Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Reshat Nurboja: Pushteti në komunën e Pejës frikësohet dhe ikë nga e vërteta!

| E enjte, 08.11.2018, 09:24 PM |


REAGIM:

PUSHTETI NË KOMUNËN E PEJËS FRIKËSOHET DHE IKË NGA E VËRTETA…!

Nga Reshat Nurboja – Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës nga rradhët e subjektit politik ALTERNATIVA

“Sinqerisht i Juaji” - Kryetari i komunës së bashku me anëtarët e Kuvendit të Komunës së Pejës nga rradhët e LDK-së dhe PDK-së, sot nuk “erdhen” në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur nga 14 anëtarë të kuvendit, përfaqësues të subjekteve politike opozitare në kuvend: Alternativa, Nisma, Vetëvendosje dhe AAK, ku ishte paraparë të diskutohet për rreth (5) pesë milion euro denime të komunës nga Gjykatat e Kosovës e qindra mijëra euro tjera për shpenzime të procedurave gjyqësore (taksa, interes, procedura përmbarimore etj.)…

Bojkotimi i kësaj seance të kuvendit nga anëtarët e binomit LDK-PDK është dëshmia më e mirë se edhe ata e kanë kuptuar se në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetojnë e argumentojnë shpenzimin, keqmenaxhimin mos të themi keqperdorimin e parasë publike, të cilat i janë besuar nga shteti dhe populli i Kosovës, andaj nuk i ka mbetur gjë tjetër pos të ikin nga ky ballafaqim institucional, etik e publik, e të mundohen që përmes satelitëve e argatëve të tyre, në facebook, nëpër kafeteri, dasma e kryshnosha të kundërshtojnë këto pretendimet tona se Komuna e Pejës po abuzon apo po shpreh përgjegjësi jo të mjaftueshme ndaj parasë publike …

Konkretisht, kjo qeverisje LDK-PDK në Komunën e Pejës është denuar 126 herë nga Gjykatat e Kosovës, me shumën në vlerë prej 4 milion e 413 mijë e 292 euro e 38 cent (4.413.292,38) dhe ate, në:

- Në vitin 2014 - 22 herë

- Në vitin 2015 – 46 herë

- Në vitin 2016 – 23 herë

- Në vitin 2017 – 22 herë dhe

- Në 6 mujorin e pare të vitit 2018 janë denuar 13 herë…!

Sipas Auditorit të Përgjithshëm dhe të pavarur, Komunës së Pejës, vetëm në vitin 2017 me vendime gjyqësore i janë marrë përmes Thesarit 606.990 euro (gjashtëqind e gjasht mijë euro)…Me këtë rast komuna ka paguar edhe 60.576 euro (gjashtdhjetë mijë e pesqind e shtatëdhjetë e gjashtë euro) si shpenzime për procedura permbarimore, interes, taksa e shpenzime tjera gjyqëore! ((Shih raportin e auditimit për pasqyrat finansiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin e perfunduar me 31 dhjetor 2017, faqe 20…)

Denimet janë kryesisht për shkak të mosplanifikimit adekuat dhe “vrapimit” të realizimit të projekteve për vota për parti e pushtet… Kanë shtruar rrugë me asfaltë, kanë betonuar kanale apo kanë blerë, kembyer, shpronësuar apo kanë tjetërsu prona komunale pa planifikim dhe procedura obligative ligjore, gjegjësisht, pa i aloku e zotu paraprikish mjetet financiare – (paret, eurot apo dollarët…)…Kanë realizu projekte pa qenë fare në tabelen e projekteve të aprovuar nga kuvendi për vitin përkatës fiskal ,gjegjësisht, pa qenë të planifikuara e të mbështetura finasiarisht në buxhet…! P.sh. sipas Auditorit të Përgjithshëm të Investimet Kapitale, komuna kishte planifikuar 21 aktivitete të prokurimit, mirëpo kishte realizuar 95 aktivitete, ose 74 më shumë në raport me planifikimin (Shih raportin e auditimit për pasqyrat finansiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin e perfunduar me 31 dhjetor 2017, faqe 19) etj etj…

Ka edhe dhjetëra e qindra shqetësime tjera lidhur me shpenzimin e parasë publike nga ky pushtet aktual lokal por shpresojmë se herdo kurdo do të shqyrtohet kjo problematikë aty ku është edhe vendi, në kuvend…Kështu, edhe “dikush” nga asambleistet do të bindet, kuptohet nëse mund ta kuptoj një çështje të tillë, se thirrja e seancave të jashtëzakonshme të kuvendit dhe shqetsimet e shprehuara a janë të pa baza dhe të pa argumentuara apo jo…

Lidhur me prezentimet e denimeve nga gjykatatë ka edhe mos përputhje problematike, p.sh.: Në raportin e të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar- mars 2018 në kodin 46208 – “Ndërtimi i zyrës së vendit në Novosellë”, figuron se janë paguar me vendim gjyqësor 4.609,57 euro, ndërsa në raportin e të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar- qershor 2018 denimi nga gjykata për të njeten çështje dhe në të njejtin kod – Ndërtimi i zyrës së vendit Novosellë, figuron se denimi i gjykatës është 9.665,99 euro…!

Apo ne raportin tremujor: janar – mars 2018 pasqyrohet denimi i gjykatës ne kodin 43827 – “Paisje tjemelore për bujqësi” në vlerë prej 100.000 eurove, ndërsa për të njejtën çështje, por tani në raportin gjashtë mujor: janar – qershor 2018 figuron se në të njejtin kod dhe për të njejtin qëllim “denimi I gjykatës për paisje themelore të bujqësisë” nuk është më 100 mijë euro, tani është 110.234,19 euro…Mosperputhje të tilla e të ngjajshme ka sa të duash, por vetëm duehesh ta lexosh materialin që shqyrtohet në kuvend…

E VERTETA DHE ARGUMENTIMI ËSHTË KY… ATA QË MENDOJNË SE KJO NUK QENDRON MOS TË HESHTIN POR LE TË MË DEMANTOJNË E DISKREDITOJNË PUBLIKISHT E LIGJËRISHT NDËRSA EDHE ATA QË I BESOJNË KËTYRE DESHMIVE MOS TË VAZHDOJNË TË HESHTIN E VETËM TË SHIKOJNË POR TË MARRIN GUXIMIN INTELEKTUAL E NJERËZOR E TË THOJNË “BOLL MO…”!