| E diele, 28.10.2018, 11:53 AM |
Sevdail Hyseni
Humoreska
KOKA VEZORE
Mbi kokë të Vuçiqit
Dikush hedh një vezë
Ngrihet Vetëvendosja,
S’janë t’miat për besë!
Vezët i kem’ zier
Për Pashkë e Bajram,
Të lozësh me vezë
A nuk është haram?!
Të kesh sot vezë
Do të jesh me fat,
Jo veç në protesta
Por edhe n’krevat!
Mendohet Vuçiqi
Shikon me çudi,
Sheh te Vetëvendosja
Një tjetër dredhi!
E kujton Sanxhakun
Deri në Luginë,
I thërret me radhë
Putin dhe Vulin…
Tani që i gjetëm
Vezët me gjithë pulë,
S’e kemi vështirë
Kush-kujt me ia ngul!
Nuk i dihet garës
Me këto marifete,
Kunjin më të gjatë
Le ta ruajnë për vete!