E diele, 20.09.2020, 11:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Çka më pas...

E diele, 28.10.2018, 01:13 PM


Blerim Rrecaj

Çka më pas...

Si po shkon puna e pyesim dikë të njohur. Po ec përgjigjet. Kur të ec s'është dhe aq keq, themi duke pasur parasysh ngecjet e..., sikur s' kemi të themi gjë tjetër vazhdojmë të heshtim me një heshtje që flet, për ca çaste. Deri te vazhdimi a nisja e bashkëbisedimit. Dhe fol e fol, pyetja "çka më pas" si një emërues i përbashkët yni na bën jo vetëm të flasim por edhe të vërtisim mendjet për alternativat rezervë se ku mund të na hedhin ditët e mëpastajme qofshin këto edhe të nesërme a të pasnesërme. Shumë gjëra mund të kemi parasysh e t'i paramendojmë si zvogëlimin e numrit të punëtorëve, mbylljen, falimentimin e ndërmarrjeve private a shtetërore, ndikimin politik a ndërrimin e borde(le)ve...Luaja, luaja partneritet publiko-privat! Eh, ja që dashur e padashur hyjmë një teme bajate e që s'del dot që s'del nga aktualiteti... Dhe fjalët tona shndërrohen në mullinj ere e mullinj energjie me erë. Dhe fjalët i merr era p ër të na kthyer përsëri. Të njejtat fjalë. Jehona e tyre sikur bën kërdi. Kështu kur ndodhemi në grumbull udhëkryqesh e s'dijmë nga t'ia mbajmë. Ose ecim në drejtime pa drejtim. Duke parë dhe kah një ballkon banese me xhama të tejdukshëm e lëvizës që kur do mund t'i hapësh e mbyllësh, kjo si modë e tashme e kohës. E më pas ndalemi para Teatrit Kombëtar. Shohim se jepet shfaqja "Kopshti i Vishnjeve". Blejmë nga një biletë, në një kafene që mban emrin e një instrumenti muzikor përballë shkronjave të rënda metalike me numrin 10 diku në mes pijmë nga një bozë e shtyjmë kohën për nja një orë dhe kur dalim ndeshemi me një erë mjaft të fortë e me shi që na lag por nuk na bën qull në mungesë të një çadreje me vete. Shfaqja na pëlqen ndonëse shtëpia shitet dhe vishnjet pritet të priten dhe të prishet ambienti nga dëshira për t'u pasuruar nga mbindërtimet. Realitet shumë i përafërt Rusi e dikurshme Shqiptari e sot me. Dalim nga portat e teatrit dhe godasim ndonjë gjethe të madhe e të lagur qendrës nëpër shesh. Natë. Përsëri ditë. Një takim tjetër me një shok të vjetër. Pak fjalë për një deponi mbeturinash që po flitet që po pritet të ndërtohet në një fshat afër shtëpive të tij dhe veç kanë filluar kundërshtimet. Temë që zë vend medieve, diku qosheve të saj pasi froni mbretëror e republikan është i rezervuar për analistët, opinionistët si bishta potitikistësh... Rendi është për rendur pas ndejave. Pas kafeneve. Dy orë këtë herë. Ta shohim herën tjetër. Mirupafshim! Mirutakofshim! Diell shëndritës e freskët. Dukshmëri e lartë, syri me t'u kënaq. Plus një peisazh i larmishëm resh. Re të arta, të murrme, të trëndafilta, diku të përziera si prush zjarri. Lëvizje këmbësorësh e makinash nëpër tokë e lëvizje sorrash e raketash nëpër qiell. Muzgu hedh perdet e nata shuan dritat e ditës. ...Po ec në drejtim të strehës sime. M e vete duke bartur mbi supe pyetjen: Çka më pas?...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora