E marte, 23.04.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Mendime

Jahir Demaj: Vjella më vjen prej Fjalëve të Qosjes

E shtune, 20.09.2008, 07:59 PM


Jahir Demaj
Vjella më vjen prej Fjalëve të Qosjes

Nga Jahir Demaj

Vëretetë më vjen keq që nuk pata mundësi t’a lexoj pjesën e parë të intervistes së Akadhemykut Rexhep Qosja dhënë Gazetës Shqip të Tiranës, por mjafton që e lexova pjesën e dytë të kësaj interviste dhënë Kryeredaktorit të Gazetës “Shqip” Urim Bajramit, që t’a marr vesh përfundimisht se Rexhep Qosja është smirëzi, shpirtlig, inatgji, dashakeqës, zemërgur e zemërlig. Dhe jo vetem kaq. Ky njeri nuk qan kokën as për emrin që mban, as për titullin që e ka, as për veprat që ka lënë dhe as për asnjë gjë. Ky njeri, me sa mund të konkludohët, nga shpirtngushtësia e tij nuk e ka për dert nëse fjala e tij fyese, përulëse, intriguese, përlyese, rrence, e çka jo tjetër, i këthehet dhe ka për t’ju shperblye secilën herë që e hapë qapellën. Krejt çka ka thënë Qosja në këte intervistë, nuk është gjë tjetër përpos një shprehje e pashpresë e qëllimeve të tij që nuk i arriti kurrë, as në politikë dhe as në shoqëri. Fjalë të tilla si këto e bënë Qosjen që të mos i zëjë besë kurrkush, e bënë Qosen që mos ta qmojë kurrkush, e bënë Qosjen që mos t’a përfillë kurrkush, e bënë dhe po e bëjnë edhe ma shumë që prej fytyrës së tij të ik secili e mos të dojë as kush me ja pa atë surrat. Qosja duhët t’a ketë dëgjuar fjalën “As me sheher as me Barilevë”. Ja kështu ka përfunduar ky njeri.
Rexhep Qosja mundet me përdorë pa as më të voglin problem fjalët më fyese edh për Sali Berishën, edhe për Bamir Topin, edhe për Jozefina Topallin, edhe për Ismajl Kadarenë,....për këdo qoftë dhe nuk skuqet hiq bile. Dhe a e dini pse? Sepse nuk e ka atë pjesën e fytyrës e cila skuqet kur njeriu flet për të tjerët, kur fyen, kur shanë, kur rrenë, kur shpifë. Ka folë e ka vjellë vnerë edhe për të ndjerin Ibrahim Rugova. Dhe kurrë nuk asht skuqur. Ka folë keq Qosja dhe nuk po ndalet së foluri, për të vetmen arsye; Ky ( Qosja ) nuk ka mund t’a arrijë kurrë lartësinë e këtyre figurave, prandaj flet ky njeri, fëlliqë , fyen, shpifë, përulë, përlyen dhe  nënqmon dhe nuk e ka as më të voglin dert. Përfundimisht ky njeri vuan nga vogëlsia e tij që e ka kaplue. Qosja ka shkrua librin “I ringjalluri i penduar”, por ky nuk ka për tu penduar kurrë. Nuk ka se si të pendohet, sepse shpirtngushtësia e tij nuk e le. Verbëria ia ka qerrue sytë, zemërligësia e tij ia ka pushtue mendjen, dhe po ja mbytë arsyen.
Rexhep Qosja, nuk do të guxonte me e qitë në harresë se në zgjedhejt e para të pasluftës, ka marr vetëm 0.46% të 2.milon votuesve në Kosovë. Që do të thot se nuk e la pa e provue edhe ky vehten në logun e politikës. Nuk po them në logun e burrave, sepse burrni ky njeri nuk paska! Rexhep Qosja nuk ka pse të çfrejë sot ndaj të gjithë atyre që i kapen majat e politikës në trojet shqiptare, e ky mbeti aq i papërfillshëm. Pas këtij rezultati kaq qesharak, gjithkush ka mendue se “Akademiku ynë” do t’i kthehet punës së tij, shkencës dhe Akademisë së Kosovës. Por jo ,....as në Akademi nuk i ka lënë veti një copë vend. Edhe aty e çpërfillin. “Akademiku ynë” asnjëherë nuk është shprehë rreth çmimit “7 JULI” të cilin çmim ia pat nda Akademia Serbe e Skencës (nëse nuk gaboj). Sa e sa herë ju ka thënë kjo gjë Qosjes, por ky nuk është shprehë asnjëherë rreth kësaj qështje.  Ka heshtë ky njeri si vorri. E cila nuk i bënë nderë aspak. Me dorën në zemër më duhët ta them se ky njeri jo vetëm që shquhët si përhapës i ndasive  dhe përqarjeve njerëzore si atyre politike poashtu edhe atyre shoqërore, por ky di të jetë edhe tejet cinik. A nuk është cinizëm më bajat kur Qosja ia përmendë Sali Berishës se ky paska qenë *Sekretar i Partisë së Punës në Fakultetin Mjekësisë*, kur ky vet ka qenë Antarë i PKJ ( Partisë Komunist të Jugosllavisë). Bile-bile më vjen shumë mirë që së paku një herë Qosja ka qenë i sinqertë, kur gjatë intervistës në fjalë nuk provon hiq me e mshefë apo së paku me e kamuflue përkatësinë e tij Politike, në krah të Komunizmit në Shqipëri. Aq po i dhimbet Qosjes e majta në Shqipëri me në krye Ramën, Metën dhe Skender Gjinushin, e cila akoma nuk po e gjenë gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunimin e duhur me kusht që ti fitojë zgjedhjet e vitit 2009. Dhe mirë bënë Qosja, që e thotë këtë. Së paku edhe ata dy autobusa përkrahësish që i kan mbetë në trojet shqiptare, ta kuptojnë që ky njeri ka aq shumë nostalgji për Komunizmin dhe Socializmin, të cilit dikur i pat shërbyer me aq devotshmëri dhe besnikri. Por, një gjë nuk mund ti falet Qosjes. Ngjarjet tragjike të vitit të brapësht 1997, pra Revolucioni i Vonuar Demokratik. Kushdo qoftë që i ka dy kokrra mend në krye, edhe nëse nuk e ka titullin Akademik, e di dhe tashmë e ka kuptue se Komunizmi dhe kukullat e tij në Shqipëri, të ndihmuar nga Serbet dhe Grekët a kan kallë luftën vëllavrasëse në vitin 1997. E nëse Qosja nuk do t’a dijë këtë, kjo është në nderin e tij. Më falni, të pandershmit nuk kan nderë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora