E premte, 29.03.2024, 12:32 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Kuvendi, faqja e zezë e politikës!

E shtune, 03.11.2018, 06:11 PM


Kuvendi, faqja e zezë e politikës!

Shkruan: Florim Zeqa

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës nxori në shesh edhe shumë të vërteta publike për zgjedhjen e Thaçit president, për mashtrimet serike të kryeministrit Haradinaj, dhe dredhitë përverse të kryeparlamentarit Veseli.

Edhe përkundër pranimit të gabimit, me asgjë nuk arsyetohen deputetët e LDK-së që votuan zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të vendit.

Disa u arsyetuan  që nuk e kanë njohur sa duhet Hashim Thaçit, sa të tjerë janë penduar që i kanë besuar, por ka edhe të atillë që rrinë në heshtje i besojnë prapë dhe janë duke i ndihmuar në prapaskenë "bossit" të tyre.

Pranimi i gabimit pa ndëshkimin e fajtorëve që e sollen në piedestal (postin e presidentit) të keqën më të madhe për vendin, është lojë e dyfisht dhe hipokrizi, siq është hipokrite kërkesa për largimin e Thaçit nga posti i presidentit, duke e mbajtur në krye të partisë Isa Mustafën-shkaktarin e kësaj të keqe të madhe për vendin, në kundërshtim me dëshirën e elektoratit të partisë dhe vullnetin e qytetarëve të vendit!

Për më tepër se kaq, kryeminstri aktual i vendit, Ramush Haradinaj me vogëlsinë e tij, arriti t'i mashtrojë më tepër se dy herë "intelektualët" e LDK-së!

Mashtrimi i dytë që ua bëri Haradinaj deputetëve të LDK-së

Herën e parë i mashtroi me Demarkacionin, duke i futur në lojën e tradhtisë për faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi.

Ishin "intelektualët" e LDK-së që asokohe dolën publikisht në mediumet televizive, duke shprehur miqësinë dhe besnikërinë ndaj Ramush Haradinajt. Madje, njëri prej tyre kishte folur për miqësinë e gjatë me Ramushin, duke thënë, po citoj; "Ka mbi 15 vite që jam në miqësi me Ramushin, e njohë mirë, prandaj edhe i besoj çfarë të thotë për kufirin, unë jam pas tij"

Pra deri në këtë nivel kishte arritur miopia politike dhe "largëpamësia" intelektuale e një doktori të shkencave, që ra pre e mashtrimeve të kryeministrit të Kosovës, i cili për tri vjet rreshtë mashtroi qytetarët duke thënë se "jetën e jepi Çakorrin se jepi", derisa lakmia për pozitë ia vërboi sytë, i kapërdiu hartat e "lagura" të Murat Mehës.

Paraprkisht mashtrimit të dytë që ua bëri Haradinaj deputetëve të LDK-së në "Ditën e të vdekurve" në Parlamentin e  Kosovës, ndodhi joshja paraprake që ju bëri deputetëve të opozitës rreth dialogut me Serbinë, duke deklaruar kinse është kundër pazareve politike, gjegjësisht kundër ndarjes dhe korrigjimit të kufijve nga Hashim Thaçi!

Në vazhdën e këtyre joshjeve, ditë më parë deputetët shqiptarë u bashkuan në mashtrimin tjetër të radhës të Haradinajt për Ushtrinë e Kosovës.

Për dallim nga mashtrimet e tjera, ky mashtrim u përcjellë me entuziazëm, gezim dhe me emocione të papërshkruara të deputetëve dhe qytetarëve, me ç'rast nuk ndodhi asgjë më shumë dhe as më pak se një votim normal i një projektligji në lexim të parë  për transformimin e FSK në forcë ushtarake!

Kur dihet fakti, se çështja e transfromimit të FSK-së në FARK është çështje pak më komplekse për shkak të "Pakos së Ahtisarit" (Kushtetutës), fusnotave** në BE dhe OKB dhe gjashtëpikëshit të Ban Ki Moon-it, atëherë kjo rrezikon të mbetët vetëm një lojë (vetë) mashtruese!

Loja e pandershme që po bëhet me ushtrinë, kinse po bëhet transformimi me ligj e jo me Kushtetutë është mashtrim dhe dështim i madh njëkohësisht, për faktin se ky proces mund të gjasë edhe 20 vite të tjera, e për të mos u bërë asnjëherë ushtri e mirëfilltë që ka të drejtë të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e  vendit.

Kuvendi i ngjan një cirku

Politikanët që thirren në FAK-un, duke mos e pranuar akronomin e Republikës, përkatësisht FARK-un, janë injorant dhe hipokrit, ngase nuk mund të bëhet ushtria duke mohuar Republikën dhe anasjelltas.

Arsyeja pse injorantët politik nuk e pranojnë FARK-un, është mungesa e kapaciteteve intelektuale dhe largëpamëisa politike për të kuptuar dallimin në mes FAK-ut e FARK-ut!

Për të mos u zagjatur tutje rreth temës së ushtrisë, në seancën e fundit të Kuvendit, deputetët u dëshmuan se nuk janë në mbrojtje të interesave të popullit dhe në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial të vendit të tyre, por të interesave personale,...të cilët për të ruajtur kolltuqet e tyre, mbrojnë interesat e djallit duke u bërë faqja më e zezë e politikës kosovare.

Votimi i ditës së enjte e dëshmoi gjithashtu se, pavarësisht deklarimeve publike nga partnerët e koalicionit, e vërteta është krejt tjetër sa i përket qëndrimit në raport me presidentin kuisling te Kosovës.

Për shkak se, jo vetëm kryeministri, por liderët partnerë të PDK-së, NISMA dhe AAK, në publik thonë se janë kundër ndarjes, por në Kuvend i treguan popullit të Kosovës se nuk janë të gatshëm ta ndalin veprimin sa të dëmshëm për shtetin, po aq antikombëtar të Hashim Thaçit.

Bazuar në fjalorin që përdoret nga deputetët, Kuvendi i Kosovës nuk i ngjanë organit më të lartë në vend, por më tepër i ngjanë një cirku apo kopshti zoologjik, një "kazinoje" ku luhet bixhoz apo një kanagjegji ku këndohet e luhet  tallava,....me fjalor rrugaqërie, me sharje e fyerje, me akuza e kundër akuza ndaj njëri-tjetrit!

Ndodhë pikërisht kështu për faktin se, nuk kemi shtet funksional, prokurori dhe as gjyqësi të pavarur! Ndryshe pas akuzave që u dëgjuan në seancën e fundit të Kuvendit ndaj presidentit Thaçi, deputetët që ngriten akuza, në vend që të shkojnë në shtëpitë e tyre, do duhej të përfundonin tek organet përkatëse, gjegjësisht në prokurori për të nënshkruar aktakuzat, ndërsa presidenti Thaçi do duhej pritur me pranga në aeroportin "Adem Jashari" pas kthimit nga Bjellorusia.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora