Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kruja

| E shtune, 19.02.2005, 12:12 AM |


Aventura dimërore e Krujës

“Ngjanjëherë them: kur turistët vizitojnë Krujën, duhet të pajisën me frerë kuajsh, që pengojnë vështrimin, të vijnë menjëherë në muze dhe të mos shohin se çfarë ka rreth e rrotull”

U turrëm drej Krujës, njësoj si Skënderbeu, ora ishte rreth dy. I ftohti nuk na pengoi, por shoferi jonë kishte frikë kthesat dhe akullin, e dinim: në Krujë na priste bora.
Pasi kalon Fushë-Krujën dhe ngjitesh rrugës plot pisha dhe ullinj, pamja e qytetit të del menjëherë përpara, dallohen që nga aty kalaja dhe muret e vjetra. Lapidare dhe vende të shenjta (tyrbja), dukeshin si shenjat të cilat duhet të ndiqje.
Panorama u shfaq: Kruja, rrrëzë malit mbushur me borë.
Kur nisesh në një vend, të cilin nuk e njeh mirë, druhesh nga të papriturat, ndaj për të eviturar çdo problem vendosëm të merrnim një shoqërues vendas, por ende nuk dinim cilin.
Menduam t’i besonim qytatarëve krutanë, të cilët njihen për qetësi dhe urtësi.
Në qendër statuja e Skënderbeut mbi kalë dukej sikur zotëronte gjithë qytetin: “Jetë të gjatë Mbretit”, thonë aglezët.

Në kërkim të krutanëve
Dardani, sigurisht nuk e dinte se ndërsa kalonte trotuarin në qendër të qyteti, do t’i dilte përballë makina jonë. Në fillim e pyetëm për rrugën që të çonte në kala, por pasi na tha se ishte lindur dhe rritur në Krujë, ne i kërkuam menjëherë të ishte udhërrëfyesi jonë; me një buzëqeshje të çuditur ai pranoi .Rruga e shtruar zgjatet deri te hyrja e kështjellës, nga qendra përshkrohet për 20 minuta, ngeshëm edhe pa makinë. Në këmbët e kalasë gjendet një vend-qëndrim për makinat, ndërsa për të arritur në destinacion na u desh të ngjisnim një të tatëpjetë të ngushtë. Kujdes! Ndodh papritur, shfaqja e tablosë madhështore.

Këshjella, muzetë dhe fëmijët
Fëmijë duke luajtur në rrënojat e këshjellës legjendare… Janë orët e pasdites krutane, në një stinë si kjo e dimrit ku nuk shikon vizitorë të huaj. Nëse ke fatin e mirë t’i gjesh aty fëmijët e lagjes së vjetër dhe pamja nuk do të shqitet nga mendja. Perëndimi i diellit në një kala të vjetër nuk ka të sharë, por kur nga kalaja dallon gjithë Tiranën, me një kurorë të flaktë rrethuar, të kaplon një ndjesi e çuditshme: të duket vetja pushtues i tokës. Grupet e turistëve, zakonisht i pret personeli, por në atë orë në muze ndodhej vetë drejtori, Hafiz Mehdiu, i cili miqësisht na tregoi diçka mbi muzeun. “Ngjanjëherë them: kur turistët vizitojnë Krujën, duhet të pajisën me frerë kuajsh, që pengojnë vështrimin, të vijnë menjëherë në muze dhe të mos shohin se çfarë ka rreth e rrotull”, tha me shaka Mehdiu. “Është e vërtetë se muzetë janë krenaria jonë, por Kruja nuk duhet indentifikuar vetëm përmes tyre, por për këtë duhet t’i jepet më shumë mundësi qytetit të zhvillohet”, vazhdoi ai. Kur dolëm nga muzeu, dielli ishte zhdukur duke lënë pas shtëllungën e kuqe, në ajër ndihej era e oxhaqeve të ndrezur të Lagjes së Kalasë, vazhduam të zbrisnim shkallët e gurta dhe u gjendëm tek Pazari.

Ku të zini vend dhe të hani
Tre restorante shumë të këndshme gjenden brenda kështjellës; njëri në veçanti “Kalaja”. Është më i vjetër nga dy të tjetër dhe këtë e dallon menjëherë sa hyn brenda. Duket sikur ke hyrë në një nga shtëpitë më të vjetra të Krujës. Godina, dykatëshe është e ndarë në dhoma dhe secila ka një funksion të vetin: dhomat e poshtme përdoren zakonisht për mbledhje grupesh të mëdha shoqërore ose familjare; në katin e dytë ka dy dhoma, njëra për bar dhe tjetra e restorantit. Oxhaku i vjetër, minderet e shtruar me lëkurë deleje, ose të njohur në gjuhën vendase postiqe, dhe tavolinat e stilit të vjetër tipik, prej druri ofrojnë ngrohtësi dhe relaks të menjëhershme. Era e këndshme e ushqimit, që vjen nga salla guzhinës, të hap oreksin: ushqimi është i gjithëfarëllojshëm, nga mishi deri te peshku. Çmimet e menysë janë tepër të arsyeshme, për një vend të tillë turistik. Të njëjtin stil dhe harmoni të ofrojnë edhe dy restorant-baret e tjera, shtuar këtu edhe dozën e mjaftueshme të mikëpritjes krutane. Dy nga baret më tipike për qytetin i gjetëm brenda Pazarit, ku ngjyrat e ndezura të shilteve dhe sënduqeve të vizatuara shtonin kënaqësinë e të pirit kafenë: “Postiqja”, lokali në fillim të rrugës, preferohej nga moshat e mëdha; radioja e madhe dhe djepi i varur në litarë krijonin një ngrohtësi familjare. Të rinjtë preferonin barin disa metra më poshtë, sikurse na tregoi Dardani. Profili i “underground”-it i jepnin barit pamjen e vendit më “trendy” të zonës. Brenda qytetit, janë ndërtuar së fundmi dy Hotel-Restorante: Panorama dhe më i riu i ndërtuar prej pesë muajsh, “Grand” “. I pari ndodhet në anë të qytetit, prej restorantit duken pamje të bukura të fushës tëposhtë. Arredimi i tij ishte hijeshuar me dekore tradicionale. E veçanta e hotel-restorant “Grand” ishte diskoja. Arkitektura nuk është tipike, por synimi ishte që në qytet të kishte një hotel më modern. Menytë e tyre ishin afërsisht të njëjta, pa lënë jashtë asnjë shije.

Retrospektivë
Pazari i Krujës, që përfshin një rrugë të ngushtë me dyqane, pjesërisht të mbuluar dhe që të shpie drejt kështjellës, ka një atmosferë aq të lashtë, saqë duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim që në kohët e Skëndërbeu.

Pazari i vjetër dhe tregtarët e Krujës
Rruga e vjetër është e mbushur me dyqane të vogla, rresht njëri-tjetrit. Secila derë rrezatonte drita të zbehta; dukej sikur koha në atë rrugë kishte mbetur në vend. Dyqanet ishin ende hapur, ndërsa tregtarët rrinin në kornizat e dyerve duke biseduar me njëri-tjetrin në distancë. Pas orës 12, në ditët e dimrit krutanët hyjnë herët në shtëpi, ndaj dhe tregtarët e pazarit të vjetër nuk i gjen në këtë orar. Ndonëse është i vogël, në të vërtetë vetëm një rrugë me dyqane, dhe ka pësuar restaurim të thellë, ndërtesat prej druri janë me cilësi të lartë arkitekturore dhe brenda kanë një përzierje të këndshme kafesh e dyqanesh të vogla të privatizuar apara jo shuë kohësh, me suvenire e gjëra të vjetra, që shpresohet se do të bëhen më të zakonshme nëpër gjithë vendin. Në Pazar ka qenë Ekspozita e Kulturës Popullore gjatë periudhës komuniste. Sipas Von Hahnt-it austriakut themelues të albanalogjisë në shek. XIX, “pazari i Krujës, që përfshin një rrugë të ngushtë me dyqane, pjesërisht të mbuluar dhe që të shpie drejt kështjellës, ka një atmosferë aq të lashtë, saqë duket se nuk ka pësuar asnjë ndryshim që në kohët e Skëndërbeu”.Meriton vëmendje të veçantë, cilësia e gdhenjdeve në dru dhe e zbukurimeve, që kanë traditë vendëse prej shek. XVIII, dhe strehët e varura të çative mbi kalldrëmin e rrugës. Ndërsa plani i përgjithshëm dhe pamja e jashtme e dyqaneve është tipike osmane, ato kanë një tipar unik vendës, diçka që gjendet në brendësinë e disa shtëpive të banimit, brenda vetë kompleksit të kështjellës. Në këtë qendër të lashtë tregtare zejet kanë vendin kryesor. Por siç e pohojnë dhe vetë krutanët ato qilimat e vjetër, shamitë dhe veshjet e linjta të grave kanë humbur disi gjurmët. Veshjet e sotme që tregtohen janë larguar paksa nga ato ngjyrat e traditës, po ashtu dhe nga mënyra e thurjes. Për tregtarët e zejeve tregojnë se, nuk kanë se kujt t’ja trashëgojnë zanatin e tyre, pasi të rinjtë janë larguar… Por, meqë krutanët dallohen si tregtarë të zotë dyqanet nuk i kanë asnjëherë bosh. Aty mund të gjesh antikuare dhe objekte artistike nga e gjithë Shqipëria. “Të gjithë vijnë këtu të shesin punët artistike: qëndismat, sënduqet, bizhuteritë apo punimet e baltës”, thotë një tregtar. Mallrat më të shtrenjtë janë kostumet popullore, çmimi i të cilave shkon nga 2 500 lekë deri në 20 000 lekë.