Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Murat Gecaj: Takimi i parë me miken poete, Elko Qeparoi

| E diele, 21.10.2018, 10:55 AM |


TAKIMI I PARË ME MIKEN POETE, ELKO  QEPAROI…

Nga Prof. Murat Gecaj

Edhe pse ka shumë vjet që Elko Qeparoi (Eleonora K. Gjoka) është larguar nga vendlindja e Shqipëriia dhe jetojnë familjarisht në Nju Jork, ajo është kurdoherë me mendje e zemër në Atdhe. Këtë gjë e dwshmon, jo vetëm se vjen me familjarë të saj këtu, herë pas here, por dhe e pasqyron atw, në krijimet poetike të saj.

Jemi njohur, përmes Internetit, disa vite më parë dhe, si i thonë fjalës, “kemi gjetur gjuhën e përbashkët”, që së  pari është krijimtaria. Por e kishim të dy merak që, një ditë, të njiheshim nga afër. Dhe ja, pikërisht sot në mëngjes, në mjediset e lokalit “Galaxy”, aty ku fillon Bulevadi i Ri i kryeqytetit, ne u takuam e pimë kafe bashkë, në shhoqërinë e mikut tonë të përbashkët, poetit e shkrimtarit Përparim Hysi (Papi). Është e kuptueshme se, në rastë të tillë, bisedat janë të larmishme: për vendlindjet, ajo nga Qeparoi e unë nga Bujani i Malësisë së Gjakovës (Tropojë) e për familjet tona.

Por, kryesorja, në këtë takim të bukur e të paharruar, ishte se shkwmbyem librat tanë. Elko mw dhuroi librat me poezi: “Stuhi, në qendër të Perandorisë” (NJu Jork, 2009) dhe “Vajzat pranë@Larg valëve” (Himarë, 2011). Ndërsa unë, pata kënaqësinë t’i jepja asaj Antologjinë time tw 3-të për femrat krijuese, “Si ujëvarë bjeshke” (Tiranë, 2017). Gjithashtu, ajo më mori me dashamirwswi, qw t’i dërgojë një të afërmi tim në Nju Jork, librin më të ri, “Gjurmë, nëpër udhë”(Tiranë, 2018).

Është e njohur për të gjithë, se  emigrantwt tanë, kur kthehen në vendlindje, kanë për të bërë shumë vizita dhe për të takuar të afërm e të njohur. Kështu edhe Elkos, e cila ndodhet këtu me bashkëshortin e vajzën, i duhej të shpejtonte për të kryer detyrimet e tyre, që kanë në ditët e qëndrimit në Shqipëri.

U ndava me Elkon, duke e falënderuar përzemërisht për dhuratat e saj, si dhe i urova: Shëndet e mbarësi, krijimtari të pandësrprerë dhe gëzime e lumturi, për vetën e familjen.

Nw fund, të dy, pasi bëmë disa fotografi, si kujtim nga ky takim, shprehëm dëshirën e mirë për t’u takuar përsëri.

Tiranë, 11 tetor 2018