Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhat Halimi: Ah nënë

| E enjte, 08.11.2018, 09:22 PM |


Nexhat Halimi

ah nënë

as sorra ashtin të mos ma tretë në prishtinë

ikje udhën nënë e lodhur me frymë në fyt

e shpirtin zgjonim me pikë ujë kroi në kulinë

ngjanim në zogj të trembur shtegtarë

unë baca metë dhe natyrisht ti nënë

ti qaje brenda vetes lotët iknin faqesh zjarr

më jepje ilaçin ndoshta m`i çel sytë zemër

shpresoje ta hetoj dritën larg me emër

ecnim robër të etur me dangë të thellë në gji

me thikë të përhershme gurit në dumnicë

dumnica është shpirti lot i ngrirë nën qerpik`

ah nënë ti ja tashmë je përherë  aty

unë gjithnjë vij te ti dhe flas për epikë

ah nënë II

dumnica është shpirti lot i ngrirë nën qerpik`

“sorra mos ma qoftë as ashtin në prishtinë

të dhimbshin sytë të bartja tërë ditën në shpinë

të të shikojë doktori me `i të folur tjetër”

ah nënë e mbushja me ujë kroi gotën e vjetër

prishtina afër nënë ti vajte dhe në amerikë

në stihinë e luftës zemra digjej me shtëpinë

më varrosni te fëmijët e mi te kodra e fjetur

më ka marrë malli për të dashurit e vdekur

tash ja të kthyem të prehesh në dheun e ilirisë

të përkundesh nën fyellin mitik mbi rosujëra

aty është ndrequr rruga e është harkuar dhe ura

do të vij për ty e për yjet mbi lisa qëndisë

dumnica natyrisht është mekam  i gjithësisë