E premte, 19.04.2024, 06:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Fragment nga romani Ëngjëlli i Koresë

E enjte, 25.10.2018, 07:10 PM


Të dy qëndrojnë të hutuar përballë. Vironit s’i besohet, ëndërr të jetë vallë?! Vajza veshur me rrobën e gjatë të kaltër, ngjan si një copë qiell kaltërosh i zbritur rastësisht në këtë kthinë të vogël. Vironi mezi mbushet me frymë, s’e kupton as vetë si ndjehet; i dëshpëruar, i flatruar, në një ëndërr të trembur, ku mbi ta janë ndehur tehe herioglife, apo në një realitet të magjishëm.

- Mos më vështro në atë mënyrë, - i foli zë ulët vajza dhe ktheu kryet mënjanë.

Vironi u kapërdi me vështirësi dhe mërmëriti:

- May Lee, o engjëlli im, shikomë në sy.

Vajza lëvizi lehtë supet e hijshme. Qafa e derdhur iu ndeh dhe, ngriti sytë ngadalë.

- Të lutem, përse sillesh kështu? - Foli me rënkim Vironi.

- Përse sillem kështu? - ia bëri ajo gati me lëndim.

- May Lee, atë mëngjes ne u puthëm me ndjenjë në klasë...

Vajza s’tha gjë vetëm sa kapsalliti qerpikët.

- Ne ishim miq të mirë, - vazhdoi të flasë Vironi si në jerm. - Të gëzuar, të dashuruar. U puthëm fort me afsh, me ndjenjë. E mban mend e ëmbla ime?

May Lee sigurisht i mbante mend, çdo detaj. E vështroi e rrëmbushur nga lotët, bashkoi pëllëmbët në gjoks dhe shtrëngoi gishtat derisa i dhembën. Ndjen gojën e thatë dhe gjuha i përpëlitet në zgavër. Do ti thotë; Mjaft, por nuk mundet.

- U puthëm përsëri May Lee, - vazhdoi të flasë ai me zë të ngjirur: - O Mjalti im! Nuk ishte thjesht puthje, ne mbajtëm buzët të puthitura dhe zemrat tona rrahën fort, të shtrënguara, për një kohë të gjatë...

- Pusho! - foli ajo mes lotëve.

- Përse, - i foli ai ashpër: - Përse May Lee, u bëtë tjetër njeri?

Vajza ngriti kokën me vrull dhe i tha zë lodhur:

- Jam e trembur, kam frikë...

Vajza është e përmbytur nga lotët. Ngriti krahun e bardhë dhe fshiu lotët që iu rrokullisën në faqe. Befas krahu ju var, lotët ranë me nxitim në faqet e lëmuara, mori frymë me shpejtësi si të thithë një herë e mirë të gjithë ajrin e dhomës së vogël, pastaj vazhdoi:

- I miri im, i shtrënjti im, përse është kaq tmerr, kjo, e ëmbla dashuri!?

- May Lee, jeta ime je ti,- mërmëriti Vironi i pasigurt: - Oh, dashuria është një mrekulli!

Vajza e ngriti përsëri krahun e djathtë, jo të fshijë lotët, por ta vendosë mbi shpatullën e djalit, dora e saj iu mbështoll rreth qafës, Vironi mbylli sytë dhe mbështeti kokën në gjoksin e rrumbullakët, të vogël dhe të ngjeshur të saj. Trupat e tyre u bashkuan, u lakuan, gati si të ndehur në erë. Ajo kërkon me shpirt të qëndrojë kështu e ngjitur përgjithmonë.

Përkuli kokën, e puthi fort, me afsh në buzë, vajza shtrëngoi sytë, ngriu, buzët e saj u vaditën prej lëngut të freskët dhe gjuha iu drodh në qiellzë. Vironi e largoi pak nga vetja, vështroi me vëmendje, me mall fytyrën e freskët të vajzës, dridhjen e qerpikëve dhe buzët gjysmë të hapura, në pritje. E puthi përsëri me zjarr, pasion si të mos e kish puthur kurrë. Puthjet e tij janë të buta gati si lutje.

May Lee do të flasë, të tregojë për mundimin dhe pasigurinë e së nesërmes, por fjalët i mbetën të varura në çengelin e pasionit dhe dashurisë. Ndjen marramendje prej çdo prekje e buzëve të djalit dhe çdo puthje të ngjeshur. Befas Vironi lëvizi buzët vertikal, në gjithë sipërfaqen e buzëve të saj, ndjeu frymën e tij të nxehtë. Buzët e saj u hapën si fletët e tulipanit dhe futi gjuhën brenda. U hutua një çast, u ngreh, u drithërua, gjuha e tij lëvizi ngadalë në brendësi të gojës, gjoksi i ngrihet dhe ulet me shpejtësi, ndjen një marramendje të lehtë.

Të dy nisën të marrin frymë me vështirësi. Vajza ndenji net të tëra zgjuar, pa gjumë, sjellë dhe risjellë nëpër mend, gjetjen e mënyrës për ardhjen e tij, larg syve të keq të Çao Dao Bu-së. Donte ta bënte më intime, të ndjente për herë të parë në brendësi gjithçka të tij. Të jetonte momentin, e nesërmja s’dihet. Nuk është aspak e shkrehur, është njeri, femër që, do të provojë me gjithë shpirt atë që do.

Zemra e vajzës rreh me forcë, puthjet e tyre janë të shpeshta, të shkurtra si shkreptima, ai mban me kujdes kokën e saj në pëllëmbët e tij si një diamant të rrallë, pa ndërprerë të puthurat. Ajo e vështroi ngultas në thellësi të syve të djalit, kthjelltësia e drithëroi, fytyra e tij është e përskuqur, mezi mbushet me frymë, i përvëluar, paduruar prej dëshirës. Vironi përkuli kokën, buzët e tij lëvizën drejt gjirit të bardhë e të vogël, buzët prekën lehtë thithkën e kuqe, të plotë si manaferrë, e tërhoqi butë duke e rrotulluar në gojë. Vajza symbyllur u rrëqeth, rënkoi, pastaj psherëtiu dhe mërmëriti:

- Të lutem shpirt, butë.

Vironi e përkëdheli lehtë me delikatesë, si të prekë një petale dhe të mos shkundë pjalmin, gjithsesi ajo i ndjen së thelli prekjet e tij. Mezi mbushet me frymë, si të ketë vrapuar gjatë nëpër një të përpjetë të lodhshme. E do këtë djalë marrëzisht, s’e merr vesh ngase i ngrihet dallgëzimi i pashuar i ndjenjës. Gjuha i është tharë prej dëshirës, pa menduar gjatë lëvizi me shpejtësi, zbërtheu kopsat e para të këmishës, të tjerat kopsa prej nxitimit u këputën vetë dhe ranë përdhe me zhurmë të butë. Flaku me moskokëçarje këmishën, gjithashtu dhe sutjenat.

- Shtrëngomë fort.

Për herë të parë në jetën e vet May Lee u gjend krejt lakuriq përpara një mashkulli, i cili e vështron i nemitur, syzgurdulluar, gojëhapur; bardhësinë e shndritshme, bukurinë e mahnitshme të trupit të saj. I ngjau si një nimfë e ardhur befasisht përpara tij. Iu mbajt fryma, u kapërdi me vështirësi, të jetë kjo vajzë e tij, e ëmbla dashuri, po i jepet tërësisht!

- Oh May Lee, je engjëll, je mrekulli! - mërmëriti gjuhë tharë dhe shtriu duar përpara me ndrojtje pa guxuar ta prekë. Do ti thotë, më duket e pabesueshme që kurora e bukurisë aziatike u bë e tij. Heshti. I ngjan si një statujë klasike, si një magji!

- Shtrëngomë fort, fort! - mërmëriti symbyllur May Lee.

Vajza një moment u përskuq dhe u hutua për guximin e çmendur, nga mendimi i përshpejtuar për të treguar sa më shpejt lakuriqësinë e saj. Uli kryet dhe provoi një dridhje të brendshme. Alarmi i ngrehur i shungulloi në mendje, u nguros me vështrim të mbërthyer drejt derës, megjithëse i mori masat qysh më parë. Largoi shikimin prej aty dhe përshkundi kryet e nervozuar. Nuk ka kohë të mendojë dy herë.

Përnjëherësh May Lee e ndjeu veten të lehtë, pa rëndesën e teshave të panevojshme, nuk i vendosi duart në gjoks për të mbuluar apo fshehur diçka, i duket krejt e tepërt lëvizja në ato momente të papërsëritshme intime, ndjehet e përfshirë prej afshit që ja përvëlon trupin. Vironi preku me kujdes gjoksin e saj, ndërsa dora tjetër shkau në bark e përkëdheli lehtë, pastaj rendi poshtë mes shalëve të drejta, drejt kaçubës së vogël me kaçurrel të dendur, të butë si mëndafsh.

- I premtova vetes të dhuroj gjithë dashurinë, ta jap te ti dhe dua që ta mbani në zemër. Do të dua ty gjithnjë. Pak rëndësi ka se çfarë do sjellë jeta. Je shpirti im, ëndrra ime dhe do të dua gjithë jetën deri në vdekje. Shtrëngomë o shpirt, o zemër, fort, fort! - foli ajo me afsh.

- Të premtoj, do jem gjithmonë pranë teje, sa herë të kesh nevojë për mua, - pëshpëriti Vironi.

May Lee do ti thotë; Mos premto! Nuk mundi, qëndroi e tendosur do ta ketë brenda vetes, ta ndjejë së thelli, gjithçka e tij ti përkasë dhe asaj, është e përfshirë nga zjarri përvëlues. Vironi u shtri mbi të, e puthi në buzë, dhe la trupin të shkrihej prej ekstazës, e vështron ngulët, u tërhoq pak dhe u ngjesh mbas saj me gjithë forcën. Ata u bënë njësh, ajo klithi, i dhembi shumë, trupi iu harkua dhe një lot i madh u rrotullua në faqen e praruar, u rrokullis ngadalë pastaj ra përdhe. Vajza ndjeu frymëmarrjen e tij të shpeshtë dhe lëngun e nxehtë që derdhej në brendësi të trupit të saj. U shkri prej kënaqësisë, nisi ta puthë si e marrë në buzë, në qafë, fytyrë. Nuk është skllave e mjerë të dergjet në pështirosje, është njeri, vajzë e re me ndjenja dhe vrulle. Jeta të jepet njëherë, rinia po ashtu dhe ajo nuk mund të pështyjë ndjenjat, ti flakë përdhe si lëvere, ti shkelë me këmbë. Ndjehet si një mbretëreshë, dha dashuri, mori afsh dhe ngrohtësi...

May Lee ngriti kokën me vrull, afshi dhe zjarri përvëlues në çast u fashit, përkuli qafën e mpirë, të dëgjojë më mirë, tendosi trupin, shkau anash, u largua me pendesë prej trupit të lagësht të djalit. Zemra i rreh me vrull dhe gjaku në damarë i zien si uji i nxehtë në kazan.

- Ç’është? - pëshpëriti Vironi, lëvizi dhe u kthye në krah.

Vajza s’i ktheu përgjigje, zgjati krahun, tërhoqi prej stolit fustanin e gjatë me lule, u ngrit dhe u vesh me të shpejtë. Ajo është e sigurt, dëgjoi diçka si zhurmë a zë matanë në korridor ose diku më larg. Ndoshta në dhomën e vogël me orendi të thjeshta ku ri gjyshja pothuajse e verbër Lee Su Yuong.

- Ç’është? - ia bëri përsëri Vironi. U ngrit ndenjur, sytë e vajzës tregojnë alarm.

Vajza foli zë ulët, tregoi me kokë teshat e tij të flakura në dysheme:

- Vishu shpejt, - u kapërdi me vështirësi dhe pyeti: - Dëgjove diçka si thirrje apo zhurmë?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora