Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Bukëpermbysurit

| E shtune, 10.11.2018, 06:19 PM |


Bukëpermbysurit

Nga Nue Oroshi

Buka për shqiptarët ka qenë dhe është një produkt i cili ka qenë njëri ndër produktet më të kërkuara për të mbijetuar gjatë shekujve.Madje në traditën tonë shqiptare kur të ka ardhur mysafiri dhe një pjesë e familjeve që nuk kanë pasur mundësi me prit si duhet mysafirin për shkak të gjendjës së vështirë ekonomike e ka përdorur gjithmonë atë shprehjen:" Bukë e Krypë e Zemër." Por fatkeqësisht një pjesë e shqiptarëve nga defrimet e ndyra dhe vjamosja e trurit që ju është bërë dhe nga milionat e krijuara pa djersë dhe pa mund duke keqpërdorur pozitat shtetërore janë kthyer në bukpërmbyesurit më të mëdhenj që ka pasur populli shqiptarë gjatë shekujve. Në të kaluarën nëse dikush, një i afërm apo kojshi të ka dhanë edhe një thes me miell e ke uruar dhe falënderuar me dhjetra herë.Kurse sot një pjesë e politikanëve tanë janë shëndrruar në bukëpermbysurit e shekullit. Kur Kosova ishte nën okupim ishte pikërisht kjo Evropë e cila ju bëri strehim, mjekim, rreth një milioni shqiptarësh. Ju bëri strehim ,mjekim e veshmbathje edhe shumë bukëpermbysurve të sotem në rrethana mjaftë të vështira, disave duke ju pranuar azilin politikë në bllok, disa e shfrytzuan pikërisht humanizmin Evropianë dhe vazhduan shkollime të ndryshme që ju mundësoj të avansohen në karrierën politike dhe profesionale.Por fatkeqësisht ata politikanë mbetën kunguj, e kungulli nuk noton gjithmonë mbi ujë ai fundoset dikur.E një mikë në kohën me të hershme e pat shkruar një poezi, se kungulli është kungull kudo në botë kungulli është kungull e jo patriotë. Një pjesë e politikanëve kunguj të Kosovës duke parë se genjeshtrat që i kanë proklamuar tashë e një dekad se do të bëjmë liberalizimin e vizave,madje duke hargjuar miljona euro të fondit të varfër të Kosovës, për defrime dhe shetitje të panevojshme pa angazhuarë asnjëherë një ekip profesionistësh që kanë ndikim dhe qasje në politikën perëndimorë por fatkeqësisht këta politikanë i dhanë hapësirë Serbisë që të avansohet në plasimin e genjeshtrave të saja shekullore në dëm të çështjes shqiptare.Këta bukëpermbysur në vend që ta gjejnë fajin të vetvetja që para syve të tyre lejuan shkatrrimit e palcës ashtnore kombëtare në Kosovë duke lejuar dhe dhënë hapësirë lloj-lloj mjekercapi e pantollshkurti për të vepruar sikur Kosova të ishte tokë pa zot ata drejtojnë shigjetat tek Evropa si Islamofobe dhe Albanofobe.Duke e akuzuar Evropën për fajët që si ka.

Të vetmin faj e ka Evropa që ju dha hapësirë shumë të madhe islamit politikë e veçanarisht në Gjermani që në të ardhmën do të këtë edhe ajo pasoja nga kjo tolerancë dhe ky humanizëm i tepruar.Këtu po e sjelli vetëm një pjesë të bisedës që e kisha me një bashkatdhetarë që jeton në Republikën e Schleswig Holsteinit dhe që shquhej kohë pas kohe në sharjen e gjermaneve dhe të Gjermanisë.Pikërisht kjo Gjermani në 22 vjet qendrimit të tij që si kishte bërë as 22 ditë punë i kishte dhënë mbi gjysmë milioni euro për familjen e tij ndërkohë kur i thashë more i mjerë po a i ke marrë ti nga vëllezërit e tu apo baba i yt këtë shumë të parave për këto vite ai atëherë heshti. Por shtrohet pyetja se pse politikanët tanë e kanë filluar luftën kundër Evropës për gabimet e tyre në shkatrrimin e shtetit të Kosovës, që fatkeqësisht e kanë futur edhe në pazar këtë shtet. Pa harruar se ishte pikërisht Amerika dhe kjo Evropë që investojë me miliarda Euro në shtetin e Kosovës, mjete që i dorzuan institucioenve të Kosovës që fatkeqësisht për shumë këto mjete nuk dihet se nga shkuan dhe si u shfrytzuan.Prandaj fillimi i luftës me Evropën i politikaneve kunguj të Kosovës, dhe jo me armiqtë tanë Serbinë, Rusinë dhe Turqinë që po punojnë bashkarisht për shkatrrimin e shtetit të Kosovës, tregon qartë se politikanët kunguj duhet të ikin nga politika e Kosovës. Duhet ta dinë qartë këta bukëpermbysur se nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë dhe ata duhet të japin përgjegjësi penale, morale dhe shtetërore për të gjitha këto të keqija që ja bënë shtetit të ri të Kosovës.