E premte, 19.04.2024, 12:37 AM (GMT+1)

Mendime

Reshat Nurboja: UÇK nuk është 'ai - UÇK je ti kosovë…!

E enjte, 25.10.2018, 06:34 PM


UÇK  NUK  ËSHTË  “AI”  – UÇK  JE  TI  KOSOVË…!

Nga Reshat Nurboja

Nuk duhet gabuar e lejuar, që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të identifikohet e të krahasohet me disa veprime e sjellje të disa komandantëve e ushtarëve të caktuar pas luftës, se të tillët nuk janë lufta, nuk janë UÇK-ja, TË TILLËT NUK JANË AS ATA VET TË NJEJTIT QË ISHIN GJATË LUFTËS...!  UÇK-ja, ishte, është dhe mbetet përjetësisht populli shqiptarë Amerika dhe Kosova!

Edhepse, është temë shumë e ndjeshme dhe komplekse, vendosa të pasqyroj një opinion timin për UÇK-në, pasi ka shumë kohë e vite që i madh e i vogël, i ditur e i paditur, flasin në mënyrë të padrejtë për luftën e luftëtarët e UÇK-së... Me muaj e vite nëpër televizione, portale e deri edhe në institucionet më të larta shtetërore, kryesisht flitet me injorim, nënçmim e me ofendime e baltosje deri në ç’njerëzim për luftën, sakrificen, rolin dhe ndikimin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës... Nga ana tjetër edhepse të tillët me të drejtë e glorifikojnë deri në qiell e përtej saj rolin kyç të NATO-së në çlirimin e Kosovës, disi rezulton se perkulja aq i madhe e tyre ndaj NATO-së e Amerikës, shfrytëzohet e keqperdoret jo aq për nderimin dhe falënderimin ndaj tyre, sa, për ta minimizuar rolin dhe kontributin e UÇK-së, e nga ana tjetër ndoshta edhe për ta qetësuar e “mashtruar” ndërgjegjen e tyre personale e partiake...?!

Demokracia dhe liria e shprehjes së mendimit dhe të fjalës është e garantuar me ligj vendor e atë ndërkombëtar, por paraprakisht duhet të potencohet e pranohet fakti, së pari nga të gjithë shqiptarët e pastaj edhe nga të tjerët, se Kosova, në historinë e saj mijëra vjeçare nuk ka pasur, nuk ka e as që do të ketë ndonjëherë asgjë më të shenjtë e më sublime se Luftën e UÇK-së, pa marrë parasysh a i pëlqen e a i konvenon dikujt kjo apo jo... Këtë realitet, populli shqiptarë kudo që është, duhet ta çmoj, vlerësoj, nderoj e mbi të gjitha ta promovoj e përjetësoi në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari tani dhe ndër vite e shekuj... Në këtë mënyrë e respektojnë dhe nderojnë popullin, diasporën shqiptare, Kosovën, Shqipërinë, miqtë tanë ndërkombëtarë: SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Austrinë e të gjithë të tjerët, me një fjalë e respektojnë veten dhe “çmimin” që e ka paguar populli i Kosovës ndër vite e shekuj për të arritur çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe jetës së tyre dhe njëkohësisht e mbrojnë dhe e kultivojnë identitetin e tyre kombëtarë nga asimilimi dhe tjetërsimi...!

Këtë opinion do ta përmbylli me konstatimin e një grupi të gazetarëve të luftës nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët Shtabi i Emergjencës së Pejës e ka pasur rastin t’i shoqërojë e përcjell brenda zonave të luftës, me ç’rast ata gjatë rrugës, tregonin:... “se janë reporterë të specializuar të luftës, të cilët kanë raportuar nga luftërat e ndryshme anekënd botës, konkretisht nga luftërat në: Palestinë, Afganistan, Irak e në Kroaci, Bosnjë, IRA-së etj... Siç theksonin ata, në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre, paraqitja dhe zhvillimi i UÇK-së në Kosovë është diçka unike dhe jo e zakonshme... Nuk mund ta kuptonin dhe shpjegonin se si aq shpejt, nga një grup i vogël “guerilësh - rebelësh të pa arsimuar e të pa koordinuar”, siç i quanin ata, për një kohë aq të shkurtër, në më pak se dy muaj arritën që ky formacion të masivizohet në atë masë prej mijëra e mijëra ushtarëve... Kjo, sipas tyre, nuk ka ndodhur dhe as nuk mund të ndodh askund tjetër në botë... Mënyra e këtillë e zhvillimit të një “ushtrie”, apo kjo përvojë e UÇK-së, sipas tyre, sigurisht do të hyn si model studimi në të gjitha librat shkencorë. Se, sipas tyre dhe sipas realitetit në terren, UÇK-ja, ishte i tërë populli i Kosovës.

Prandaj, nuk duhet harruar se, UÇK-ja, je Ti, nuk është ai... UÇK-ja është populli shqiptarë dhe Kosova, prandaj mos e baltosni, mos e zhvlerësoni, MOS U DISTANCONI nga Lufta e UÇK-së, se kur e bëni një gjë të tillë, po distancoheni nga historia më sublime mijëra vjeçare e Kosovës dhe popullit shqiptarë në përgjithësi.…

UÇK  ËSHTË  LUFTA – JO PASLUFTA…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pierre-Pandeli Simsia: Koloneli i ndjerë Arben Zylyftari në memorjen e një familje korçare Florim Zeqa: Shpirti i shitur i kryeakademikut! Dedë Preqi: Në mesin e pelegrinëve fshehët edhe djallëzia e krimeve Nue Oroshi: Mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit Adil Fetahu: 72-vjetori i shkollës Normale të Gjakovës Aurel Dasareti: Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës Fritz Radovani: At Gjergj Fishta, Provinçialit At Pal Dodaj Kalosh Çeliku: Dita e Nesërme zbretë Agimin në Shqipëri Dedë Preqi: Diell dimri në politikën e Kosovës Ndue Dedaj: Kalaja e Krujës në vitin e Skënderbeut Fran Gjoka: Militantizmi e ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor të vendit Zejdush Kastrati: Na ?sht? ngulfat? p?rspektiva?! Nue Oroshi: Të përzihesh në politikë dhe ta kuptosh politikën si art i së mundurës - janë dy botëra dhe një kufi i madh që i ndanë në mes Fahri Xharra: Troja e vërtetë është në Shkodër Dëfrim Cani: Avni Ponari,njeriu i punëve të mira Valon Jashari: Ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës, pa dakordimin e koniokturave ndërkombëtare e mekanizma adekuat dhe me njerëz të gabuar është afektive Fritz Radovani: Përkujtoj At Pjetër Mëshkallën Ndue Dedaj: Kanina e Donika Kastriotit Fran Gjoka: Shkolla dhe shoqëria kërkon drejtues të kualifikuar, të cilët duhet të marrin një formim universitar cilësor dhe profesional Islam Lauka: Taktikat e gabuara t? Tha?it si komprometim i strategjis? s? drejt? t? Kosov?s

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora