E enjte, 28.03.2024, 09:23 PM (GMT)

Mendime

Reshat Nurboja: Cari i Cetinjës dhe sulltanët e sulltanatit të Kosovës

E diele, 04.11.2018, 10:30 AM


REFLEKSIONE MBI KUFIJTË NË FORMË TREGIMI…!

CARI I CETINJËS DHE SULLTANËT E SULLTANATIT TË KOSOVËS…!

Nga Reshat Nurboja

Cari i Cetinjës kishte parë ëndërr në të cilën i ishte paraqitur baba i tyre Njegoshi, i cili i kishte treguar se tani është koha më e përshtatshme për me e marrë konopin e më dalë me i nda "livadhet" e kullotat me sulltanatin e Kosovës…Me porosi, se atje tani janë disa çobanë të rinjë që nuk e dijnë e as që i'u intereson ta dijnë se ku i kanë apo i kanë pasur tokat të parët e vendit të tyre...
...Kur u zgjua nga gjumi, Cari i Cetinjës i ftoi vojvodët dhe serdarët e tij, duke i’u urdhëruar që urgjentisht ta ftojnë sulltanin e Kosovës mysafir në Mauzoleun e Njegoshit në Cetinje për t'u marrë vesh se si do t'i ndajnë tokat në mes veti, gjegjësisht ku do të i "qesin" gurët- megjet në mes të këtyre dy vendeve dikur armiqësore shekullore por tani po thojnë kojshi e kumbarë shumë të mirë.!
...Kryeserdari i carit të Cetinjës, u n'xu ngusht… Deshironte të i thoshte diçka carit të tij, por hezitonte…U friksonte nga ai…Cari i Cetinjës e verejti shqetësimin dhe frikën e serdarit të tij besnik dhe i’u drejtua me këto fjalë:
- Cari i Cetinjës: Serdar i dashur, çfarë ke çfarë të shqetëson…
-Serdari: Imzot, jam i brengosur se nuk e di si ta realizoj urdhërin tënd...
- Cari i Cetinjës: Pse, si nuk e di…Ku është problemi...?
- Serdari: Imzot, Kosova si Kosova… Ti e din imzoti im i plotfuqishëm, se Ata nuk e kanë vetëm një

sulltan, i kanë plot të tillë, e unë nuk po e di cilin me e thirrë...
-Cari i Cetinjës: Nuk ke problem more serdari im besnik…. Ftoi të gjithë, se edhe ashtu po të mos ftohen të

gjithë, me ta, nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje… Se ata, nga inati pse është nënshkruar

ndonjë marrëveshje nga dikush tjetër e jo nga Ai, jo vetëm që nuk e pranojnë atë marrëveshje

por edhe e  luftojnë…!

...Dhe kështu pas disa ditëve, në Mauzoleun e Njegoshit u takuan disa nga sulltanët e Kosovës me carin e Cetinjës i cili i priti me buzëqeshje e cila nuk mund të kuptohej a është buzëqeshje e mikpritjës apo e nënçmimit e urrejtjës…?

Sulltanët nga Kosova, cari i Cetnjës i priti e gostiti sikur dikur e priste Sulltanin e Stambollit, plot tri ditë e tri natë...!
- ...Pas tre ditë e tre natë gostie, cari i Cetinjes në një banket pëembyllës, ku kishte muzikë, pije e valltare të zgjedhura të carit, i propozoi në kënaqësi e siper sulltanëve të Sulltanatit të Kosovës, që ata të vazhdojnë me "qejfë", e të urdhërohen vojvodët e serdarët e Cetinjës nga njëra anë e pashallaret e agallarët e sulltanatit të Kosovës nga ana tjetër, ta marrin konopin e të dalin e ta ndajnë token… Të caktohen mexhetë e t’i vendosin gurët… Për me u dijtë, cila tokë tani e tutje i takon carit të Cetinjes e cila i mbetet sulltanatit të Kosovës...!

…Pas disa ditëve e natëve me ushqim përallor e këng e valle me lahuta e të qeshura, u mbajt takimi i perbashket ku morren pjesë sulltanët e Kosovës, prapa të të cilëve qendronin të buzëqeshur e kryelartë "për punët e kryera" pashallarët e agallarët e sulltanatit… Përballë tyre, duke i përdredhur mustakët vesh në vesh qendronte Cari i Cetinjës me vojvodet e serdaret e tij...!
- Pas fjalëve patriotike që thurën për lavdinë e njeri tjetrit… Vojvodët e serdaret e Carit të Cetinjes raportuan se e kanë matur e ndarë token se bashku me pashallarët e agallaret e sulltanëve prezent dhe janë dakorduar se ku është kufiri ndarës i tokave të carit të Cetinjës me ato të sulltanatit të Kosovës...!
- Kur u pyeten pashallaret e agallaret e Sulltanatit të Kosovës nga sulltanët e tyre e edhe nga Cari i Cetinjes, se a është bërë mirë matja dhe ndarja e tokës… Ata duke e shikuar njëri tjetrin e me kokë ulur, nuk bëzënin por vetëm tundnin kokën në shenjë pohimi… Edhepse, as nuk i ka interesuar e as kanë qenë prezent kur u bo matja...Kanë pasur punë me të meçme, të hajnë, të pijnë e të vallëzojnë...!
- ...Kur gjatë prezentimit, edhe vet Cari i Cetinjes e pa se toka e tij ishte shtuar dukshëm dhe se vojvodët e tij i’a kishin shtyer megjen Sulltanatit të Kosovës për disa mijëra hektarë… Cari i Cetinjës i drejtohet sulltanëve nga sulltanati i Kosovës me fjalët: "O miqtë e mi, të ditur e patriota honë e done… Mos u ngutni me qitë gisht e mehyrat e juaj sot në këtë ndarje… Se ndoshta jeni lodhur keto ditë nga gostia, ushqimi e pagjumsia andaj ndoshta është më mirë, të shkoni në shtepi, të pushoni e ndoshta edhe ta pyesni dikend me te vjeter që i dijnë se ku i kanë megjet këto tokat tona… Mos pahirri e pa qellim, vojvodet e serdaret e mijë së bashku me pashallarët e agallarët tuaj, janë ngutë e kanë berë ndonjë gabim në matjen e ndarjen e tokës....Cari i Cetinjës, për çudi, disa here insistonte e i thoshte: Ka kohë, kurkush nuk po na ngutë e ndjekë me qitë gisht sot, e me i vendos gurët e me i caktu megjen në mes vendeve tona sot… Mund ta bejmë këtë edhe ndonjë ditë tjetër... Kemi me jetu pranë njeri me tjetrin, e mos të kemi probleme pa pasur nevojë neser...!
- Kur i degjuan këto fjalë të carit të Cetinjes… Sulltanët e Kosovës, u ndien të ofenduar dhe duke u kollitur ashtu burrnisht, siq bënin dikur vetëm burrat mitik me mustaqe vesh në vesh… Për me i tregu carit të Cetinjes se sa të dijëshëm e të fuqishëm janë, e që nuk e pyesin askend për asgjë… Se, vetë shkruajnë e vet vulosin çfarëdo që i’u teket e i’u merr mendja e tyre qiellore…Se, askush, bash askush, nuk guxon as me i pyet, pse, e lere mo me i thonë mos…Andaj, sulltanët e sulltanatit të Kosovës, u ngriten në këmb, dhe ashtu të fryrë si quranatë e xhunglave të pashkelura, i drejtohen Carit të Cetinjes: “Car i nderuar… Ti je car, por edhe ne jemi Sulltana dhe ate sulltana dem baba dem… Na vet vendosim për Sulltanatin e Kosovës… Me deshtë, e me na u tekë e djegim apo e shesim krejtë sulltanatin…Askush, bash askush në sulltanat, jo vetëm që nuk guxon e nuk na kundershton, por as që po i intereson atyre çka po bëhet me sulltanatin e tyre… Andaj, car i nderuar, thiri perfaqësuesit e Allamonit, të Engelteres, Amerikes, e kend të duash, që, edhe para tyre si deshmitarë, të qesim gisht e ta vulosim marreveshjen me tugrat - mehyrat tonë… Mos të zgjasim shumë këtë muhabet, se po na ftohet mishi e po na nxehen pijet… Nëse ke nevojë miku ynë i nderuar Car i Cetinjës, edhe për më shumë tokë të sulltanatit mos të vjen keq, vetem na trego… Nuk ka asnjë problem, nëse të duhet, e shtyjmë megjen deri te Patrikana e Pejës e edhe më poshtë…Ku të duash e sa të duash…

..Cari i Cetinjes, vetem buzëqeshte në këto fjalë e mburrje të sulltanëve të sulltanatit të Kosovës… Prap nuk mund të kuptohej, ajo buzëqeshje e tij, a ishte buzëqeshje e pajtimit me fjalët e sulltanëve apo buzëqeshje e nençmimit e irritimit… Cari i Cetinjës i’u drejtua sulltanëve të Kosovës, "Jo, more, miqtë e mi të rinjë… Edhe këto toka që po më thuani se tani e tutje janë të miat, nuk e di çka më bo me to… Se, ju e dini se populli im, nuk e ka bash për qejfi punën, e lëre më, me punu edhe ketë tokë shtesë… Por, pasi aq shumë po insistoni e duke mos dashur të ju ofendoj, po e pranoj këtë tokë që ju po thuani se është e imja…

Cari i Cetinjës, me buzëqeshje e duke i fërkuar duart i drejtohet prap sulltanëve të Sulltanatit të Kosovës: Me ju treguar drejtë, nuk e kam ditur se megjetë e Cetenjës janë aq thellë në territorin e sulltanatit tuaj… Por kurr ju po thuani, se deri atje poshtë është toka ime, mua nuk më mbetet tjetër pos të ju them faleminderit dhe hajde pra, po qesim gishtë e na koftë për hajr…!

…Pa kurfarë hezitimi e dyshimi, atë matje të tokave të sulltanatit siq e kanë bërë sulltanët e kanë votuar edhe të gjithë shejhilët, këshilli i këshilltarëve më të lartë e më të mençur sulltanor së bashku me vojvodët e çetnikëve dhe serdarët e sulltanatit, poashtu edhe pashallarët, agallarët e të gjithë kaditë e sulltanatit…, Këtë e kanë bërë, jo vetëm duke qitur gishtë por edhe duke ngritur dy e tre gishta, duke vallëzuar, e duke u përqafuar në mes veti e duke kritikuar disa kaurë të pa shkollë e të paditur që llomotitnin se kinse sulltanët i kanë falur e shitur kaq e kaq tokë të sulltanatit, Carit të Cetinjës…Kaurët e tillë, armiqtë e sulltanatit po i besojnë djallit e jo fallit në filxhan dhe llogarive me pasula  maxhik të falltorës a –ka –dije dhe falltoreve tjerë të sulltanatit…!

…Sulltanët e Sulltanatit të Kosoves, që nga koha kur janë kthyer nga gostia e Carit të Cetinjës, nuk po i merr gjumi duke menduar e kujtuar gostinë që e kanë shijuar në Cetinje, dhe vet me veti e paramendojnë si do t’i gostit mbreti i Serbisë kur vjen rradha e ndarjës së tokave të sulltanatit me mbretrinë e Serbisë…Shpresojnë se pritja e gostia nga mbreti serb në Pashallukun e Beogradit do të jetë edhe më e madhe dhe më e bëgatshme se sa ajo në Cetinje…Sulltanët e Kosovës, si rrallë here, njëzëri u pajtuan se të mos ngutën shumë me qitë gisht në matjen dhe ndarrjen e tokave me mbretin e Serbisë pa u marrë vesh paraprakisht se gostia dhe bisedat për toka në Beograd duhet të zgjasin së paku një javë… Deshirojnë me bo sefa e me u kënaq duke pi e duke këndu pse jo edhe me vallëzu me valltaret e atjeshme…Për këtë, edhe i urdhëruan, shehilët e tyre, këshillin e sulltanatit, pashallarët, agallarrët dhe kaditë e tyre që këtë here ta masin me konop territorin e jo me “tamin” apo me sy…Jo nga frika se mos po humbin tokë, por nga deshira dhe lakmia që sefaja të zgjatë më shumë se te Cari i Cetinjës…

PJESË TË SHKËPUTURA NGA VESHTRIMI NË FORMË TREGIMI: CARI I CETINJËS DHE SULLTANËT E SULLTANATIT TË KOSOVËS

Pejë, 01 Nëntor 2018



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora