E shtune, 20.04.2024, 08:08 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Dalja masive në zgjedhjet e 4 nëntorit, forcon pozicionin e Luginës së Preshevës

E merkure, 31.10.2018, 08:00 PM


Dalja masive në zgjedhjet e 4 nëntorit, forcon pozicionin e Luginës së Preshevës

Shkruan: Florim Zeqa

Zgjedhjet e 4 nëntorit 2018 janë të rëndësishme për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë si dhe  për  të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë brenda juridiksionit të shtetit serb.

Në këtë garë zgjedhore janë të çertifikuara gjashtë subjekte, shumica prej tyre janë parti politike dhe një OJQ nga Medvegja.

Prioritet i subjekteve shqiptare në garën zgjedhore duhet të jenë; arsimi, zhvillimi ekonomik, kultura, informimi, gjuha dhe simbolet kombëtare.

Zbërthimi një nga një i prioriteteve të sipërpërmendura e qartëson akoma më tepër rëndësinë e këtij procesi zgjedhor.

-Arsimi është hallka kyqe, e cila determinon dhe përcakton kahet e zhvillimit dhe funksionimit të hallkave tjera. Përveq funksionimit të arsimit fillorë dhe të mesëm, të zgjedhurit e Këshillit Kombëtar Shqiptar duhet të angazhohen edhe për themelimin e një Universiteti Publik në gjuhën shqipe në rajonin e Luginës, konformë ligjeve dhe të drejtave ndërkombëtare për arsimin e lartë.

-Zhvillimi ekonomik përveqse do të gjeneroj vende të punës për të rinjët shqiptar, është çështje fondamentale dhe ekzistenciale, është çelësi kryesor për mirëqënjen e familjeve shqiptare në ato hapësira.

Pa dyshim, zhvillimi ekonomik do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes shoqërore, përkatësisht, emancipimit kombëtar dhe zhvillimit kulturor të shqiptarëve të Luginës në përgjithësi.

Kjo është e mundur të arrihet me bashkimin e bizneseve shqiptare, përkatësisht me krijimin e Unionit të Afaristëve Shqiptar të Luginës,  që veprojnë në botën përendimore.

-Informimi është çështje e një rëndësie të veçantë, për promovimin e të arriturave në të gjitha sferat e jetës. Krahas themelimit të Universitetit, të zgjedhurit e rinjë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, duhet të angazhohen për hapjen edhe të një Televizioni në gjuhën shqipe, sa e drejtë, po aq nevojë imediate e kohës për komunitetin autokton shqiptar të Luginës.

-Përdorimi i gjuhës dhe simboleve kombëtare për shqiptarët e Luginës, duhet të rregullohet me ligj dhe në përputhje me të drejtat e pakicave kombëtare dhe reciprocitetit në raport me minoritetin serb në Kosovë.

Nuk duhet pranuar më pak dhe as kërkuar më shumë drejta sesa që kanë minoriteti serb në Kosovë.

Këto që i ceka më sipër duhet të jenë bazament i një paltforme kombëtare për shqiptarët, përkatësisht e të zgjedhurve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Platforma politike e përgatitur nga të zgjedhurit e rinjë në Këshillin Kombëtar Shaiptar, duhet t'iu dërgohet autoriteteve përkatëse shtetërore serbe dhe atyre ndërkombëtare, përkatëshisht BE-së, SHBA-së, OKB-së dhe OSBE-së.

Sistemi i rotacionit, krijon standard të ri politik

Sistemi i rotacionit në zgjedhjet për Kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar përveqse do ta krijonte një standard të ri demokratik, do të sjellte risi dhe freski në qeverisjen komunale, si dhe do të krijoheshin premisa të mira për ndryshime pozitive dhe substanciale në politikbërjen e komunitetit shqiptar në ato hapësira.

Sistemi i rotacionit pas zgjedhjeve të 4 nëntorit, për pozicionin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, do të sjellte ndryshimin substancial dhe do të plotësonte kriterin bazik të vlerave demokratike, duke sjellë për herë të parë një lider nga Medvegja në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky zhvillim, do të barazonte Medvegjen me Presheven dhe Bujanocin, gjegjësisht edhe Medvegja do ta zënte një vend të merituar dhe të barabartë në drejtimin e përbashkët të komunave autoktone shqiptare në jug të Serbisë.

Bazuar në marrëveshjet paraprake mes drejtuesve shqiptarë të komunave;  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe kriterin e  rotacionit, në këto zgjedhje radhën e ka Medvegja ta merr postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Krijimi i unitetit politik dhe kombëtar i shqiptarëve të Luginës arrihet me barazinë qytetare, gjegjësisht rëndësisë së njëjtë që kanë shqiptarët në atë pjesë, pavarësisht madhësisë së territorit dhe numrit të banorëve, pavarësisht forcës politike, ngritjes intelektuale apo fuqisë ekonomike që posedojnë subjektet shqiptare në trojet e tyre etnike në Luginë.

Për fatin e Luginës, të vendos KKSH e jo matrapazët politikë

Zgjedhja e Këshillit Kombëtar Shqiptar, me njerëz të rinjë, me gjak të pastër kombëtar, do të shënojë një fillim të ri për shqiptarët e Luginës.

Ka ardhur koha që edhe shqiptarët e Luginës të lirohen nga iluzionet për zbritjen  e mrekullisë nga qielli! Aq sa mund të bëjn ata për  vetën e tyre, nuk mund të bëj askush tjetër, pra as Shqipëria, as Kosova dhe as bashkësia ndërkombëtare.

Shqiptarët e Luginës, gjegjësisht KKSH në asnjë rrethanë nuk guxonë ta lërë fatin e Luginës në dorën e matrapazëve politikë, qofshin ata shqiptarë apo ndërkombëtar.

Pra, në asnjë rrethanë shqiptarët e Luginës nuk guxojnë të bien pre e pazareve politike për interesa personale të politikanëve të korruptuar.

Loja e pistë dhe djallëzore me territore është mashtrimi dhe rreziku më i madh që po i përgatitet Luginës nga matrapazët politikë. Ngase me ndryshimin eventual të kufijve, përveq copëtimit të Luginës do të ndodhin zhvillime tjera dramatike me zhvendosjen, përkatësisht zbrazjen e Luginës nga shqiptarët.

Andaj, për shqiptarët e Luginës është me rëndësi jetike ruajtja e substancës kombëtare në trojet e tyre etnike.

Ruajtja e substancës kombëtare në Luginë, është mbrojtja më e mirë për Kosovën dhe anasjelltas, ruajtja e territorit të Kosovës është mbrojtje dhe e arritur e madhe në rrugën e integrimeve kombëtare.

Dalja masive e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e 4 Nëntorit 2018 forcon pozicionin e Luginës, gjegjësisht do të jetë një hapë i madh i konsolidimit politik dhe nacional të shqiptarëve, mundësi e mirë e kthimit të besimit për jetë dinjitoze dhe prosperuese në trungun e tyre kombëtar.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të shërbejë si institucion që mbronë të drejtat kombëtare si dhe do të jetë zë i të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Zoti e bekoftë vullnetin e shprehur me votën e lirë!

Zoti i bekoftë me unitet e dashuri vëllazëore shqiptarët e Luginës!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora