E enjte, 18.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Në krye të tollovisë është monstra nga Broja

E hene, 29.10.2018, 08:38 PM


KY ËSHTË REALITETI YNË, DHE NË KRYE TË KËSAJ TOLLOVIE ËSHTË MONSTRA NGA BROJA, QË VETËM NJERI ME NDËRGJEGJE NUK ËSHTË...

Nga Afrim Caka

Truri apo koha e shqiptarëve e ngrirë...

Tiranët janë shumë frikacakë e të pabesë! Çështja e tipave të përsonalitetit, përfshirë temperamentin, është po aq e vjetër sa psikologjia e frikacakut të pabesë. Në fakt, është goxha e më e vjetër gjëndja e tij e nxituar, i eksituar, shpesh nga një natyrë agresive.

Duam të dimë si është gjëndja tij politike? Cilat janë motivet e tij dhe kush nga politikanët e tij i krijon ato?... nga lindin trazirat, mashtrimet, gënjeshtrat brilante dhe mosmarraveshjet politike? E kuptuam natyren e tij djallëzore! Tani le të kthehemi pak te menyrat e tij, me anë të cilave infekton shqiptarët dhe i bën të enden në nëpër kutit e votimit këtu në tokën dardane. Nga rrëfimet e tija shoh se ai nuk merr përgjegjësi për asgjë, kur truri i shqiptarëve i tharë më nuk është i njomë dhe i rrudhosur. Shembull më i rëndësishëm është ajo që referohet tek ne si homunculus - Latinisht për “njeri të madh? që mesa duket qëndron brenda nesh si një fantazëm që nuk shihet e nuk preket dhe është futur në mendje tona për të shpjeguar sjelljen e tij, idetë si shpirt, mendjen, egon, vullnetin, unin dhe sigurisht personalitetin e tij. Më mirë është që një Skener rekomandon që psikologët të përqëndrohen në të dallueshmet, që janë mjedisi dhe sjellja jonë në kutit e votimit.

Kjo është “ana e errët e tij” e egos dhe e djallit për të cilën ai është i aftë, është shpesh i ruajtur këtu në këtë maskë.. Aktualisht, hija e tij është “amorale”, e keqe, tamam si fantazma. Simbolet e hijes përfshijnë gjarpërin (si në kopshtin e Edenit), dragoin, monstrat dhe demonët. Ai shpesh e ruan hyrjen në shpellën e tij ose në një pellg me moçal, që është pavetëdija kolektive e shqiptarëve. E nëse ndonjëherë do të ëndërrojmë rreth luftimit me djallin (në kuptimin metaforik), ajo që jemi duke luftuar mund të jetë vetëm vetja e jonë - përse i votuam këtë klasë debilësh politik.

Në të mirën e kombit, është tamam ajo përshtypje e mirë që ne të gjithë duam të paraqesim ndërsa kryejmë rolet e votuesit që Atdheu e kërkon prej nesh. Por sigurisht, ajo po ashtu mund të jetë përshtypja se e duam atdheun, që në përdorim të manipulojmë opinionet dhe qëndrimet të rreme për votën e hedhur në kutit e votmit (vota ime kurrsesi jo). Vota e hedhur do të jetë gjykimi dhe shkatërrimi i këtij shteti. Dhe më të keqen, ajo mund të jetë e gabuar, madje edhe për vetveten, për natyrën, gjuhën, historinë dhe kombin tonë të vërtetë. Nganjëherë ne besojmë se jemi më të vërtetë për çfarë pretendojmë  me votën e hedhur në kutit e votimit!

Personi që përfaqëson imazhin ton publik është presidenti. Fjala president, me sa duket, lidhet me fjalën person dhe personalitet dhe vjen nga fjala latine për maskë - i maskuar në menyrë të djallëzuar. Kështu që politika e tij është maska e djallit që vëmë re para se të shfaqemi në botën e tij të jashtëme. Megjithëse ai filloi si një mëkatar, ku përfundon së realizuari politikën e tij të djallëzuar dhe anti-kombëtare, ky bëhet pjesë e jona padëshirën tonë, shumë larg prej vetëdijës kolektive shqiptare të deformuar politikisht, historikisht e kulturikisht etj. Në fakt natyra dhe shoqëria ka më shumë të ngjarë të jenë ndërsjelltas mbështetës të egoizmit djallëzor të tij.

Ky presidentë, ky njeri është i kundërta e kushtetutës. Zyrtari më i lartë shqiptar, pa asnjë dinjitet dhe pa pendim, vazhdon ritualin e turpshëm të politikës provinciale të odave të tij, sa herë që takohej më shkja e shkina, thua se pa pranin e gazetarëve të dyja palët do të jenë më të qetë. Dhe kështu është e vërtet. Gazetarët janë bezdisës për të, ashtu siç ishte i tillë për ndërgjegjën e rënduar të një pjese të votuesve të tij të Dardanisë.

Përpara këtij qëndrimi çnjerëzor, tronditja e tij si president do të ishte e pashembullt. Krisja e tij mendore ishte aq e thellë, saqë e përshkoi tejpërtej në thellësi gjithë historinë e këtij populli të përgjumur... Në thuajse dy dekadat e karrierës së tij krijoj forcën e pushtetit që mori, energjinë e pashtershme negative që mbart dhe vullnetin e pathyeshën të organizatës së tij “Alo Pronto” për të preferuar tensione, përçarje e jo dialogun, konfrontimin e jo uljen në tryezë në parlamentë - një kolturë të vërtetë ndarjeje dhe mos pajtime në krye të shtetit dhe të institucioneve shtetërore. E cila më pa pas rezonoi në të gjithë strukturën shoqërore të vendit. Nëse e kemi patur historikisht të vështirë të merremi vesh mes veti, në momente nga më banalet deri tek ato historike, sjellja e dhunshma e një politikani miop të pas luftës ka qenë kurdoherë aty, për të hedhur benzin në zjarr, për të penguar çdo ndalje të coptimeve territoreve shqiptare, për të tërhequr marraveshje tinzare me vrasësit serbë, malazezë e maqedonë dhe të hedhur në erë çdo centimetër tokë shqiptare.

Më duhet të flasë ende për shtetin dhe tiraninë e një njeriu. E rëndis Hashim Brojes kështu, jo sepse shteti apo qeveria kushtetuese e kapur prej partisë së tij duhet të cilësohet si një shtremëbrim më shumë në një Organzat Pronto. E vërteta është se format e përkryrera të sundimit të tij brilante nuk gjendet në asnjë prej shteteve në botë. Demokracia duhet të jetë më e sigurt dhe më pak e prekshme  nga presidenti dhe nga oligarkët e tij. Kështu ata njihen si deformues të kushtetutës e të korrupsionit, kurse sjellja e tyre politike vërtet të shtrembër janë njerëz me vepra të rënda e të shtrembëruara. Duket e pamundur që shteti i qeverisur jo nga populli, por nga më të korruptuarit dhe nga më të dobëtit, dhe po ashtu e pamundur që shteti i keqqeverisur të drejtohet nga më të mirët. Por duhet të kemi parasysh se ligjet e mira, nëse nuk zbatohen, nuk përbëjnë një qeveri të mirë dhe përbëjnë politikanë të këqinjë. Por duhet të kema parasysh se ligjet e mira, nëse nuk zbatohen, nuk do të kemi një presidentë të mirë, nuk përbënë një qeveri të mirë. Prandaj, “presidenti i keq ka dy pjesë; njëra është bindja e qytetarëve ndaj tij, tjetra është deformimi i ligjeve sipas tekeve të tij, të cilave ata u binden; ata mund t’u binden ligjeve të keqija.

Jemi mësuar këto dy dekada me Brojën dhe me ato që nxjerrë nga goja. Si president, kur shkundte zyret e qeverisë dhe ulërinte shesheve, si ish kryeministër, kur nxirrte nga goja fjalën e fundit të imagjinueshme për kundërshtarët politikë, edhe si ish që e ndërroi emrin e partisë së tij në “Alo Pronto” dhe kaloi në pozitën e presidentit dhe qeverinë e bëri lëmsh me një rol, ku ka vendosur të nxjerrë sarkazmën me votuesit e tij të lagjes, ose edhe kërkon thjeshtë tani të tallet edhe me deputetët gjermanë: “Unë jam president i Kosovës, unë vendosi për korigjim kufijsh dhe “Ne jemi në dorën e Serbis, vetëm shkijet mund të na heqin vizat!”. Hapu tokë dhe përbina përsëgjqalli...

Në emisionin e fundit televiziv ku Hasha i Brojes u përball me disa deputet gjermanë dhe mori nëpër gojë disa të tjerë të opozitës, nuk shënon asgjë të re në “epikrizën mendore” të komunikimit të tij publik sikur të ishte nëpër odatë e katundit të tij. Sërish akuza të paprovuara ndaj jondëgjueshmërisë së popullit dhe ndaj deputetëve në parlament, sharje, fyerje në adresë të kujdo që i erdhi në mendje. Është e njejta gjuhë e njeriut që kultivoi dhe i dha formë kulturës së korrupsionit dhe të urrejtjes në politikën shqiptare, formimin e “Agjensionit për Privatizim e pronave të popullit”, një agjension më korruptiv që nuk njihet në analet e botës.

Si i bënë seleksionimet politike ky udheheqës i fortë? Së pari sipas cilës aftësi? Natyrisht për këtë, krahas cilësive mashtruese - përcaktuese është para së gjithash fuqia e ushtruar nga fjalimet e tija demagogjike.

Kur shohim sesi lindin përçarjet nga ky njeri analfabet i cili nuk e ka elementin fillestar në shkrim dhe ngulitet pas revulucioneve korruptive, së pari duhet të përcaktojmë fillimet shkaqet e tij, i cili ka prekur kushtetutën në përgjithësi. Mund të thuhet se ato janë tre;  dhe tani duhet t’i japim një përvijim sëcilës. (1) Duam të dimë si është gjendja e tij mendore e shpirtërore? (2) Cilat janë motivet, cili është ky njeri dhe përse i krijon ato? (3) Nga lindi ky tinzar dhe si i krijoj trazirat e tija brilante dhe mosmarraveshjet politike? E tillë është gjendja e tij mendore që krijon mosmarraveshjet. Motivet e lindjes së tij janë dëshira për të fituar lavdi ose frika nga çnderimi dhe humbja e pushtetit; autori i kësaj dëshiron ta largojnë dënimin ose çnderimin nga vetja dhe përpsja e mëkateve në fytyrat e armiqëve të tij politikë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora