E enjte, 28.03.2024, 05:27 PM (GMT)

Mendime

Gjekë Gjonaj: Të jetosh me aftësi të kufizuara në Ulqin është sfidë

E enjte, 25.10.2018, 06:33 PM


Të jetosh me aftësi të kufizuara  në Ulqin është sfidë

Nga Gjekë Gjonaj

Kur  erdha  të jetoj në Ulqin  para  22 vitesh, duke ecur me shumë kujdes    nëpër rrugët e qytetit, më ra në sy sa shumë pengesa ka për ato nëna e baballarë që ecin me karroca fëmijësh në rrugë.  Domethënë ky qytet nuk kishte qasje të lirë për të gjithë. Veçmas   për njerëz me aftësi të kufizuara. Për ata që përdorin karrige me rrota, si  dhe për persona të verbër.  Pra, për  ata njerëz që kanë nevojë për më shumë ndihmë.

Kjo shtresë  e shoqërisë sonë, e barabartë me ligje dhe retorikë, por jo në realitet,    edhe sot po përballet me të njëjtat probleme. Infrastruktura është e pakalueshme. Në trotuare ka makina të parkuara.  Trotuaret  në të shumtën e rasteve janë mbi 5 centimetra të lartë. Nuk ka siguri kur kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën.  Në skaj të rrugëve nuk  rampa me material relievor dhe jo i rrëshqitshëm për kalimin e disnivelit midis trotuarit dhe rrugës.

Kalimi i rrugës nga persona me vështirësi në shikim ( të  verbër) pamundësohet  nga mungesa e semaforëve me sinjal zanor (akustik) . Po ashtu mungojnë plotësisht edhe vijat e bardha me  material të  ashpërsuar paralajmërues.  Madje edhe hapësirat publike ( parqet), shkollat, bizneset, ndërmarrjet publike dhe ndërtimet e reja, urat apo rrugët e reja, me përjashtim të kryqëzimit të ri në qendër të qytetit,  nuk i kanë marrë aspak në konsideratë këto vështirësi. Komuna deri më sot, Deri më sot komuna ,  cila është shërbim  i të gjithë qytetarëve, fatkeqësisht   ka vetëm një sportel të qasshëm  për njerëzit me vështirësi në lëvizje. Këto lloj pengesash  për këtë kategori njerëzish vazhdojnë të jenë shembull i keq  dhe asociale edhe sot , sepse ato ndajnë , për të mos thënë diskriminojnë shumë njerëz të cilët nuk  mund t’i kalojnë këto lloj “urash”.

Ky qytet i pa përshtatur ( i pa qasshëm) për personat me vështirësi në lëvizje pengon punësimin, pjesëmarrjen në aktivitete sportive, sociale e kulturore dhe mundësinë për  të gëzuar një jetë  familjare si të gjithë të tjerët. Domethënë të jetosh me aftësi të kufizuara në Ulqin është sfidë.

Inkurajon nisma e pak ditëve më parë ( saktësisht, më 15 shtator 2018) e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapunit,  për të ndryshuar ( përmirësuar) pabarazinë   ekzistuese   kësaj shtrese të shoqërisë   në këtë qytet.  Zotimi tij publik  se “ duhet të kuptojmë të gjithë  ne se personat me aftësi të kufizuara janë persona të barabartë të shoqërisë sonë  ndaj të cilëve duhet të përkujdesemi dhe duhet t’u krijojmë kushte normale për lëvizjen e tyre të lirë, së pari në objektin e komunës e më pastaj mundësisht  edhe në institucione tjera  e vendkalime publike” është një dritë jeshile në fund të tunelit të gjatë  dhe një shpresë    për këta persona  që ende qëndrojnë  në errësirë.

Nuk dyshoj në  premtimin e kryekuvendarit  të Ulqinit, i cili një kohë ka punuar në Amerikë, ku, siç u shpreh ai, impresionohesh me   barazinë e të gjithë njerëzve, ku nuk ka lokal, nuk ka ndërtesë, nuk ka klasë  e cila nuk është e qasshme për secilën kategori të njerëzve. Përkundrazi. Dua të besoj dhe të shpresoj se  edhe Ulqini në një të afërme jo të largët të jetë në grupin e tyre qyteteve të rajonit, të cilat  e kanë zgjidhur këtë problem.

Nga ana tjetër sytë e përlotur nga rrëfimi për  të drejtat që u shkelen  asaj vet dhe miqve të ngjashëm  të kryetares së Shoqatës së Paraplegjikëve të Komunës së Ulqinit , Magdalena Gjonoviq, (një aktiviste e mbrojtjes së të drejtave  të kësaj shtrese, e gjendur  prej shumë vitesh  në një karrige me rrota për shkak të  pasojave të tërmetit shkatërrues në Ulqin në vitin 1979) , duhet t’u hapin sytë  të gjithë atyre që janë në gjendje të shikojnë dhe duhet të shikojnë. Dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë. Nëse dëshirojmë dhe duam sinqerisht të ndërtojmë një  të ardhme  më sociale dhe më të denjë,  ku ka vend për të gjithë, përfshirë edhe njerëzit më aftësi të kufizuara, të cilët gjithnjë po përballen me një betejë të përditshme.  Domethënë  duhet seriozitet më i madh nëse   duam  të kemi vërtet një qytet për të gjithë dhe të kalueshëm.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora