiqit dhe të Velikës dhe u vra në luftime me trupat e ushtrisë Malazeze. Për trrimërinë e Jakup Ferrit Lahutari i ka thurur kengë :

Çështë ai gjak i kuq e i bardhë ?

Nga beteja sjell haberin,

Mes për mes bjeshkës i bie

Fill i vetëm pa luftarë

Si dori i lashtë legjendash

Ai po vjen me vrap drejt pragut

As ujvarat e Valbonës nuk i lajnë rrëketë e gjakut.

Jakup Ferri more ku je 

Thërrasin mallet me piskamë

Tridhjenë krenë i ke pre

Me shtatë plagë po rrin në kamë  “.

Pushtuesi është vetëm pushtues. Fjalët e tyre i ka përshkruar nipi i Çun Mulës Hasan I Gjonbala në librin  me titull “Plava dhe Gucia në valet e jetës”, apo “Guri lind Malsorin”. Gjithashtu  edhe shkrimet “ Fshati në mes të Gërsherëve” e “ Flaka sillte gjak”, paraqet mjeshtrinë reale të kurdisjeve nga UDB-ja , që t’i vihej zjarri ushqimit të dimrit për bagëtitë, i cili digjej nga dora e fshehtë , duke krijuar hasmëri e mosmarrëveshje(e pabesi). Taktika këto përçaj, sundo e dëno.

Malazezët u bënë të barabartë nepërmjet kolonëve me popullsinë vendase, por duke shfrytëzuar ketë përkrahje ata shkuan shumë larg sa e nënçmuan bujarinë dhe besën e ofruar nga  banorët vendas shqiptar, sepse shtinin në jetë propogandën e Cetinës e të Beogradit. Malazezët vendas i organizonin të rinjtë jo malazez 13-14 vjeçar, bënë të ashtuquajturit “grupet rinore”, me motiv gjoja pa dallim  feje e kombësie, që para viteve 1940 duke u premtuar jetë dhe ardhmëri të lumtur. Të rejat që mbanin “Ferexhe” duke u premtuar larmine e fatit të tyre . Kjo veprimtari pati prapavijë të errët e qellim këqe.

Së bashku me familjen, qendruam një fare kohe, soditëm Liqenin, ku derdhej lumi i Vermoshit, një vend panaramikë i pa parë.Bëmë foto, u drekuam, por na bëri shumë pështypje se gjeje shumë rrallë njerëz (banorë)që flisnin shqip, por flisnin gjuhën Boshnjake dhe Malazeze. Një populli që i heq gjuhë, i heq shkollën i ke hequr gjithçka.

Të gjithë emrat e vendeve, fshatrave, qytetit dhe rrugët ishin në gjuhën Malazeze. Nga 134 punonjës në komunën e Plavës, vetëm 7 ishin autokton shqiptarë. Gjithashtu binte në sy se një numër i madh shqiptarësh erdhën në Plavë si Kolonë dhe me dokumente janë bërë Malazez.  Ishte për t’u theksuar se në fshatin Hot ku ishin 100% shqiptarë, një pjesë madhe u larguan dhe në vendin e tyre, erdhën e u vendosën familje  kolonistësh të ardhur nga treva tjera. Pushteti  Malazez  përdori të gjykime renda në emër të ruajtjes së pyjeve,  s’merrnin dot dru zjarri për ngrohje. Pas vitit 1912, u bë konvertimi i ortodoksve në Malazias, pak e nga pak për t’i larguar shqiptarët. Asnjë investim nuk bëhej nga qeveria Malazeze dhe pse ju a kishte tjetërsuar tokat e pasuritë e shqiptarëve. S’kishte asnjë progres që nga Pavarsia e Malit të Zi, shqiptarët autoktonë s’kishin fituar asgjë por kishin mbetur më keq se në vitin 1990. Pra 480 banorëve në Plavë ju mohohej gjuha, dhe s’kishin asnjë qasje kulturoro-artistike.   

Fshatarët në Vuthaj-Plavë dhe Guci merreshin  vetëm me bujqësi e blektori. 

E lam Plavën dhe nisëm udhëtimin për në Andrijovicë, Berane dhe Rozhaje, e njejta gjë, edhe në Rozhaje shumë pak shqiptarë. Pas një qendrimi të shkurtër udhëtuam për në drejtim të Pejës. Qendruam atë natë në Pejë, aty u ndiem si në shtëpinë tonë. Nga Peja, në Gjakovë e Prizren e më pas në Lezhë. U ula pranë kompjutërit, fillimisht futa në te fotot, më pas bëra shkrimin për gazeten, ku pas një muaji po ja nis Gazetës, si dhe një pjesë të këtyre informacioneve i fus tek Libri “UDHËTIM NDËR VITE” Që së shpejti do të gjej rrugën e botimit.

Fotot.29.11.2018.

04.11.2018

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Lezha e Kastriotit. Nëntor 2018-