E marte, 16.04.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Ministri Edmond Ademi - i lindur për të qenë tradhtar

E hene, 05.11.2018, 09:16 PM


MINISTRI EDMOND ADEMI - I LINDUR PËR TË QENË TRADHTAR

Nga Afrim Caka

Shkrimi im përfshinë, bashkë me gjykimet mbi të. ?do ditë e më tepër bëhej e qartë se në këtë tradhti të re në Ilirid, kinse diçka që duhej të keqpërdorej energjia dhe vullneti shqiptar. Në këtë udhëtim ministri, pengesën më të madhe e kishte kulturën shqiptare. Jo turqit, por baballarët dhe gjyshërit e Edmond Ademit, përkatësisht arnautët, ose shiftarët, siç quhen nga sllavët maqedonë. Ata janë mbrojtësit më të mëdhenj të Perandorisë Osmane dhe Stambolli. Tradhëtia, më pak se çdo gjë e duron dhunimin e të vërtetës.

Unë jam qytetar i thjeshtë mëkatar nga Gjakova. Jo që jamë modestë, ashtu e ndiej. Është koha e ndërrimeve dhe mendova se përfundon koha e pritjes. Ajo, që unë e di, është se dashuria për atëdheun është e madhe vetëm me ndeshjen e saj me tragjikën. Po e themë këtë me një thënie latine, shumë të thjeshtë po aq domethënëse, që flet edhe për detyrën e intelelektualit shqiptar: Pika shpon gurin, jo me fuqinë që ka, po me rënien e shpeshtë. Me goditje të pareshtura... Mund t’i arrijmë qellimet tona natyrore e kombëtare. Intoleranca tradhtare është vetëm sinjali i parë i fytyrës së vjetër të demokracisë shqiptare në Ilirid. Tradhëtia dhe korrypsioni në masë dhe mos rrespektimi i lashtësisë së Iliridës e kanë shndërruar politikën shqiptare në një koshë plehrash. Mjaftonë të shohësh Edmondin dhe qytetin më të madh të shqiptarëve, Shkupin, bazën politike të Edmond Ademit dhe të “titanëve” të tjerë të partive shqiptare. Tani populli zotërohet nga tradhtarët dhe tri partit të kastave më të ulëta të Ali Ahmetit, Menduh Thaçit etj.

Është e vërtetë; që ne shqiptarët e duam Iliridën sepse jemi mësuar me të, - jo thjesht nga zakoni, - por sepse jeme mësuar me dashurinë ndaj atdheut. Ju pohoni se qëllimi i mirë e shenjtëron luftën? Kurse unë ju them: Vetëm lufta e bekuar shenjtëron çdo qëllim ndaj atdheut që na lanë të parët.

Një ngjarje “historike” do të vërtetonte më bindshëm tradhtin shqiptare se gjithçka mendimin këtij ministri gjak prishur: skandali në deklaratën e njëres prej monstrave, zagarëve të vetë shqiptarëve. Mësymja u krye gati njëherësh në krejtë hapësirën shqiptare. Në Ilirid, ish ministri së bashku me fundamentalistët (aq të urtë gjatë sundimit turk e sllavë dhe po aq mënjanuar prej luftës për çlirim), u trimëruan befas kundër Iliridës së vjetër, për shkak të ferexheve dhe shqiptarëve, me të cilat, sipas tyre, duhej të mbulohej kombi dhe vajzat dhe gratë shqiptare të Iliridës. Filozofia e tradhtisë, ajo që ishte gjykuar përherë më e keqe se vetë robëria, pikërisht në orën e lamtumirës së saj. Gjithfarë idesh e tradhtarësh vërviteshin përreth Iliridës se Ilirida: nuk është shqiptare!

Kjo ndodhi disa ditë më parë. Dhe tradhëtia e tij paska qenë më e zeza se ato të fqinjëve.

Ishte e qartë, ministri kishte synuar që objekti shqiptar të ishte shndërruar për sllavizimin e shpejtë të shqiptarëve, një zë thumbues nga varri.

E megjithatë, tashmë ai zë flet tepër shpejt. Qysh atëherë gjendja politike e shqiptarëve kishte qenë në një turbullirë të dëshpruar - duke përdorur të gjitha burimet e veta për të mbrojtur dëshirat e fundit të sllavo-maqedonasëve, si dhe vetveten ky far Edmond Ademi. Në Maqedoni, harbimi i ministrit shkoi edhe më larg, me thirrjen që iu bë shqiptarëve, që t’u hapnin rrugë çkombëtarizimit e të shkonin drejt sllavizimit të tyre, si dikur, ndërsa fundamentalistët, drejtë turqizimit, do ta bënin Iliridën ashtu siç ju pëlqente. Nëse ka një imazh që simbolizon vdekjen përfundimtare të kombit shqiptar, ai është Edmond Ademi i hipur mbi një fron të “”Sobranës së Mqedonisë”. Tradhëtia është gjithashtu ideologji. Tradhëtia thotë se shteti i Iliridës nuk duhet, se kjo një ndër fatkeqësitë më të mëdha, e krijuar prej të dobëtëve kundër Iliridës, por sot ndodh për llogari të vetëm këtyre individëve si ministri. Unë e denoncoi tradhëtin e ministrit për deklarëtën e tij anti-shqiptare:

“Shqiptarët janë sllavë!”.

O shqiptar, hapni sytë, bëheni burra! Sepse vdekja për atdhe - është përjetimi më i lartë në jetë. Kjo është më kreshendoja e juaj. U kërkoj shqiptarëve të rezistonin dhe i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve - atyre që kanë gjak shqiptari të mos bindeshin urdhërave të tij për ta votuar këtë legen dhe anti-shqiptar. Duke dëshmuar në të njejtën kohë guxim të jashtëzakonshëm dhe talent jo për teatër politik për ta shpëtuar kombin nga gllabërimi turko-sllavë.

Disa politikanë dhe ministra, kur përshkruajnë, përdorin fraza si “kasapët e Iliridës”. Këtu, pa dyshim, ka diçka të vërtetë; sheshi i deklaratave ka qenë një masakër brutale. Por, do të ishte më saktë të mendonim se elita politike mashtruese shqiptare e Ilirides është një grup aparatçikësh nervozë, që mbajnë me kujdes sytë hapur, ndërkohë që përpiqën të bashkpunojnë sllavo-bullgarët për t’i bërë shqiptarët turq dhe sllave, duke u kapur fort pas pushtetit. Nëse gjërat sipas tyre do të shkojnë mirë, ata do të respektohen si ndërtues të shkatërrimit të kombit shqiptar. Por, nëse ky ekspriment do t’u dështojë, Edmond Ademi, minister do të ndëshkohet “me vdekje ose do të syrgjynoset në shkretirat e Mongolisë së Sipërme”.

Ilirida dhe shqiptarët po kositen nga pozitat e tradhtarëve. Atë e ofendojnë, e injorojnë, e poshtërojnë, e lënë rrugëve në mëshirën e tradhtarëve dhe të sllavëve-maqedon! Të tilla përsekutime kanë ndodhur vetëm në kohen e Gligorovit dhe Gruevskit. Ilirida po mbulohet me tradhëtar dhe hoxhallarë! Ilirida është shndërruar në kufomë moçal. Injoranca dhe tradhëtia nuk njeh kufi! Si fenomen që kanë lënë gjurmë të thella tek unë, ato njëherit më obligojnë të jem sa më objektiv në synimin tim për të pasqyruar kronologjinë e tradhtisë shqiptare dhe dramën tragjike në të cilën gjendën Ilirida bashkë me popullatën e shqiptare, në një kohë dramatike për Iliridën, përshkuar nga thirrjet dhe zërat e përditshëm përplot tradhëti, dhembje e plagë.

Partia që Edmondi i takon e ka mbushur administratën maqedone - ndonjëherë edhe gjykatat - me militantët e vet dhe u jep ryshfet ligjvënësve opozitarë që të të kalojne nga ana e saj.

Ky proces arriti kulmin, kur ministri Edmond Ademi i Iliridës siguroi vendin në shumicën parlamentare duke u futur në kabinetin e kryeministrit maqedon, kështu që deputetët shqiptar të cilët ndryshonin anëtarësinë e partisë së tyre dhe mbështesnin atë mund të merrnin poste qeveritare. Edmond Ademi, ministri i ri ose i vjetër kishte një të kaluar të dyshimtë; disa prej tyre ministra e kryetar partish kishin një veprimtari kriminale të dokumentuar për tradhëti kombetare. Për ministrin në fjalë, Edmond Ademi, përshembull, “ekzistonte një dosje”, që akuzohet për korrupsion e tradhti kombëtare dhe bashkpunëtor i ngushtë i aparatit shtetëror të sigurimit. Ministri (çfarëdo që të nënkuptojë ky emërtim), kishte qenë në bashkpunim me sektet e huaja. Një tjetër skandal shqiptar, e përdori pushtetin e tij për t’u shndërruar në një tradhtar dhe feudal të pasur. Ku miqtë e mi nga Ilirida, e përshkruajnë skenat në shtëpitë e tij në qytet e fshatë. Por, asnjë nga këto vepra anti-kombëtare nuk e ka penguar ngritjen e karrires së tij. Ishte pothuajse 40 vjeç kur luftoi dhe fitoj në zgjedhje për herë të parë. Dy vjet më vonë, ai mbrojti me forcë pozicionin e tij  duke thënë: “Shqiptarët janë sllav të Maqedonisë!”... dhe duke përçarë popullin e tij dhe askush nga shqiptarët nuk guxoi ta kundërshtonte.

Ky është realiteti shqiptar në Ilirid. Por, askujt në Shqipëri e Dardani nuk i bie ndërmend ta njoh këtë zagar, tradhëtar nga afër. Disa shqiptarëve e parapëlqejnë të flasin në menyrë romantike pë mbi “bukurinë” e proçesit të votimit shqiptar dhe për gëzimin që u jep demokracia e Edmond Ademit. Intelektualët shqiptar në Ilirid nuk i shohin gjërat ose janë të lidhur me këtë mënyrë. Në emisionin e fundit televiziv ku minister me disa gazetar që kultivoi dhe ai nxjerrë nga goja dun dhe i dha formë kulturës maqedone së urrejtjes në politikën sllavo-maqedone. Shumë shqiptarë të njohur e quajnë atë që ndodhi në TV si “vrasjen e kombit shqiptar”. Disa të tjerë, kanë bindjen se ky ministër dëshiron t’i kthejë shqiptarët “njëqind vjep prapa në robëri”. Ky minister është një rast i veçantë. Tradhëtia dhe korrupsioni politik në shtetin e Maqedonisë është akoma shumë i lartë dhe më keq. Si parlamenti edhe qeveria në Shkup pasqyrojnë shumë nga këto dukuri, ndonëse në një formë më shumë ekstreme dhe anti-shqiptare.

Shumë ministra e deputetë shqiptar ka kohë që nga krenaria e dikurshme, u shndërruan në shërbëtor të korruptuartë pushtetit aktual politik. Si të mos mjaftonin fjalët e vjetra, të krijoheshin gjithmon të reja, ndonëse shumica politikanëve shqiptar ngjanin si të vjetër, madje kishin brenda tyre hijen e vdekjes. Përpara pyetjes qortuese: përse fjala tradhti “kombvrasje” nuk kishte vonuar, ndoshta do të duhej një tjetër pyetje: përse shfaqej përseri në kohen kur punohej për bashkim kombëtar???

Edmond Ademi bënte thirrjen për tradhti të përgjithshme??? Shkurt: për çkombe të ardhshme binte këmbana??? Kur bie këmbana mos pyet për kë, apo bie për ty vet Edmond Ademi, doje apo nuk doje...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora