E enjte, 18.04.2024, 02:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: Dy poezi për nënën

E enjte, 01.11.2018, 08:10 PM


Nexhat Halimi

Dy poezi për nënën

`i vit pa nënën

ikën ditët javët muajt tufë tufë bie terr

ka një vit s`je më e unë përjetoj tmerr

natyrisht është e qartë s`kam pse të pres

ai që lind `i ditë patjetër dhe do vdes

sillen vetëtimë qiellit e pik mjegull hiri

kalaja e shkodrës ec vetes udhë ulliri

flijohet rozafa e gjiri i ngel jashtë murit

t`i rrjedh për fëmijën tambël gurit

hatixhja njëjtë flijuar me vetëdëshirë

te fëmijët e vetmuar zgjohet me lirë

jashtë muri mitik në varre në dumnicë

kaq sa të ka gjithësi këtu vij e pi cicë

e kujtoj me dhembje çastin e amshimit

njëjtë shfaqjes me yje ik fluturimit

`i vit pa nënën II

askush kaq vjet nuk doli t`i ik vdekjes

më lidh rreth kokës thikë furtune e detit

ndërsa bart shpirtin në torbë të poetit

e arrij prit të merimangës fund prekjes

kjo prekje e shuarjes së jetës së nënës

ndërmjet frëngjisë e yllit shfaqet në ulli

ndërmjet fjalës së etjes pikur në vetmi

nga humb e prapë shfaqet hije e hënës

tremijë vjet ky ulli çahet gurit të thatë

unë e varros udhën e vetme  të gjatë

e as arrij në dumnicë as larg në toplicë

`i vjet mungon nënë e unë humbur zot

herë në rosujëra herë tjetër në dumnicë

më pikin faqesh të mërdhezur kaq lot



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora