E enjte, 18.04.2024, 05:24 AM (GMT+1)

Mendime

Halil Gashi: Roli i mediave në shtetndërtimin e Kosovës

E marte, 06.11.2018, 08:20 PM


Rroli i mediave në shtetndërtimin e Kosovës

Fjala e rastit ne Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Haxhi Zeka  në Pejë  në Temën "Shtet ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia, Media dhe Arti", të mbajtur    1-2 Nëntor 2018.

Nga Mr.sc. Halil Gashi

Në fillim ketij  prezentimi   dua të parafrazoi  një  përgjigje të   njërit nga  Presidentet  e  SHBA-ve z.Xheferson I cili në pyetjën e gazetarve  se a më parë do të donte shtetin pa media ,apo mediat pa shtet, Ai kishte thenë se   më parë do të përcaktohej për media  pa shtet, ngase me to do ta fitonte shtetin,se sa të ketë shtet  pa media, ngase do të humbte shtetin po qe se nuk ka media .  Për fat të keq një mendim të tillë sot nuk e ndanë as një burrshteti kendej apo andej kufirit  shqiptar, më një dallim këta të sotit e duan shtetin më gazetar servil , të degjuëshëm dhe të pa  zotë që ju sherbejnë atyre e jo shtetit dhe popullit te tyre.

Si duket regjimi serb I Millosheviqit  e kishte kuptuar mirë kete thenje te  Prsidentit të dikurshën Amerikan Xheferson që në vitin 1990 kur më suprimimin e Autonomissë se Kosovës mbylli mediat në gjuhën shqipe më çrast më dhunë të pa parë policore mbylli mediat  e shkruara dhe ato elektronike ne Kosovë   gazetën e përditëshmë Rilindja dhe  Radio Televizioin e Prishtinës dhe gjashtë Radiostacionet rajonale , duke krijuar në kte mënyrë një terr informativ në gjuhën shqipe dhe duke instaluar një sitem të Apartheidit në rrafshin informative, kur shqiptarve të Kosovës ju mohua e drejta për informim në gjuhën e tyre amtare .

Ishte ky shëmbulli më eklatant kur nje    rgjim shtetror deshiron jo vetëm të mohoi të drejta Univerzale  të garantuara më Konventa nderkombëtare  OKB –së, të ndaloi të drejtën e një populli për informim në gjuhën e tijë , por edhe kur një shtet tiranik deshiron të parandaloi krijimin e një shteti të rinjë sikurse që ishin aspiratat e popullit shqiptar të Kosovës të shpallura më Dekleratën Kushtetuese të Dy korrikut të Deputetve të Parlamentit të Kosovës në vitin 1990 , pas  se ciles  pasoi më katër korrik të ketij viti aksioni më brutal I policisë se Serbisë për mbylljën e mediave të shkruara dhe elektronike  në gjuhën shqipe. Atëbot isha kryeredaktor ne Radio Pejë  , njeri nga gjashtë Radiostacionet rajonale që kishte Kosova  dhe akoma I kam thellë në kujtesë kërcnimet e regjimit të atëhershëm te stafit te kesaj radioje  për mes emisarve të tyre dhe Policisë , ngase kishin frikë se përmes  mediave që kishim në gjuhën shqipe do të mund të shpallnim ndojë akt të shpalljës se Pavarësisë  se Kosovës dhe se me kete edhe do të ftonim popullatën    mrojtje  të ketyre veprimeve që do të shkatontë shumë telashe dhe të pa pritura për rgjimin e atëhershëm serb.

2.

Solla ketu para jush  keto ngjarje duke deshiruar që në fillim të kujtoi rrolin e madh që kishin dikur mediat  në shtetformimin e Republikës se Kosovës , rrol ky I cili filloi te fuqizohët edhe në në ato vite te apartëheidit serb në Kosovë për afro dhjetë vite , kur shqiptarët filluan përmes rrugëve të ndryshme  të gjejnë forma për të  thyer kte bllokadë  nga shteti serb qoftë përmes atyre minutave të famshëm të Lajmeve në gjuhën shqipe të Radio Zagrebit, më pas përmes  Radio Televizionit Shqiptar  si dhe përmes gazeatve  ditore te asaj kohe  si ishte Bujku,e më pas Koha dhe Zeri, QIKU, Kososvasot, Botasot në diasporë dhe periodieke te tjera të cilat ishin ilegale e gjysem ilegale për pushtetin serb . Anipse, në kushte dhe rrethana të themi të shtetrrethimit shqiptaret vazhdonin disi të mbanin gjallë  një formë të  Informimit të tyre më shumë mund , rreziqe dhe sakrifica , për deri sa shperthei lufta në Kosovë. Në kte rrugëtim    gjetjeve të kanaleve të informimit  disa nga të përditëshmet filluan të botoheshin edhe në mergatë e që mbanin gjallë frymën kombëtare në mesin e shumë mërgimtarve, anipse dikur filluan të bartën në to  edhe ndasitë e përqarjet të cilat reflektonin nga vetë përqarjeet dhe ndasitë në mesin e popullatës Kosovare .

Si do që të jetë  jo vetëm që mendoi , por jam thellë I bindur se edhe ato pak media që patem  në atë përiudhe , por edhe gjatë luftës në Kosovë,siq ishet Radio Kosova e lirë dhe gazeta te tjera  , ato  kontribuan shumë në  vuarjën e themeleve të  shtetit të Kosovës  I cili  lindi pas shumë e shumë vuajtjësh të këtij populli në rrugëtimin e tijë prej  shekujsh se pari errdhi Liria e më pasë  që në vitin 2008 u arrijtë  të shpallët  pavarësia  e Kosovës e ku I pelqei apo nuk I pelqei dikujt, një hise të madhe në krijimin  e ketij shteti  e kanë  mediat dhe  gazetarët që kaluan nëpër shumë shkallë të ferrit deri të liria dhe pavarësia e Kosovës .

Për mediat e në veqanti për gazetarët që vazhduna më entuziazëm punën e tyre ne ditët e para të lirisë filloi një epokë e re , filluan sfidat e mëdha të tyre, filloi përballja më një realitet tjetër shumë të ashpër , për fat të keq  që solli shumë rrezikshmeri në punën e tyre e qe përfundoi edhe  më vrasje  të disave nga  ta  , vrasje keto enigmatike nga forca të errta  që në atë kohë  disa nga to kishin  marrë drejtësinë në dorë  dhe vëndimet e tyre I nenshkruanin më tyta të  kallashnikovëve.

Edhe në ketë rrugëtim  pas lirisë se Kosoës , vitet e para shkuan në ringritjen e  mediave   , në veqanti të atyre kompanive  që dikur ishin , por linden edhe shume sosh  nga mediat e shkruara  si dhe filloi rrita e mediumeve elektronike  te cilat fillimisht ato vizive ishin shumë më atraktive , por edhe mediat elektronike audio , filluan  vrullshëm të hapën , por për fat të keq pa kurrfar kriteri  e te  cilat    u hapën për përfitime te ndryshme materjale  dhe  profesionaliteti  I tyre ishte larg normave  dhe qdo etike të gazetarisë . Mungesa e kuadrove profesionale , deshira e madhe për të gllabruar mjete finansiare qoftë nga nderkombëtaret apo    tjerët ,vuarja e tyre ne sherbim te interesave te grupeve  dhe grupacioneve te ndryshme  I zbehi  në mas të madhe  shumicën e tyre  dhe në kte përiudhe nuk mund të flasim për ndonjë kontribut  të duhur të tyre në shtet ndertimin e Kosovës, përkundrazi , ndasitë , paqartësitë , interest e ngushta grupore  e

3.

klanore ,mungesa e profesionalizmit në to, më shumë pëngoi shtetndertimin e Kosovës se sa që e ndihmoi atë .

Megjithëatë, si në media të shkruara , ashtu edhe në ato audio dhe visive ,  të cilat patën fat të kenë , apo të krijojnë kuadro  të duhura gazetarësh , bëhëshin përpjekje që të ishin në funksion të shtetndertimit të Kosovës , për fat të mirë  një numëri I kuadrove më të vjetra të cilat ishin rexhur ne kete profesion e që prapa krahve kishin   shume pune me sakrifica  në të kaluarën,  qëndruan të pa lëkundur  që të jenë në funksion të interesave të  popullit dhe shtetit të Kosovës , duke u përpjekur që përmes shkrimeve dhe emisioneve të shumta të afirmojnë realitetin e rinjë Kosovar, vazhdonin  të mbanin gjallë vlerat tona të mirëfillta dhe frymën  drejt përcaktimit final të statusit të Kosovës,  duke  kerkuar  të drejtën tonë të pa tjetërsuar  dhe historike për krijimin e   shtetit të  Kosovës .

Shpallja  e Pavarësis se Kosovës  dhe euoforia që pasoi pas ketij akti më të lartë që kishte përjetuar populli I Kosovës , më të cilin u kurorzuan aspirtata e shumë atdhetarve  ndër shekuj , nuk pati si mos të reflektoi edhe në  të gjitha mediat Kosovare, eufori kjo, e cila  nuk ju bëri mirë atyre   në rrafshin professional. Të ndikuara nga politika e asaj kohe  në veqanti të disa oligarkve  ,të shtetit të sapo shpallur  , disa nga mediat  filluan luftën e shtrigave , duke  ndarë popullatën    më meritoret dhe në më pak mëritorët e krijimit të shtetit të Kosovës . Vuarja e shumicës nga to në krah të interesave të subjekteve  te caktuara politike  e që më së hapti vreheshin në fushtat e organizuara elektorale , sa më e ashpër bëhëj lufta për pushtet aq   më pak kishte profesionalizëm  dhe etikë në  keto media e që jo rrallë mund të kishin ndikim  vëndimtar    marrjën  e pushtetit nga grupe të caktuara  që gjithësesi edhe ato merrnin hise në kulaqin e fitorës .

Ata që merren më agrobiznesin e dijnë mirë se nuk mund të shartohët kungulli në shalqin e as shalqini në kungull , për fat të keq ndihma e nderkombëtarve  në rrafshin professional jo  në atë teknik shpesh ishte afër kesaj alikimie . Në ëmër te përpjekjeve për krijimin e mediave të pavarura ata sillnin pervoja të zbehta të vëndeve të tyre  dhe duanin të krijonin modele të suksesit të vëndeve prej nga vinin , duke mos patur parasysh brishtësinë e lirisë dhe të demokracisë në vëndin tonë , duke lanë anash fuqinë e oligrkave të cilet nga dita në ditë në shtetin më të ri të Kosovës fuqizohëshin duke  marrë sa më shumë pushtet , por edhe para që kjo I bëntë edhe më të fuqishëm në raport më media .

As shteti  I Kosovës nuk shfaqi as më të voglin interes që përmes ligjeve  pozitive të krijoi media të lira dhe të pa varura , përkundrazi edhe i vetmi medium që finansohët nga taksat e qytetarve , është aq shumë I ndikuar nga pushteti dhe pushtetarët sa qe mjafton një mbrëmjë të kyqish televizorin  në të cilin të vargisën fytyrat e oligarkve të pushtetit, dhe  se televizori I ynë publik është më shumë se pronë private e pushtetarve tanë , për fat të keq të pandikuar nuk janë as mediat tjera , por kush më shumë e kush më pak  e kamuflon percaktimin e tyre pro pushtet e

4

disa as që bejnë përpjekje ta fshefin ketë porë janë haptas autoparlant të pushtetmbajtësve  Kosovar.

Mungesa e profesionalizmit në këto media  jo rrallë është  rezultat I asaj që   shefat që bejnë politikat redaktuese në to janë  ose jo professional ose janë të lidhur ngusht më grupe e grupacione te ndryshme të I nteresit  të cilëvë nuk ju intereson as gjë më shumë se sa të luftojnë për interesa të atyre që I kanë sjell aty. Ata në vënd që të janë guardian të lirisë se shtypit , ata janë bërë gardian të interesave  të oligarkve që  I aknë ssjellë dhe avansuar në keto media.

Varsia finansiaree mediave  nga Boss të   ndryshëm të bizneseve dhe të politikës  të cilet janë fuqishëm të lidhur më oligarkët  , tregu I vogël I marketingut  , mentaliteti I ynë  I një shoqërie  në tranzicion , aq shumë ka dëmtuar  pavarësinë e mediave  , pavarësi kjo e cila  po vdes gjithë një  e me shumë .

Ç’kuptim ka që një medium sot të ketë staf redakatues dhe kryeredaktor?

Ç’kuptim ka të ketë gazetarë që hulumtojnë gjërat?Sipas kësaj logjike, ata shkruajnë ashtu siç ua kërkojnë shefat.

Natyrisht, ky ekspozim i poshtërsisë së oligarkëve është për të ardhur keq për faktin se ky sundim mbi profesionin e gazetarisë degjeneroi tej mase. Por, edhe gazetarët duke shërbyer kanë vendosur përpara fëlliqësinë dhe fyerjet në vend të  moralit dhe te etikes  se gazetarisë.

Ky lloj partizanizmi i sundimit të bossë-ve medialë në pamje të parë duket i guximshëm, por në të vërtetë thelb ka pamoralshmërinë.

Është aq shumë i pagdhendur dhe pa fije shprese që ai një ditë të kthehet në normalitet, sepse është pjesë e një dore njerëzish, ndoshta edhe të paaftë dhe të pafuqishëm, për të përdorur mediumin si formë normale komunikimi.

Mediumi duhet të përcaktohet se çka është e mirë për të, fuqia e fjalës ,apo pafuqia e poshtërsisë. Këtu  pra  për fat të keq ka arrijtë  raporti i mediave me oligarkët dhe me profesionin.

Oligarket duke shfrytzuar përparsitë  e zhvillimit të teknologjisë informative  duke perdorur  Facebok, Twiter  Instagram, apo ndonjë formë tjetër elektronike te komunikimit  po tentojnë që të minimozojnë  apo të eliminojnë fare   shoqërinë civile dhe mediat , respketivisht gazetarët, ngase më postimet  e tyre ato  po tentojnë të krijojnë ura të reja komunikimi më qytetarët , duke tëntuar që në opinion të imponojnë vetem  mëndimin e tyre, vetëm të vertetën e tyre e cila gjithmonë është e diskutueshme , apo të themi më mirë e pa besueshme . Ata, në këtë mënyrë përpiqën që të opinioni të plasojnë të vertetën e tyre , atë që ata deshirojnë ta plasojnë duke mos  ju  lënë hapsirë  mediave dhe gazetarve që të prezentojnë të vertetën tjetër e cila përherë është më e vertet se broqkullat që pushtetarët I shkruajn  në postimet  e tyre në   hapsirat që ata I kontrollojnë  apo u menaxhojnë të tjerët.  Ata, më ketë formë të komuniimit  përmes llogarive të tyre elktronike mashtrojnë në mënyrën ma të pa  skrupullt opinionin public e që për fat të keq tani më keto broqkulla  bëhën top lajme në mediumet  Kosovare  elktronike apo të shkruara e ne veqanti në Portalet e shumta  të cilat  aq rëndë po e dëmtojnë gazetarinë Kosovare.

Viktor Ivançiq, themeluesi legjendar i Feral Tribune, një gazetë alternative me ndikim në rajonin e ish-Jugosllavisë, Për më shumë se 20 vjet, beson se mediat tradicionale janë në krizë në të gjithë botën.

Ai, vlerson  se gazetaria ka shkuar në një rrugë drejt vetëvrasjes së zhvillimit në afat të gjatë dhe nuk ka gjasa për të rezistuar. Nuk ka shumë mundësi për një gazetar të vërtetë profesional, në kuptimin tradicional të fjalës, për të mbijetuar në diçka që quhet ‘tregu i lirë “në vendet e një formati të tillë të vogël si është ky I yni,

Në mediat elktronike vizive dhe ato audio po përballem edhe më nje dukuri tejet të demshme  ku  përmes debateve  posaqerisht atyre televizive  ku panelist  të ndryshëm luajnë rroline analistve  dhe për qudi secili nga ta është ekspert për gjithqka . Ata jo rrallë të krijojnë përshtypjën e fallgjeshave të filgjanave të kafesë  duke ja future kot  më vlersimet e tyre. Por për fat të keq pronarët e Radiove më pak , e të televizioneve më shumë po krijojnë opnione ne popullat e te cilat opinione  jo rrallë janë në funksion të interesave të pushtet mbajtësve  dhe haptas bëhët mbajtja e anës se ideve  të porositësve të këtyre debateve e të cilat jo rrallë degradojnë më një fjalor  të pa pranueshëm duke fyer , e nga njëherë besa edhe duke kërcnuar e që do të ishte dashtë me ta merret edhe prokuroria.

Shtrembrimi I të vertetës, plasimi I gjysëm të vertetave dhe të pa vertetave , cenimi I privatësisë   , dekonspirimi I burimeve të informimit, mashtrimet dhe manipulimet e opinionit për interesa të ngushta të pushtetmbajtësve  apo të bosve të krimit , janë vepra  kundër ligjorë , janë vepra amorale , jasht kodit dhe etikës se gazetarisë  , veprime keto jo qe e ndihmojnë shtetndertimin e Kosovës , por  që po  e rrenojnë shtetin e Kosovës   më të cilet ishte dashtë të merret drjtësia  Kosovare.

Në këtë çerek shekulli post-komunist, funksionoi pefekt formula bizantine  e mposhtjes së kundërshtarit: bleje, nëse nuk e mund me dhunë.

Por,Dua të bësoi  se edhe brenda komunitetit të mediave  në një të arrdhme jo të largët do të gjëndën  gazetarë të  moralshëm , gazetar që e duan më shumë Kosovën se sa bosët e tyre dhe do ti thonë  një Jo të madhe të gjithë atyre që e degraduan deri në kte shkallë  Informimin  e drejtë të sakët dhe më kohë  të qytetarve të Kosovës si obligim kushtetues dhe I garantuar më të gjitha konventat nderkombëtare .

Ju falemnderit …..

Pejë 1 nëntor 2018



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora