E enjte, 18.04.2024, 07:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Rilindja e Shtetit të Çamërisë

E premte, 19.10.2018, 07:16 PM


Fjala e Atdhe Gecit, kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të Shqiptarëve në Evropë,  me rastin e promovimit të librit “Rilindja e Shtetit të Çamërisë";

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare çame. I nderuar president i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato!I nderuar kryeministër i Republikës së Çamërisë z. Ali Aliu! Të nderuara media!

Libri dygjuhësh, shqip-anglisht, “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”, që po i jepet në duar sot lexuesit shqiptar dhe institucioneve ndërkombëtare të qendrave të vendosjes, është një fillim i mbarë në udhën tonë të përbashkimit kombëtar.

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë!

Atdhe s´quajmë vetëm të sotmen, por edhe të kaluarën, edhe të ardhmen. Liria nuk lypet por fitohet, ky është amanet i stërgjyshërve dhe gjyshërve tanë. Libri dokumentar, ”Rilindja e Shtetit të Çamërisë” shqip-anglisht me 150 faqe tekst e fotografi, nuk është thjeshtë libër, por manifest i një lëvizje të rëndësishme kombëtare.

Ky libër i ardhë në këtë kohë jo aq paqësore, shypreh një frymë të re, një histori në një çështje shumë të ndërlikuar, e që breza të këti shekulli duhet ta zgjidhin se s’ bënë.

Miq të librit dhe bashkëveprimtarë të çështjes çame!

Lufta e Trojës ende nxjerr tym nëpër parlamentet tona. Libri "Rilindja e Shtetit të Çamërisë” është libër që lidhë dy epoka, dy Rilindje, - Rilindjen Kombëtare Shqiptare, me Rilkindjen e Shtetit të Çamërisë. Njerëz të mirë të atdheut. Shqipëria dhe Kosova dardane ende kemi nën pushtim mbi 60% të atdheut tonë, dhe atë në dy shtete: Në Greqi dhe në Serbi.

Në Greqi Shqipëria ka një Shyqipëri të tërë, me 23 mijë e 5-qind

kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe ujëra. Ndërsa në Serbi e Mal të Zi, shqiptarët kemi 32 mijë kilometra katrorë siperfaqe tokë denbabaden shqiptare. Lexoni Hartat e para Kongresit të Berlinit të vitit 1878, do të shohim se atdheu ynë vetëm në ato dy shtete gjatë luftërave ka mbi 2 milion varre të rënësh dhe mbi 4 milion të dëbuar e të shpërngullur nëpër Turqira e vende të tjera.

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëvepormtarë!

Me librin “Rilindja e Shtetit të Çamërisë”, ne sot po promovojmë Republikën e III Shqiptare në Gadishullin Ilirik e më gjerë. Rilindja e Shtetit të Çamërisë me në krye presidentin e Repuyblikës së Çamërisë z. Festim Lato, është misioni i një populli shumë herë të plagosur e të gjenociduar.

Perënditë e Panteonit Pellazgjik janë gjallë. Toka nuk ka frikë as nga luftat as nga tërmetet. Epiri pellazgjik-Çamëria, priret nga një mendje e zgjuar dhe e guximshme, nga një zemër e pathyer për Pavarësinë e Çamërisë, Festim Lato,

Të nderuar shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë!

Asgjë s’ mund të jetë më kombëtare se gjuha, shkrimi, Asgjë s’ mund të jetë më kombëtar se identiteti kombëtar, se përbashkimi i etnitetit gjuhësor, kulturor, historik e teritorial. Shpallja e shtetit të Greqisë nga Oto Bavarezi mbi teritorin etnik shqiptar s’mund të quhet ndryshe, pos krim historik ndaj popullit më të lashtë të tokës, Shqipërisë.

Shikuar rrethanat, formimi i Akademisë për Studime Pellazgjike, nga "Zëra të mirë të atdheut", është lajm i mirë për gjithë kombin. Riformimi i lashtësisë sonë kombëtare do të zgjidhë shumë dilema të së kalurës sonë edhe të sotmes. Kjo tokë që na është dhënë nga perëndia e kemi për borxh t´i dalim zot e ta mbrojmë. Çamëria është gjaku dhe shpirti i atdheut tonë. Çamërisë dhe Krahinës së Mollës së Kuqe, pavarësisht zemërimit të fqinjëve, do t’ ia japim tërë dashurinë që e meritojnë.

Faleminderit Lidhje e Shkrimtarëve të Vlorës!

Faleminderit Lidhje e shkrimtarëve të Kosovës!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Dhe shtete mike të Evropës!

Atdhe Geci, kryetar i Akademisë Kulturore e Morale të

Shqiptarëve në Evropë

Vlorë, 06. 10. 2018



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora