Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pal Neçaj: Dita e T'shumtve

| E diele, 28.10.2018, 12:12 PM |


"Dita e T'shumtve"

-HOMAZHET NE VARREZA TRADITE ME VLERA-

Nga Pal Neçaj, NY, USA

Në vendlindja time e zona t'tjera,

(Prej shekujsh ruhet tradita)

Nderohen te ikurit nga jeta,

pervit "Nje Nentori" eshte Dita.

"Dita e T'shumtve" tash dymij vjet.

(Emruar nga Zoti i Madh vet)

Ditë respekti, nderim per jeten,

Duke i kujtuar e nderojme veten.

Gjithe fshati te varrezat,

(ketë dite ua kushtojne atyre),

Qe shkuar kan ne amshim,

E vit -per-vit jemi ne takim!

Me mall e dashuri perkujtohemi,

Te shumtit prites e te dashurit e tyre,

Emrat tek varri ju thirren, lexohen,,

(Lutje ban familja per ata qiri ndezin),

" Shpirti t'u bej drite, te paqesohen"!

Brezat e saja  çdo familje nderon,

Nanat, babat,vejat, vellezrit, motrat,

Lule e lot leshojne mbi varret,

Ku prehen me te dashurit,

Qe i mori e pandalshmja vdekja

Dhe ju shkrumboi zemrat.

Gjithkush at ditë dicka dhuron,

Njerezve te varfer nevojtarë

"Per shpirtin e te vdekurve"

Falnderohen "Dites T'shumtve" ,

Dite e Shenjte,

T'shumtit  sikur i ringalle.

Rregulloren e pashkruar,

At'dite gjithkushi e zbaton,

Ne varreza s'guxon pa shkuar,

Per shpirtin e te vdekurve,

Darke e madhe shtrohet,

Paraardhesit tanë per të kujtuar.

Thone se ne varreza T'shumtit,

Bukur shpesh janë ndigjuar!

Pakices së gjallë t'u flasin,:

"Ne nuk vime kurr' tek ju,

...Kush eshte i gjalle,

Ketu  ka me pushuar"!

Nje lutje ban dhe ankese,

Se largimi i djemve sikur i merziti,

Tretur ne bote, me e paadrese,

Zoti mos e thente t'ikni krejte!

Se T'shumtit  do te vdesin se dyti,

Aty s'do te kete me vorre,

Feste T'shumtve dhe as kujtese.

./.

-Nga NY, USA, Vjeshte 2018-