Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Kush është kush në Shqipëri ?

| E marte, 06.11.2018, 07:22 PM |


Kush është kush në Shqipëri ?

Nga Fahri Xharra

Kur shkruaj për Shqipërinë, e kam një dhëmbje të madhe në zemër ngase ajo që ndodhë andej pasqyrohet me një herë në të gjitha tokat shqiptare. Pra, e shkruaj për Shqipërinë por e mendoj edhe për Kosovën dhe Maqedoninë, thjeshtë aty ku shqiptarët janë “vendim-marrës”.  Vendim- marrës në thonjëza? sepse vendimet nuk merren edhe ashtu si e kemi pritur.

Të kaloj në temën se kush është kush në Shqipëri. Kush e udhëheqë shtetin amë, politikanët që humbin në mbrojtjen e mëkateve të tyre apo Kisha greke me një qind skandale të përditshme që na i sjellin, vetëm e vetëm të mos jemi ata që jemi dhe të na rrënojnë rrugën që populli e do dhe e shpreson.

“Egërsia barbare, me e pamëshirshmja e heleneve, do derdhej mbi popullsine e pambrojtur shqiptare te Çamerise. Nga 1830-1838, viktima e pare u be popullsia shqiptare, qe banonte ne ishujt Joniane, Me vone, ne vitet 1863, 1913 u rrëmbyen toka te tjera, ku banoheshin nga shqiptaret, duke përfshire Ambrakinë, Kosturin, Pindin, Konicën, qe është viktima e dyte e shqiptareve për nga barbaria e shovinizmit grek. Ndërsa me 1913, greku pushtoi tere Çamërinë dhe e ktheu ne një çiflig te andarteve. Çamëria eshte viktima e trete e barbarisë greke dhe, deri diku, plotësohet mbi gjysma e planit te Megaloidese. Greqia, sa e pushtoi Çamërinë dhe e vendosi brenda kufijve, qe caktuan te mëdhenjtë, çamet i ktheu ne skllevër, pa asnjë te drejte. Por shovinizmi përsëri nuk ishte i qete. Popullsinë çame e quante si një minë me plasje te ngadaltë. Se Greqia nuk i trembej aq popullsisë çame; gati 120 mije, sa tre milionë arvanitasve shqiptare, qe u kishte mohuar me kohe te drejte, lirinë, gjuhen, shkollimin shqip dhe kombësinë shqiptare.”

“Prifti i Bullaratit; pedofili, pushti, prostitutë e qarqve kriminale gjifto-greke + Buçja që polli këlyshin 'langua Kaqifa', në mes të Trojeve shqiptare, brenda kishës ashtu-quajtur "autoqefale" organizon një meshë për KRIMINELIN i cili shtiri me armë zjarri kundër bijve të nënave shqiptare, policisë shtetërore e forcave RENEA, në shërbim të kombit Shqiptar!!! - Ky është Janulla ushtaraku klerik, krimbi antishqiptar: Djalli vet! “(A. H )

Po kush është “heroi” Kaçifa ?

Së pari një pyetje butë, është “autoqefalia” shqiptare në veti ?  Kush jeni ju autoqefalist që bëni ashtu si doni në tokën e arbërit ? Po ku është shteti shqiptar që nuk guxon të bëjë gëk me gojë ?  Mjerim i shtetit që mendon se është i pavarur, sovran dhe ..... !

“Të dalë i pafajshëm fëmija im. Konstandini do të mbetet hero dhe do të bëhem nënë e fortë, do ta bëj zemrën gurë për trimin tim. Na mbroni të drejtat tona. Djali e donte fshatin e tij dhe Vorio Epirin”, tha nëna e Kostandinos Kacifas.

“ Hero “ i çkafit ?  “Trim ‘” i cilës kauzë ?

“Ndërkohë që prifti nga mesha i ka bërë thirrje ambasadores greke në Tiranë që të ndërhyjë te autoritetet për të rikthyer trupin e Kacifas në Gjirokastër për ta varrosur. Ish-bashkëshortja e viktimës nuk ka pranuar që të dëshmojë pas thirrjes së prokurorisë duke deklaruar se nuk ka asgjë për të thënë. Konstantinos Kacifa u ezekutua 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë.”

Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke

“Prifti i Bullaratit; ...... e qarqve kriminale gjifto-greke + Buçja që polli këlyshin 'langua Kaqifa', në mes të Trojeve shqiptare, brenda kishës ashtu-quajtur "autoqefale" organizon një meshë për KRIMINELIN i cili shtiri me armë zjarri kundër bijve të nënave shqiptare, policisë shtetërore e forcave RENEA, në shërbim të kombit Shqiptar!!! “

- Po Janulla ushtaraku klerik, krimbi antishqiptar – pse heshtë ? Po shqiptarët ortodoks të Shqiperisë pse heshtin ?  Kush është kush në Shqipëri ?

Të më hynë në shtëpi dhe të më shkerdhejë nga i pari deri te i fundit dhe unë të heshti ?

( në foto  “Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”,-shkruan Llalla. Në foton e publikuar nga historiani shihen banorë të këtij fshati me qirinj nëpër duar teksa zhvillojnë meshën e kësaj të diele. Ndërkohë që e pranishme në këtë meshë ka qenë edhe mamaja e Kacifas, Vasilia, e cila duket teksa qan dhe mbështetet tek duart e priftit. (https://shqiperiaebashkuar.al/?p=24204)

“Pra ç’jemi ne? Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshët dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten? Pse qajmë e këndojmë në shqip? Pse fjalët e urta i themi në shqip? ( Gjaku i himariotëve është shqiptar,nga Petro Marko )

“Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun.(Petro Marko)

Po sot, ne lejojmë që në shtëpinë tonë të përshurrën grekët në të njejtën mënyrë si nga 1820 –ta?

Kush është kush në Shqipëri ?

Fahri Xharra,06.11.18

Gjakovë

Referencat:

-Gjaku i himariotëve është shqiptar, nga Petro Marko

- Prifti i Bullaratit, nga Aleksander Hasanas