E diele, 22.09.2019, 03:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Kritika ka parim, nuk ka dallime

E enjte, 01.11.2018, 08:00 PM


NEBI DRAGOTI

KRITIKA KA PARIM, NUK KA DALLIME.

Kjo është filozofia që i kërkohet shkencës së kritikës: “ Kritika ka parim, nuk ka dallime”. Sa ruhet e zbatohet kjo këkesë tashmë kjo dihet. Dihet, se bëhet kritikë për mikun, mikun e mikut, shokun, shokun e shokut dhe lloj miqësirash e afrimitetetsh në jetën e përditshme. Dhe kjo, kur futetet në shkencën e kritikës, e dëmton siç e ka dëmtuar në gjithë lëmin e artit. Kam lexuar “kritikë” siç etiketohet në media, por nuk kam parë kritikë, kam parë shjkrime në nivelin më të ulët; kam parë atë lëndë të shkruar, që nuk ka të bëjë me kritikën rigoroze. Kam parë lëvdata, mburrje, llastime, krahasime me pena me famë botërore në kuptimin më grotesk. Kam parë shkrime që nuk janë kritika, por vetëm shiten si të tilla. Madje, madje asqë bëhet fjalë për vlerësim të veprës, që pretendojnë, se po i bëjnë kritikë. Kam parë autorë që nuk e dinë ç’ është kritika, por bëjnë zhgarravina për të mbushur faqe gazetash, pa mbështetje tek materiali dhe pa e faktuar mendimin duke e ilustruar atë. Kritika, paralelisht vlerëson si anët pozitive, po ashtu edhe anët negative, spse kështu i jipet shtytje krijimtarisë për të bërë përpara, sepse kështu dilet nga ky pellg rutinor, ku, konkretisht,kemi letërsinë. Çka shpreha ka këndvështrimin më të gjërë, ka thellësinë më të madhe në lidhje me të gjitha problematikat që ka koha, ku jetojmë. E kjo duhet respektuar. E kjo duhet të shikohet e të zgjohen institucionet përkatëse. Në këtë prizëm, ku duhet të mbështetet dhe reflektojë kritika e vërtetë, ka boshllëk të madh. Ka varfëri në kapjen e opusit të duhur tematik, trajtimit të tij artistik e funksional. Ka autorë që kanë shikim të ngushtë si në rrokje teme, si dhe në ftillim të përmbajtjes. Vite të tëra tranzicioni demokratik nuk ka një hop, një bum letrar. Kjo vjen nga mediokriteti i tyre,që ka zënë myk,, nga mungesa e horizontit që kanë për artin që trajtojnë. Dhe kjo atmosferë jo e kënaqshme ka arritur edhe në saj të kritikucëve, a kritizerëve, që botuesët i favorizojnë në botime të tilla (kalli gruri pa kokër). Çka ftillova i shkon për shtat mbyllja: - Ej, ti që bën kritikë! Kritikë ke bërë, apo ke hapur një vërr në ujë?...

FORMA E FJALËS

Forma e fjalës, e ruajtur qartësisht, është drejtshkrimi i saj sipas zgjedhimit, lakimit, pa ia deformuar temën, rrënjën, parashtesën, prapashtesë e nyje. Shihet se disa e cungojnë fjalë duke e shkruar jo të plotë, ose i shtojnë gjëra të panevojshme. Çdo penashkrues, para se të shkruaj, duhet të njohi gjuhën dhe ta përdori atë sakt.

a-Shihen shumë gabime edhe nëpër volume të botuara, që qarkullojnë në dorë të lexuesit. Edhe nëpër gazeta e media të ndryshme drejtshkrimi është me problem.

b- Me gabime shkruajnë edhe autorë që kanë dalë me disa volume. Kjo është e pafalshme.

c- Vjen kjo se kanë qënë nxënes të dobët në lëndën e gjuhës!? Vjen kjo edhe se nuk bëjnë përpjekje për të mësuar gjuhën dhe , aq më keq, kur e nënvlerësojnë këtë proçes të domosdoshëm? Ndryshe si ta spjegosh?

d- Ka penashkrues, që kanë ardhur nga shkolla me profile të ndryshme arsimimi, që nuk e kanë në prioritet mësimin e lëndës së gjuhës. Kjo kategori ka dëmtuar formën e fjalës dhe aq më keq shkruajnë duke përdorur fjalë të huaja.

e- Tjetër, përdorimin e pikësimit e lënë në harresë, sidomos penashkruesët dardanë. Kërkohet unifikimi gjuhësor sipas standardit të vendosur.

d- Kërkohet nga secili që të jetë rigoroz në ruajtjen e formës dhe korrekt në drejtshkrimin e gjuhës, sepse pa këtë kërkesë, që është baza e të shprehurit të mendimeve, dëmton dhe çorienton shkrimin shqip. Shtëpitë botuese duhet ta kenë kërkesë bazë për zbatim.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT