Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Kolë Tahiri: Murat Gecaj nga Tropoja! - Burim fjala, mjalt goja!

| Thursday, 08.11.2018, 08:39 PM |


Murat Gecaj nga Tropoja!

Burim fjala, mjalt goja!

-Disa mendime rreth librit «Gjurmë nëpër udhë»,  të gazetarit, publicistit e studjuesit, prof. Murat Gecaj-

Nga Prof. Dr. Kolë Tahiri, Bruksel

Ne librin «Gjurmë nëpër udhë», jetëshkrim, nr.2. Tiranë, 2018, janë perfshirë vlerësimet e kolegeve (shkrimtare, studjues, publiciste, gazetare, mesues etj.), mendimet e autorit te shprehura ne disa intervista si dhe materiale te tjera kuptimplota, (Falnderime, mirenjohje, pershendetje, urime etj,) te ardhura ne adrese te Muratit. Nisur nga keto, po shpreh ndonje mendim.

Gjate jetes profesionale kam hartuare me dhjetera e dhjetera: raporte, relcione, recensa, oponenca etj, per diploma kursi pasiniversitar, per doktoratura per tituj e grada shkencore, per libra te ndryshem etj., por kjo, qe kam ne dore eshte nga me te vecantat e me e lehta per t’u shqyrtuar, sepse :

- Libri eshte shkruar me ndjenje e frymezim, me pergjegjesi qytetare, sinqeritet brilant e me koptence shkencore.

- Gjithçka eshte paraqitur me saktesi e  qartesi, rrjedhshem e bukur, me shenime e plote-sime deri ne detaje.

- Intervistat e autorit, te cila paraqesin  veprimtarine e gazetarit, publiscistit e studjuesi, nisur nga 1954, e deri me sot, hedhin drite per krijimtarine e tij te sukseshme atdhetare.

-Intervistuesit koleg, shkrimtar, arsimtar, gazetar, shquhen per kopetence e shkathtesi ne  pyetjet qe drejtojne, pa rene ne perseritje e monotoni.

- Ilustrimet e vecanta, fotografite me ngjyra, skicat etj. jane te nivelit kenaqshem teknik e artistik.

- Libri, qe ne faqen e pare shoqerohet me fotografine e autorit profesor Murat Gecaj.

- Deri me sot, nuk kam takuar nje liber te ngjajshem me «bashkeautorsi» kaq te gjere qe per mua perfaqeon risi ne kete gjini shkrimesh.

- Bardhyl Xhama, «Mesues i merituar», shkrimtari e koleg, njohes i afert e per nje kohe te gjate i autorit shperthen: «Murat Gecaj nga Tropoja! Burim fjala, mjalt goja!”

Po cili eshte protogonisti yne? Vezhgoni me kujdes portretin e tij miqesor!

Ne portretin fizik te Muratit vecohen: trupi mesatar i formuar mire dhe energjik. Ne fiziono-min e fytyres ngjyre bronzi, me te gjate se te gjere shquhet balli i gjere e i larte, tregues mencurie e urtesia, rrethuar me floket disi te rena, ngjyre kafe, deshmi e nje moshe te respektuar, vetullat hark, te larguara midis tyre, qe lejojne te zbrese nje hund e drejte, iliro-dardane, syte geshtenje, te vemendshem qe shprehin ngrohtesi, harku disi i errte rreth syve deshmi e njeriut te punes, faqet e lemura, bronzi i vertete, mollezat paksa te ngritura dhe goja e rregullte me buze te shterngura shprehese te forces se vullneti. Prane hundes veçohen dy linja të holla, qe thyejn sfondin e fytyres pa asnje rrudhe. Nisur nga rrezet e vesheve, zbriten te harkuara dy linjat te cilat bashkohen ne fund per te formuar mjekren qe mbyll kete portret interesant. Ne veshje bie ne sy kostumi i rregullt, kollarja simpatike dhe kemisha serioze. Ne kete ansambel predominon ngyra gri e shkembijve te Alpeve, kollarja thyhet me vija ngjyre jeshile te maleve e fushave. Asgje  irrituese, imponuese, mbytese, perkundrazi ngjyra qetesuese, paqesore te kendeshme.

Ky eshte intelektuali, me origjinë tropojane, Murat Gecaj, i mirenjohur si gazetar, publicist e studjues i fushes se arsimit e shkolles kombetare shqiptare..

Formimi shpirteror, moral e shoqeror shpalosen ne librin e tij jeteshktimor nr. 2, Tirane, 2018.

Pjesa e pare e librit nis me intervistat:

-“Vetem me arsim, mund te perparoje atdheu”, - dhene arsimtarit e publicistit  I. Hajdarmataj.

- «Perkushtim, per integrimin e shkolles shqiptare, ne rrjedhat europiane.», me publcisten Vjollca Spaho.

- “Baraspesha, “celsi» i cdo arritje te jetes sime», - dhene z. Rajmonda Moisiu. Nju Jork. Bo-tuar ne librin: «Letra shqipe, ketej e pertej atllantikut.» Tirane, 2011.

- “4O  vjet miqesi e bashkepunim i ndersjellte.» Fran Gjoka, arsimtar e publicist.

- “ Kendveshtrim i intelektualit, prof Murat Gecaj, ndaj socializmit real.” Dhene studentes Ditmbara Vatnikaj, me 2012.

- “ Kurdohere jam udhehequr nga parimi: miku me i madh e me i cmuar i jetes sime, jam une vete!…, Me Kadri Tarielli, mesues e publicist, Tirane, 2017.

- “Bisede ne radion « Zeri i Mitrovices» me moderatoren Eltona Lakuriqi, 2016.

- “ Kam ndjeshmeri te vecante per krahinen Nikaj-Mertur!… Bisede me gazetarin Gjon Zhi-vani, Tirane, 2017.

Menjehere, bie ne sy, perqendrimi i intervistuesi te roli i madh i arsimit ne perparimin e ve-ndit, perkushtimi per integrimin e shkolles shqipe ne rrjedhat europiane, domosdoshmeria e hapjes te "Dritares te madhe te Kosoves", roli dhe nevoja e bashkepunimit midis gazeta-rit dhe mesuesve, vlerat e baraspeshes se njeriut ne arritjet ne jete, si dhe kendveshtrimi i intelektualit per socializmin, besimi e siguria ne vetevete, pa harruar, as ndjeshmerine-per vendlindjen.

A nuk kemi te bejme ketu me pasuri e horizont mbarekombetar te intelektualit, me vle-resime te traditese, histoise se arsimit e shkolles dhe lidhjes me vendlindjen ?!

Ne pjesen e dyte te librit evidentohen shkrime per autorin :

- “Profesor Murat Gecaj, gazetari me i vjeter i «Mesuesit”,  nga prof. Ilir Kanini 2009.

- Personaliteti i Prof. Murat Gecajt, ne librin jeteshkrimor, nga Viron Kona shkrimtar e pub-licist ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Tirane 2009.

- “ 7O vjet, qe arrnojne enderra te “grisura”!… nga Fatmir Terziu shkrimtar e publicis, Lon-der, 2010. / internet «Fjala e Lire/».

- «Murat Gecaj : kronikan (jo vetem) i arsimit kombetar,” nga Vezir Uka publicist, Prishtine. “ - “Publicist e studjues, Murat Gecaj.” nga Sejdo Harka, arsimtar e publicist.

Koleg, shkrimtare, gazetar e publiciste, natyrshem shprehin mendimet e konsideratat per kete personalitet te letrave shqipe.

Pjesa e trete permban poezi artistike te frymezuara nga koleg, si:

- "Ugarit shkencor te profesorit Murat Gecaj, nga Fatmit Terziu.

- “Murat Gecaj, tungjat’ jeta!, nga Skender Hasko, Tirane, 2011.

- “ Katerine, hape deren ! Perparim Hysi, Florida, SHBA. 2011.

- “Zemra jote..!  « Nga Zaide ? Gashi, Mitrivice, 2017.

Personalitete krijuese te cileve u ka terheqe vemendejen personazhi yne, komunikimi e  ngohtesia, pershendetjet dhe urimet e tyre, dhe figurat e perdorura e goditura nuk kane nevoje per koment.

Ne pjesen e katert renditen mesazhet e ardhura, me raste te ndryshme, nje mal i tere me: Pershendetje te perzemerta, falnderime,  mirenjohje, urime te sinqerta, per jetegjatesi, lumturi. Ne to shprehet respekt e konsiderate, dergohen te fala me shendet si dhe urime miqesore : Mirembrema Babush!  T’u plotesofshin te gjitha deshirat!, Je shume i çmuar ! Babushi yne ! e deri tek, gezuar Festat e Flamurit Kombetar Shqiptar ! etj. etj.,

Ne liber jane paraqitur 8 intervista te zgjeruara,  me prof. Murat Gecajn. 4 shkrime te vec-anta, 32 mesazhe te ndryshme dhe 61 mesazhe miqesore me fotografi etj.

Material e subjekte te ndryshme, me shtrirja gjeografia nderkontinentale derguar, nis me albanologun dhe mikun e shqiptarve Wiliam Cvik nga Suedia e per te vazhduar me Europen, Londren, Kanadan, Nju-Jorkun, Bostonin e deri ne Filadelfia ne SHBA.

Mesazhet, qe percjell prof. Murat Gecaj me jeten dhe vepren e vet jane modele te nje in-telektuali te perkushtuar atdhetar, perfaqesues dhe personalteti i letrave shqipe, siç e vleresojne koleget dhe njohesit e tij?  Keto mesazhe jane te shumta e modeste, modele te denja per t’u imitur. Prof. Murat Gecaj nuk ka shkruar kryevepra boterore, as kombetare, por, si qytetar i thjeshte, me modesti qytetare i pergjegjeshem, me aq sa ka mundur, e aq sa ka ditur ka vene ne altarin kombetar te arsimit dhe shkolles shqipe: jeten e gjate dhe vepren shumeplaneshe, aftesite mendore e forcat fizike. Gazetarit te perkushtuar, publicistit te shquar dhe studjuesi serioz i perket merita e hapjes per shqiptarte, ne kater kanata te Dritares se mbyllur nga armiqte tane, te dritares dritedhenese Kosove, Shqiperia Lindore dhe shkolles shqipe te Diaspores shqiptare. Ne keto linja Ai ka hapur rruge e shtigje te pashkelura me pare ne studimet tone. Permendim: pengun e tij Kosoven, ku spikasin disertacioni, i botuar si liber, ne Kumanove 2002: «Neper udhet e shkolles shqipe », per te vazhduar me shkrimet «Pishtare te pare te Normales se Shkupit », « Nje jete per Atdheun e arsimin tone kombetar, libri ne forme  raportazhi “Si e pashe une Kosoven.», monografite per figurat si : «Sali Gjuka, Sali Myftar Kolgeci » etj.

Ne  gazeten «Mesuesi», me kujdesin e perkrahjen e redaktori Gecaj jane hapur rubrika dhe botuar, herepahereshme artikuj problemor edhe per kualifikimin psiko-pedagogjik te pro-fesoratit te Universitetit te Tiranes, studime per veçorite psikologjike te studenterisë, tema keto te pa trajtuar me pare, informacioneve dhe reportazheve per mesimin e gjuhes shqipe ne Dispore, si ne Vendet Skandinave, ne Belgjike, Londer e deri ne Filadelfia te SHBA.

Eshte e njohur, se ne Diasporen shqiptare ka egzistuar nje tradite e mire shtypi, revistash e botimesh  veprash me vlera, te cilat kane mbetur, qellimisht larg dhe jashte mundesive per t’u njohur nga opinioni shqiptar. Ky perben nje problem serioz per historine e kulturen shqiptare.

Me permbysjen e dikatatures, qindra-mijera te rinjet e te rejat vershuan ne Europe, Amerike etj. Ata, krahas luftes per mbijetese e integrim, nuk lane pas dore, as krijimtarine letrare artistike, memoristike etj. Po, a eshte kujtuar ndonje here, qofte edhe nje institucion i vetem shteteror, apo artistik per kete krijimtari?!  Pergjigjia eshte, se asnje, dhe asnjehere te vetme.

Eshte veprimtari dhe dashamiresi i krijueseve shqiptare te Diaspores se madhe z. Murat Gecaj, qe ka marre inisiativen dhe perkrahur botimin e vellimeve poetike me krijimet e ke-tyre filizave te rinje ne kopshtin e poezise shqipe, qe, si lule kane mbire ne toke te huaj, por, qe shprehin talentin, ndjesite dhe boten shpirterore amtare, thjeshte shqiptare. Keshtu : «Me shpirt atdhedashurie.», Tirane, 2015. «Per ju, krijuese.” Antologji, Tirane 2015. «Kur flasin zemrat”, Antologji nr. 2, Tirane, 20016.” « Si ujvare bjeshke.» Antologji nr.3. Per femrat  krijuese. Tirane, 2017.

Dhe kjo perkrahje e nxitje konkrete eshte treguar ndaj 150 krijueseve nga Diaspora e gjere shqiptare. Vetem nje “institucion", si ai i Prof. Murat Gecajt ka mundur ta promovje nje gje te tille!

Kushdo mund te krenohej per kete inisiative e ndermarrje te sukseshme. Keto krijuese te reja ne mesazhet dhe pershendetjet e tyre shprehin mirenjohje per kete nisem te dobishme e cila ka hapur shtegun per vazhdimin e saj ne te ardhmen.

Ne pergjigje te intervistuesve z. Murat ndalet, me stiline vet konciz edhe ne periudhen e dik-tatures dhe tregon, se ai ka qene nen presion te vzhdueshem, se per punen e tij «interesohesh-in», qe nga kryeministri, M. Shehu e deri tek zyra e shtypit e komitetit qendror (S. Lazri) etj. Ai kujton, se per shkak te biografise se «keqe» te bashkeshortes  « …ka udhetuar ne «teh të thikes», por pa e humbur baraspeshen e besimin ne forcat e veta. Ka perballuar sfida si qarkullimi, disa vjeçarë në Tropoje, kercenime per largim nga puna, mungese strehimi etj.

Bashkepuntoret, njohesit dhe miqte e shumte te profesorit shprehin konsideratat e vlersimet e tyre me te mira.

Viron Kona, shkrimtar dhe punonjes i ministrise se Arsimit dhe Kultures nenvizon, se « …Si dhe here te tjera, ai tregoi vitalitetin dhe vendosmerine e tij dhe tipin studjues, qe i detyru-an organet perkatese ta kthenin Murat Gecajn punonjes te shtypit te kohes, ne gazeten e njohur «Bashkimi» dhe me pas, ne gazeten «Mesuesi», botim i Ministrise Arsimit dhe Shken-ces.» Perseri edhe ketu, peripecite vazhduan, por atij nuk iu hoq  besimi ne te drejten dhe te verteten. I vendosur, plot guxim e kulture te gjere, arriti t’i thyente perseri barikadat absurde, duke treguar keshtu edhe nje here tjeter dinjtetin si njeri i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe, qofshin miqte e shoket, ashtu edhe organizmat shteterore ose institucioni ku Murati ishte i punesuar» .

Z. Rajmonda Moisu, ne librin e vet: " Letrat shqipe, ketej e pertej Atlantikut." Tirane, 2011, konfirmon, se Murati " Ka fituar respektin e inteligjences e qytetarise shqiptare" se ka merituar vleresimin e analisteve e kritikeve te kohes per ndihmesen e shendeteshme dhe shoqerore qe jep, me punen e tij si publicist e studjues." se tek Murati gershetohen ndjenjat fisnike njerzore, me motivet historike, shoqerore dhe idete demokratike.»

Shkrimtari e publicisri z. Fatmir Terziu nga Londera thekson nje dimension tjeter te Muratit të mbetur në hije : «Bashkepunetori yne i rregullt,- vazhdon autori,- ka derguar nje shkrim per Diten e Sulltan Nevruzit qe i perket Besimit Bektashian qe ushtrohet ne Shqiperi. Ne shenimin shoqerues, Muratri ben nje «sqarim interesant:».

«Une dhe familja ime jemi te besimit katolik, me origjine nga nje krahine katolike, por edhe kemi jetuar ne Bujan, mjedis besimtaresh mysliman.» dhe nenvizon: «Une i kam respektuar dhe i respektoi te gjithe besimet dhe mendimet e te tjereve

Pena dhe mendja e Murat Gecaj, me gjuhe te perzgjedhur e te dersitur prej shtatedhjete vitesh, pedalon kete pjese te kultures sone, si mesazh i domosdoshem per koherat :

- E djeshmja e duhur, mes sigles se Gecajt natyrshem, vulos,

- Te sotmen e domosdoshme dhe

- Premton te nesermen per brezat, per tere arsyen, qe quhet identitet, kujtese dhe tradite.

Ky eshte model i demonstruar e shpalosur ne jeten dhe veprimtarine e tij te gjate prej militanti ne mbrojtje te ceshtjes kombtare.

Kend-veshtrim  moralo-sociologjik.

Njeriu i mire…!

Per qene intelektual i vertete, mbi te gjitha kerkohet te jeshe njeri i mire. Deshmite qe sje-llin koleg e miq te Muratit(Shkrimtare, publiciste, gazetare, poet,  mesues etj.) ne shkrimet, pershendetjet dhe urimete e tyre. si dhe pergjigjet e dhena ne intervistat e ndryshme nga autori i librit, nxjerrin ne pah tiparet dhe vetit e lavderueshme te ketij intelektuali te formuar: Murati eshte shok e mik i mire e besnik, i vemenshem ne komunikim e bashke-punim, bashkebisedues i kendeshem, i ndershem, i hapur, i sinqerte, i drejtperdrejtë, “thembra e Akilit” per te ka qene modestia, thjeshtesia, dashamiresia ndaj te tjereve, i gatshem, kurdohere per te ndihmuar te tjerte.

- Murati shprehet me sinqeritet: “Lum’ai njeri i kesaj bote, qe jeton duke mesuar dhe mesi-met e fituara i ve ne sherbim te te tjereve.” Gjithenje buzagas me te tjerte, per te jane te hu-aja, mendjemadhesia intelektuale, arroganca, servilizmi, vetemburrja, dyfytyrsia, hipokrizia, prapashpina, pabesia etj.vese te cilat i urren, madje, as qe i pranon njerez te tille ne rrethin e vet shoqeror, as qe bashkepunon me tipa te tille. Murati pelqen punet e mira dhe urren krekosjen. Ai nuk din te urreje dhe kur zhgenjehet nga qendrimet dhe sjelljet mosmirenjohese te tjerve shpreh vetem keqardhjen per ata mjerane.

- Misherimi dhe demonstrimi i ketyre tipareve pozitive, gjate nje jete te tere parben merite dhe model per t’u marre si shembull.

- Pa gezuar titullin e respektuar: “Njeri i mire”, ne plot kuptimin e vertete te kesaj fjale: nuk mund te keshe nje rreth kaq te gjere intelektualesh, krijuesish, albanologesh, gazetaresh, mesuesish, qe nga  Nju-Jorku e Filadelfia te SHBA e deri tek vendet e ftofta si Kanadaja, Sue-dia etj., pa llogaritur shtetet e shumta te Europes.

- Ne mungese te atributeve te tilla, miqte, te njohurit etj. mund te te urojne e pershendesin, por, askush nuk i detyron ata qe te dergojne urime aq te perzemeta e aq me teper te kush-tojne poezi, siç eshte vepruar per prof. Muratin.

- Pa personalitet e merita nuk mund te akordohen Urdhera e Medalje nga institucionet me te larta te shtetit shqiptare, Mirenjohje nga shoqata dhe institucione te ndryshmet brenda e jashte vendit etj. vleresime te kesaj natyre.

- Gazetari

Profesor Murati takimin e pare me shtypin e ka nisur ne vitin 1954 per te vazh-duar, pa nderprerje deri ne ditet tona. Ne nje dedikim ka shkruar: "Sikur ta nisja jeten edhe njehere nga e para, pra te isha ende i ri, peresi e perseri, do te zgjidhja vetem profesioni e gazetarit.». I perkushtuar teresisht, jo vetem si autor shkrimesh, por edhe si redaktor i shk-rimeve te bashkepuntorve, ku per çdo gje mbante pergjegjesi dhe ne secilin prej tyre ka futur edhe dicka nga vetja. E pat nisur me gazeten «Pionieri», per te vazhuar me «Bashkimi" dhe 22 vite tek, gazeta  «Mesuesi», secila me auditor kombtar. Prej kendej i nderuar  ka dale ne pension. Dhe kjo veprimtari, qe nga 1954 e deri me sot shenon bashkepunimin, me rreth 45 gazeta, 30 revista, radio-stacione televizive etj. mjete komunikimi masiv. Nje jete e tere me dertyren e gazetarit, redaktor, autor shkrimesh publicistike e librash te ndryshme.

- Publicisti.

Krijimtaria publicistike e Murat Gecajt mbulon horizontet e trojeve etnike, qe nga Kosova, Maqedonia, Mal te Zi, pa harruar  Diasporen Shqiptare. Kujtojme ketu, librin publicistik, "Si e pashe une Kosoven.", mbi 100 shkrime e raportazhet per traditat e kultures etnike, por edhe mesimin plotesues te gjuhes shqipe ne diaspore dhe vemendjen e kujdesin serioz per krijimtarine e krijuesve te reja ne hapsirat e pamate te diaspores sone etj.

- Synimi, deshira ime,- pohon ai,- ka qene dhe eshte, qe ne cdo shkrim e publikim timin, te preke sadopak ndjenjat e zemrat e lexuesve. Kam shkruar gjithnje me nje mendim te fiksuar, t’i sherbeja sadopak atdheut e shoqerise.

- Sudjues i zellshem e serioz.

Krahas profesionit te gazetarit, profesor Murati është shquar, si studjues i  zellshem dhe i thelle. Prirjen per kerkime e hulumtime shkencore e ka demonsrtuar qe me  punimin e diplomes: “Veçori te te folmes se Krasniqes…” me udheheqes studjuesin prof. Dr. Jani Thomai, oponent, Eqrem Cabej-Akademik, me noten “ Shume mire” dhe vleresimin: “Ndihmese ne studimet dialektologjike shqiptare.”

- Aftesite hulumtuese, kerkuese, analizuese e pergjithesuese i demonstroi sidomos ne disertacionin: "Neper udhet e shkolles shqipe.” 2001. “ me te cilin i eshte njohur grada shkencore “Doktor i shkencave” dhe titulli pedagogjik “Profesor i asociuar.” Per ketë i eshte dashur edhe likuidimi i provimeve te aspirantures: Gjuha e huaj, Pedagogji, Psikologji dhe Historia e Arsimit dhe Mendimit  Shqiptar.” Disertacioni dhe botimet e tjera shkencore flasin per angazhimin e tij serioz e per nje kohe te gjate ne pune te mirefillte studimore shkencore me vlera atdhetare. Ne disertacion; mbi bazen e dokumenteve arkivore, relacioneve te punonjesve te arsimit, shtypit te kohes, kujtimeve te bashkekohesve e burimeve te tjera te mundeshme argumentohet puna e atdhetare e me se 75 mesuesve te perkushtuar ceshtjes se shkolles e arsimit kombtar, midis tyre: 10 “Mesues të Popullit”, heronjeve si Haki Tafa etj., prej tyre disa “Mesues te Merituar”, gjashte femra, te gjithe atdhetar te devotshem. Duke ndriquar veprimtarin e gjere te normalisteve te Shkupit per te hapur shkolla ne gjuhen shqipe me moton: Detyra e mesuesit eshte “Me e shejta e te gjitha detyrave.“ se  “Vetem me arsim mund te perparoje atdheu yne.” se  “Drita e arsimit eshte ushqimi kryesor per rinine. etj. etj.

- Vendlindja magneti thithes.

Profesor Muratit origjina i ka sherbyer kurdohere, si bazament e frymezim,  si magnet thithes ne punen e vet. Ndonse i larguar nga vendlindja qe ne moshe te njome, ai asnje here nuk eshte shkepur me mendje e zemer prej vendlindjes. Pervec sherbimit gjashte vjeçar, se bashku me bashkeshorten ne rrethin e Tropojes vazhdimisht eshte marre me probleme qe lidhen direkt me ate krahine, sic jane hartimi ne bashkepunim i maketit te historise rrethit Tropojes, hatimi i monografise per Sali Myftar Kolgecin, shkrime per probleme te ndryshme, figura atdhetare tropojane etj.

- Bashkeshort e prind shembullor.

Veprimtaria shoqerore e njeriut nuk mund t’a shkepuses nga jeta e tij familjare. Pa nje familje te shendoshe është veshtire të pretendohet per shoqeri të shendetsheme. Edhe ne kete aspekt, Profesori ka qene dhe mbetet shembull nga i cili mund te mesohet. Se bashku me bashkeshorten Katerina, te lidhur si «mishi me thoin» kane lindur e rritur dy djem (Arianin e Altini) dhe vajzen (Mirela) te tre te sukseshem, te martuar e me femije. Edhe libra jane shkruar per rolet e gjyshes e gjyshit qe kane luajtur ata duke sherbyer si model i kesaj detyre qytetare.

- Ne pyetjen, se çfare kane mesuar dy djemt, gjate 18 viteve ne emigracion  pergjigjen: « Se pari, kemi mesuar edukaten e punes, qe te punojme e fitojme me mendjen dhe djeresen e balli.» Eshte, vertete inkurajuese qe miqte italian, njohes te femijve te Muratit e Katerines shprehen:«Eshte merita juaj, qe keni edukuar e rritur femije te tille te mrekullueshem!-

- Kjo familje duke ruajtur traditat e vyera shqiptare ka qene mikpritese e derehapur, non stop, 24 ore, dashamirese e perkrahese per te gjithe ata qe u jane drejtuar, por, jo ralle duke i lene mikpritesit te  zhgenjyer nga mosmirenjohja e personave te ndryshem.

- Nje dimension tjeter i shquar i Muratit eshte veprimtaria e gjere shoqerore ku mund te midis tjerash permendim: Profesor Murati, prej me 20 vitesh eshte sekretar i Lidhjes se Ar-simtarve Shqiptar, pergjegjes sektori ne Institutin e Integrimit te Kultures Shqiptare, antar i Lidhjes se Gazetarve te Diaspores, me qender ne Nju-Jork, antar nderi i  Shoqates se Shkrim-tarve dhe Aristeve Papa Klementi XI- te “Albani” ne Suedi, antar nderi i Shoqates Miqesise e Bashkepunimit Shqiperi-Itali etj. Profesorin e gjen kudo te gatshem per te dhene ndihmesen e vet si ne takime e promovime librash, vizita e takime me miqt e bashkepunetor te ardhur edhe nga diaspora, ne Biblioteken Kombetare, ne librari e etj. Profesor A. Uci, me mirenjohje shprehet se “Pa ndihmen e Muratit nuk do te nderohej e kujtohej 100 vjetori  i Petro Nini Luarasit.”

- Ka domethenien e vet, shprehur me humor pergjigjia e bashkeshorte Katerine se “Murati nuk jeton me mua…!”.

- Mik me albanologe te shquar e dashamires te shqiptarve :

Profesor Murati ruan kujtimet me te mira per albanologen e shquar ruse Agnia Desnickaja, Akademik prane se ciles ka bere specializimin ne Leningrad, po e ka takuar edhe ne Tirane, ka mbajtur  korrespondenca te rregullt me studjuesin, Mark Gabinskij, nga Kishinjovi i Moldavise, me mikun e shqiptarve Wiliam Klark nga Suedia etj. Ka patur bashkepunime e korrespondence edhe me Lilia Milko ne Radio-Moska dhe Irina Voronina pedagoge e gjuhes shqipe ne nje nga  universitetetet e Peterburgut etj..

Ne veshtrimin etno-psikologik

Duke veshtruar konstruksionin e tij psikik, nisur nga trashegimia biologjike e grupimi klasik i temperamentit (sanguin, kolerik, flegmatik e melankolik) rezulton, se tek Murati  kemi te bejme me temperament te paster SANGUIN, ku spikasin stabiliteti i pergjithshem, deshira per shoqerim, adhurimi per komoditet e ushqim dhe ngrohtesia ndaj te tjereve (visceretonik). Ne konstuksionin e tij psikik shprehen keto tipare pozitive. Ne rastin e Muratit nuk kemi te bejme me kolerikun qe te «thyhet si qelqi » e te mbetet ne dore, as me flegmatikun, indiferent, qe nuk tronditet, pa rene “topat në kala”, si dhe, as me melankolikun e ndrojtur, qe kerkon veteizolim e largim nga shoqeria.

Ne personin e Muratit kemi te bejme temperamentin energjik e te vetepermbajtur, te baraspeshuar, dashamires ndaj te tjereve, mirekuptues e tolerant, por, po i «shkele ne kallo», dikur e humbet durimin dhe reagon me shpethime prej koleriku duke ua treguar te tjerve, qofte edhe eprorve “kufirin tek thana.“

Ndesa, karakteri formohet gjate jetes, ne rrjedhen e veprimtarise, marredhenieve e sjllejes.

Si bazament i qendrueshem i personalitetit te profesor Muratit qendron karakteri shqiptar, me ngjyrime malesore i gdhendur e perpunuar ne kudhren e jetes, mjedit e kultures qytetare bashkekohore.

Vezhgimet direkte, si dhe te gjitha te dhenat e librit te mesiperm deshmojne, se nga dy ko-mponentet qendror, te karakterit: virtytet morale dhe cilesit e vullnetit, mund te evidentojme disa prej tyre, te cilat Murati i ka trasheguar e shfaqur ne jeten, veprimtarine, qendrimet dhe sjelljen e vet. «Ne karakterin tim, qe i ka rrenjet edhe tek prinderi e rrethi familjar, - perserite ai,- ka qene eshte e do te mbetet deri ne fund vetem dashuria e dashamiresia per te tjerte.» Urrejtja dhe shpirtligesia jane cilesite me negative te njeriut, si dhe te intelektualit.

- Dashuria ndaj atdhut, gjuhes amtare dhe shqiptarve, krenaria kombetare. si dhe principialiteti i shendosh moral, pa humbur besimin te Zoti jane tipare te karakterit te tij, shoqeruese ne jete.

- Nder cilesite e vullnetit qe ka misheruar ne veprimtari dhe ne jete, si me te spikaturat mund te veçohen: Forca e qenderueshmeria, baraspesha e vetepermbajtja, guximi e trimeria, kurraja civile (burreria) per t’u ballafaquar me te fuqishmit, me padrejtesine, gatishmeria per sakrifica e vetmohim per te tjerte, perpjekja konkrete per te ndihmuar e perkrahur te tjerte, mençuria e urtesia, si dhe energjia per t’u perballuar me veset njerezore.

- Nder motivet shtytese te punes e veprimtarise se vet krijuese thekson: “ Ka qene pasioni i punes sime dhe i profesionit te gazetarit e studjuesit qe me kane nxit te vezhgoj, te hulum-toj e te shkruaj.» Me kane nxitur edhe kujtimet e familjarve e te afermve te figurave atdhe-tare si Bajram Currit, Mic Sokolit, Haxhi Zekes etj. Si model ne punene e tij i kane sherbyer edhe pedagoget e shkencetarte e shquar si Cabej, Buda. Demiraj, Domi, Selman Riza etj. Por edhe nje fare shtytjeje te brendeshme per t’u shprehur, per t'i hedhur perjetimet ne leter e kam ndier.

- Ne qender te vemendjes Profesor Gecaj ka patur dhe ka fushat e arsimit e shkolles, gjuhe-sise, letersise, traditat e kultures amtare. Karakteristike e jetes dhe veprimtarise se tij ka qene mbeshtetja ne aftesite dhe forcat e veta. Miku ime me i madha ka qene, kurdohere vetevetja dhe askush tjeter. Per te ka qene e huaj mbyllja ne “gusken" e intelektualit. Intelektuali kerkohet te jete i hapur, i sinqete, dashamires, bashkepunues e inkurajues per te tjerët dhe kete ta arrije me modelin e vet, me fjalen nxitese, optimiste, larg mendjemadhesise e arrogances etj.

- Interesat: Qe ne moshe te re i kane lindur interesa per traditat e vendlindjes, historinë, gjuhen e letersine shqipe, kulturen amtare. Me zgjerimin e horizontit intelektual eshte zgjeruar sfera e interesave per faktet e dokumentet historike, figurat e shquara te arsimit e shkolles ne trojet amtare. Kemi te bejme me interesa shkencore, historike, arsimore, gjuhesore, letrare etj.

- I brumosur (gatuar) ne magjen e vatres shqiptare me virtytet, ndjenjat dhe emocionet e shpirtit amtare si : Nderin e ndershmerine, mbajtjen e fjales dhene e besen, sinqeritetin e drejtesine,  bujarine e mikprittjen, por edhe i prekur ne shpirte per gjendje e Kosoves nen pushtimin seb, i revoltuar per padrejtesite shoqerore dhe shpesh i zhgenjyer nga mosmirenjohja njerezore.

- Profesor, Murat Gecaj eshte shquar per formim te shendoshe me shprehite dhe zakonet e punes mendore, sjellje, qendrimeve e komunikimeve me strofe (brume) prej intelektuali atdhetar. Ai shprehet se nuk mund te rri asnje here pa shkruar, ose pa u marre me ndonje veprimtari intelektuale me dobi shoqerore. Asnje here nuk eshte treguar i ftofte, mosperfilles apo indiferent ne marredhenie, qendrime, sjellje, gjate bashkepunimit me koleget, mesuesit apo cilindo tjeter me te cilin ka patur te beje.

Kush nuk e ka vrejtur, provoni te gjeni nje fotografi te veteme, ku Murati nuk eshte kurdohere me buzeqeshjen karakteristike ne fizionomin e e vet, kurdohere i vemendshem dhe i gatshem per bashkepunim e mirekuptim. Dihet se buzeqeshja eshte nga vetit komunikuese mbare njerezore, me miqesore, besimtransmetuese, optimiste per te tjerte. Nuk eshte çudi qe te jete veçori specifike e tresheguar e reces iliro-dardane. Princesha e pashpallur e shqiptarve Edith Durham shkruante: « Oh ! Une di gjithcka rreth shqiptarve. Eshte nje popull qe dallohet, nga fytyrat e qeshura, nga syte e zjarrte dhe floket me thinjaTek ne, ky tipar human i njerzeve njihet fare pak, dhe aq me pak vleresohet.

Ç’fare mund te bente me teper Murati per shkollen dhe arsimin kombetar?!

Ai ne jete ka pelqyer te ishte intelektual i pavarur, gazetar i lire, atdhetar i denje.

- A mund te gjykohet per kete zgjedhje?!

- A mund te denohet ai per shkak, se para, me se 80 vitesh, ka qene ekzekutuar, pa gjyq babaj i bashkeshortes se tij dhe askush nuk jep llogari?!

- A nuk eshte paradoksale, qe ne kohen qe sternipi i Muratit, (pas kater brezash) shkollohet ne Gjermani dhe veprimtaria shkencore e Murati vazhdon te gjykohet sipas kritereve te luftes se kllasave, duke iu permbajtur parimit: “Edhe bar hame, po parimet nuk i shkelim!?”

- Ne rast, se pretendohet, se jemi ne demokraci, a eshte e drejte qe kjo mendesi te zbatohet edhe ndaj vepres atdhetare te mjaft intelektual te tjere?!.

- A nuk ka vend ketu habija latine: «O tempora, o mores!?

Te dhenat e demonstruara prej Murati, per me se 70 vjet kane bere qe Ai te vleresohet e repektohet nga te tjerte duke e cilesuar:

- Njeri me vityte te shquara e karakter shqiptar.

- Intelektual i kompletuar, studjues dhe atdhetar i perkushtuar.

- Perfaqesue i denje i letrave shqipe.

I urojmë jetë të gjatë, shendet të plotë e kontribute të reja.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Bruksel, Nentor 2018-