Thursday, 15.11.2018, 04:18 AM (GMT)

Komente

Nue Oroshi: E duam Evropën deklarativisht por se duam praktikisht

Monday, 05.11.2018, 08:13 PM


E duam Evropën deklarativisht por se duam praktikisht

Nga Nue Oroshi

Politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë me daklarata janë shumë proevropian madje nuk mundet tua kalon kush për proevropianizëm, por me veprim janë anti evropianët më të mëdhenjë.Sidomos kur kanë të bëjnë më ndonjë gazetë apo revistë Evropiane ata shkrihen duke deklaruar se ne jemi Evropian, kurse në momentin që takohen me ndonjë delegacion aziatik ta nxem me Erdoganin ata thonë ne jemi vëllezër. Për këtë veprim antievropian do të bëjë analizën e dy veprimeve politike njëri politikanë në Shqipëri me emrin Ilir Meta ndërsa tjetri në Kosovë me emrin Enver Hoxhaj. Për Ilir Meten dihet nga qarqet politike ndërkombëtare se është Presidenti më i kriminalizuem nga të gjithë presidentet e shtetëve të Evropës,ka një të kaluar tmerrësisht të papastër në raportë me krimet politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Dhe nuk është rastësisht që ta kundërshton një kandidat të propozuar nga Gjermania për Ministër të punëve të brendshme të Shqipërisë. Refuzimi që i bëri gjeneral Sander Lleshit , Ilir Meta nuk është një refuzim i thjeshtë por në mbrendësi ka një veprim kriminal dhe banditesk, për faktin se ai e shkelë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me këtë mosdekretim.Në këtë rast politika në Shqipëri duhet ti kërkon dorheqjen e presidentit, por ajo nuk ndodhë.Nuk ndodhë për faktin se edhe Edi Rama,Sali Berisha,Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë marrur veshë që mos të jetë Gjeneral Sandër Lleshi -Ministër i mbrendshëm për faktin se gjatë rrugetimit të reformave që duhet të bëhen patjetër në Shqipëri nëse deshiron të jetë pjesë e Evropës ju dalin në fakt shumë te palara tri partive politike në Shqipëri që për 27 vjet janë duke qeverisur me Shqipërinë dhe kanë krijuar rrjetët e veta qoftë në aspektin e shtrirjes politike qoftë në aspektin e përfitimeve ekonomike.Me një fjalë ata ditën në Parlament bëhen copë e grimë me njeri- tjetrin ndërsa natën i ndajnë zonat e veprimit.

Për këtë dëshirojnë që t'iu shtyhet qëndrimi në pushtet edhe për një kohë sa është e mundur.Dhe nuk është e rastësishme që politikani që dikur kishte mustaqe të maqorrit dëshiron ta bjen Shqiperinë buzë vorrit.Ishte i pari ish Presidenti Bujari i Nishangjive, që e filloj propagandën kundër gjeneralit shqiptarë Sander Lleshi.Ndërkohë që rasti i dytë është me zavens kreministrin e Kosovës Enver Hoxhaj

.Enver Hoxhaj me deklaratat e tij po don t'i shpallë kundërshti Evropës me atë moton e Enver Hoxhës së parë se dy miljon jem që e ham bukën me 200 e kapim pushkën.Edhe pse ky Enveri i dytë e them lirisht se është me i zgjuar dhe me i shkolluar se ai Enveri i parë dhe nuk ka shpirt krimineli, ky Enveri i dytë tash është në hallë të madh.Është në hallë për faktin se dy shefat e tij shefii i partisë Kadria dhe shefii i Presidencës Hashimi te dyve ju ka hyrë frika në bark dhe i bëjnë shtypje Enverit si me i zgjuari në PDK- që është të jepë deklaratë dhe intervista për t'i prishur mardhëniet me Evropën nëse nuk lëshohen vizat. Shkaku që nuk lëshohen vizat janë pikërisht politikanët e Kosovës që e kanë sjellë në këtë gjendje Kosovën.

Dhe kjo bëhet nga shkaku i frikës që kanë shtetët e Evropës se më tu lëshuar vizat, rinija e Kosovës do të lëshojnë Kosovën.Për këtë politika Evropiane e ka zgjedhur një rrugë tjetër. Nuk dëshiron me ju dhanë poena politike politikës aktuale të Kosovës por dëshiron që të konfrontohet direkt me këta politikanë për ta quar shtetin e Kosovës përpara.Prandaj unë ju them popullit të Kosovës se Evropa nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës, por kundër politikanëve që ky popull i ka zgjedhur.Vetëm diktatorët politikë nuk e pranojnë asnjëherë largimin nga politika.

Politikanët me vlera perëndimore kur i shohin gabimet e tyre në politikë ata vetvetiu largohen për t'iu hapur rrugë ndryshimeve politke në vendin e tyre që ju shërbejnë me devotshmëri por që gjatë rrugëtimit politikë kanë bërë edhe gabime që politika në botën perëndimore nuk do t'iu falë. Është fatkeqësi që politikanët tanë shqiptarë, përkundër shumë veshtirësive, që ju sjellin popullit shqiptarë si në Shqipëri si në Kosovë ata asnjëherë nuk e shohin fundin politik të tyre.Por mundohen që të gjejnë edhe me tepër metoda që ta shkatërrojnë shtetin dhe vendin e tyre qoftë edhe duke e futur në pazar teritorin e shtetit të tij siç po vepron Hashim Thaqi në këmbim të mbetjës në pushtet.Prandaj nuk është rastësi se këta politikanë e duan Evropën vetëm deklarativisht se veprimet e tyre politike i kanë krejt dikund tjetër.Prandaj nuk kanë thënë kotë dijetarët nga e folura në të bërë është në mes një det i tërë.



(Votes: 2 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Comment: