Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Qeni i Asllanit

| E merkure, 07.11.2018, 06:48 PM |


Poezi vikendi

QENI  I ASLLANIT

Kur vdiq Asllani i Vushtrrisë

Qeni e priste n’prag të punëtorisë

E priste të zotin ashtu si gjithherë

Që ta përgëdhelte kafshën e mjerë

Kalonin njerëzit e shihnin me sy

Se si vuante qeni për mikun e tij

I shtrirë për tokë nuk pi as han

E kujton me mall pronarin Asllan

Struket në mërzi s’pranon ngushëllim

Për njeriun e dashur që iku n’amshim

Po qëndron Cuki pranë derës me rezë

Ashtu si dikur Hachiko - qeni japonez

Që përloti botën me sjelljet e tij

Kur e humbi profin pronarin fatzi

Sevdail Hyseni