Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Jemi shqiptarë pa bishta!

| E enjte, 25.10.2018, 07:22 PM |


Jemi shqiptarë pa bishta!

Nga Gani Mehmetaj

Në medie e në biseda të përditshme perëndimore nuk ndodh të thuhet gjermani katolik, amerikani protestant, japonezi budist etj., megjithëse ata një feje mund t’i takojnë. Feja është çështje e tyre personale që ata kurrë nuk ta thonë, pos kur shqiptarët e këmbënguljes prej mushke ia kërkojnë. Kam bashkëpunuar tri vjet me një zviceran të Cyrihut, por as sot e kësaj dite nuk e di cilës fe i takonte, sikurse që nuk me pyeti as ai. E dinte që jam shqiptar dhe i mjaftonte.

Askund në botën e qytetëruar nuk e vënë në pah fenë pasi ta kenë thënë kombin, ose edhe më keq të ta thonë fenë para kombit. Ata nuk kanë probleme identiteti, ata nuk i ka goditur vala e shkretëtirave arabe. Bota e qytetëruar kombin e kanë mburojë e identitet, jo fenë. Fenë nuk e bëjnë bisht prapa kombit.

Sipas frymës së tyre, të ndikuar edhe nga ideologjia kombëtare e rilindësve edhe ne deri para dhjetë vjetësh në biseda të përditshme e në medie e thoshim vetëm përkatësinë kombëtare shqiptare. Ndërkaq, për neve myslimanë ishin boshnjakët e pa identitet kombëtar, por kurrë nuk është kuptuar me emërtimin mysliman shqiptari.

Me ardhjen e beduinëve të Saharës e anadollakëve të një niveli shumë më të ulët kulturorë e qytetërues se sa të shqiptarëve në Dardani, Shqipëri e territoret etnike, na e ngulitën jo vetëm deklarimin e fesë para kombit, por na e ngulitën fenë me siklet si kurrë më parë në treqind vjetët e islamizimit të shqiptarëve.

“Shqiptarë myslimanë”, “shqiptarë katolik” u bë gjuha e re ndarëse që e ndesh kudo në botën shqiptare. Shpesh del në mënyrë të çoroditur edhe në faqen e parë të mediave: “Myslimani NN e ndërtoi kishën”, “Katoliku BB u martua me myslimanen”, ndërsa “myslimani” e “katoliku” janë shqiptarë, por dikush ua ka ngrënë identitetin kombëtar me ose pa qëllim. Pra, disa medie e njerëz të zakonshëm e bëjnë nga mosdija, shumica e mediave e bëjnë nga djallëzia, sepse financohen nga shoqatat beduinë e anadollake, terroriste e paqësore.

Prandaj është mirë t’u kundërvihemi tendencave të tilla djallëzore, t’i heqim bishtat që na i ngjitën beduinët e anadollakët. S’kemi pse e fshehim shqiptarësinë, sepse ne nuk vuajmë nga mungesa e identitetit si beduinët e anadollakët që nuk e dinë as çka janë e as nga vijnë.

Është turp të ndikohemi e t’i kopjojmë barinjtë e deveve e bashkëvendësit e çakejve të stepave anadollake.

Jemi shqiptarë- pa bishta.