Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Jashari: Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ende dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, kundër Grupit të Dobrosinit

| E diele, 11.11.2018, 11:13 AM |


Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ende dorë e  zgjatur  e Serbisë  në Kosovë, kundër  Grupit të Dobrosinit

Rasti  i Dobrosinit  ende  nuk është  duke  marr formën  finale, të shfajësimit të 9  Shqipëtarëve,  në lidhje  me sulmet  e Dobrosinit. Ende  në forma  perfide, vazhdohet terrori psikologjik, i kamufluar  si burokraci dhe  zvarritje e  qëllimshme e procedurës.

Me rastin e  sulmeve të Dobrosinit, Ivica Daçiqi si ministër i brendshëm dhe zëvendëskryeministër i Serbisë, reagoi menjëherë duke shantazhu  faktorin ndërkombëtar që  nëse  nuk arrestohen  9 persona( në Kosovë, emrat  e të cilëve  i ka  deponuar spijuni i Serbisë, në  deklaratën sekrete, të cilën  e kam  pa më 01.07.2012, në Kampin Alfa  të Policisë së EULEX-it në Fushë Kosovë), Serbia do tërhiqej nga  dialogu  me  Kosovën.

Në muajin qershor 2012,  personalisht  kërcënohem  përmes  facebookut, nga  spijuni, i cili do paraqiste  deklaratën  sekrete  tek Policia e  Fraksionit politiko-kriminale të EULEX-it, me porosi të Serbisë, për të patur mbulesë para opinionit  publik gjoja inicimi i  hetimit është bërë  nga  informatori e jo nga  Serbia, e që    kërcënonte  që:” qo  të arrestojë me policinë e  EULEX-it dhe  do t’i konfiskojnë armët….”.

Gjykata Themelore    Gjilan, më 16.10.2013, shpall  aktgjykimin fajësues  PKR. Nr.53/13,  e që  vërtetohet pjesërisht( duke hequr  akuzën për kryerje të sulmit terrorist) edhe nga  Gjykata e Apelit  në aktgjykimin PAKR.nr. 145/2014, plotësisht  si gjykime  dhe  dënime politike, e    pastaj Gjykata  Supreme  në lëndën PML-241/15 e kthen  në rigjykim  e njëkohësisht  shpall të pafajshëm  për  akuzat për cilat  ishim dënuar.

Me  rastin e rigjykimit politik, shpallet aktgjykimi nga Gjykata  Themelore ne Gjilan në  lëndën PKR. 110/16 të  datës  06.12.2016, e që është  vërtetuar nga Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Prishtinë, PAKR.nr. 151/2018 të  datës  24.09.2018, me të  cilat   shpallemi të pafajshëm.

Mirëpo kalvari  i ndjekjes, akuzave, gjykimeve  dhe dënimeve  politike,  ende  nuk ka mbaruar kundër  grupit të Dobrosinit.

Më 19.10.2018, kryetari i  trupit  gjykues në lëndën PKR.110/16, më orienton që  ka njoftu Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, që  t’i kthej gjësendet  e konfiskuara. Duke theksuar që  i ka urdhëru në  aktgjykim si:

Aktgjykimi  i Gjykatës Themelore në Gjilan, lënda PKR.110/16, në faqe 20, rreshti i parafundit  e thekson kthimin e gjësendeve-fotografia 1.

Aktgjykimi  i Gjykatës së Apelit, lënda PAKR.nr.151/2018, në faqe 3, rreshti i parë  e thekson kthimin e gjësendeve- fotografia 2.

Më 19.10.2018, menjëherë  kërkoj nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kthimin e gjësendeve,    detyrojnë që sërish të bëjë kërkesë në formë të shkruar- dmth  nuk  i mjaftonte   urdhërimet e gjykatave në  aktgjykime.

Më 22.10.2018,  dorëzoj kërkesë  për kthim të gjësendeve të konfiskuara në Prokurorinë  Speciale të Republikës së Kosovës( kërkesa të njejta  kanë  dorëzuar që të gjithë  të viktimat  e gjykimit politik në rastin e Dobrosinit).

Vazhdimisht  interesohem për kthimin e gjësendeve të konfiskuara, si në Prokurorinë Speciale të Kosovës,  në policinë e  EULEX-it në Fushë Kosovë, në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe në  institucionet tjera kompetente,    datat  24.10.2018; 29.10.2018, 02.11.2018; 08.11.2018, 09.11.2018  etj.

Policia e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it,  mban peng sendet  e konfiskuara, e që nuk i bindet  aktgjykimeve të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, e as Prokurorisë Speciale të Kosovës. Policia e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës më 29.10.2018, ia  dorëzon  materialet shkresore të rastit të Dobrosinit, por sendet e  konfiskuara  nuk i dorëzon! Për më keq Policia e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, nuk i bindet  as Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, që t’i kthej  sendet  e konfiskuara( ligjërisht Policia do duhej t’i bindej dhe vepronte sipas  urdhërave  të prokurorisë dhe  gjykatës).

Sepse  që nga  24.09.2018,  deri më sot, Policia e  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, qëllimisht  nuk  kthen  gjësendet e konfiskuara, për arsyet e njejta   për të cilat as në gjykim e as rigjykim nuk paraqiste  provat që gjenden në  kompjuterët  personal,  që dëshmonin bindshëm     Serbia kishte  porositur dhe shantazhuar  këtë Fraksion!

Arsyet   e  mbajtjes peng  të sendeve të konfiskuara janë:

1.         Arsye politike, në lidhje  me situatën e brishtë dhe  me  prevalencë për të eskaluar në Luginë të Preshevës, në rast të  “korrigjimit të kufirit”( për këtë  do e   paraqesë në  shkrim të veçantë!) dhe

2.         Arsye  që mos të nxjerren  në publik gjegjësisht të zvarritet  mundësisht  sa më gjatë, nxjerrja e  fakteve dhe provave  që dëshmojnë dhe faktojnë    ndjekja e rastit të Dobrosinit ishte me porosi dhe shantazh  prej Serbisë!

Arsyeja e  pengmbajtjes së  sendeve të konfiskuara  është  e qëllimshme, sepse  si në gjykim dhe në rigjykim, vazhdimisht  me  këmbëngulësi kam kërkuar, që të  sjellen provat dhe  faktet që  gjenden  në kompjuterin tim  personal, të konfiskuar më  01.07.2012. Këto  prova e  fakte  kanë të  bëjnë  me:

1.         bashkëpunëtorin e  Serbisë, kërcënimet e  tij  kundër  meje, kërcënimet  e disa   bashkëpunëtorëve të tjerë të Serbisë në lidhje  me rastin para se të  arrestohesha në rastin e Dobrosinit;

2.         lidhja e  këtij  bashkëpunëtori të Serbisë  me autoritetet  e Serbisë në lidhje me rastin e  Dobrosinit, që do faktonte  që rasti i Dobrosinit  ishte  porositur dhe shantazhuar nga Serbia( Ivica Daçiq); etj siç i kam paraqitur në shkresa  për Gjykatat  dhe Institucionet gjegjëse.

Mirëpo si gjatë  gjykimit ashtu edhe    rigjykim,  qëllimisht është  mbajtur  fshehtë dhe nuk  është  lejuar  që të  zbulohen  faktet dhe provat që  dëshmojnë    rasti i Dobrosinit,  është ndjekur  me porosi dhe shantazhin e  Ivica Daçiqit. Pos saj,  dihet mirëfilli që i vetmi rast    është mbajtur  tërësisht  top sekret për medie dhe për publikun, e që kjo konfirmohej edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, nga zëdhënësi i policisë së Kosovës për Gjilan etj.

Edhe tani, Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it synon që faktet  dhe provat që gjenden    kompjuterin  tim  të konfiskuar më 01.07.2012,  të mos  hedhen në publik, siç arritën t’i mbajnë peng  gjatë  gjykimit dhe rigjykimit politik.

Për fat të keq,   shkaku i  arsyeve të sipërthëna, Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it,  ende  vepron nën  dirigjimin  e  Serbisë,  gjoja  nën  arsyen  për “ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në  rajon”( siç me rastin e  shpalljes së gjykimit kundër rastit të Dobrosinit më 16.10.2013, kishte  theksuar kryetari i trupit  gjykues-Arkadiusz Sedek)!.

Më:11.11.2018

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.