E marte, 16.04.2024, 07:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Falenderime e mirënjohje për kolegë e miq

E diele, 11.11.2018, 11:11 AM


FALËNDERIME E MIRËNJOHJE, PËR KOLEGË E MIQ!...

Nga Murat Gecaj

1.

Siç mund të jenë në dijeni, të afërm, kolegë, miq e dashamirë, sidomos në vitin e fundit, kam patur probleme shëndetësore. Për t’u ndodhur pranë, por dhe për të më respektuar, disa nga ata kanë ardhur në spital ose në shtëpi.

Ndërsa disa të tjerë, sidomos gjatë muajve qershor-tetor 2018, por dhe më pas, kanë gjetur mundësinë të vijnë e të pimë kafe ose çaj bashkë, në Lokalin “Galaxy-Bar”. Ai ndodhet në afërsi të vendbanimit tim ose në ish-stacionin e trenit, aty ku fillon Bulevardi i Ri i kryeqytetit tonë.

Gjej rastin që, nga largësia e atyre ditëve, t’i përshëndes, t’i falënderoj nga zemra dhe të shprehi mirënjohjen time të thellë, për të gjithë ata, që ndoshta lanë punë të tyre pa kryer dhe  erdhën të më takonin e të rrinim bashkë, aq sa u premtoi koha. Sigurisht, pothuajse në të gjitha këto vizita, kemi bërë fotografi të përbashkëta e ndonjërën e kam publikuar në Internet. I falënderoj edhe kolegët, miqtë e dashamirët, që kanë klikuar në ato foto a skica ose që kanë shkruar mesazhet e tyre të ngrohta e dashamirëse!

Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Lokalit “Galaxy-Bar”, me pronar Mario Selacin, kamarierë Gentjan Begun e Gerti Elezin dhe banakieren e palodhur, Mirela Isufaj. Ata na kanë shërbyer me zell e kulture dhe pa u  lodhur asnjëherë.

Këtu poshtë po shënoj emrat e kolegëve e miqëve, që kanë ardhur në këtë lokal të më takonin. Për ata shprehi falënderime, mirënjohje e respekt të veçantë dhe ju dëshiroj gjitha të mirat, në jetën vetjake e familjare! Kërkoj ndjesë, nëse kam harruar pa shënuar emrin e ndonjërit prej tyre!

Por unë falënderoj edhe kolegë e miq të tjerë, që më kanë telefonuar dhe, për arsye të ndryshsme, nuk kanë ardhur dot të më takonin, ndër të cilët po përmendi: Remzi Përnaska (Paris), Xhemile Adili (Kërçovë), Pal Neçaj (Nju Jork), Gjin Musa (Romë) etj.!

Të gjithëve. ua shpërblefsha, vetëm në të mira e  gëzime!

Mirupafshim përsëri, në mjediset e kryeqytetit  tonë të bukur!

Tiranë, 6 nëntor 2018

2.

Ja, emrat e kolegëve e miqëve, të cilët më kanë takuar në Lokalin “Galaxy-Bar”:

1.         Hysë Hasa-autor i disa librave, me banim familjarisht, në Filadelfia (Amerikë).

2.         Sejdo Harka-arsimtar, publicist e studiues. autor librash  (Tiranë).

3.         Rovena Shuteriqi-poete, me banim familjarisht, në Athinë (Greqi).

4.         Viron Kona-shkrimtar e publicist i njohur, autor i shumë librave të larmishëm(Tiranë).

5.         Bardhyl Xhama-shkrimtar e publicist, “Mësues i merituar”, autor i një kolane me libra (Tiranë).

6.         Fejzulla Gjabri- autor librash (Tiranë).

7.         Fuat Memeli-shkrimtar e kineast , Boston (Amerikë).

8.         Prof.Dr.Ilinden Spasse-shkrimtar e studiues, autor librash (Tiranë).

9.         Përparim Hysi-mik i pandarë, poet e shkrimtar i njohur, autor i mjaft librave (Tiranë).

10.       Ibrahim Hajdarmataj-arsimtar veteran e publicist, Zogaj (Tropojë).

11.        Vjollca Koni-poete  e njohur, me banim familjarisht në Austri.

12.       Diana Zhiti-poete e njohur, me banim në Angli.

13.       Eva Manxhari (e bashkëshorti), krijuese (Romë).

14.       Hysen Ibrahimi (me Sadijen, bashkëshorten), kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë, Stokholm(Suedi)

15.       Lulejta Gjosha-Pashollari, poete e njohur, në Athinë e tani në Itali.

16.       Kadri Tarelli-arsimtar veteran e publicist, autor i disa librave (Durrës).

17.       Fiqri Shahinllari-publicist e shkrimtar, Virxhinia (Amerikë).

18.       Tajar Domi-kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia (Amerikë).

19.       Prof.Dr.Hektor Veshi-publicist e studiues dhe autor i disa librave (Tiranë).

20.      Fran Nikolli-mik i veçantë, oficer policie, në pension, Rrëshen (Mirditë).

21.       Bashkim Saliasi-zv.drejtor në një shkollë të kryeqytetit, autor i disa librave (Tiranë).

22.       Rukie Saraçini-poete, me banim në Itali.

23.       Luan Çipi-autor i disa librave (Tiranë).

24.       Lida Lazaj-poete e njohur, autore librash (Tiranë).

25.       Vjollca Koni (me mbesën, Majlinda), poete e afirmuar, Austri.

26.       Klejda Plangarica-poete dhe moderatore në TV (Tiranë)

27.       Azem Osmani- drejtues i faqes në Internet, “Dritarja online”, nga Podujeva (Kosovë).

28.      Eli Kanina-poete, autore e disa librave (Tiranë).

29.       Bajame Hoxha-poete, autore e disa librave (Bruksel).

30.      Koci Tahiri-kryetar i Shoqatës së Gorës dhe botues i një gazete lokale.

31.       Et’hem Çipi- poet e publicist (Tiranë).

32.       Fatmiroshe e Fatmir Xhemalaj-administratorë të SHB “Filara” (Tiranë).

33.       Seit Tafaj-arsimtar veteran (Tiranë).

34.       Nikollë Gjini-mik i kahershëm, nga Mirdita (Tiranë).

35.       Prof.Dr.Hulusi Hako-studiues i filozofisë, në pension (Tiranë).

36.       Prof.Dr.Emil Lafe-pedadog i  Universitetit të Tiranës, studiues e autor librash.

37.       Qatip Mara-arsimtar veteran dhe autor librash, me banim familjarisht, Nju Jork (Amerikë).

38.      Eleonora Niko Qeparoi (Elka), poete, autore e disa librave, Nju Jork (Amerikë).

39.       Ramiz Doko-arsimtar, në pension (Tiranë).

40.      Altin Gecaj-Besançn (Francë).

41.       Maxhun Margjeka-punonjës i vjetër i shëndetësisë (Tropojë).

42.       Antonin e Xhuli Markaj-Tiranë.

43.       Mirela e Dorela Agolli-Tiranë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora