Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Guri i atdheut

| E merkure, 24.10.2018, 05:29 PM |


Xhevahir Cirongu

Guri i atdheut

E preka me dhimbje atë gur

Me gishtat e duarve si dritë,

Atë çast ndjeva shumë ftohtësi

Sikur isha në Antraktidë.

As vet s’po dija ç’po ndidhte

E ndjeva dhimbjen e peshës së gurit;

Kërkova prej tij të më thoshte diçka

Jo, kisha humbur nëpër kozmosin e pafund.

Është guri që rënkon i atdheut tim

Ai që s’na ka braktisur  ne kurrë;

Edhe kur do largohemi me vdekjen një ditë

Prapë guri i atdheut zgjuar do na rrijë te koka.

E ndjejmë mallngjimin për atdheun

Sa herë që jemi larg prej tij,

Hijerëndë e i dashur ai guri I ftohtë

Gjithë lulet e jetës na i bekon.

E preka gurin e atdhut me dhimbje prapë

Deri në thellësi të eshtrave ndjeva ftohtësi;

I putha gjithë gjymtyrët e atdhut me vrapë;

Ashtu i përlotur në gjirin e atij u ula përsëri.

Durrës, 25 shtator 2018