E shtune, 20.07.2019, 09:04 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Në mesin e pelegrinëve fshehët edhe djallëzia e krimeve

E merkure, 24.10.2018, 06:50 PM


Në mesin e pelegrinëve fshehët edhe djallëzia e krimeve

Nga Dedë Preqi

Marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore në mes popullit shqiptarë dhe atij serb, nuk mund të ndërtohen me realizimin e një çorrpolitike e cila sjellë vetëm konflikte, por edhe as me kompromise e koncesione të kalbura, të cilat ndërtohen me iluzione e apetite të shfrenuara të politikës së Sërbisë, duke tentuar që  përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe pelegrinëve të saj, të realizoj qëllimet dhe strategjitë e veta dhelpërake, duke e destabilizuar Kosovën.

Derisa jemi dëshmitarë të qindra e mijëra dhunimëve, të malltretimëve, të masakrave, të zhdukjes misterioze të mijëra shqiptarëve që akoma janë të pa gjetur,  shkatërrimin dhe djegien e mijëra objekteve dhe kulteve, si edhe dëbimin e më se 1 million shqiptarëve nga trojet e veta, e gjithë kjo tragjedi nga terrori serb i Millosheviqit, dhe nuk kemi ende ndonjë « keqardhje », apo « kërkim falje » nga Serbia e sotme.

Ky lloj i njerëzimit nuk lë përshtypjen se i takon shkëputjes të së kaluarës kriminale, por vetëm vazhdim dhe kopje e një tragjike të njëjtë, atëherë çfarë kërkojnë pelegrinët serb prej Serbie në Kosovë, ku në mesin e tyre fshehën kriminelët dhe djallëzia e tyre, të cilët nuk vijnë për të vizituar monumentet dhe kishat serbe, por vijnë në të kundërtën, për të vizituar vendet e krimeve dhe gjenocidin që kanë shkaktuar ndaj popullatës dhe trojeve të tyre.

Mesiguri, nxitimi i tyre në Kosovë, përveq strategjive tjera, do të kishte edhe anën tjetër psikologjike, që shumica e kriminelëve serb, të cilët askush nuk i ndjek dhe trazon për krimet e shkakëtuara ndaj shqiptarëve, ata nuk do ndjehën kurrë të qetë dhe të rehatshëm, kur në ëndërr shohin foshnjet e shqiptarëve, duke thithë dhe ushqyer me gjak, në vend të tëmbilit të nënave të veta, të dhunuara e të masakruara nga dora e gjakatarëve serb.

Populli shqiptarë i Kosovës, me plot të drejtë do të protestonte dhe kundështonte në çdo kohë, jo vetëm në Gjakovë, në Burim- Studenicë, apo gjetiu, por në çdo vend dhe qoshe të Kosovës, ardhja e pelegrinëve serb është e pa pranueshme dhe e pa toleruar, për deri sa ata nuk kërkojnë falje për krimet  dhe gjenocidin e  shkakëtuar ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Për fat, Kosova sot nuk qëndron pa zot shtëpie edhe pse shtetin e kanë kap në dorë do maskarenjë, të cilët po e nëpërkëmbin, deri sa tu vie dita dhe të pushojnë nga avanturat e tyre lakmitare, përmes një logjike të etur për pushtet, që në një farë forme do të ishte tragjike dhe ngushëlluese për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, duke e kthyer mbapa në proceset e veta.

Kosova, që prej hyrjes së NATO-s, në këtë vend, dhe dëbimin e forcave okupuese dhe kriminale serbe, është e ditur se nuk është më në duart e asnjë okupatori, dhe me 17 shkurt të vitit 2008, e vulosi shtetin e pavarur dhe sovran, të cilin e mbështetën fuqia më e madhe e shtetëve të botës, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj.

Sa i përketë mohimit të ekzistencës së shtetit të Kosovës, nga ana e Serbisë, mohimi i tyre është i dhunshëm, sa që me të drejt do e pyste sëcili vetëvetën, a është diçka normale me këtë popull, me gjitha ato përsekutime dhe tentativa të çfarosjes së popullit shqiptarë dhe akoma të pa ngopur, paraqesin jo më pak apo më shumë se një lloj i veqantë i njerëzimit të djallëzuar, i cil inuk do ngopët kurrë as me substancën e vet, vetëm e vetëm për të arritë qëllimët e veta djallëzore kundër popullit shqiptarë.

Kërkund në botë nuk mund të paramendohet asnjë lloj shoqërie njerëzore pa të drejtat e veta elementare dhe demokratike, prandaj edhe populli shqiptar i takon kësaj bote me të drejtat e veta për vetëvendosje.

-Dukuritë e tilla dhe strategjitë e Serbisë janë të qarta, dhe në bashkëveprim me Kishën Ortodokse serbe, në krye me patriarkun Irinej, dëshmojnë historikun e vazhdueshëm të politikës hegjemoniste ndaj shqiptarëve, dhe më e keqja, kur kjo kishë me prisit e saj fetar, në vend të ndërmjetësimit dhe promovimëve të rrugëve paqësore në mes këtyre popujve, ajo ua dha bekimin kriminelëve serb për të hyrë në luftën e përgjakshme kundër shqiptarëve, të cilët mbronin trojet e veta.

Kisha Ortodokse Serbe, në bashkëpunim me shtetin e Serbisë, përvetësuan edhe historinë e kishave krishtere katolike dhe ortodokse shqiptare në Kosovë, duke i kthyer shumë kisha të kohës Dardane, në kisha Ortodokse serbe, sikur që janë Manastiri i Deçanit, Patriarkana e Pejës, Patriarkana e Graçanicës, Kisha e Lëvishkës, Kisha e Deviçit, kisha e Shën Prenës në Prizeren dhe shumë e shumë kisha të tjera në vendin tonë, sikur që ishte edhe ajo në Studenqan të Burimit të sotëm.

Kisha Ortodokse serbe, në çdo etapë kohore, ajo luajti një rrol kyç dhe organizativ në lufta të ndryshme antishqiptare, e cila dëshmoi edhe në luftën e fundit të vitit 1999, në Kosovë, duke e mbështetur një luftë të tillë të përgjakshme dhe duke i fshehur kriminelët e luftës në konaqët e veta kishtare.

Prandaj, pelegrinët serb, të cilët tentojnë të vizitojnë monumentet e tyre në Kosovë, (të cilat nuk ishin të tyre) janë nxitje dhe plane të Kishës Ortodokse serbe, në bashkëpunim me shtetin e Serbisë, duke kurdisur kurtha dhe përpjekje për të ngjallur apartheidet e tyre, duke përfituar  nga këto politika, të cilat do ta destabilizonin shtetin e Kosovës.

Po, ka dukuri brengosëse edhe brenda nesh, me të cilat deomos duhet të mirret kjo shoqëri demokratike e shtetit të Kosovës, që përmes këtij pushteti «çorro-aktiv»  me iluzione dhe gënjeshtra , pa programe të artikulluara të shtetndërtimit, po bie shteti dhe populli viktimë e kësaj demagogjie politike.

Dhe ashtu përfaqësuesit e popullit, apo pushteti i sotëm i pa përgjegjshëm dhe i pa ndërgjegjshëm, aspak nuk e kursyejnë vetën me deklerata dhe fjalë të pa matura, që do ta ndihmonin nxitjen e tensionëve, sikur që ishte fjala e deputetit M.Zeka, që thotë se, edhe ne kemi vrarë serb në atë kaqikun tonë, duke iu dhënë shkas dhe material politikave të Beogradit, të cilat po e pengojnë Kosovën në çdo hap të saj në preceset e veta demokratike, si edhe në integrimet ndërkombëtare.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: Mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit Adil Fetahu: 72-vjetori i shkollës Normale të Gjakovës Aurel Dasareti: Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës Dedë Preqi: Diell dimri në politikën e Kosovës Ndue Dedaj: Kalaja e Krujës në vitin e Skënderbeut Fran Gjoka: Militantizmi e ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor të vendit Zejdush Kastrati: Na ёshtё ngulfatё pёrspektiva?! Nue Oroshi: Të përzihesh në politikë dhe ta kuptosh politikën si art i së mundurës - janë dy botëra dhe një kufi i madh që i ndanë në mes Fahri Xharra: Troja e vërtetë është në Shkodër Dëfrim Cani: Avni Ponari,njeriu i punëve të mira Valon Jashari: Ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës, pa dakordimin e koniokturave ndërkombëtare e mekanizma adekuat dhe me njerëz të gabuar është afektive Ndue Dedaj: Kanina e Donika Kastriotit Fran Gjoka: Shkolla dhe shoqëria kërkon drejtues të kualifikuar, të cilët duhet të marrin një formim universitar cilësor dhe profesional Islam Lauka: Taktikat e gabuara tё Thaҁit si komprometim i strategjisё sё drejtё tё Kosovёs Adil Fetahu: Nobeli që u trishtua vetë dhe i trishtoi të tjerët Idriz Zeqiraj: Albini sulmon, por edhe e mbron Hashimin Skënder Kapiti: Paskomunizmi - shndërrim i komunizmit majtist në komunizëm 'djathtist' Blerim Rrecaj: Rreshta status-quoje Nue Oroshi: Zoti ju laftë shëndosh Erdoganista idoli i juaj i ra në gjunjë dhe po i lutet Donald Trumpit Florim Zeqa: Imoraliteti politik dhe hipokrizia e Isa Mustafës, e ndihmojnë Hashim Thaçin!

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT