Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Domenika Kapllaj: Udhëhiqemi nga dashuria e shpresa

| Saturday, 27.10.2018, 10:21 AM |


Fotoreportazh ekskluziv per Zemra Shqiptare

UDHEHIQEMI NGA DASHURIA E SHPRESA

Nga Dr Domenika Kapllaj (Gjekmarkaj)

-Disi e dhimshme te jeshë kaq afer e te ndjehesh kaq larg me rrenjet tua shekullore ku je lindur e rritur. Qendra mjeksore ku une punoj tash sa vjet si mjeke dhe drejtoreshe e saj eshte rreth 100 metra larg shtatores se At Zef Pllumit, aq sa jane edhe shtepite tona ne Mal-Shengjin, shtepite tona qe sot i kane mbuluar ferrat bari e drizat, shtepite tona rrenojë...-

Une e them me bindje se nese ka gje ne kete bote qe nuk ka njesi matese ajo eshte dashuria. Se ajo eshte diçka shpirterore. E ne kete koncept te fjales Dashuri, them se me e madhja eshte ajo per vendin ku je lindur e rritur, nga ku ke hedhur hapat e para ne jete. Mund te nderrosh gjithçka me kalimin e koheve, emrin, mbiemrin, vendbanimin etj etj, por vendlindjen kurr Jo. Ajo vjen me ty tere jeten dhe ne çdo cep te botes eshte e pa tjetersueshme. E kjo jo veç ne dokumentet e identitetit por ne shpirt, ne zemer.

Disi e dhimshme te jeshë kaq afer e te ndjehesh kaq larg me rrenjet tua shekullore ku je lindur e rritur. Qendra mjeksore ku une punoj tash sa vjet si mjeke dhe drejtoreshe e saj eshte rreth 100 metra larg shtatores se At Zef Pllumit, aq sa jane edhe shtepite tona ne Mal-Shengjin, shtepite tona qe sot i kane mbuluar ferrat bari e drizat, shtepite tona rrenojë...

Por kujt ti qahem...! Ec e gjeje.

...Kisha rreth kater vjet pa dalë te shtepia ne mal.  Dhe nje dite me nje grup miqesh te mire te Shengjinit por dhe te familjes sone morem rrugen "varg perpjetë" per ne Mal. Avokati nga Mitrovica Gani Rexha me nusen e tij Hyken, Zeqiri me Sabrien, Une me bashkshortin Arbenin te shoqruar edhe nga miku jone i malit Pllumi i Gjeto Ujkes.

Qe te mos ju mbaj gjate me mbresat e emocionet e mia kryesisht si bije e atij Mali por edhe te miqve qe e vizitonin per here te pare, po ju lë me shume vend fotove  me nga nje diçitur te vogel sqaruese per lexuesin e kudondodhur dhe te plotesuar idene time te ketij fotoreportazhi.

Rruget jane siç i thone nga fshati "rrugë dhishë", e grupi i ekskursionisteve te Malit tim ndalon jo rralle te kompaktesohet e fotografohet.

Ne kete foto, nga e majta ne te djathte: Hykja, Pllumi,Arbeni,Domenika, Sabrieja dhe Gania, ndersa redaktori Lushaj na fotografon pa pertesë.

Tri zonjat duam nje foto ne mesrrugë. Domenika, Sabrieja e Hyke Rexha

Ku Cung lisi, duket si nje monument kulture e ne fakt me teper eshte nje akt-akuze per masakren e bere edhe ne kete zone mbi pyjet shekulllore te lisit e te pishave. Çdo vendim Qeverie e merr era e pyjet e shkreta, mushkrite tona e te qytetit nuk i mbron kerkush!!

I vetmi banor qe takuam ne marshimin tone ngjitje, qendrim  e kthim rreth 7 ore ishte njeriu i mire Gjeto Byketa me nusen e tij. E kur Gjetoja qe gezohet aq shume qe na pau na del perpara me shishe te rakise ne dore e na qerase me rrush vendi e amerikan, ne rrenqethemi kur ai na thote se ka vite qe ketu nuk vjen energjia elektrike...! E kjo "pike e zezë" eshte ne tere malin e Shengjinit e te Rrencit, ku gjithsesi gati ne te gjithe banesat ka njerez, dhe si kujdestarë per bagtite me te cilat sigurojne jetesen! Ne kete rast shprehja "Zone turistike", do zevendesuar me shprehjen "Zone antike!".

Hykja, nusja e Prekazit, edhe si alpiniste qe sapo eshte kthyer nga Valbona, qe fundjavat i kalon kaq shpesh ne Shengjin ku kane blere edhe shtepi, don te fotografohet edhe me shume  per tua treguar edhe ne Kosove Mal Shengjinin.

....Ndersa Sabrieja per tu fotografuar ka zgjedhur me kenaqesi Lisin Binjak.

...ne oborrin e shtepise ku u linda e rrita, ne livadhin ne hije te manit nje dreke ekskursionistesh eshte e paharruar por mua me vijne ne kujtese miqte te shumte te familjes sime e kohet kur ketu piqeshin deshet ne hell...!

Eeeeh, per sot nuk po shkoj me tej!

Mbas drekes ne livadh, i gjithe grupi drejtohet per tek shtepia e kusheririt tim, burrit e priftit te njohur At' Zef Pllumi. E dhimshme. Aty afrohem me shume veshtiresi se eshte e rrethuar shtepia-rrenojë me ferra, driza, fier, shkurre... ku ne çdo hap druhesh se, larg qoftë po te kafshon ndonjë gjarper!!

Edhe krahu tjeter i Malit eshte i mrekullueshem por edhe atje shtepite shkret ta shkretojne shpirtin! Kjo eshte kulla e familjes se njohur Ivanaj, e ndertuar ne vitin 1908 nga ustallare dibranë, sot stallë dhishë e lopesh!!

Jemi siper Ranes se Hedhur. Nje mrekulli tjeter para syve, krahu i Rrjollit deri ne Velipojë, totalisht i pashfrytezuar, 100 per qind i virgjer.

...Nje dite e paharruar per ne te gjithe neper Malin mbi Adriatik. Emocione e kenaqesi por mos ta fshehim, edhe shume brenga. Shtepi te braktisura , shkolla te rrenuara, krejt pa drita elektrike, pa rruge sikushi...pa asnje vemendje te ish-banoreve te tij as te pushtetit...

Por nje vegim i ri zgjon interesin. Mundesia shume shume e madhe qe ketu te rikthehet jeta eshte lajmi i dhene nga vet Kryeminitri i Shqipriese para pak ditesh se "Shengjin-Velipoje, Mal i Zi shume shpejt do te ndertohet autostrada e shengjinasit do e pijne kafen ne Ulqin ne pak se 30 minuta udhetim".

Dhe ne urojme -Fjala e Tij, ne vesh te Perendise!

Të shpresojme. Dhe eshte mire kur udhehiqemi nga dashuri e shpresa.

Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Shengjini, 27 Tetor 2018-