Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Njeriu që ta jepte zemrën në dorë

| E marte, 30.10.2018, 08:00 PM |


Njeriu që ta jepte zemrën në dorë

Monografia për MUÇO KAPINOVËN nga BASHKIM KOÇI

(ese)

Nga Përparim Hysi

Sa mbarova së lexuari monografinë për MUÇO KAPINOVËN,shkruar nga BASHKIM KOÇI, jam ulur para kompjuterit dhe po shkruaj përshtypejet e mia.

Para se të flas për monografinë në fjalë, nuk kam se si mos them dy fjalë për autorin e kësaj monografie: për gazetarin dhe shkrimtarin BASHKIM KOÇI. E njoh penën e kultivuar të këtij autori dhe mund të them,pa frikë se ekzagjeroj, që penën e ka kthyer në plug për të lëruar "arat e gazetarisë dhe të letërsisë". Është aq vital dhe aq i përkushtuar në temat që lëvron, sa, pa mëdyshje, gjallë  jo vetëm repsekt nga lexuesit, por edhe mirënjohjen e tyre. E njoh aq,sa mund të them që ajo ç'ka thotë PAPA FRANÇESKU që"Dinjiteti është mbi gjthçka tek njeriu", i shkon për shtat dhe Bashkim Koçit. Mos kujtoni se flas  si nxitimthi apo me superlativa më kot. Jo.Përkundrazi.Unë kam qenë mësues dhe vetëm BASHKIM KOÇIN kam parë që mos u ndahet mësuesëve të tij,kudo që jetojnë dhe deri në spital kur shtrohet ndonjë syresh për arsye sëmundjeje. Vetëm kaq dhe BASSHKIM KOÇI e meritonte një shkrim. Mësuesi është prind i dytë dhe,më thoni, ç'njeri(qoftë gjeni,hero a burrështeti) nuk doli nga mësuesi? Sa për illustrim,mund të citoj një hero të Luftës së Madhe Patriotike të popujve sovjetikë që,kur i dhanë yllin  e artë të HEROIT,tha:" Këtë yll e meriton mësuesi(mësuesja) im, se ai më ka pajisur me këto ndjenja. Më tej, duke vazhduar me BASHKIM KOÇIN mund të them se,sado që është"valencë elirë", ai jo vetëm nuk është i "lirë", por më i përkushtar si asnjëherë tjetër,vazhdon të japë një kontrbut të çmuar,sa në faqet e shtypit, aq dhe në libra artistikë apo dhe me mongorafi.

Parë me këtë sy, ai sikur ka bërë moto të tij të punës atë,që me kohë e ka thënë një nga ZONJAT E PARA TË AMERIKËS,e njdera ELEONORA ROOZWELT që ka thënë:"Nëse nuk vazhdon të japësh kontribut,atëherë mos kujto se je gjallë."

Mund të vazhdoj edhe më me BASHKIM KOÇIN,por qëllimi i kësaj eseje është që të flas për monografinë që ka shkruar për një patriot me zë në SKRAPAR dhe ca më tutje,siç është"Dëshmori i ATDHEUT",MUÇO KAPINOVA!

*     *    *

Të shkruash një monografi nuk është fort e lehtë. Në monografi,pena nuk mund të lëshohet "revan" ku autori të korrë pa mbjellë. Monografia, në gjykimin tim, është mall"bio". Këtu duhet t'i shtrishë këmbët sa ke jorganin. Nëse shkruan me apriori, atëherë heroit të monografisë i  ke"ruajtur vetullat" dhe i ke"nxjerrë sytë". Kanë ndodhur dhe"shartime" të tilla në biografi ku,lexuesi, është tronditur kur i kanë "shitur sapunin për djathë". Kur merr të shkruash një monografi për një personalitet të çdo fushe dhe,ca më tepër,për një hero,vihesh para një përgjegjësie të madhe morale e personale.

Nëse do që mos të të nxjerrin  gjuhën për ato që shkruan, atëherë duhet ta ngulësh bririn mirë qoftë në arshiva e dokumente historike; qoftë në njerëz që interviston. Të jesh i bindur se "individët që teston" janë të tillë që nuk vuajnë nga komplekse nepotike apo dhe interesa të drejtpërdrejta pragmatike.

Parë me këtë sy, BASHKIM KOÇI,jo vetëm e ka ballin të bardhë, por jo pa shpoti mund të them: shumë nga thinjat në atë kokë krjetësisht me flokë të bardhë do t'i kenë dalë duke hulumtuar nëpër arshiva dhe duke intervistuar individë me integritet vetëm e vetëm,për të larguar cergën që kish vënë koha mbi një LUFTËTAR për ÇËSHTJEN  E KOMBIT siç ka qenë MUÇO KAPINOVA.

Thashë që nuk do zgjatesha për BASHKIMIN, por ja tek më vjen parasysh një i ngjashëm me të. Më kujtohet një kuadër i nderuar i LUFTËS NÇL, i ndjeri SAMI BAHOLLI që tek shkruante kujtimet për HEROIN e POPULLIT,QEMAL STAFA, për kohën kur Qemali studjonte në Itali, thoshte:" Mes tonë QEMALIN e quanim"miu i bibliotekvae",se tërë kohën e kalonte në bibliotekë". Analogjia vërtet s'është plotësisht e gjashme,por dhe mua kështu më është dukur BASHKIM KOÇI, kur e mendoj sa në zhbirimet e dokumenteve bibliografike,aq dhe intervistat. NJë kohë e gjatë që ka dhënë një kontribtu kaq cilësor.

*     *     *

Po kush  është MUÇO KAPINOVA? Është një fshatar me"dygramë shkollë" më shumë autodiktate se sa me shkollë të vërtetë. Ka lindur në një fshat të SKRAPARIT,në KAPINOVËN e ËGËR në vitin1888. Pra,ka lindur në fund të shekullit  XIX-të dhe nuk mund të pretendohet për shkollim. Nuk u shkollua sa duhet,por lindi në një shtëpi që barotin e mbante thatë kundër pushtuesëve turq dhe në vazhdim kundër të gjithë atyre që mësyn vendin. MUÇO KAPINOVA u rrit më shumë në prehërin  heroit tjetër skraparli, të famshmit LACE BACKA se sa në shtëpinë e babait KAJA BAKIASI që edhe ky u vra në luftë me turqit.Ajo që  më bën përshtypje në gjithë këtë monografi  që unë elxova brenda një dite,është një fakt shumë domethënës:Them si është e mundur që ky  MUSTAFA BAKIASI alias MUÇO KAPINOVA në gjithë jetën e tij të shkurtër ( e vranë në pabesi kur qe vetëm 38-vjeç), gjithmonë vetë dhe me gjithë të afërmit dhe bashkëluftëtarët e tij ka qenë i angazhuar vetëm në llogoren  eluftëtarit që mbron ATDHEUN! Në këtë"llogore" qëndroi e vdiq me nder. Përshtypja bëhet prekëse dhe ti ,si lexues,e ndjek këtë luftëtar qysh në rininë e hershme(pa vënë brisk në faqe), në KUVENDIN E SINJËS (pa  u shpaluur pavarësia).Në Vlorë,kur u shpall PAVARËSIA; në luftë me junanin(kundër andartëve grekë) gjatë Luftës së parë Botërore; e gjen  bashkë me çeta patriotike të SALI BUTKËS; njeh ÇERÇIZIN e MIHALIIN; njeh THEMISTOKLI GËRMENJIN kur ky ishte nënprefekt i SKRAPART. Është në llogoren e luftës më 1920 kundër italianëve; krah përkrah me heroin më të bukur të kësaj lufte,me KANAN MAZEN,atë KANAN që gjylja i mori gjysmën nofullës,që kur i thanë:"Kanan t'u prishë bukuria,flakë për flakë u përgjigj:"Le të rrojëSHqipëria!".

Për këto merita luftarake u gradua aspirant dhe MUÇO KAPINOVA ka qenë një nga"gardianët" e KONGRESIT të Lushnjes. Si oficer xhandarmërie,sa me shërbim në Korçë,në Elbasan;në Gramsh apo dhe në SHIJAK,ai,gjithmonë,ka qenë i orientuar andej nga qe e mira e KOMBIT. Edhe kur edhi në fuqi FAN  NOLI ai qe me atë qeveri. Kur ZOGU u kthye,përmjet mbështetjes sërbe,MUÇO KAPINOVA, u arratis së bashku me luftëtarin tjetër të lavdishëm nga SKRAPARI,RIZA CEROVËN, në Selanik të Greqisë. RIZA CEROVA dhe MUÇO KAPINOVA qe bashkëluftëtarë të një ideali. Ka një  moment shumë sinjifikativ nga jeta e këtyre dy luftëtarëve në Selanik. Ndodh një grindje"banale" midis dy grupeshqiptarësh (secil prej nesh inatin e ka mbi hundë) dhe,ndërsa RIZAI nxori revolen,MUÇO KAPINOVA,jo vetëm i zuri dorën,por ngulmoi dhe  i pajtoi të dy grupet, sa  e festuan këtë grindje me një gostitë vërtetë.

Ndërsa RIZA CEROVA e MUÇO KAPINOVA edhe në arrati përgatiteshin për të gatitur luftëtarë  kundër qeverisë të kryesuar nga Zogu e miqtë e tij, duhet thënë që"satrapi nga Mati" nuk e hante bukën thatë. Dredharak e tinëzar si gjithë tiranët në botë (në vizionin tim,ZOGU i tillë ka qenë), në vitin 1925 shpall një amnisti për gjithë kundërshtarët  e tij. MUÇO  KAPINOVA besoj në një amnisti të tillë dhe u kthye nga Selaniku,në shtëpi,në Kapinovën e egër. Po a i zihte besë të pabesit? NJë natë gushti të vitit 1926, e rrethojnë shtëpinë dhe i bëjnë thirrje që të dorëzohet.Dhe kujt një luftëtari që të shumtën e jetës së  re, e kaloi llogoreve të luftës. Jo vetëm nuk u dorëzua,por vdiq duke luftuar me kobure në duar. Vdiq 38-vjeç,duke lënë gruan shtatëzënë. Kjo lindi djalë dhe MUÇO KAPINOVA junior u bë oficer në USHTRINË POULLORE duke vazhduar atë stafetë  të bukur trimërie.

*      *    *

Po të shihni titullin e esesë sime është tjetër për tjetër. Metafora"Njeriu që ta jepte zemrën në dorë" nuk është as imja dhe as e BASHKIMIT. Kjo thënie është e një bashkëluftëtari të MUÇO KAPINOVËS.Unë do të shtoja"zemrën ta jepte në dorë",por, në të  njëjtën kohë, të merrte gjak në vetull. Pse ishte i tillë dhe njihesh si trim,fitoi atributin KAPINOVA se një atribut i tillë u shkon heronjëve. Populli,natyrisht edhe populli i SKRAPARIT, pse i vlerëson heronjtë u ka dhënë të tilla atribute:RIZA CEROVA; ZYLYFTAR VELESHNJA;MUÇO KAPINOVA. Është dafina e lavdisë që populli vendos mbi ballin e heronjëve. Dhe veç tyre,përjetësohen dhe në këngë,siç k ndodhur dhe me MUÇO KAPINOVËN.

Tiranë, 30 tetor 2018