E premte, 19.04.2024, 11:45 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kriminelët, në petkun e zyrtarëve shtetëror!

E hene, 29.10.2018, 07:23 PM


Kriminelët, në petkun e zyrtarëve shtetëror!

Shkruan Florim Zeqa

Në vendin ku shteti është i kapur nga kriminelët me petkun e  politikanit dhe drejtësia e mbështjellë me kriminelë nën petkun e gjykatësit, skandalet ngarendin njëri pas tjetrit!

Në vendin ku qeveritarët e korruptuar dhe inkriminuar e kanë gojën plot demokraci dhe barazi ligjore, çdo ditë rritet numri i zyrtarëve shtetërorë, ministrave, zv.ministrave dhe deputetëve të akuzuar për vepra kriminnale,...në vendin ku  kërcënohet prokurori i cili ngritë aktakuzë ndaj shpërdoruesve me listat e veteranëve, në vendin ku gjendet drogë e armë në veturën e familjarëve të shefit të shërbimit intelegjent,...e deri tek sulmet fizike ndaj drejtuesve të agjensioneve dhe kompanive private, nuk pritet progres ekonomik për vendin dhe as ardhmëri e mirë për qytetarët.

Sistemi i drejtësisë i kapur nga krimi i organizuar

Sipas këtyre të dhënave dhe logjikës së thjeshtë, atëherë Kosova i ka plotësuar kushtet për hyrje vetëm në organizata mafioze si; “Cosa Nostra” e "Kamorra" në Itali, "Solntsevskaya Bratva”në Rusi, dhe organizata të tjera mafioze ndërkombëtare!

Organizatat mafioze vendore e kanë kapur shtetin duke e zgjeruar rrjetin e trafikimit të drogës, prostitucionit dhe kazinove gjithamdej vendit. Në shtetin e kapur, pa lejën e "Bossave" nuk mund të punësohet as një shërbetor në institucionet publike, e lëre më të emërohet dikush në krye të agjensisoneve apo bordeve.

Organet kompetente për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si Policia, AKI-ja,  Prokuroria dhe Gjykata kanë kaluar krejtësisht në shërbim të klaneve mafioze.

Duke e marrë parasysh këtë situatë dhe nga kush udhëhiqen institucionet më të larta të shtetit, atëherë nuk mund të pritet diqka më e mirë nga ajo që po ndodh në qeverisjen e vendit në përgjithësi, e nga AKI-ja në veqanti.

Pasi, shërbimi intelegjent, përkatësisht AKI-ja, Presidenca, Qeveria, Kuvendi, Prokuroria, Gjykatat, Policia, e institucione të tjera udhëhiqen nga njerëz të inkriminuar.

Kjo nënkupton se nuk është i kapur vetëm sistemi i drejtësisë, por i tërë aparati shtetëror nga një kastë kriminelësh të veshur me petkun e politikanit, gjykatësit, prokurorit apo policit!

Një popull që zgjedh dhe përkrahë hajdutët në pushtet, edhe vetë është i tillë

Një fjalë e urtë italiane e thotë: "Çdo poull e ka qeverinë që e meriton"! Jo pa të drejtë faji hudhet tek pushtetarët, por fajtorë janë edhe qytetarët që i votojnë dhe mbajnë në pushtet mashtruesit serik.

Ngado shkon dhe me secilin që bisedon, dëgjon vetëm për abuzime me buxhetin e shtetit, vjedhje, mashtrime, gënjeshtra, keqëtrajtime, ngacmime  seksuale në vendin e punës, uzurpime pronash, ndërtime pa leje dhe mbindërtime, vrasje "aksidentale" në institucionet e sigurisë së lartë, drogë, prostitucion dhe çka jo tjetër nga zyrtarët e institucioneve të shtetit!

Në gjysëm shtetin e Kosovës, kemi institucione pa kredibilitet qytetarë, kemi arsim, por nuk arsimim të mirëfilltë, kemi shëndetësi, por nuk kemi mjekim për pacientët, kemi sistem të drejtësisë. por nuk kemi barazi ligjore për qytetarët,...

Ngado shkon, dëgjon për qindra tituj akademik e shkencorë me plagjiaturë dhe mijëra diploma të blera, për qindra e mijëra invalidë dhe veteranë të rrejshëm.

Për mbi 10 vite në gjysëm shtetin e Kosovës, kemi pasur vetëm luftë të klasës politike për pushtet dhe rritje enorme të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për mbi 10 vjet në shtetin e kapur, kemi pasur vetëm për mashtrime e  gënjeshtra të pushtetarëve për lëvizje të lirë, për zhvillim ekonomik, për formimin e ushtrisë, për integrimin në BE, në OKB, në NATO dhe Interpol!

Për mbi 10 vjet, kemi dëgjuar vetëm për vjedhje në polici, në dogana, për tjetërsim dhe uzurpim të pronave publike, për shkatërrim të pyjeve dhe lumenjëve!

Për mbi 10 vjet, qytetarët  e vendit i kaluan pa ngrohje, pa ujë dhe pa rrymë të mjaftueshme, e për më keq se kaq, për mbi 10 vjet në gjysëm shtetin e  pavarur, 90 % e qytetarëve ua paguan rrymën minoritetit serb në veri të vendit, këtyre kundërshtarëve të përbetuar të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë!

Për mbi 10 vjet rresht, të gjitha kompanitë biznesore në gjysëm shtetin e Kosovës kontrollohen nga mafi-politika, filluar nga supermarketet, qendrat komerciale, restorantet luksoze e deri tek gurëthyesit e shumtë gjithandej Kosovës që ndotin ambientin dhe prishin reliefin e bukur të kodrinave e bjeshkëve tona, të ruajtura berez pas brezi.

As kjo nuk u mjaftoi pushtetarëve të inkriminuar kosovarë, të cilët i falen me mijëra hektarë tokë shteteve fqinjë (Maqedonisë dhe Malit të Zi), me tendencë të faljes edhe të dhjetëra-mijëra hektarëve tjerë fqinjit verior-Serbisë armike të shqiptarëve.

Qytetarët e getoizuar, monarkët në majat e pushtetit

Nëse vazhdojmë kështu së numëruari të gjitha mangësitë dhe dështimet e qeveritarëve, vargu do të jetë i gjatë dhe i pambarim.

Shtrohet pyetja, çfarë bën qyetarët për ta parandaluar degradimin sistematik të institucioneve shtetërore, shkatërrimin trashëgimisë kulturore dhe resurseve natyrore të shtetit tonë?

Çfarë bëni popullata vendore për ta bindur përendimin se meritojnë qeverisje më të mirë në vendin e tyre? Përgjigja është asgjë!

Pasi janë këta qytetarë, është ky popull që i zgjodhi dhe po i mbanë në pushtet këtë klasë të inkriminuar politikanësh, të shndërruar së fundmi në kusarë politikë dhe dinozaurë të buxhetit të shtetit! I quajta ashtu, pasi të tillë janë.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur shteti me buxhetin më të varfër në rajon, e ka qeverinë më megalomane në Evropë, me 22 ministri, me 5 zv.kryeminstra dhe 100 zv. ministra e qindra këshilltarë me pagat më të majme në rajonin e Ballaknit, përderisa pensionistët duhet të kënaqen me të ardhura mujore nga 75-125 euro në muaj, kur kryeministri i vendit të tyre e merr pagen mujore prej 2950 eurove!

Në të shumtën e rasteve, kur përmendet fjala krim, aludohet në vrasjen me plumb apo forma tjera. Mirëpo krimi më i rënd është kur vritet shpresa dhe e ardhmëria e gjeneratave të reja në një vend.

Politikanët e papërgjegjshëm që kanë krijuar distancë në mirëqënje me qytetarin, nuk janë drejtues dhe as zyrtarë shtetëror, por kriminelë ordinerë që jetojnë mbi kurrizin e qytetarëve të varfër.

Qytetarët e varfër, në vend që t'i "gozhdojnë" politikanët milionera me protesta mbarëpopullore, kanë rënë nëgjumë të thellë, duke mos iu ineteresuar fare çfarë do iu sjellë e nesërmja, por vazhdojnë të jetojnë të sotmen si skllëvër me shpresën që e nesërmja t'i gjejë në përendim!

Kësisoji, pushtetarët e inkriminuar, me mos reagimin qytetarë janë shndërruar në skllavopronarë dhe monark të qytetarëve të getoizuar kosovarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora