E premte, 29.03.2024, 07:32 AM (GMT)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Tri Gra besnike Zonja nuk ikin nga Shtëpia

E premte, 09.11.2018, 08:25 PM


TRI GRA BESNIKE ZONJA

NUK IKIN NGA SHTËPIA

NGA KALOSH ÇELIKU

(Edhe pse Unë e dua marrëzisht

Kurtizanja s’më do për burrë)

Edhe pse, Unë nuk i besoj Zotit Madh

E, Ai  më beson mua si Poet besnik.

Moti është dashur të më marr në Qiell

Nuk deshi. Më dënoi mes xhindeve.

Dorë më dorë më hudhi majë lisave

Çative, në Katund. Partive Politike.

Dy-tri atentate  në Prishtinë. Dhe, Katund

Përçudi, shpëtova mes plumbave. Pusive.

Ika, në Shkup. Mes antentateve policore

Gjoja, se: Unë, jam i dërguar nga Kosova:

Çështjen Shqiptare, ta zgjidh me Luftë?!

Në Voskopojë, vdekje e papritur klinike

U ringjalla, në Korçë. Mes Poezive erotike.

Qafë -Thanë, pasmesnate: Vetë i katërti

Rash në Greminë. Mezi na nxorrën në jetë.

Nga Përroni: mes mushkojave, që të hanë

Edhe, Zanave Malit, që të mbajnë gjallë.

Mesdite, u përplasa për shkëmbit Historik

Maleve  të Bukoçit. Luftrave ashpra heroike.

Mos vonohem në zbulimin e Përmendores

Krahut djathtë  të Dë Dervish Carës, kaçak:

Rebelit maleve, Emin Çeliku (Xhambazi).

Edhe, kësaj radhe më shpëtoi Engjëlli Grua

Zonja Vdekje, siç duket nuk më do për burrë:

Shpëtojë nga Dexhalli i pabesë me trumbeta

Përmes “Bit-Pazarit”, në Shkupin Shqiptar.

Punemadhe, marrëzisht më do Lejdi Di!...

(Ditën e Nesërme shaloj

Atin me shalë)

Arusha vjen dhe ma prish gjumin

Zgjohu, më thotë: Është, “syfyr’!

Edhe, nuk më lë rehat me këmbë:

Përçudi, si nuk m’i lëshon thonjtë

Edhe, përgjaki si burrë me Hënë?!

I them: lem rehat! Se, jam në gjumë

Babai, përpak desh e vrau Nanën.

Mauzerrin rroku, varë mbi kokë

Tymeflakë, e rrokullisi në çardak.

E cila vinte nga familje hoxhallarësh

Pse, pa dalë drita ia prishi gjumin.

Përsëri, ajo më mgacmon me këmbë.

Patjetër, duhet të çohem nga shtrati

Dhe, t’i jap “syfyr” mesnate. Gëzohet.

Politikanët tanë: a, zgjohen për “syfyr”

Popullit, t’i japin bukë, në “Ramazan”?!

Macja ime, Arusha e hap vetë derën

Mesnate, hop tinëz delë nga Dritarja.

Përinat timin, që Unë dal nga Oxhaku...

(Edhe pse Unë e dua marrëzisht

Kurtizanja s’më do për burrë)

Edhe pse, Unë nuk i besoj Zotit Madh

E, Ai  më beson mua si Poet besnik.

Moti është dashur të më marr në Qiell

Nuk deshi. Më dënoi mes xhindeve.

Dorë më dorë më hudhi majë lisave

Çative, në Katund. Partive Politike.

Dy-tri atentate  në Prishtinë. Dhe, Katund

Përçudi, shpëtova mes plumbave. Pusive.

Ika, në Shkup. Mes antentateve policore

Gjoja, se: Unë, jam i dërguar nga Kosova:

Çështjen Shqiptare, ta zgjidh me Luftë?!

Në Voskopojë, vdekje e papritur klinike

U ringjalla, në Korçë. Mes Poezive erotike.

Qafë -Thanë, pasmesnate: Vetë i katërti

Rash në Greminë. Mezi na nxorrën në jetë.

Nga Përroni: mes mushkojave, që të hanë

Edhe, Zanave Malit, që të mbajnë gjallë.

Mesdite, u përplasa për shkëmbit Historik

Maleve të Bukoçit. Luftrave ashpra heroike.

Mos vonohem në zbulimin e Përmendores

Krahut djathtë të Dë Dervish Carës, kaçak:

Rebelit maleve, Emin Çeliku (Xhambazi).

Edhe, kësaj radhe më shpëtoi Engjëlli Grua

Zonja Vdekje, siç duket nuk më do për burrë:

Shpëtojë nga Dexhalli i pabesë me trumbeta

Përmes “Bit-Pazarit”, në Shkupin Shqiptar.

Punemadhe, marrëzisht më do Lejdi Di!...

(Tri Gra besnike Zonja

nuk ikin nga Shtëpia)

Ikën miqtë. Ikën edhe armiqtë besnik

Miket e mia azgane. Që, më dhanë gji.

Fillkat, mbeta: vetëm me Poezinë:

Dhe, Macen Arusha. Që, nuk ikin.

E duan Burrin. Siç duket këto Dy Gra

Edhe, nuk ikin. Nuk e lënë Shtëpinë.

“Miqtë” e mi e kanë paraparë vatëvrasjen

Fatkeqsisht, gabim. Jo, edhe sot në Poezi.

E, Unë ende e pres nën Rrap: Lejdin Di

Vetëvrasjen Time poetike: Me Tri poezi...

(Dhe vetëvrasjen time

e parashoh me poezi)

Unë, për të shkruar një poezi Erotike

E kam përplasur kokën, edhe për muri.

Nuk e përplas sot, për poezi “patriotike”

Aqmëpak, edhe për një parti politike.

Raki rrushi kam pi deri në mengjes

I kam dalë armikut, në pusi pas Çuke.

Edhe, nuk bëj vetëvrasje me dy plumba

Përmëkeq, edhe atë: plumba të Babait:

Nagëntin në brez. Krahëve me struke

Me Dy gota raki rrushi. Dhe, një Mike.

Dhe, nuk bëj vetëvrasje me dy plumba

Aqmëpak për një Parti “Demokratike”.

Përderisa , “miqtë” e mi ngrejnë dolli

Salloneve, “arritjet” e mëdha politike.

Vetëvrasje, sot kam bërë si Poet “rebel”

Këmbëkryq, nën Rrap me poezi erotike.

Parashikimin politik “sakat”. Qorrsokak

Partizanë të partive politike, në Qeveri

Këmbekrye të shitur për një torbë taxhi.

E keni gabim. Unë vetëvrasjen Time Poet

E kam parapar herët: me një Mike. Poezi...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora