E marte, 23.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Universi i poezive të poetit Mehmet Rrema

E diele, 28.10.2018, 11:31 AM


Universi i poezive të poetit Mehmet Rrema, fluturojnë bashkë me ëndrrat e shpresave

Nga Xhevahir Cirongu

Me poetin Mehmet Rrema jam ‘’takuar‘’me vargjet e tija poetike nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe në shtypin e shkruar. Duke lexuar vargjet e poezive të cilat i ngjajnë luleve të malit, ato na përcjellin atë aromë poleni dhe freskinë e mesazheve deri në skutat e shpirtit tonë si lexues e dashamirës të poezisë. Vetë poeti është varg i shkruar,  në radhë të parë brenda qenies së tij, pastaj ashtu si një lum që merr me vete gjithçka që nuk kursen as gurë, ashtu edhe poeti Mehmet Rrema vjen e derdh ‘’Lumin’’ shpirtëror  bashkë me kristalet e fjalës poetike në vëllimin e titulluar ‘Valixhet e shpresave’’. Ky vëllim përfshin në gjithë brendinë e tij 72 poezi.Larmija e tematikave është e shumëllojshme. Ajo ka kolori tema duke filluar që nga shpresat e gëzimeve, dashurinë, dhimbjen e tragjiken, personazheve të përveçëm njerëzor, botës së lirë që na rrethon, e mbi të gjitha poeti Lutet në ZOT!

Universi i poezive të poetit Mehmet Rrema, na bën që të fluturojmë bashkë me ëndrrat tona drejtë hapsirës së qiellit blu, sepse lirizmi e metaforat e shprehura prej tij në vargjet e poezive, kanë forcën e shpresave dritëdhënse, të cilat i shqyejnë  rrugët e valixheve të kohës shtrigë që ne jetojmë. Ky mesash duket qartë, lexuesi e gjen qysh në fillim të titullit të këtij libri poetik. E si rrjedhojë i kësaj ai gjen farën shpirtërore duke i thënë jetës: Të Dua! Poetët vijnë rreth botës që na rrethon si gurë meteorikë, të cilët shpalosin fjalën e skalitur plot ndjenjë e dashuri në vëllimet poetike, për ti dhënë liri e shpresë shoqërisë njerëzore. Fjala të jep dritë e jetë, por edhe të vret. Poeti di ta shpreh bukur me gjetjen metaforike edhe me anën e vargjeve të shkruara prej tij duke treguar rrugën e shpresave të jetës. Tharmi i pjalmit poetik të shkruar nga Mehmet Rrema frymon i thjesht, ai bën thirrje sublime  tërë shoqërisë njerëzore për të mbjellë farën e mirësisë së Jetës! Pa këtë s’ka zhvillim e përparim shoqëria jonë.

Ne u ndalëm në disa prej poezive të këtij vëllimi për të kapur  esencën e tyre  edukuese e mesazhet që përcjellin për te lexuesi ynë i poezisë. Poeti Mehmet, ka ditur të përzgjedh tematikat dhe me ndjenjën e dashurisë e të shpresës i ngjitet majës së malit, e aty takohet me yjet duke  shtruar tapetin e shpresave të të nesërmes. Në poezinë  me titull ‘’Meditim’’ metaforat e krahasimet janë si një pjesë e atij gjerdani të art ku rrinë shtruar rrezet e diellit mbi det duke përkëdhelur valët e mëndafsha, ato lozin me pulëbardhat, ëndrrat e shpresave fluturojnë në breg ku dëshirat i ‘’Flenë’’ të qeta në fshatin e lindjes së tij. Kujtimet janë pjesë e asaj jete që ‘’Takohen’’ edhe me gurët simbolik të shkruar me epitafet e të afërmve atje në varre,i përkëdhel në qetësi si një fëmi. Dhe ja si shprehet me vargje aq domethënse e drithëruese plot mall e dhimbje , por e me dashuri:

............................................,

‘’ mbi varre të prindërve të mi.

Atje desha sonte të pushoj

ta mbështes kokën në qetësi,

dhe ata do të më përkëdhelin

prapë si atëherë,

kur isha fëmijë.’’.

Te poezia ‘’Trenat’’,vargu vjen i thjesht, ka lirizëm në ndërtimin e saj,por e ndërthurur me atë ndjenjë të brendshme që bën thirrje se si duhet të eci para tërë shoqëria e njerëzit drejt ardhmërisë e përparimit social në gjithë fushat e jetës.Poeti nuk i shmanget dot lëvizjeve akrobatike që bën shoqëria në planin socialekonomik e politik.Duhet patur shumë kujdes , - thotë poeti Mehmet Rrema, sepse shpejtësia të çon edhe në rrugën e gabuar e mundesh të bjesh në humnerë, pra treni kërkon mashinist të aftë e të dijë ku ta stacionojë atë ‘’tren’’ të zhvillimit socialekonomik e shoqëror për të kapur pranverën e jetës. Ja si e shpreh në vargje:

‘’Trenat le të jenë të shpejtë

dhe njerëzit po ashtu,

por kurrë në jetë,

të mos ecin kuturu!’’

Poetët janë të ndjeshëm ndaj fenomeneve shoqërore. Si të tillë ata s’munden dot të rrinë larg , por me guxim e mendje të mprehtë luftojmë me forcën e tyre të mendimit e të fjalës të shprehur me anën e vargut poetik. Ai shqetësohet e ndjen dhimbje deri në palcën e kockës, sepse kohët ‘’Moderne’’ sjellin edhe plagë shoqërore tek njerëzit, si rrjedhojë ato duhen luftuar me çdo mjetë, deri e me forcën e fuqishme të fjalës, siç është e magjishmja fjala e poezisë. Duke i hedhur një vështrim lexushmërie poezsë me titullin ‘’Dhimbje për një vajzë në rrugë’’, poeti Mehmet Rrema shpalos hapur uraganin e dhimbjes e të urrejtjes ndaj këtij fenomeni shoqëror social botëror. Ai nuk mund të heshti, por merr penën e hedh në letër vargun jetdhënës e që godet këtë fenomen e plagë të shoqërisë njerëzore. Ai bën thirrje mbarë shoqëror për të shëruar plagën e kësaj drithërime që vajzat gjenden të mashtruara e shesin trupin e tyre për pesë kacidhe te tutorët mashtrues të kohës  gjoja ‘’moderne’’, por në fakt është mashtrim i hapur e skllavëres që shkatërron jetë njerëzish. Deri kur do vazhdojë kjo lotdhimbje e plagë e shoqërisë që shkakton edhe vdekje me jetë njerëzore?! Kjo është një thirrje e fuqishme që bën poeti të cilit i del si një vullkan nga shpirti i tij.  Më konkretisht:

………………………………

‘’ Pranë rrugës, ti prapë

qëndro;

shpirtvrarë në shi,

ngricë

apo vapë.

Dridheshe ti,

si purteka në ujë,

ti vogëlushe,

dashnore e gjithkujt.

Dridhesh dhe kur bën vapë

Nga dhimbja jote,

tym nxjerrë toka

tym e zjarr

digjet bota.’’

Edhe te poeazitë me emra të përveçëm autori ka shpalosur atë ndjenjë të brendshme, të cilat s’mund ta anash kalojë lehtë me vetveten, ai  gjen  në kopshtin e krijmtarisë së tij gonxhen e dashurisë për njerëzit e zemrës.Ngjyrat e ylberit, melodia e fyellit,stina e motit,lulet e majit,flladi i detit,mali me bardhësinë e borës te maja e Çikës, ujrat e Shushicës, shkëlqejnë si drita e diellit për njerëzit e zemrës së poetit, siç është Havaja apo Nika etj.

…………………………………………………..

‘’ Kur agimi, zbret në tokë të zotit

Me gjithë shkëlqim e hijeshi

O Hava derëhapur përherë.

Si ninanullë Shushica

Në këmbët e fshati

Ëmbël rrjedh në shtratin e tij

Hua nga ti  ëmbëlsinë e mori

Dhuratë  ta çojë tek çdo njeri. ‘’

E vërteta ...të thush të vërtetën në çdo kohë do guxim, dije e sakrificë, sepse e vërteta kuptohet me vështirësi e godet fort fenomenet e këqia të jetës e të shoqërisë.Si rrjedhojë, ajo kuptohet nga të tjerët me shumë vonesë, sepse të vërtetën e thonë në sy vetëm njerëzit me vizione largpamse, pa frikë e konjuktura, pavarsisht se ajo i shkaton plagë në shpirt atij që e thotë këtë të vërtetë ( nga keqkuptimet).I tillë është edhe poeti Mehmet, i cili e thotë pa frikë këtë të vërtetë.Te poezia ‘’E vërteta’’, konkretisht na jep këto vargje:

…………………………………………

‘’ Ja thashë të vërtetën lules se prillit,

ajo e ktheu në aromë.

Ja  thashë të vërtetën  zogut të malit,

ai e ktheu në këngë.

Ja  thashë të vërtetën ariut,

ai më tha

“Mos deshe të bëhesh Promete”?

Ja thashë bariut –e ktheu në bujari.

Dola në shesh duke thënë të vërtetën,

njerëzit ikën të frikësuar,

sikur ajo fjalë botën do shembi.

Ua thashë politikanëve,

ato u sulën kush ta vriste i pari.’’

S’ka poet në botë që të mos ketë shkraur  qoftë edhe një varg të vetëm për Nënën.E si mund të mos hidhte në letër vargun e ngrohtë të gatuar me lot e baltë të vendlindjes poeti Mehmet Rrema për të shtrenjtën Nënë! Loti për prindërit nuk gjen tharje kurrë! Ai është si një lum që nuk shteron asnjë herë.Lexon vargun për nënën, e shpresat marrin fluturim drejt shtigjeve të pashkelura si një shpend shtegëtar në fluturim.

...................................

‘’ E unë shtegtoj,shtegtoj pa pushim,

Përpara meje e panjohura

Nga pas nëna e përlotura....’

‘’ Endem nëpër paralele e meridiane

Si merimanga në pëlhurën e saj

Dua tërë botën ta pushtoj sonte,

Por qenka e madhe, e madhe

por jo;

Sa Zemra e një Nëne!...’’

...Por ai  kërkon edhe një emër tjetër    plagën e zemrës të mos ja lëndojë njeri. Ai kërkon atë emër  tjetër aq të dashur që ne i themi të gjithë Baba! Vargu është ndërtuar deri në lartësinë qiellore....!

‘’E dua lartësinë e qiellit

siç dua dritën e diellit

e dua forcën e fjalës

që ma nderon emrin e babës.’’

Me plot metafora të gjetura e shumëplanshe i gjen edhe te poezitë ‘’Fjala’’, ‘’Kënga e emigrantit’’,’’Vajzat e vendit tim’’,’’Bariu’’ , ‘’Në galeri’’,’’Përshëndetje Mirditore’’, etj.

Vëllimi poetik me titullin aq domethënës‘’Valixhet e shpresave’’ka në vetvete plot figura letrare,saqë ato formonizojnë atë gjerdan  vijushmërie për ta lexuar deri në fund çdo poezi. Poezitë të mbajnë të mbërthyera fort pas vargut e të thonë ‘’Lexomë deri në pafundësi!’’. Duke lexuar poezitë e këtij vëllimi, ke prekur e lexuar gonxhen krijuese të shpirti të poetit Mehmet Rrema. Poeti na përcjell  me filozofinë e  poezive ato mesazhe që burojnë nga brendia e shpirti të tij, të cilat na nguliten fort në memorjen  tonë e nuk shqiten lehtë.Ato mesazhe marrin udhën e shpresave nëpër labirinthet e jetës e s’ndalen kurrë, ecin udhëve të pafundësisë kozmike!

Dhe vargjet e stolisë poetike te vëllimi ‘’Valixhet e Shpresave’’ të poetit Mehmet Rrema vargëzojnë plotë shpresë se...,

‘’ Ne jemi sfera e hedhur  që bie mbi birila

Nëse i godet, i fituar do të jetë, ne se jo i humbur.

Ne, herë sferë, herë birilë, bëhemi lodër

Në lojën e egër te jetës që loz me ne

Si era me gjethet e vjeshtës.’’

Na mbetet për ti thënë librit e poetit:Udhë të mbarë!.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora