Thursday, 15.11.2018, 04:18 AM (GMT)

Komente » Preqi

Dedë Preqi: Kush po e degjeneron rinininë e Kosovës?

Monday, 05.11.2018, 08:01 PM


Kush po e degjeneron rinininë e Kosovës?

Nga Dedë Preqi

Imazhi i rinisë së Kosovës, vjen si rrezulltat i përspektivës që ia sjellë pushteti dhe shteti, që në mes këtyre dy poleve, ajo mund të bëhët një shëmbëlltyrë e mirë, apo edhe në të kundërtën e saj. Ideja që ta përvetësosh atë dhe rrolin e saj, është një fitore e madhe e një shoqërie dhe vendi, që përmbanë parime të rëndësishme dhe jetike.

Pa dyshim se me rininë e vendit tonë, jemi përpara një sfide të rëndësishme, kur ajo është e aftë dhe di të veprojë dhe e aftë që të prodhojë një efekt shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë, por për fat të keq, ajo dhe potenciali i saj nuk po shfrytëzohet sa duhet dhe i mungon elementi më i nevojshëm, që e nxitë dhe e mbështet atë, të merr vendime të rëndësishme, për të vënë në lëvizje realen e jetës së vet në shoqëri me detyra dhe veprime konkrete.

Rinia si një specifikë e veqantë e shoqërisë njerëzore, që e ka domëthënjën e një fuqie dhe potenciali të frymës rinore me plot energji, e cila do të plotësohet dhe fuqizohet përmes formave dhe funksioneve të veqanta, sikur energjia diellore, që vepron me bimët me shndërrime dhe përcaktime biologjike, duke ua bërë rritjen, ngjyrimin, ripërtrirjen dhe lëvizjen e tyre.

Prandaj, nuk ekziston asnjë vend në botë që të ketë a priori, domëthënje dhe vlerë pa rini, e cila e merr vlerën e vërtetë përmes shoqërisë së ndërgjegjshme, që vendos dhe e orienton atë në  veprim. Rinia është krenaria e çdo shoqërie, që nënkupton aftësinë për të drejtuar dhe vepruar brenda një shoqërie, aq më shumë i shtohet kjo krenari, kur në formën e saj pozitive ajo ndjenë dhe prodhon vetëdijen e zotërimit të vetëvetës.

Të krijohet përshtypja se një gjë e tillë nuk do ndodhte në Kosovë, për shkaqe tashmë të njohura, por përgjegjësia nuk do të mirret vetëm nga një instancë e një përsoni, por nga një instancë e gjerë shoqërore, që problematikat nuk janë vetëm rinore, por në përgjithsi janë të çrregulluara dhe pa organizime të artikulluara, deri në atë pikë sa është vështirë të përcaktosh vetëm një përgjegjës.

Nëse do të shtrojmë pyetjen se, kush e ka bërë këtë ngërç dhe nyje të ngecjes së përgjithshme zhvëllimore në proceset demokratike të shoqërisë tonë kosovare, asnjë nuk do ta merrte përgjegjësinë, të krijohet përshtypja se këto gjëra duhet të ndodhin në çdo shoqëri njerëzore dhe si një proces i domosdoshëm për të zhdukur tiparin e përgjegjësisë???

Ky rrezik rritët në përpjestim të drejtë me masën e pushtetit, i cili pikërisht është përgjegjës për ti kryer obligimet e veta, dhe përveq kësaj, edhe nga fakti që pushteti mund të ketë vullnet moralisht të rremë, i cili nuk ndjenë asnjë lloj detyrimi moral për ti kryer obligimet dhe premtimet e veta. Një rrezik i tillë bëhët edhe kërcënues, kur pushteti zhvishet nga dinjiteti dhe nga përgjegjësia që i takon.

Prandaj, pushteti e bartë barrën kryesore të përgjegjësisë brenda vetës dhe është pasqyrimi i drejtpërdrejtë i ekzistencës qytetare në shoqëri, që do të vepronte edhe me të rinjtë në forma dhe modele  pozitive, por edhe anasjelltas, pasojat  do ti kushtojnë edhe më shumë çdo shoqërie për t’a kthyer atë, në rrolin e vet dhe kahen e duhur.

Kush po e degjeneron dhe dizerionton rininë e Kosovës, më shumë se vetë pushtetët e dobëta dhe të pa organizuara, që nga pikpamjet e politikave si dhe programeve të paartikulluara, thënë ndryshe, gjithherë buzë greminave dhe përherë në kufi të saj, duke e mos gjetë vetën asgjëkundi, të pa aftë të përcaktohen  në politikat e një vendi dhe shoqërie të vërtetë me begati të qëndrueshme dhe të lakmueshme.

Rinia është thesari më i çmuar i një vendi, në të cilën duhet të investohet shumë për të përfituar diçka mbi bazën e nevojave të shoqërisë. Dhe imazhi më real i botës së qytetëruar, do të ishte nga imazhi i gjeneratave të reja, që gatuhen pa shqetësime dhe brenga, me vitalitetin e tyre dhe të një ardhmërie fatlume, ose të një jete të pa tundur dhe optimiste.

Papunësia në Kosovë, do të ishte receta, e cila po e ç’orienton rininë e vendit, për të realizuar ëndërrat e tyre, duke zënë shumë pak vend në politikat që përcaktojnë të ardhmën e saj. Për keqardhje, vendin e tyre në pushtet e kanë zënë edhe njerëz pa kredibilitet, që kanë afera korruptive dhe kriminale, por që nuk kanë as përgaditje shkollore.

Prandaj, shumica e të rinjëve të vendit, sot dëshirojnë të largohen në vendet me më përspektivë, përshkak të mungesës dhe kushteve të një jete normale në vendin e tyre. Këtij frustërimi i të rinjëve të Kosovës, i shtohet fakti i mos liberalizimit të vizave, edhe pse gjeografisht vendi i jonë është pjesë e Evropës, mbetët i vetmi vend në ballkanin perëndimor, që do të krahasohej i izoluar, sikur vendet më të izoluara të botës.

Papunësia e të rinjëve dhe vështirësitë ekonomike, janë brengat dhe kërcënimet e tyre, që e rrezikojnë dhe destabilizojnë edhe vendin, duke e shtyrë dhe nxitë rininë të kriminalizohet, apo të vetëflijohet rrugëve të pa lakmuara, sikur që janë pjesëmarrja e tyre në luftat e huaja, si në Siri dhe gjetiu, por edhe në rrugët tjera me shitblerjen e drogave, apo përdorimin e llojëve narkotike.

Është shqetësuese dhe brengosëse, kur vartësitë e rinisë së vendit tonë përshkak të papunësisë po bëhën edhe më të mëdha, dhe këto ditë shohim skena e rrëmuja të mëdha të rinisë dhe të tjerëve, para Shtëpisë së Kulturës, në Prizeren, të cilët mundohen të sigurojnë kontrata punë për Gjermani, të cilat do të ishin ndoshta vetëm një luftë nervash të tyre, sepse kemi plot mënyra të ngjajshme edhe të matrapazëve kontraktues të rrejshëm, që luajnë me rininë e vendit tonë.



(Votes: 4 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Comment: