E merkure, 08.07.2020, 03:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Në promovimin e një libri

E shtune, 10.11.2018, 05:58 PM


Në promovimin e një libri

(përshtypje të një pjesëmarrësi)

Libri "Kur ti më mungon" nga MARJETA  MUSARAI

Nga Përparim Hysi

Ka ndodhur si me  porosi.  Shumë mediave të shkruara dhe atyre me zë  dhe figurë u  ka lënë një shije të keqe ajo porosia enkas e ministres së kulturës për librin dhe leximin. As që e mendoi se çfarë nxori nga  goja  dhe, tek donte t'i vinte vetulla porosisisë së saj"extra", i nxorri sytë, se gojët e"liga" e amplifikuan aq shumë,sa mbrriti deri në veshët tanë që,  si "me dy fjalë  që ndajnë detin", u redukutua në një thënie "thagmë":Pak e"zbutur" nga unë,tha:"Mos bëni sex me një që nuk lexon!!!". Tamam me"kluturë" dhe unë që nuk e ha dot sapunin për djathë, s'kisha si i shmangesha një bashkëfshatarit tim,që,sado që nuk lexon, ka mendje të hollë dhe, kur më takoi sot (sa lashë promovimin) fare rastësisht, më tha:-Profesor, mirë që të takova,se kam një hall.

Po hë, zbraze,- i thashë.

Ore,- më tha,- si thuaj ti, profesor, ajo imja( e kish për gruan e tij, fjalën), do flej me mua sot se ja që"nuk kam lexuar dot ndonjë libër këto kohë?!!!"..

Natyrisht, ai, sado që nuk lexon, është në gjendje të të përqeshë,kur zbraz broçkulla. NGaqë është rasti, stomaku im është çmësuar me proçka të tilla, që nga koha e një ministri çkulture që mbylli "LIDHJEN  E SHKRIMTARËVE" dhe e"pagoi" kulturën  e tij, me ca"mbërthecka turpi"; me një tjetër  po ministër çkulture që për turpin e tij,nuk denjoi të merrte pjesë në ceremoninë mortore, të PRINCIT TË POEZISË SHQIPTARE, të pavdekshmit FREDERIK RRESHPJA; të atij po i çkulturës që nuk mori dot pjesë,kur u ringjall,POETI I BUKUR,PANO TAÇI dhe apogjeun e arriti kjo e"sexit",kur paradoksalisht nominoi me çmim të parë librin "VRIMA"!!!  Këtë"vrimën" që "mezi sa e gjetën", për ta bërë ca më të"madhe" (epo, elbete, njerëzit mezi shohin!!!),e kapi me dorë vetë  kryeministri për t'i dhënë bekimin. Pastaj "parodia" vazhdoi me drejtoreshën e bibliotekës që pohoi:"Çmimi u dha për kopertinën!!!".

Epo hajde mos lexo po deshe. Nuk lexon,aha nuk ka më"vrimë"!!!

*     *     *

E bëra gjithë këtë digresion jo pa qëllim. Dua që t'i them asaj ministres, të lexuarit nuk bëhet me porosi. A e ke vrarë mendjen ndonjëherë se ç'bëhet me librin? Sa e ke në dorë situatën? A e di se ç'heqin autorët për të botuar librat e tyre? Nuk ka një sallë ku të promovojnë librat dhe,veç shpenzimeve për t'i botuar, duhet të paguajnë për sallat me qera dhe, zot na ruajë, nëse kërkojnë mjete audio-vizive,për të propaganduar librat e tyre?

Duke shkruar kështu, nisem nga një sërë promovimesh ku kam qenë pjesëmarrës. Kështu ndodhi dhe me Poeten  MARJETA MUSARAI,ardhur enkas nga emigrimi, për të promovuar librin e saj "Kur ti më mungon". U desh të merrnim "shkopin në dorë", i ramë kryq e tërthorë Tiranës, për të gjetur me qera një sallë promovimi. Më së fundi, e gjetëm tek Bar-kafe"Lotus",një sallë që pronari na i ofroi me një çmim të arsyeshëm.

U krijua një mjedis i ngrohtë miqësh dhe,ç'ka të bënte përshtypje, kishin ardhur miq e dashamirës të autores,deri nga Kosova.

Folësit me radhë, në gjykimin e tyre, evdientuan ato ç'kishin përftuar nga libri. Poeti e  shkrimtari,Luan Çipi, e vuri theksin jo vetëm në  poezitë e autores, por dhe në essetë e saj. Parë me një sykritik,Luan Çipi, theksoi faktin shumë domethënës: të shkruash një ese (janë disa në librin e Marjetës) apo disa të tilla, me tematikë të larmishme, do të thotë se ti si,autore,ke një bagazh kulturor që duhet vlerësuar.

Bajram Kurti, pasi foli për poezinë e MARJETA MUSARAIT,evdientoi aktualitetin në poezi. Temat reale që e bëjnë të prekshme poezinë.

Enver CAKA kishte ardhur nga Skrapari  vetëm e vetëm,se përmjet fejsbkut është miqësuar me poeten dhe, kur foli, e vuri theksin në poezitë aktuale,pa ekzagjerime dhe ca më tepër se MARJETA MUSARAI ka guximin qytetar për të goditur politikanët shqiptarë që po  i nxijnë faqen  Shqipërisë.

Redaktorja MIMOZA VASKU që, pothuaj i ka kaluar në"shoshë" poezitë, recitoi me pathos disa syresh. Me vlerësim për poeten foli poeti Pëllumb Ahmeti. Edhe zonja Adile Baleta theksoi se poezia e Marjetës është vlerë dhe, në këtë kohë, kur të gjithë shkruajnë, duhet ruajtur letërsia nga grafomanët.

Veç tyre foli edhe Reshat Pajolli dhe dikush tjetër që,për fat të keq,ia harrova emrin.

Një nderim i veçantë dhe falnderim, njëkohësisht, është për dy miqtë e Marjetës që kishin ardhur nga Gilani.Njëri (bobo dhe ky të më falë,se ia harrova emrin),po e quaj KAMERAMANI. I palodhur;një orë e gjysëm në këmbë duke filmuar sa me kamerë dhe aq me celularin e tij dhe, tjetri, një kritik ose më mirë"usta" (sa mungon kritika apo oponenca në veprat tona) NEXHAT REXHA. Ky,NEXHAT REXHA, dinte t'i vinte mirë pikat mbi i dhe  jo vetëm kaq: as që pretendoi të tregonte erudicionin e tij, po,kur thotë populli:"urtë e butë e plot tiganin". Kishe qejf që t'i regjistroje ligjërimin. Karizma e tij veç rritej në sytë e auditorit se nuk kishte as stisje dhe as kapërdisje. Si autor i këtij shkrimi modest, gjej rastin  ta falnderoj shkrimtarin e kritikun NEXHAT REXHA që më dhuroi librin e tij" Shfletime e kundrime kritike".

*      *     *

Dhe fjala ime, në"vija të trasha".Poezia e MARJETËS është e larmishme: ka 29 poezi me temë shoqërore; 40 poezi lirike dhe 26 poezi malli. Njëzet e gjashtë  poezi malli për ATDHENË. Me temë historike ka dy poezi:një për SKËNDERBENË ku,pak a shumë thotë se"qoftë dhe një arbër të jetë gjallë/lavdia jote do gjëmojë. NËNË TEREZËN e quan"rreze e ngrohtë dielli" dhe jo vetëm kaq:"Nënë e NJERËZIMIT".

Në poezitë shoqërore stigmatizon politikanët"fytyrëskorje"; janë si"tufë ujqish me fytyra çnjerëzore"; në një tjetër bërtet:-Ndalni luftën! Në një tjetër:" Nuk hesht". Kur lexova "Nuk hesht", m'u kujtua poeti  amerikan DAN (DEAN) FANTE që thoshte:"Po heshte, ti bën një akt terrorist."   Më tej:"Ah, moj bote e kurvit/mbytur kurvëri". Sa vlerë kanë këto poezi fshikulluese dhe vinë prej një poeteje si MARJETA MUSARAI që,po në poezi, thotë:"Dua të shoh njerëz me fytyra të qeshura". Ose më tej:"... dua njerinë e vërtetë dhe jo GRANDENË e pistë". Si nënë në poezi thotë:"Fëmijët më të shtrenjtë se jeta dhe më të çmuar se drita".

*     *    *

Në poezitë lirike të poetes sikur ka ndodhur ajo që thotë STEFAN MALARME:" Janë amplifikur njëmijë gëzime".Dhe kështu ka ndodhur vërtet: " Ndize këtë natë të digjet flakë/, ose"... ta mbytim Dionisin në kade me verë/.  "Ti nuk ma puthe puthjen". "Të pimë njëri-tjetrin/ Ose "... dashuri e dashuruar/. "Trupat janë bërë një/kur jemi dy/. Bëj analogji me atë  që KAFKA i shkruante MILENËS:"Unë isha ju/ ju ishit unë/".

*     *    *

Autorja familjarisht ka kohë  që ka emigruar në Itali dhe, padyshim, ka një korpus të tërë me temën e mallit për atdhe. Nga malli  për vendin i "janë zhuritur buzët/ ëndratt i sheh vetëm me atdhenë aq sa dhe"çahiri i bëhet si sofra e bukës/. Diku"sytë i lotojnë prej mallit/; diku " ka hequr zemrën dhe vetëm me trup është në Itali; diku"...malli e than si guri... dhe aq mall ka,sa zë bërtet: "Pritëm, moj Vlorë!". Është gërryes malli për mëmëdhenë dhe jo më kot ka thënë VOLTERI:" Vendlindja- vendi ku robërohet shpirti". Nga ky"robërim", moj MARJETA, zë bërtas unë:- vetëm kur të kthehesh,  shpëton. Ndaj,kthehu MARJETA se këtu, do të shkruash edhe më shumë poezi. Ky apel imi nuk është vetëm për ty, po për gjithë ata që kanë  hyrë në"moshën e tretë".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora