Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Pse përkrahet politika nënshtruese?

| E premte, 09.11.2018, 08:23 PM |


PSE PËRKRAHET POLITIKA NËNSHTRUESE?

Nga Afrim Caka

Ringjallja e përkrahjes së kësaj politike nënshtruese e lehtëson zgjidhjen e paradokseve tona psikologjike!? ?farë domethënieje ka ringjallja e nënshtrimit në fundin e këtij shekulli XX? Pse flakët e përkrahjes nënshtruese të egër janë rindezur tek nënshtruesit e kësaj politike shqiptare, as njëzet vjet pasi ato mendohej të ishin shuar nëpër kabinetet e liderve politikë? A duhet të pyesim: a bëhet fjalë vërtet për rindezje apo ringjallja e nënshtrimit? Ndoshta kemi qenë të mashtruar: flakët e përkrahjes së politikës nënshtruese nuk qenë shuar kurrë, ato vetëm se i ishin fshehur përkohësisht shikimit tonë si rrezulltat i ndërgjegjësimit tonë dhe ndjenjës së fajit mbi pasojat e tyre të tmerrëshme.

Vetëm kur shqiptarët do ta kuptojnë këtë plotësisht, ata do të pushojnë së lejuari që dëshira kombëtare për të mbijetuar të shfaqet vetëm në formën e një mbrojtjeje pasive dhe do të shtrëngojnë radhët për t’i bërë Serbisë përballjen e fundit dhe vendimtare. Qëllimi i këtij nënshtrimi ishte: Shpërbërja e Dardanisë në një grumbull shtetesh të vogla. Pikërishtë në shërbim të këtij qëllimi e bëri këtë luftë Serbia Shoviniste dhe duke vepruar kështu, ajo në të vërtetë po i shikonte politikanët tanë, duke i kthyer në nënshtrues e skllav të çifutërisë ndërkombëtare.

Me analizën time kemi ardhur deri në këtë periudhë aktuale dhe tani do të vijojë të analizojë domethënien psikologjike të kapjes së shtetit nga ana PDK,ës dhe kuptimit që i jepet lirisë në sistemin autoritar të një njeriu në demokracinë tonë të brishtë. Megjithatë, nisur nga fakti që vlefshmëria e krejt argumentimit tim të kësaj politike të flliqur varet nga vlefshmëria e premisave psikologjike, më duket me vend të ndërpresim ose eleminimin dhe rrjedhën e kësaj klase politike të çmitizuesve shqiptarë. Historia politike, mund të ndryshohet dhe pikërisht për këtë arsye mjerimi regjistron vetëm përmbysjet e kësaj politike nënshtruese dhe kjo është e pashmangshme.

Këtu dëshiroj  të shpreh gjykimin tim për pretendimet e nënshtrimeve, që politika dhe shteti i ditëve tona po pësojnë gërryerje, për të mos thënë shpërbërje, për shkak se tipari i tyre politik po minohet nga proceset politike e zgjerimit dhe sjelljet e tyre nënshtruese të “modernizimit” të shtetit dhe nga problemet e krijuara prej këtyre proceseve nënshtruese të kësaj klase politike.

Para së gjithash, duhet kuptuar se Hashimi nuk është mendja, as pjesa e ndritur, por pjesa e errët e saj. Nëse ky e identifikon veten me shfaqjet e bukura të mendjes në politik, atëherë ai nuk është në gjendje të mos e identifikon veten me shfaqjet e shëmtuara të tij në të, këto janë dy anë të një medaljeje. Ky mund ta zotron të gjithë mendjen ose të heqë dorë prej saj tërësisht, por nuk është në gjëndje nda ndanë mendjen nga e keqja. Kështu pra fryma e mjeruar ka luajtur rol negativ politik në ekzistencën e këtij politikani provincial. Sigurisht provincializmi nuk është i pavdekshëm por fryma e tij në Drenicë dhe për Drenicënmund të jetë e përjetshme dhe e dëmëshme!

Në kohët e fundit janë shpeshtuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike dhe të Qeverisë së Dardanisë mbi përkrahjen e politikës së pamatur të Hashim Thaçit dhe të rrethit të tij. Deklaratat e tilla, të cilat, ç’është e vërteta, s’janë diçka, sepse opinioni shqiptar është mësuar t’i dëgjojë nonstop tash e sa vjet, i japin legjitimitet një politike anti-kombëtare, provinciale, e cila, plot njëzet vjet, jo vetëm që nuk ka shënuar asnjë rrezulltat konkret, por, për më keq, e ka mashtruar dhe poshtëruar popullin e vet, duke qenë vështruese retorike e rënies së përgjithshme të Dardanisë, heqja e pranimeve nga disa shtete dhe zhvendosjes së rinisë së saj drejtë perëndimit. Përveç kësaj, presidenti Thaçi do të duhej ta dinte se kreu i ngushtë i udhëheqjes së “Partisë Demokratike të Kosovës” dhe posaçërisht rrethi i presidencës zhvillon fushata denigruese ndaj të gjithë atyre - qofshin forca politike a ndividë me ndikim - që nuk pajtohen me politikën e tyre nënshtruese ndaj pushtetit okupues serb, kurse sektare e përçarëse në politikën shqiptare të Dardanisë.

Ne duhet ta konsiderojmë se pjesmarrja e delegacionit shtetëror i Hashim Thaçit në takime ndërkombëtare në mes Thaçit dhe Daçiqit dhe vizitat ndërshtetërore duhet të trajtohen si gjasë përkombëtarizimin thelbor të çështjes së pazgjidhur shqiptare, kurse qëndrimet që manifestojnë e dekratat që jep duhet të jenë të përshkruara nga fryma e një politike unike kombëtare, që çështja shqiptare e konsideron si çështje edhe për popullin e Preshevës, Metvegjes dhe të Bujonocit e konsideroj si çështje të një populli të ndarë e të pa çliruar, e jo si çështje e pakicës në trojet shqiptare. Ne qytetarët e Gjakovës shpresojmë se lëshimet e tilla, për të cilat u fol më sipër, nuk janë shprehje e një vije të caktuar politike, por lëshime të rastit dhe si të tilla duhen të shmangën në të ardhmen.

I ftojë gjithashtu edhe qeverinë Haradinaj ta rishikojë seriozisht politikën e saj tepër të butë, tolerante e “dashamirëse” ndaj fqinjit tonë mosmirënjohës (duke i sugjeruar të mos heqë dorë nga kushtëzimi për pranimin e saj në Evrop), sepse kjo politikë u tregua e dobët, e pafrytëshme dhe e gabueshme. Është koha e fundit që shqiptarët në Gadishullin Ilirik të reagojnë si komb, kurdo e kudo që preken interesat dhe cenohet dinjiteti ynë kombëtar.

Ky shkrim duhet lexuar për ta kuptuar më mirë ringjallen dhe nënshtrimin e çdo ngjyre politike. Cilido qoftë qëndrimi i juaj ndaj kesaj ringjallje të nënshtrimit, është e sigurt se ky shkrim do t’ju ngjallë interes. Është një paralajmërim për brezat e rinj që çmenduri të tilla të mos përseriten më kurrë.