| E premte, 19.10.2018, 07:11 PM |
Jusuf Zenunaj
SI TREG U BË KUVENDI
Në jug faldet deti,
në veri bjeshka e mali,
po heshte, o popull,
lumë e liqe do t'i falin !
Deri kur në mjegull,
dhelpra ta vjel rrushin,
ti hesht nën pjergull?!
Me duar në xhepa
erdhi në Kuvend deputeti,
formulën e tê pasurit
në mesin e kolegëve e gjeti.
Villa e makina jo vetëm për vete,
para nëpër banka
edhe jashtë shteti.
Gjykata e mjekësia
në duar të pushtetarëve,
vuajtja e durimi,
pronë e qytetarëve.
Drogë e vrasje
brenda e jashtë vendi,
populli hesht,
Si treg u bë Kuvendi..
J.Z. 14 shtator 2018
TË GJITHA I HARROVA
Kritikova, kritikova
në gazeta e në facebook,
në radioi e në tv,
por më e mira ndër të gjitha
është detyra ime e re !?
Nën hijezë të qeverisë hyra,
ndërrova si nata me ditën,
u bëra zëvendësministër...
J.Z. 14 tetor 2018
"PARADA E KRENARISË "
Nê rrugë të " demokracisë ",
na doli "Parada e krenarisë "!
Me lesbike, homoseksualë
bashkë me të dygjinishëm
e ndërruesgjinish,
me flamuj në duar,
botës i dëshmojë
për lirinë që gëzojmë !
J.Z. 2018