Thursday, 15.11.2018, 04:15 AM (GMT)

Komente

Skënder Jashari: Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqipëtarëve nën Serbi në shërbim të Serbisë!

Tuesday, 06.11.2018, 07:38 PM


Zgjedhjet për Këshillin  Kombëtar të Shqipëtarëve nën Serbi në shërbim të Serbisë!

Nga Skender Jashari

Vaj  halli për Shqipëtarët nën pushtimin  Serb, nga kush përfaqësohen!

Ditëve  të fundit, u pa një  angazhim tejet i shtuar i partizanëve  politik  të partive politike dhe grupeve të interesit klanor e kriminal të partive politike në Luginë të Preshevës,  duke  gënjyer e mashtruar popullatën  tonë, gjoja  për  angazhim serioz të tyre! Të thirret në emër  të Kombit tonë, për t’u përfaqësu në kuadër të institucioneve çfardoqofshin ato, por të krijuara nga  okupuesi, ndodhë  vetëm  në Luginë të Preshevës. Madje  këta thirrën  edhe në  emër të  avansimit, mbrojtjes  së Kombit dhe Identitetit Kombëtar Shqipëtar, mbrojtjes  së Gjuhës dhe Shkrimit  Shqip, Abetares dhe Historisë Kombëtare Shqipëtare! Shqipëtarët  e Luginës dolën  me 5 parti dhe një grup qytetarësh, si zakonisht nuk mund  të unifikoheshim  rreth Interesit të Përbashkët Kombëtar të Shqipëtarëve të kësaj ane,  madje për më keq kishte fërkime, akuzime dhe  shtyrje mes vete, për të përfituar klani-partia të cilës i përkisnin.

Ky këshill është  afërsisht ekuivalent  me Asociacionin e  Komunave  Serbe  në Kosovë, por dallon që  ky  i fundit  tenton të ketë  kompetenca shumë më të rëndësishme. Prandaj  Republika e Kosovës, duhet të miratojë një  Ligj  për  Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare    Kosovë(  amendamentim të Ligjit Nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjestarëve të tyre në Republikë të Kosovës) dhe  pastaj  edhe  Statutet  e këtyre Këshillave Kombëtare  në Kosovë, ashtu siç i  rregullojnë   aktet  ndërkombëtare gjegjëse.

Këshilli Kombëtar  Shqipëtar nën  Serbi është  themelu me lejen  e  Serbisë, për të  ndaluar  formimin e  Kuvendit Kombëtar Shqipëtar    Krahinës Autonome të  Luginës së Preshevës, si  trampolinë për shkëputje nga okupimi serb-sipas rrugës  institucionaliste.

Këshilli Kombëtar Shqipëtar është themeluar më 3 qershor 2010, nga shtytja e ambasadave  të huaja dhe  institucioneve tjera  relevante ndërkombëtare! Serbia themeloi këtë  institucion, duke  e  shpjeguar shumë qartë    kompetencat  e tij,  në nenin 10 të Ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare në Serbi dhe në nenin 15 të  Statutit të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, ku  kryekëput  është në Interes    Serbisë! Këshilli përbëhet  prej 29 anëtarëve, 6 komisioneve( Komisionit për arsim parashkollorë, fillorë dhe të mesëm; komisioni për arsim të lartë, superior dhe shkencë; komisioni për kulturë; komisioni për informim dhe botime; komisioni për përdorim  zyrtar  të gjuhës  dhe shkrimit shqip; komisioni për rininë dhe shoqërinë  civile)  me nga 5-15  anëtarë  dhe nënkomisioneve  tjera.Çdo Shqipëtar e di fare mirë, që  në këtë Këshill, nuk mund të hyjë  asnjë  Shqipëtar,    veprimtaria  e tyre  politike dhe kombëtare  do ishte  në kundërshtim me Interesat e Serbisë. Derisa  Kombi  Shqipëtar,  e  cilëson   qartë  Serbinë  si pushtues të Luginës së Preshevës( më 16-18 tetor 1912), hyrja  në çdo institucion të  pushtuesit  ka një emër-tradhëti dhe shërbim  armikut.

Ky  Këshill,  nga 2010, deri më sot,  madje  as  Abetaren nuk arriti ta sjell në Luginë, mos të  ëndërrojmë më për  Historinë,  e  asesi më  për  avansim të    drejtave  të Shqipëtarëve  në Luginë  të Preshevës apo zgjedhjen  e statusit  politiko-juridik.

Derisa kandidatët dhe këshilltarët për Këshillin  Kombëtar Shqipëtar, nga komuna e  Preshevës, i njohë  shumicën e  tyre edhe personalisht,  me sigurinë  më të madhe them që është  mjerim për Kombin tonë, se nga  çfarë shërbëtorësh të Serbisë  përfaqësohemi, se nga  çfarë pseudopatriot  e deri edhe  tradhtar e  bashkëpunëtorë të Serbisë  përfaqësohemi! Shkaku i këtyre ende  situata    Luginë të Preshevës  është  vetëm drejt përkeqësimit.

Më mjaftuan  këto dhjetra orë, për  të mbledhur informata të detajuara, për të  parë, në lidhje  me  shumicën  e këshilltarëve të  Këshillit Kombëtar Shqipëtar, tash të  zgjedhur më 4 nëntor 2018, se çfarë  veprimtarie  politike dhe  kombëtare kanë patur dhe  për të formu një  sinopsisë  për të ardhmen e tyre politike.

Profili i këshilltarëve të Këshillit Kombëtar  Shqipëtar, kryesisht është: lojal a nga  familje lojale ndaj Serbisë, materialist dhe karrierist, inferior dhe turko-islamofilist, pa vizion dhe largpamësi për  Interesin Kombëtar Shqipëtar, etj.

Lojaliteti i tyre a i familjarëve të tyre ndaj Serbisë, është  emëruesi më i shpesht i shumicës së këshilltarëve  edhe të këtij mandati në Këshillin Kombëtar Shqipëtar. Edhe pse në jo pak raste, lojaliteti i tyre a i familjarëve  të tyre, nuk është plotësisht  aparent dhe tentojnë  ta  fshehin, por se lehtësisht  vërehen  lidhjet e  tyre kryesisht biznesore, miqësore a të tjera    zyrtarë të Serbisë.

Materializmi dhe karrierizmi, po ashtu  janë  determinante  të të qenit këshilltarë    Këshillin Kombëtar Shqipërar. Dhënija  pas materializmit dhe karrierizmit të  këtyre  këshilltarëve, jep  mundësinë    shumica e  tyre të  korruptohen apo të lidhen  përmes bizneseve  a intereseve të paligjshme  financiare  me  zyrtarë të Serbisë. Pos kësaj politikanët  angazhohen në nepotizëm, si interes sekundarë pas interesit  material personal që kanë.

Inferioriteti dhe turko-islamofilizmi i këshilltarëve  të Këshillit Kombëtar  Shqipëtar, është  tejet  e  rrezikshme  për  ardhmërinë  e Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës. Vazhdimisht Serbia  që nga vitet 1844, ka tentuar dhe islamizuar Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës  e më gjerë. Të qenit të këshilltarëve  të Këshillit Kombëtar  Shqipëtar  turko-ismalofil, bënë    t’ia lehtësojnë  maksimalisht  gjenocidin dhe shovenizmin  e Serbisë kundër neve. Specifika e  inferioritetit është  ngulitur nga  mentaliteti islamik, i  cili i injektuar sidomos nga  autoritetet serbe gjatë shekullit të  XX, ka  bërë që  edhe politikanët dhe shumica e të shkolluarëve  nga  Lugina e Preshevës( por edhe më gjerë),  ta shohin veten  si më  inferiorë përballë  zyrtarëve  serb dhe   zyrtarëve  të faktorit ndërkombëtar-aleatëve  tonë. Binomi komb dhe fe nuk mund të  qëndrojë  tek ne  Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, për faktin që  feja e tillë, është  instrumentalizu  nga  vetë  Serbia për interese të saj. Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët  e Luginës  së Preshevës,  deklerativisht do duhej të  distancoheshin nga prirjet fetare dhe bindjet politike orientaliste turko-islamike dhe të fokusohen  dhe kumulohen vetëm  në përkatësinë  kombëtare dhe drejt Euro-amerikanizmit.

Gjatë  gjithë  regjimit të ish-jugosllavisë, shumica e  politikanëve  ishin me arsim  joadekuat, e njejta  ndodhi edhe    Luginë të Preshevës. Shikuar radhazi pothuajse të gjithë  politikanët  e Luginës, janë  inxhinier kryesisht,  mjek, llamarinëpunues, sociolog, biolog, student  të fakultetit ekonomik etj. Shkollimi joadekuat ka bërë    mos  të kenë  mjaftueshëm njohuri nga historia e qeverisjeve  lokale dhe nacionale. Kjo ka bërë    këshilltarët  e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe politikanët  e Luginës së Preshevës, të  mos kenë  vizion dhe largpamësi për të  avansu  Interesin Kombëtar Shqipëtar, e që me  a edhe pa qëllim    bëjnë  veprime  që më shumë  do i shkonin në interes të Serbisë.

Këshilltarët  e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, për të qenë  të denjë  për  t’i mbrojtur dhe përfaqësuar  të Drejtat, Liritë dhe Intereset Kombëtare  të Shqipëtarëve  të kësaj ane, do duhej të  ishin: apolitik; të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare; të verifikuar paraprakisht nga Institucionet  e shtetit Amë( ngjajshëm si Serbia  bënë  me  Listën  Sërbe  në Republikë të Kosovës)!

Të qenit apolitik, si kusht për të qenë  kandidat për këshilltar të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, do mundësonte  unifikimin  e  Shqipëtarëve të kësaj  ane, rreth  Idealit  tonë Kombëtar. Për dallim me realitetin e tashëm, që angazhohen partitë politike për  të përfitu numër më të madh përfaqësimi në të,  dëmton  Kauzën Kombëtare Shqipëtare,  apo së paku e relativizon.

Të dëshmuar për veprimtari kombëtare Shqipëtare si kusht për të  qenë  kandidat për këshilltar në Këshillin Kombëtar Shqipëtar, do bënte që besimi i popullatës tonë në ta të jenë më i lartë. Natyrisht  këso  këshilltar tash për tash,  nuk ka ky Këshill!

Këshilltarët e Këshillit Kombëtar Shqipëtar dhe  politikanët  e Luginës së Preshevës, asnjëherë nuk janë verifikuar paraprakisht për  të qenë  të përzgjedhur dhe të dëshmuar për  veprimtari kombëtare Shqipëtare. Derisa elektorati nuk  e përzgjedhë të përzgjedhurin e tyre  shkaku i vlerave, por zakonisht shkaku i interesit personal që është punësimi a ndonjë interes i ngjajshëm  material. Në të ardhmen, Shtetit Amë do duhej t’i  verifikonte parapraktisht kandidatët për këshilltar në Këshillin Kombëtar Shqipëtar por edhe  politikanët  e Luginës së Preshevës në përgjithësi. Si dhe  institucionet  gjegjëse të Shtetit Amë dhe Republikës së Kosovës, gjegjësisht  Minsitrive të jashtme, që të këshillojnë, mentorojnë, monitorojnë e deri korrektojnë dhe  ndërhyjnë    drejtim të  organizimit, unifikimit  të faktorit politik  në Luginë të Preshevës dhe këshilltarëve të Këshillit Kombëtar Shqipëtar.

______

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Comment: