Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Kuvend me sofren letrare

| E shtune, 10.11.2018, 06:07 PM |


KUVEND ME SOFREN  LETRARE

-me Mjeshtrat e Penes e te Mendimit Letrar,inspirues dhe korektues te permbajtjes le librit "ATELIE E SHPIRIT".

Libri mban firmen e Autorsise te krijimeve te mirefillta letare individuale,por eshte nje unison i mendmit poetik dhe nje emerues i perbashket ne perzgjedhejn e miellit dhe te gatimit te bukes letrare te librit..

Me nje shpirtit poetik, duke realizuar keshtu botimin e nje vepre te reletrare ,nje risi e re ,per nga forma ,poezi dhe proze poetike dhe nga permbajtja.

Ne teresi vepra eshte nje lidhje organike dhe origjinale duke i shuar lexuesit kersherine e dhuruar kenaqesine e leximit me ngjarje reale nga jeta me mesazhe jetesore per te ardhmen,sikur eshte ai vete personash por dhe shkronjes i jetes.

Mirenjohje e falenderim special per botimin e librit :

-Botuesit:

Luan Kalana-Autori-Kosta Nake shkrimtar-Redaktori,/-Agim Bacelli shkrimtar-recesent ,/-Miri Metolli inxh.diznjator-piktor,/-Melihat Zeqiri arist-kengetar sponsor dhe

- Konsulente letrare :

-Namik Selmani poet,/-Lida Lazaj poete /-Kristaq Shabani shkrimtar/-Zoica Gjolla Popa letrare /-Petra Floriri poet /-Rashel Solomon poete /-Dhimter Danglli-piktor i novelave,/-Genci Hysi inxh-letrar,ish nxenes / -Fred Mulla-studiues gjuhetar/-Titi Zeka ushtarak letrar (shih fjalet e tyre si pasthenie e librit Fq,-243-254.),

Me modesti dhe krenari per penen e tyre ,po shkepusim nga nje fragment nga kuvendimi per Librin dhe Autorin:

-Namik SELMANI, shkrimtar

"Janë disa njerëz që në një fushë të caktuar të jetës, aq më shumë në krijimtarinë letrare, të konkurrojnë miqësisht me emrin e tyre. Kështu ndodh me Luan Kalanën që është një lloj “luani” në atë lëvrim të shqipes së kulluar në SHBA.:

-Agim Bacelli, shkrimtar

-Shumë shqiptarë në internet, website e facebook e njohin Luanin nëpërmjet artilerisë së tij letrare. Mua më pëlqen ta thërres “Topçiu i Letrave”, por thjeshtësia e tij e natyrshme dhe konservative përsa i përket natyrshmërisë së një devolliu tabanor, s’më lejon të vazhdoj superlativitetin tim ndaj penës tipike luanore.:-Kosta Nake-"Subjektet letrare janë marrë nga jeta reale, jetëshkrime, pa

përshkrime të shumta letrare, larg fantazisë, bazuar në kujtime e mbresa të autorit dhe gojëdhënat e dëshmitë okulare të bashkënjohësve në rrethanat e mjediset e tyre bashkudhëtare të jetës, që i bëjnë mjaft të besueshme dhe me interes për lexuesit, duke i paraqitur në formë fragmentesh me nëntituj episodikë"

-Lida Lazaj, poete

"Diapazoni artistik e letrar i Luanit nuk është dhe aq modest sa perimetri i hapjes së fustanellës së valltarit devolli, por e tejkalon kufirin që ndan krahina, shtete e kontinente. Me të njëjtin përkushtim e ndjeshmëri prej njeriu, Luani shkruan me përvojën e gjatë letrare që zotëron për fijen e barit që bleron ugarin, për dheun që pret plori, për ritet, këngët, hallet e dertet e dheut që e lindi e mëkoi, e rriti dhe edukoi dhe për probleme globale që shqetësojnë botën."

-Zoica Gjolla Popa, letrare

-"Krijimtaria juaj është mjeshtërore, me krahasime të pashoqe, metafora gurgulluese brenda një burimi poetik që nuk shteron nga malli, dashuria dhe krenaria për vendlindjen, që sjell rite, zakone dhe një folklor të pasur plot ngjyra dhe jetë, me tema që nuk janë prekur sa duhet në letërsinë shqiptare. Poetika juaj ka çelësin e artë të fjalës magjike. "

-Kadri KADI, ish-pedagog,shkrimtar

Duke lexuar librat e Luanit po ndryshoj edhe mendimin për Luanin. E vlerësoja si shkrimtar e poet, por Luani na qenka edhe një studjues i apasionuar dhe historian i mirëfilltë dhe nje Studiues Gjuhetar i mirefillte i gjuhes shqipe,si dhe nje filozof i mendimit dhe i veprimit realist,ne njeri tokesor me kembet ne tabanin popullor. Në këtë libër Luani nepermjet figurave dhe metaforeva letrare na njeh me shumë ngjarje njerezore  historike dhe me figura e personalitete të ndritura të Kombit tonë dhe këtë e ka bërë me shumë dashuri por dhe me argumente.

-Genci Hysi-inxh.ish nxenes

"Krijimtaria letrare e Luan Kalanës në prozë dhe poezi është e veçantë, e larmishme dhe interesante. Ai në çdo rresht apo varg, shkruan për vendlindjen ,Vishocicën, Devollin dhe devollinjtë, pasi ashtu i flet dhe shpirti i tij poetik. Për këto arsye shpreh mirënjohje për njeriun që lartësoi vlerat e devolliut e te shqiptarit, për njeriun që u bë edukator njerëzor për disa breza; mirënjohje për intelektualin mesuses ,bashkëfshatarin që diti të ngrerë në piedestal vishocarin punëtor, arsimdashës dhe mendjendritur; mirënjohje për regjisorin e talentuar të shumë dramave për brezin tim; mirënjohje për atdhetarin e shquar në emigracion që i qan zemra për dheun e tij dhe jep ndihmesë për lartësimin e figurës së shqiptarit dhe “këndon” shumë bukur me majën e penës së vet mbi letrën e skrinin e bardhë. "

-AUTORI-Florida SHBA.

Mireupafshim e mireudegjofshim realisht, ne Oden letrare ne Florida me te mbritur libri,me sa me shume krijime,botime dhe dashamires letrare.-LK.