E premte, 29.03.2024, 12:23 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Mesazhet e Sebastin Kurz, për Kosovën, të ndikuara nga bindjet e pa matura të palës serbe dhe presidentit Thaçi!

E enjte, 08.11.2018, 08:22 PM


Mesazhet e Sebastin Kurz, për Kosovën, të ndikuara nga bindjet e pa matura të palës serbe dhe presidentit Thaçi!

(Një dijëtar thotë: Nuk mund të ndërtohet asnjë formë, nëse ai që e ndërton nuk është vetë i formuar)

Nga Dedë Preqi

Mesazhet e kancelarit të Austrisë, z. Sebastian Kurz, ishin mesazhe të ndërlikueme, por edhe të stërhollueme, i cili nuk rekomandoj të veprohet sipas ideologjisë së H.Thaçit, por nëse bien në ujdi dy vendet, si Serbia dhe Kosova, ai tha, edhe shteti i Austrisë nuk e kundërshton këtë marrëveshje.

Që do të thotë, jo si përshtatje konstruktive, apo pasive, por si përgjegjësi e vetëdijshme e dy palëve, duke respektuar marrëveshjen e njëri-tjetrit. Këtu qëndron përthithja e  vorbullës, të cilën e aka akumuluar z. Thaçi, për të vendosur një pajtueshmëri me Serbinë e krimëve, e cila i mbanë akoma peng eshtrat e luftës së fundit të shqiptarëve të zhdukur.

Në këto rrethana të presidentit për të urdhëruar, apo për ta bindur dikënd, sikur ka humbur deri në atë masë me të cilën është zhdukur besimi dhe bindja nga vetëdija e njerëzve, sepse në vend të vërtetës absolute kanë dalë slloganët, në vend të urdhërave kanë da lë shtrengimet, në vend të bindjeve kanë dalë mohimet e të vërtetës.

Nëse duam të urdhërojmë diçka dhe të bindim të tjerët, kjo është e mundur vetëm nëse e pranojmë edhe mendimin e të tjerëve si kriter jetësor dhe pikë referimi veprues, përndryshe, nuk mund të trajtohen gjërat në mënyrë të duhur dhe në favor të tërësishëm, sepse vlerat dhe idetë sipas këtij këndvështrimi, i përkasin vetëm opinioneve vetiake.

Edhe kancelari i Austrisë, z.S.Kurz, e di fare mirë se z. Hashim Thaçi, këtë ide nuk e ka të çpikur nga vetëvetja, por e ka të blere, apo të kopjuar nga ndonjë matrapaz i ndonjë ideologjie të vjetër(serbe), që rrezulltat i gjithë kësaj mund të realizohet vetëm kur njeriu do të ngrihet mbi instinktin dhe prirjen, ku pastaj ky qëndrim do të ketë diçka absolute, për arsye se shkon përtej lidhjeve të veçanta të gjakut, të simpatisë, apo përfitimit.

Nëse mundësia e korigjimit të kufijve do të përceptohet në atë formë sikur e parasheh z.Thaçi, me ekipën e vet dhe Vuçiqin, atëherë do të lindte një vullnet veprimi, i cili do të hidhte poshtë si pengesë çdo lloj metafizike, poashtu edhe vullnetin e 116 vendeve të botës, që e njohën Kosovën me kufinjt ekzistencial.

Nisur nga një ngatërrim i tillë i z.Thaçi, sikur do të depërtonte përtej asaj shtrirje që e rrethon me gjithë zhvillimin teknik dhe shkencor shtetin tonë, si një lloj hipnotizimi dhe model i një politike zbavitëse dhe të një psikoanalize të ngatërruar, e cila brenda vetës do të kishte tharmin e një atomi të veqantë për shkatërrimin e shtetit të Kosovës dhe qytetarët e saj.

Edhe kancelari i Austrisë, si edhe shumë të tjerë, sikur edhe zonja Mërkel, e shohin fare mirë se realiteti është ndryshe, sepse këto idelogji janë të gabuara, duke i shkakëtuar një rikorigjim të kufinjëve tërë Ballkanit perëndimor, dhe ndoshta edhe më gjerë, të cilat korigjime nuk mund të bëhën pa konflikte dhe kontradikta, që nuk do gjejnë pajtim dhe rregullim me dekada.

Kancelari i Austrisë, z. S.Kurz, do ta kishte edhe shansin jetik, që ta kuptonte z.Thaçi, dhe thelbin e tij të mistershëm të perurlësisë së Gjykatës Speciale, për ta kthyer në një energji për të shpleksuar lëmshin e mëkatëve në dukje të ekzekutimit të saj.

Një dialog që duhet të ndodhë në vazhdimsi me palën e Serbisë, në ballafaqimet me palën serbe, si duket sipas dialogjeve tjera është vështirë që ta dallosh çiltërsinë nga keqkuptimi, nga mllefi, nga shtirja, nga modeli dhe trillimi i palës serbe, që përballë palës shqiptre po tregohet, jo vetëm e ligë në kuptimin e morales, por aq e pa përulur dhe e pa ndërgjegjshme, sikur Kosova të ishte gjenocidiale dhe jo Serbia fashiste.

Prandaj, sikur Evropa nuk ecën përpara dhe nuk e ka zotërimin e vet evropian, dhe kjo histori sikur po merr një kahe të gabuar, jo vetëm në vendime të veçanta, por edhe në tërë drejtimin e vet dhe përmes periudhash të tëra. Ne e dimë se edhe në periudhat e mëhershme, me gabimet e Evropës ndaj shqiptarëve, kjo gjë po e karakterizon edhe sot veqantinë e një gjedje të tillë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora