E marte, 19.03.2024, 04:15 AM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Injorimi i gjuhës shqipe (7)

E premte, 19.10.2018, 06:47 PM


Dr. Nuhi Veselaj

Injorimi i gjuhës shqipe 7

Përfundimi i vlerësimit historiko-gjuhësor i veprës:

INJORIMI I GJUHËS SHQIPE SI KRITER I SË VËRTETËS  NGA M. MILOJEVIQ E GJITHANDEJ GJATË SHEKUJVE XIX E XX, SOT BUMERANG NDAJ MBETURINAVE TË NACIONAL-SHOVINIZMIT SERBOMADH

(Me shkas vepra  e M. Vemiq Etnicka karta dela Stare Srbije, botim i SANU-s Beograd

(2005)  hartuar sipas “Putopis dela Prave –Stare Srbije” (1866-1873) nga  M. Milojeviq)

Sihyrje

Siç e kemi cekur në fillim të këtij punimi, deri sa ishim duke kërkuar në internet material rreth emërtimit të vendbanimeve të Kosovën, rastësisht m’u shfaq vepra e z. Mirceta Vemic, Etnicka karta dela Stare Srbije, botim i SANU-s  (2005), hartuar sipas udhëpërshkrimit të z. M. Milojevic me titull “Putopis dela Prave –Stare Srbije (1871, 1872 dhe 1873), material ky interesant i ekploruar në vitet 1866-1868 që kishte të bënte kryesisht me emërtime të vendbanimeve të këtij rajoni (Kosovës). Z. Vemic, kishte nxjerrë e seleksionuar nga tri vëllimet vetëm vendbanimet kryesisht me të dhëna statistikore me numër etnie, si serbë, arnautë, poturë etj. për tri Zona regjistruese pa tekstin tërësor të autorit.

Kështu në shikim të parë duke konsultuar këtë material, na ranë në sy jo aq ndryshime të emërtimeve të vendbanimeve, në krahasim me gjendjen e sotme zyrtare, serbisht e shqip, që i kisha në shqyrtim e sipër, por menjëherë m’u cyt kurreshtja me shikue gjendjen sa i përket evidentimit të numrit të etnive të vendbanimeve para afro 150 vitesh, dhe menjëherë, duke lexuar shifrat nga fshati im i lindjes e fshatrat për-rreth e tutje në krejt Kosovën, na u shfaq dyshimi rreth vërtetësisë, sepse vumë re shumë pasaktësi. Aty shihej qartë se manipulohej keqas sidomos me interpretimin e kuptimit të etnisë së ashtuaquajtur poturë, etni kjo që në tekst dilte shumicë në krahasim me etnitë: serbë e arnautë e të tjera, por që të gjithë poturët në statistikën përfundimtare llogariteshin serbë, edhe pse, siç dihej si aktualisht dhe në kontinuitet para 150 vitesh popullsia e tillë e pash përngulur kishte qenë shqipfolëse. Kjo më dha shkas që pas konsultimit të krejt tekstit nga z. Vemic si dhe ndërkohë edhe të tre vëllimeve të veprës së cekur në origjinal (të z. Milojeviç nga interneti), tërë lëndën rreth kësaj teme e trajtuam me seriozitein e duhur shkencor. Si rezultat i kësaj pune u botuan 7 krerë në portalin wwwzemrashqiptare. net, nën titullin bosht: Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës...(vlerësim historiko-gjuhësor), prandaj këtu në këtë përfundim-përmbyllje të analizës do të përqëndrohemi vetëm në këto tri pika:

Së pari, dy fjalë rreth personit kontraverz Milosh S. Milojeviç, i cili, edhe pse e injoron alergjikisht shqipen, me shikue pragmatikisht, nën profilin e një punëtori kulturo-gjuhësor, me këtë vepër më shumë i ka kontribuar të vërtetës për Kosovën  shqipfolëse, sesa të vërtetonte kauzën: Kosova Serbi e Vërtetë (Prava Srbija) edhe gjuhësisht, siç e kishte mbase për zemër ose të kurdisur si porosi nga elita shtetërore e fetare e nacional-shovinizmit serbomadh të asaj kohe.

Së dyti,  do t’i përsërisim me radhë titujt e krerëve të punimit, duke i shoqëruar me pyetjen përkatëse motivuese dhe me një abstrakt (përmbajtje të shkurtë), ilustruar me ndonjë nga faktet që mendojmë se ndihmojnë dhe lehtësojnë mjaftueshëm frymëmarrjen e kujtesës, të mbamendjes dhe të gjykimit të drejtë që ndërlidhet me të kuptuarit e realitetit të atëhershëm, nga të gjitha palët, serbët, shqiptarët e të huajt, se përqindja e etnisë joserbe (shqiptare) në Kosovë atëherë si sot ishte shumë here më e madhe se ajo e quajtur serbe (ortodokse).

Së treti, meqë sotpërsot njohja me realitetin e atëhershëm e në vijimsi pa mite të gënjeshtërta e urrejtje, është mesazhi më i mirë drejt mirëkuptimit e paqetimit ndëretnik shqiptaro-serb, andaj në disa pika do të bëjmë fjalë pikërisht mbi periudhat kryesore zhv illimore historike të të qenët të popullit shqiptar në trojet e sotme, prova këto që demaskojnë katërcipërisht qëndrimet mohuese shqiptarofobe të MiIojeviçit dhe të tjerëve pas tij të shprehura mbi bazë të nacional-shovinizmit serbomadh pansllavist, njomur me mite e subjektivizma të sajuar mbi bazë të gënjeshtrave të paskrupullta që mohonin të qenët dhe autoktoninë shqiptare në periudhat e hershme e të mëvonshme historike në këto troje.

Sigurisht gjykimi që mund të nxirret pas analizës së temës në 7 krerë dhe përfundimit të këtij punimi do të lehtësojë të kuptuarit  e së vërtetës së mohuar, e vërtetë kjo që troket në ndërgjegjen e arysyes, e cila sjell paqetim ndërnjerëzor e  politik në raporte shqiptaro-serbe siç dëshirojmë ta realizojmë ne edhe me këtë punim, mirëpo sa ia kemi arritur objektivisht synimit tonë, gjithsesi le të vlerësohet.

i) ME fals-kauzën Serbomadhe që e kishte mision, në veprën në shqyrtim,  me paHIR Milojeviçi

MË shumë kontribuoi për të vërtetën shqiptare

sesa Për kosovën HISTORIKE serbiane

Ç’është e vërteta, vepra e Milojeviçit Putopis dela Prave-stare Srbije (Udhëpërshkrim i një pjese të Serbisë së Vertetë – të Vjetër) prej nesh vlerësohet pozitivisht si kontribut me pahir i Milojeviçit e r gjuhën shqipe, ndërsa me aq sa pamë nga vlerësuesit serbë jo aq. Prej tyre më fort përmendet vetëm në aspektin propagandistik parapolitik e politik, si argument gjoja të shumësisë së etnitetit serb në Kosovë në vitet e ‘60-a të shek. XIX, gjë që ne e përgenjeshtruam katërçipërisht me fakte si të pavërtetë. Ndërkaq, nga aspekti e njëmendshëm kulturor gjuhësor vepra pos ndonjë përshkrimi letrar, nga pala serbe pothuaj nuk ceket fare. Prandaj ne në bazë të kësaj i mëshojmë si të vërtetë konstatimit që z. Milojeviç tërthorazi me këtë vepër më shumë i ka kontribuar të vërtetës si shumicë aktuale e historike shqiptare në Kosovë sesa për etnitetin gjoja historikisht e aktualisht shumicë serbe (!), siç është shprehur gënjeshtërisht gjithandej në statistika, të cilat si të vërteta (pa qenë të vërteta) përsëriten në burime të caktuara serbe e të huaja,, siç është paraqitur, pra gënjeshtërisht,  edhe në veprën e z. Vemiq.

Edhe pse ne kemi vërejtje në ndonjë shënim, përshkrim narativ e interpretim që z. Milojeviç ka bërë me tendencë kundër shqipes e shqiptarëve, megjithatë konstatojmë se në të vërtetë gjatë ballafaqimit me shqiptarët ka zbardhur edhe gjera me vlerë pikërisht në të mirë të shqipes e të shqiptarëve. Kur është fjala te anët negative ndaj shqiptarëve përgjithësisht ne nuk e fajësojmë aq me neveri z. Milojeviç, siç është rasti kur shprehej se gjoja të gjithë ortodoksët vendës edhe të poturëzuarit shqipfolës kishin qenë dhe ishin serbë, sepse ashtu propaganda politiko- fetare ua kishte shpërlarë trurin, andaj edhe këta duhet të gjykonin unison si grupi i eprorëve dhe mbase tërë brezi i tij, besa edhe shumëkushi këtej e në Europën e atëhershme e të sotme, edhe pse e vërteta ishte e kundërt. Dihet mirëfilli se njerëzit e tillë që quhen poturë prej tij, madje edhe shumë ortodoksë që quheshin serbë, kishin qenë me farë e fis shqiptarë. Në këtë konteks ai e kishte vështirë me kuptue pse nuk kishte dallim mes ortodoksëve (serbë!) me fqinjtë e tyre muslimanë e katolikë, andaj gjente arsye me logjikën e tij formale si dhe shumë pasues të tij që edhe ata muslimanët e katolikët shqipfolës duhet të kishin qenë patjetër serbë, andaj edhe i quan serbë të shqiptarizuar. Ai ndryshe nuk mund ta shpjegonte faktin pse ndesh këngë shqipe kushtuar kumonarës së Kishës së Deçanit, pse në Rogovë të Hasit të gjithë poturët ende nuk ishin poshkipuar fetarisht e flisnin shqip e ndonjëri belbëzonte edhe sllavisht(!), pse edhe ortodoksët u shtroheshin ligjeve të fiseve shqiptare, pse tek familjet e njohura ortodokse (serbe!) ishin në funksion normat shoqërore si te shqiptarët (muslimanë e katolikë): besa, pleqnitë, besëpaqja, dorëzania, madje hakmarrja e besa-besa shqiptare, e cila, siç e provon edhe ai, ishte më e fortë se normat fetare si betimi kishtar biblik (zakletva), si dhe më e fortë nga mbrojtja oficiele e pushtetit turk, sepse me besa-besë të një shoqëruesi shqiptar, ai dhe tërë suita serbe me të, kishin shpëtuar nga prita që u kishin zënë disa cuba mes një pylli etj.- etj. Madje ndoshta për të ishte e pabesueshme (mbase si edhe për disa europianë sot) kur ndeshi mbi 30 shtëpi që bashkëjetonin familjarisht ortodoksë e katolikë, si dhe të tjera muslimanë e të krishterë, mbase nuk e kishte të qartë edhe faktin pse Bushatlia i Shkodrës kur e kishte të shtrirë pushtetin edhe në këto treva si musliman e kishte meremetua Kishën (kristiane) të Deçanit, pse gra shqiptare (josllave ortodokse) por edhe burra të islamizuar shqiptarë ende gjenin prehje për nevoja shpirtërore në kishat ortodokse, madje, gjithashtu pse anëtarë të familjes të fisit gashi (goranë serbë, sipas tij) kishin vdekur si vojvodë në mbrojtje të kishës ortodokse (serbe), ashtu si edhe kelmandasit për Patrikanën e Pejës, dhe shkakun pse ato fise edhe tani si muslimanë apo katolikë i konsideronin si të vetat ato objekte kulti etj.-etj., që disa nga rastet e tilla ose të ngjashme kemi cekur konkretisht edhe më përpara në këtë punim tonin, të cilat në të vërtetë meritojnë trajtim më me nge si tema të veçanta, sepse zbardhin më mirë historikun e marrëdhënieve ndërfetare e ndërfisnore brendashqiptare në radhë të parë. Sidoqoftë, mbase edhe këto raste, si edhe shumë fjalë e shprehje shqipe që donte t’i përvetësosnte si fjalë serbe (tipi guri gora, gashgoran, shenjti - sveti etj.) që me dhjeta sosh ne i trajtuam në punimin tonë, do të kenë ndikuar që kritika serbe mos t’i bëjë jehonë kulturo-gjuhësore veprës së tij, por ta shfrytëzonte atë, siç e cekëm, vetëm për nevoja të propagandës së zezë shqiptarofobe, gjoja si provë të shumicës serbe, duke e injoruar shqipen dhe shqiptarët si kriter i së vërtetës.

Sido që të ketë qenë, Milojeviçi shkroi edhe vepra të tjera, ku u dallua si shkrimtar publicist e historian,. Një libër ia kushtoi historisë së serbëve, ku flet edhe për gjuhën e tyre. Ai, në të vërtetë, u përpoq të kontribuonte për pansllavizmin, por në grupin e gjuhëve sllave e historisë serbët e serbishten i shihte në epiqendër, andaj serbishte e quante edhe bullgarishten, kroatishten etj., madje edhe shqipen e parashihte të shkrirë në serbishte (!), por si duket me veprimtarinë e tij gjuhësore, edhe pse thonë se i njihte 17 gjuhë, si gjuhëtar nuk ka mujtë me zënë vend të kënaqshëm ose fare në sllavistikë. Nëse ndër ato 17 gjuhë llogaritet edhe njohja e gjuhës shqipe, edhe pse ka manipuluar me disa fjalë të saj, mund të themi se ai gjuhën shqipe, sistemin e saj nuk e njihte as mjaftueshëm. Pikërisht rreth të vërtetës për shqiptarët e gjuhën shqipe, vepra e tij teorikisht del dështuese, ngase duket e stolisur guximtarisht me trille të fryra, madje edhe me gënjeshtra të paskrupullta të interpretuara subjektivisht, ai i shkroi vetes dështimin shkencor. Dhe si pasojë të dhënat e gënjeshtërta të paskrupulla në veprën e tij janë aq të dukshme sa nuk mund të mbulohen dot, gënjeshtra këto që më dhanë shkas që në 7 krerët t’ia bëjë të njohura opinionit të vërtetën, në radhë të parë dashamirëve të së vërtetës të popullit serb, të cilët nuk duhet të shërbehen edhe më me gënjeshtra të tilla frapante, por sinqerisht të angazhohen për përkapjen e së drejtës e të së vërtetës, e cila shpien në përmirësimin dhe paqetimin e mrrëdhënieve shqiptaro-serbe.

Sidoqoftë, ne Milojeviçin, përveç si punëtor të vyeshëm e me vullnet të çeliktë e çmojmë edhe si shkrimtar me fantazinë e tij të bujshme dhe na vjen keq që gjithë atë talent e vetëmbyti në proceset e politikës nacional-shiviniste të kohës dhe aq më keq në shkipofobi, sepse ai si i ri liceist i Beogradit e si student në Rusi u zhyt në ideologjinë ekstreme pansllaviste, ku verbërisht u bë militant në shërbim të nacional-romatizmit serb dhe si rob i asaj filozofie veproi sipas direktivave të Qeverisë dhe të Kishes serbe, jo vetëm gjatë misionit në Kosovë, por gjatë tërë jetës e veprimtarisë së më pastajme të tij. Ndërkohë u dallua, sidomos gjatë luftave serbo-turke 1877-78, ku mori pjesë si komandant i vullnetarëve serbë e rusë dhe si “trim kreshnik”  korri fitore grandioze në spastrimin e fshatrave muslimano-shqiptare. Kështu vetëm për dy hove, për dy ditë, thuhet në burime përkatëse si “junak” – trimosh  kreshnik, spastroi mbi 450 fshatra, pa përmendur, serbizimin e shqipfolësev ortodoksë, ai u dallua, në çlirimin e qyteteve, si Kurshumlia, ku sipas tij, para 10 vitesh, nuk e kishte pasur asnjë banor serb (!) si dhe qytete e tjera ku së paku gjysma e banorëve ishin paturë të poshkipuar(!). Sidoqoftë, pikërisht për këto “heroizma”, nga të gjitha këto qytete të çliruara të Serbisë (së re) Jugore atëbotë u shpall qytetar nderi, mori lavdata e medalje, mirëpo si duket nga kjo eufori trimërie ndërkohë pësoi keq, u konfrontua me shokë militantë të së njëjtës ideologji, jo pse Serbia nuk arriti ta çlironte tërë Serbinë e Vërtetë (Kosovën), por bënte kritika të tjera ndaj njerëzve të pushtetit, andaj të tillët e quajtën ”të shkalluar” ose  “shpirt i shrregulluar” dhe dyshohet që në vitet më vitale të jetës e të krijintarisë së tij, në moshën 57 vjeçare, e helmuan me moh. Sigurisht kundërshtarëve nuk iu dhimbs shuarja e jetës së këtij punëtori të madh, për qëndrimet shqiptarofobe, as për kuntributin me pahir që e dha në të mirë të shqipes, as pse mohonte gjuhën bullgare e interesat e shtetit të tyre, të cilët, atëherë edhe sipas pohimit të tij, kishin shtrirje deri në Nish e gjithandej, të cilët edhe e quanin“Miloshi i marrë”,  por supozohet atë krim, shuarjen e jetës së tij, e bënë për xhelozi e interesa të dobëta karrieriste, derisa nuk ia ruajti kush, as dorëshkrimet e shumta të tij (!) që kishte, ku supozojmë se në to do të mund të ketë pasur  përveç bykut pansllavist serb  edhe ndonjë kokërr shkence me vlerë hisorike e gjuhësore, apo jo?!

II) pyetjet motivuese PËR Titujt e krerëve dhe abstraKti

(përmbajtja e shkurtër)

Gjatë shtjellimit të kësaj pike jemi përgjigjur disa pyetjeve, por edhe kemi hapur shumë çështje të diskutueshme shqiptaro-serbe me interes historik e gjuhësor, prandaj ftojmë lexuesin që me vëmendje të shtuar ta konsultojë tekstin në vijim.

Kreu I

Si qëndronte realisht gjendja e përqindjes?

Në titullin e parë të kësaj vepre me titull:

“Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës rreth zbërthimit të përqindjes etnike serbe-joserbe nga vepra Etnicka karta dela stare Srbije (Kosovë) nga M. Vemic hartuar sipas veprës së M. S. Milojevic Putopis  dela Prave (Stare) Srbije 1871-1873)

u dha përgjigje në pyetjen: Si qëndronte e vërteta rreth përqindjes së etnive në trevat e Kosovës (Prava Serbisë) që i regjistron MiIojeviçi, 10 vjet e sa përpara shpërnguljes së dhunshme masive të  muhaxherisë shqiptare nga Serbia e Jugut ose Arnautllëku Lindor, para e pas Kongresit të Berlinit (1878).

Kështu nga përmbajtja mjaft voluminze e këtij kreu këtu lidhur me kontatimin e  z Vemic që nuk është i vetëm që jep shifra tejet të paqëndrueshme, ngase kështu veprohet edhe në burime të tjera zyrtare si, Wikipedia, portali  “Krstarica” etj. ku theksohet:

E para, në prag të luftës serbo-turke (1877) nga të dhënat e Milojeviçit, shihet se

serbët në territorin e Krahinës së Kosovës e Metohisë ishin shumicë, ndërsa shqiptarët pakicë (!) dhe

E dyta, nga tabela për banorët e qyteteve, si: Kurshumlia, Prishtina, Vushtrria,

Peja, Gjakova, Prizreni, shihet se mbi 90% ishin me etni serbe… (!!!).

Ne pas verifikimit të saktësisë, për të treguar realitetin po mjaftohemi me (ri)paraqitjen e tabelave përmbyllëse nga ky krye i punimit tonë:

a) Statistika për numrin e fshatrave dhe të shtëpive sipas etnive

në tri zonat përkatëse regjistruese

__________________________________________________________

Fshatrat                                         Shëpitë                   Vërejtje

ZONA              Nf    ST        S     %   JOS    %   PP       S    %           JOS   %    Ps   Kd

----------------------------------------------------------------------------------------------

Kurshumlia        222     2       99  43    130   57    176     690  23     2230   77    71     -

Kos. Qendrore    306   74      71   50      71   50     18    3585  33     7231   67    99     2

Rr. i Dukagjinit  569   114   105   23   347   77       5      368  18   25242   82    48    52

-----------------------------------------------------------------------------------------------

Totali               1096   190   275     33   548    66 199    9643  22 34703  78   218    54

Pra numri i fshatrave të shënuar: S 33%, ndërsa JOS 66%. Kurse numri i shtëpive  sipas këtij interpretimit real:  S 22%, JOS 78%.

Pra gjendja statistikore e përqindjes së popullsisë (shtëpive) në tri Zonat ishte:

S %    JOS %

---------------------------------------------------

Kurshumlia              23%       77%

Kosova Qendrore    33%       67%

Rr. i Dukagjinit       18%       82%

-----------------------------------------------------

Kështu numerikisht rezultati i përqindjes  reale në  Serbinë e Vërtetë të Milojeviçit (Kosovë)  del   74 ndaj   226, d.m.th. JOS (joserbë) ishin mbi tri here më shumë se S (serbë).

b) Statistika për numrin e shtëpive sipas etnive për qytetet

mbi 500 shtëpi:

___________________________________­­­­­­­­­­­­­_____________

Nr r. Qyteti  Nr. i shtëpive   S   %    JOS      %   ( P             A       L      C      O)

--------------------------------------------------------------------------------------------

1. Kurshumlia        2000      -        0   2000  100 (1800     150    -       50     -0)

2. Prishtina             3270    350    11   2829    89 (2600      70     -       -     250)

3. Vushtria                850     250  29     600     71    (600       -      -        -         - )

4. Peja                      1850     550  30  1300    70   (1200       -   100       -        - )

5. Gjakova               2385        36    2   2330   98    (2100      -    129   120        -)

6. Prizreni               6620   1200   19   5220   81   (4800   200 100      -     120)

----------------------------------------------------------------------------------------------------Gjithsej:                               2386  14  14279   86  (13100   420   329   170     370)

Së këtejmi  përqindja totale: S14% ndaj JOS   86% .

Sqarim 1: Numri i Paturëve del mbizotërues. Arnautë nuk kishte të regjistruar vetëm në Vushtrri. Ciganë kishte të regjistruar vetëm në Kurshumli dhe Gjakovë. Latinë kishin të regjistruar tri qytete: Peja, Gjakova e Prizreni, ndërsa Osmanli vetëm Prishtina e Prizreni.

Pra, gjendja statistikore e popullsisë (shtëpive) në qytetet e mëdha sipas zonave regjistruese ishte:

S       JOS

--------------------------------------------------------------------------

Kurshumlia                                                            -        100%

Kosova Qendrore (Prishtina)                         11%         89%

Rr. i Dukagj. ( Peja, Gjakova, Prizreni)        18 %       82%

Kështu rezultati del 29 ndaj 171% ose JOS ishin afro 6 herë më shumë se S.

Së këtejmi, në të ashtuquajturën Prava (stara) Serbi (Kosovë) serbët, përkatësisht ortodoksët 10 vjet para vitit 1878 ishin pakicë, edhe sa i përket:

-         numrit të fshatrave S 33% ndaj JOS 66%

-         numri i shtëpive    S 22%  ndaj  JOS 78% dhe

-         numrit i etnive  në  qytetete mbi 500 shtëpi: S14% ndaj JOS  86%.

Sqarim 2: Nga  z. Vemic, i cili nuk respekton kriterin e realitetit objektiv rreth poturëve, por ndjek kriteret e paqëndrueshme të Milojeviçit, statistikisht i dalin këto rezultate:

Serbë kishte në 130 vendbanime, ndërsa Shqiptarë  në 80 (A 69 + L  11).

Së këtejmi:

Arnautë të përzier me serbë të islamizuar 152 vendbanime, ndërsa latinë të përzier me  serbë  15 vendbanime, kurse serbët dalin të përzier me të tjerë  në  109 vendbanime. Përkatësish 3 herë më shumë kishte vendbanime serbe se arnaute (arbanase),  dhe pothuaj 2 herë më shumë kishte vendbanime me serbët e islamizuar në krahasim me arnautët.

Sidoqoftë, ne nuk e përçmojmë mundin e Z. Vemic, mirëpo pa polemizuar kriteret rreth përcaktimit të etnive, çështja përqindjes mbështetur në realitetin objektiv të riverifikuar prej nesh del e saktë sipas të gjitha fakteve që demonstrohen në atë burim, edhe pse dihet se shumë fshatra shqiptare nga Milojeviçi, mbase me qëllim, nuk janë regjistruar fare, por edhe te një numri fshatrash shqiptare (si Podujeva) nuk është shënuar numri i shtëpive. Madje aq më keq është injorua shqipja të ortodoksët shqipfolës (si etni më vete), kur atbotë shumica dërrmuese ishin shqipfolës dhe normalisht respektonin kishën ortodokse (pravosllave) serbe, mbase edhe atë greke.

Pyesim, ku mbështet dhe ende qëndron trullosja (mashtrimi - zabluda) rreth përqindjes së atëhershme shumicë serbe në këto troje?!

Kreu II

Në të vërtetë, kush ishin poturë në Kosovë?

Në këtë krye, me titull:

Injorimi, por edhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe dhe të vërtetës jetësore shqiptaro-serbe në Kosovë para e në vitin 1866,

veç tjerash u dha përgjigje: Kush ishin paturë të vërtetë në Kosovë dhe gjithandej e këndej, me shifrën e të cilëve keqmanipulon Milojeviçi e të tjerë? Kishte poturë shqipfolës vetëm në Kosovë, apo gjithandej në viset e Principatës serbe, apo jo? Këtë  të vërtetë para vitit 1878 e dëshmojnë edhe V. Karaxhiqi  e M. Milojeviçi.

Kështu në dy krerët e këtij kreu u dëshmua e vërteta se përveç arnautëve dhe latinëve vendës, vetëkuptohet se shqiptarë vendës ishin edhe poturët e ashtuquajtur nga MIlojeviçi, mirëpo kishte gjithandej familje shqipfolësish ortodoksë, andaj konstatimi se pothuaj të gjithë ortodoksët ishin serbë (serbishtfolës) është trullavje çmendurake (mashtrim – lapsus calami)  jo vetëm e asaj kohe, apo jo?

Kreu III

Siç dëshmojnë trajtat e shqipes së lashtë: *shkla/v, *s(h)erb- e shkizmë,  pothuaj më të vjetra se ato latine e greke, apo jo, dhe si u përjetua shkizma e madhe ndërkristiane te vetë arbnorët në trojet tyre?!

Kështu në kryeun vijues me titull:

“Injorimi i shqipes dhe reflektimi kontaminues i koncepteve të fjalë-termave ndërkombëtarë: s(k)llavë e s(h)erb (si etni) dhe s(h)kizmë (si dukuri) në gjuhën shqipe”,

veç tjerash u përpoqëm t’i përgjigjemi pyetjes: Si ndodhi dhe u përjetua shkizma e madhe, ndërkristiane, si dukuri në raportet fetare ndër shqiptarë dhe në krahasim me sllavët ortodoksë në këto troje dhe si u përftuan në shqipe e serbishte dhe në gjuhë të tjera termat: shkizmë shizmë (si dukuri) si edhe: skllavë (sllavë), përkatësisht serbë (servë e s(h)erb) si etni?

Sigurisht në botën shkencore zgjon interes se si fjalët e tilla paraqiten në gjuhën shqipe me zhvillim të pavarur shkrimor e shqiptimor : shkizmë, shkja dhe *sherb- (refleks lat, serv -, greq serb -  shërbej, me shërbye: shërbyes, shërbëtor. Gjithsesi nga kjo mënyrë dëshmohet prania e gjuhës shqipe që në fillim-periudhë si fjalë aktive me ndërndikim ose zhvillim të pavarur, apo jo?! Krahaso dhe një herë lat. schisma  -shq. shkizma, përkatësish  lat sclavus shqip shklavë  shkjav  shkja shka, ashtu si edhe servus (nga servire), greq. serbos, ndërsa shqipja nga rrënja *sherb  -shërbej: shërbyes shërbëtor, sipas nocioneve: serb: sluga, rob (bujkrob), por në shqipe edhe me kuptim shërbyes, pa u ngatërruar me nocionin modern të etnonimit serb e sllav apo jo?

Sidoqoftë, pra, në punim u dhanë shpjegime të gjithanshme, ku trajtat e shqipes dalin të shpjegueshme, madje u sqarua edhe nocioni e ri që morën ndërkohë trajtat sllavserb, qoftë në gjuhën shqipe, qoftë në gjuhët moderne botërore, të cilat, sidomos e dyta kishte edhe kuptim toponimi ku jetonin besimtarë të konfesionit skizmatik, gjë që ka ndikuar shumë negativisht në pasqyrimin e numrit të etnisë arbnore, për dallim nga ajo serbo-sllave e të tjera, ngase pala serbe për qëllime politike të gjithë ortodoksët ose banorët që jetonin në atë vise të quajtura Serbi i konsideronte dhe i plasonte serbë.

Kreu IV

Si qëndronte raporti serbë-shqiptarë gjatë periudhës së Perandorisë Osmane dhe si u shfaq shkizma e re fatale brenda shqipfolësve?!

Ajo që u cek në kreun e mëparshëm rreth problemit të shkizmës si dukuri rreth emrit arbnor si etni, sqarimi vazhdon më tej edhe në këtë krye:

NJORIMI I GJUHËS SHQIPE NË ARBNI GJATË PERIUDHËS SË SUNDIMIT OSMAN, RAPORTI TURKO-SERBO-ARBNOR DHE PASOJAT FATALE NGA SHKIZMA E RE NDAJ SHQIPFOLËSVE  SHKIJE-SHQIPTARË,

ku veç tjerash u përpoqëm të përgjigjemi: Si ndodhi shkizma e re fatale ndër shqipfolës në periudhën e sundimit osman që nxori në shesh terma me konotacion të ri  antonimik shqiptarë /shkije, me ç’rast kemi të bëjmë me joshje interesash turke e serbe në kurriz të shqipfolësve, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut, për mbijetesë shqipfolësish u plasuan tri opsione jofavorizuese:

E para, katolikët e unitët të dalluar si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ato lufta, domosdo veç e veç po edhe në turma u detyruan të shpërnguleshin jashtë ose të arratiseshin maleve të pakalueshme të Shqipërisë, duke iu shtruar jetës së vështirë malore, aty ku kishin mundësi u përpoqën me e ruejtë fenë katolike, qoftë edhe duke u ndërlidhur me familje mikste ndërfisnore pagane, muslimane e ortodokse malësore, deri sa edhe Milojeviçi ka ndeshur në 3o e sa familje të tilla shqipfolësish të përziera fetarisht.

E dyta, të islamizoheshin, duke i shprehur lojalitet Perandorisë Osmane, mundësi kjo që u siguronte sadokudo mbijetesë  e mbase edhe privilegje në trojet e veta, megjithatë ndoshta këtë e bënë edhe formalisht vetëm sa për t’iu shmangur përkohësisht tehut të dhunës, shembuj të tillë e të ngjashëm laramanë ndeshim në burime të caktuara, madje edhe në realitetin e sotëm të shoqërisë sonë.

E treta, ortodoksët duke u mbështetur në kompetencat e kishave autoqefale të futeshin nën tutelën e Patrikanës bizantine, përkatësisht në Kosovë gjithkëndej të përuleshin nën mbrojtjen  e autoqefalisë sllave (serbe e bullgare), por tjetër kah dhe kishave greke e rumune, natyrisht duke kryer me besniki obligimet ndaj shtetit osman dhe kishës së huaj.

Kështu shqiptarët në afat jo të shkurtë pësuan, duke përjetuar të trija këto të këqija për të ruajtur substancën e identititetit të vet, po më e keqja ndodhi me grupin e tretë, ngase një masë jo e vogël u sllavizua edhe gjuhësisht.

Kjo fazë si dukuri e përçarjes nga halli shqipfolësit që mbeten në troje të atdheut, megjithatë mbeten të ndarë fetarisht trizash muslimanë, ortodoksë e katolikë. Së këtejmi, kuptohet kjo është periudha kur shqipfolësit pësuan, siç e quajmë ne shkizmë të vërtetë fatale, jo vetëm nga shpërngulja, por edhe më keq nga përkulja ndaj etnive të tjera fetare joshqipfolëse, sepse turku në njërën anë përforconte veten me besimtarë islamë dhe po ashtu në anën tjetër në viset tona këndej nga veriu ortodoksizmi sipas meshës përforconte gjuhën përkatëse rituale sllave-serbe, ndërsa në jug e gjithandej ajo greke. Në të vërtetë, këto dy fe islame e  ortodokse ndërkohë vinin gjithnjë e duke u politizuar deri sa u gjendën edhe në taborre konfrontimi. Në këtë kontekst, pothuaj të dyja palët tjetrësuan emrin e mëparshëm arbër, duke i shpifur njëri tjetrit emërtime të tjera ndasie, kështu nga ana e besimtarëve islam veriakët ortodoksë u quajtën shkije, ngase vërtet duke u dhënë pas fesë shkallë shkallë, jepnin gjithnjë e më shumë shenja serbo-sllavizimi, ashtu si edhe arvanitasit nga jugu  shenja greqizimi, ndërkaq te muslimanët në atdhe në vend të termave turk e arnaut, u (ri)përftua termi shqiptar, dhe në këtë mënyrë u gjind një rrugë shpëtimi, fat në fat keqësi, ngase tani si shqiptarë muslimanë patën mundësi me e ruejtë gjuhën e tyre arbnore tash shqipe, po edhe të josheshin vëllazërisht me arbërit katolikë, të cilët, si duket me vetëdije bashkimi përqafuan emrin shqiptar, ashtu si edhe disa ortodoksë, të cilët ruajtën fenë, por që ende nuk ishin asimiluar gjuhësisht, qoftë nga kisha greke ose ajo  sllave (bullgaro-serbe).

Në punim, trajta shkije shpjegohet si kontaminim i dy termave të shqipes shka (shkja/ (njëjësi) nga s(k)llav -*schlavus) dhe shumësi shki/je, në kontaminim me fjalë- konceptin shkizmë-a që vjen si antonim me trajtën shkipë shqiptarë, gjithsesi shqipfolës të ndarë nga i njëjti trung etnik. Kjo vërtetohet nga fakti se ky entitet edhe pse u quajt serb për shkak të kishës serbe, megjithatë jo pak prej tyre në treva  të përziera me muslimanë e katolikë ruajtën gjuhën shqipe në familje deri në ditet e sotme edhe në Kosovë.

Sidoqoftë, duke qenë të nxitur nga kjo ndarje (shkizmë) nga të dyja palët armike të shqiptarëve, në njërën anë nga turku dhe në anën tjetër nga serbi, sidomos në prag të rrymave iluministe-romantike (nacionaliste) të dyjat palët e shkizmuara shqipfolëse  pësuan fatalisht nga konfrontimet politike po me ngjyrë fetare: shkije (sllavë – serbë) në njërën anë, ndaj shqiptarë (muslimanë e katolikë) në anë tjetër, po nga shtetet sunduese. Kështu pasojat e shkizmës së re për shqipfolës ishin shumë shkatërruese, madje ishin me pasoja më të dëmshme se Shkizma e Madhe ndërkristiane që i kishte pasë prekur shumë keq pikërisht këtë popullatë, ngase ajo fundja kishte të bënte në parim me ndarje ritesh jo me fe, por që edhe mund të kamufloheshin më lehtë sipas situatës, ndërsa kjo me ndarje feshë: muslimane (me bazë Kuranin, profet Muhamedin) ndaj kristiane (me bazë Biblën, profet Jezu Krishtin), të cilat u shfrytëzuan politikisht ndërkohë në lufta antagoniste ortodokse shkije serbo-ruse ndaj shqiptarëve të tri feve (muslimane, katolike e unite) gjoja nën mbrojtjen turke. Kështu shqipëtarët (muslimanë, katolikë e ortodoksë) gjatë e pas kryengritjeve kundër osmane pësuan fatalisht nga vetë Turqia muslimane, ngase ajo Perandori gjatë asfiksimit së saj gjatë shek XIX e fillim  shekullit XX zgjaste jetën, duke luftuar aspiratat për pavarësi të shqiptarëve dhe duke u kusuritur me troje të tyre.

Në punim, meditohet rreth prejardhjes etimologjike së termit: shqipo shqiptar, Shqipëri, term ky i popullarizuar, zëvendësoi trajtat  arbër Arbëri, epirot Epir, si dhe turko-arnaut e shkipo-arbanas etj. mirëpo për prejardhjen e fjalës: shqip, gjuhë shqipe, Shqipni,  edhe pse deri tashti janë plasuar afro 20 hipoteza asnjëra nga ato nuk konsiderohet e vetmjaftueshme ose e pranuar shkencërisht. Kështu, sipas lëndës së trajtuar prej nesh u përpunuan me interpretim paksa të ri këto tri hipoteza kontaminuese si jo të lehtërrëzueshme:

E para, nuk hedhet poshtë hipoteza rreth totemit shqipe (shqiponjë), ngase vërtet, edhe ky fakt ka shërbyer dhe shërben që kjo tezë të jetë e perceptueshme, siç ishte motivuese emocionalisht edhe nga rilindësit tanë dhe kështu ka ndikuar për përqafimin shpirtërisht me shumë dëshirë të termit shqipe shqiptar, bijtë e bijat e shqipes etj., hipotezë kjo, e cila ka histori të pamohueshme.

E dyta, mendohet se konfrontimi i trajtave shqipo / shkja, vërtet në periudhë të caktuar ka ndikuar në distancimin dhe përgjithësimin e termave përkatës, ngase, siç konstatohet, që të dyja këto fjalë kanë të bëjnë me konceptin e shkizmës  - të të shkyemes, të ndarje-përçarjes, por ndërkohë për shqipfolësit e sotëm, koncepti i parë i fjalës shqiptar u përqafua kombëtarisht, si diçka ideale, si fjalë bashkuese shumë pozitive joshkizmuese, ndërsa fjala e dytë shka shkie shkini nga shqiptarët pra, u pranua emocionalisht me kuptim shumë keqësues, ngase një pjesë e konsiderueshme nga shkijet ortodoksë, duke u kapur fort vetëm pas fesë serbo-pravosllave jo vetëm humbën gjuhën e të parëve, por si rrjedhojë një shumicë e tyre humbën edhe kujtesën historike, të cilët u shfrytëzuan nga Serbia në luftë me ngjyresë fetare kundër shqiptarëve (të tri feve kombëtare). Ndërkaq shqiptarët, duke ruajtur gjuhën edhe pse shumica muslimanë, gjetën zgjidhje, duke respektuar edhe fenë kristiane (katolike e ortodokse) dhe kështu u krijua tolerancë me vetëdije të lartë, e cila çoj edhe në riformëzimin e kombit të veçantë shqiptar dhe rrojtjen e tij si komb i kohës moderne, shembull civilizimi bashkëkohor.

E treta, doli në dritë, një zgjidhje e mundshme, një përpunim teze të natyrshme, mbështetur në sistemin e brendshëm gjuhësor të shqipes: Kështu për të parën herë del nga anonimiteti folja: shqip me shqipë, si barasvlerës i perifrazës: me folë shqip  (me shqipë: qartë, hapur, troç) që njëherazi shërben mirëfilli edhe si temë e rregullt fjalëformuese për fjalë të tjera (folje e emra) natyrsisht edhe për emrin shqiptar, përkatësisht shqiptarin si folës. Kështu dalin të shpjegueshme morfologjikisht edhe edhe përftimet e foljeve shqipoj, shqiptoj etj., të cilat edhe janë të njohura për konceptet e tyre që mbulojnë në sistemin ligjërimor të shqipes. Kështu b. f. folja shqipoj me shqipue, është e njohur me kuptimi semantik të specifikuar që ka të bëjë ekskluzivisht me nocionin: shqiptari si veprues, i cili për të mbrojtur ekzistencën e vet është shërbyer me mjete mbrojtëse, pune e sulmi, duke përfshirë nga ato më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat, si p.sh.  Me ia shqipue armikutme grusht, me gurë, shkop, shpatë, shigjetë e pushkë, deri me mjetin më të ndërlikuar të sofistifikuar sot me digjitalizim, përkatësisht me mjetin  më të  shtrenjtë dhe më të shenjtë, si është: gjuha shqipe.

Së fundi, fjalë-folja me shqipë (për të shqipur) si gjuhë dhe fjala me shqipue (për të shqipuar) si mjet veprimi i shqiptarit, siç u konstatua në punim, me shumë gjasë paska pasë ekzistuar që nga antika në gjuhën tonë dhe që prej asaj kohe si fjalë e vjetër e mishnuar në veçori veprimi të shqiptarit supozohet që si e tillë jo e huazuar, por si huazuese qenka përhapur (qenka huazuar) edhe nga gjuhët e huaja, klasike dhe të mëvoshme aktuale, andaj edhe sot si fjalë shqipe (shkipe) emri shqiptar (shkip shkipët) me meritë bën pjesë si ndërkombëtarizëm në fjalorët e fjalëve ndërkombëtare

Kreu V

Pse u prishën edhe më keqas marrëdhëniet muslimane shkije ose shqiptaro/ serbe pas shekullit XIX e deri në ditët e sotme konkretisht në Kosovë?

Meqë në krerët e mëparshëm kishim të bënën me prova se si injorohej gjuha shqipe si kriter i së vërtetës, këtu konkretisht në këtë krye me titull:

”Rreth injorimit të gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës për shkak të fesë ortodokse në përcaktimin e kombësisë të shkive tanë (vendës) në përgjithësi dhe të atyre të fshatit Reçan të Therandës  në veçanti”,

u përpoqëm me iu përgjegjë veç tjerash edhe pyetjes: Pse dhe nga kush u prish harmonia e bashkëjetesës shoqërore ndërfeteare shqiptaro-serboshkije kryesisht shqipfolëse përgjithësisht në Kosovë dhe konkretisht në fshatin Reçan të Therandës?

Në të vërtetë, në këtë krye mjaft volumoniz që përbëhet nga 7 nënkrerë, përveç historikut të fshatit dhe bashkëjetesës së trashëguar ndër shekuj ndërfetare muslimano-ortodokse ose shkie vendi shqifolës, u bë fjalë edhe rreth paqartësisë së prejardhjes fetare rituale të familjes Veselaj. Madje rreth kësaj harmonie ndëretnike, u shërbyem edhe me mbamendjen vetjake mbi 80 vjeçare, të cilën nuk mundi me prishë asnjë nga ish pushtuesit, as Turqia, as regjimet në kohë të luftave ballkanike Serbi e Bullgari), madje as pushteti i Kralevinës Jugvosllave (1912-1941), as Koha e Itali-Shqipnisë (!) 1941-1944), as Koha e Komunizmit, por e prishi politika milosheviçiane, duke i përdorur fqinjtë shkije (ortodoksë) si mashë zjarri kundër fqinjve të tyre dhe aq më keq krijoi aso situatash që gjatë kësaj lufte (1988-1999 t’i përdorë dyhovash si gaca së pari,  për djegie shpirtërore të mirëbesimit ekzistues fqinjësor dhe së dyti, për shpërnguljen me dhunë të tyre, duke ua djegur shtëpitë dhe duke ua grabitur mall e pasuri. Aq më keq në këto situata pati edhe njerëz të humbur (të vrarë) nga të dyja palët. Dhe më në fund ushtria serbe me rastin e tërheqjes, në atë rrugë pa kthim, mjerisht tërhoqi në Serbi edhe pjesëtarët e komunitetit ortodoks të fshatit.

Ndër të tjera në punim është faktuar konkretisht e vërteta e mohuar nga pala serbe (kisha e disa qarqe) që ka të bëjë me të vërtetën e pamohueshme rreth shtrirjes së etnisë anase shqipfolëse ortodokse në të gjitha trevat e Serbisë, Malit të Zi e të Maqedonisë së sotme që parakupton edhe ndërlidhjet shqiptaro- sllavo-serbe jo vetëm nga familjet princore të shtresës së naltë, por edhe të shtresës së thjeshtë e të mesme pagane e fetare katoliko-ortodokse dhe ndërkohë edhe muslimane, ku gjuha shqipe si gjuhë familjeje pa dyshim dilte parësore. Kështu në fshatin tonë ashtu si edhe në shumë vise të Kosovës e më gjerë, pothuaj deri në ditë e fundit edhe te familjet ortodokse (shkije), përkundër shkollës e admin istratës serbe, mbizotëruese ishte gjuha shqipe.

Themi kështu, ngase mjerisht etniteti që u quajt shkitë tanë ose shkijet e vendit në Kosovë e më gjerë, dilte dhe del i injoruar jo vetëm nga Shteti e Kisha pravosllave serbe, por edhe nga sivëllezërit e tyre muslimano-katolikë shqiptarë, madje edhe nga vetvetja për mungesë koncepti dhe për shkak të kushteve që pamundësonin dhe ende e pamundësojnë një ndërgjegjësim të tillë, temë kjo që mbetet e hapur.

Kreu VI

Si u konsolidua kombi modern shqiptar mbështetur në gjuhën shqipe si

promotor?

Përmbajtja e këtij kreu me titull:

”Injorimi i gjuhës shqipe si promotor i zgjimit dhe rritës si shqiptarisë nga vatra e nacional-shivinizmit serbomadh e gjithandej sot shkencërisht mëshon bumerang ndaj tij dhe vatrave të tjera penguese”

është shtjelluar në 5 nënkrerët, ku veç tjerash jepet përgjigje rreth shkakut pse në rutinë sidomos që nga gjysma e dytë e shekullit XIX e deri në ditët tona nga pala serbe, fillimisht e ndihmuar edhe nga pala turke, injorohet gjuha shqipe si promotore e shqiptarësisë, duke përfshirë edhe Kosovën përherë me shumicë shqiptare.

Ndër të tjera për të pasur më shumë qartësi rreth të vërtetës historike u mbështetëm në të vërtetën historike që assesi nuk mund të mohohet ekzistenca shqiptare që nga Iliria, përkakatësisht që nga antika  e më parë, ku ishte ngulitur e ku ende gjallnon populli ynë shqiptar me gjuhën e tij. Në të vërtetë hipoteza e Milojeviçit mbi hershmërinë e pranisë serbe në këto troje del e përjashtuar jo vetëm nga emrat e mbretërve të Ilirisë dhe të Dardanisë, por edhe nga emrat e sundimtarëve nga periudha e hershme të sundimit latin. Kujtojmë  nga kjo periudhë Tetrakinë e Diklocionit me  kufijtë pikërisht në hapësirat gjeografike të shqiptarëve të sotëm, si me thënë, me emër shtetkufizues(!) që atëherë me kryeqendra qytetesh: Provalis (Shkodër), Epiri i Ri (Durrës), Epiri i Vjetër  (Prevezë) dhe Dardania (Shkupi), si dhe ajo para e pas kristianizmit, si dhe tërë periudha e mesjetës kristiane nën Bizantin para e gjatë kryqëzatave dhe pas tyre sundimit sllav, nga bullgarët (me qendër fetare Ohri) e serbët nemanjidë ( Shkodra -Prizreni – Shkupi), ku pikërisht në këtë periudhë të nemanjasve arbanasit (arbnorët) treguan vitalitetin e tyre shtetformues që dëshmohet edhe me krijimin e dy shteteve arbnore jashtë nemanjideË Prtincipata e Arbnit (Krujë(, Mbretnia e Arbrit (Durrës), por prosperitetin e shtrirjes së tyre e arritën në aleancë me Nemanasit, sidomos me Car Dushanin, siç e pranojnë edhe historianët serbë, arbanasit pasi njiheshin si pjesë konstitutive thelbësore e asaj perandorie dhese me këtë forcë të përbashkët ata arritën të shtriheshin nga jugu deri në Kreta etj., dhe se kjo forcë aleance shihet qartë pas zhbërjes së asaj perandorie, kur feudalët shqiptarë dalin shumë më të fuqizuar dhe më në numër në krahasim me ata që konsiderohen serbë, siç ishte knez Llazari, me qendër në Krushevë. Kjo vërtetohet edhe me miqësinë me Knez Llazarin dhe me pjesëmarrjen e tyre në Betejën e Kosovës 1389. Madje shqiptarët jo serbët krijuan më vonë shtetin e Skënderebeut me qendër Krujën, apo jo?!

Sidoqoftë, arbanasit, përkatësisht arnautët përmenden edhe si kundështar, por ndërkohë edhe si administratorë në pozita të larta në kuadër të Perandorisë Osmane po në këto treva, pikërisht në Arnautllëkun e Rumelisë (Shqiprinë)  shqiptarët dalin të identifikuar qartë në  katër Vilajete (kryesisht mu në hapësirën e Tetrakisë) me  kryeqendrat: Shkodër, Shkup, Manastir e Janinë. Është e vërtetë se gjeografia e përkufizimit të katër vilejet-shteteve me shumësi shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane ndodhi po në shek XIX, kur grekët, serbët, malalazezët e sllavo-bullgarët ishin në përformëzim e sipër të autonomive të tyre shtetërore, autonomi këto që u formuan me ndihmën e pakursyer të shqiptarëve, gjë që dëshmon shtrirjen e gjerë të tyre  në krejt Siujdhesën Ilirike e më gjerë, apo jo?  Por i gjeti e keqja që pikërisht këto shtete (qeveritë e tyre) ndërkohë fatkeqësht i prenë në besë shqiptarët. Sidomos në anën tonë serbët vepruan kundër shqiptarëve me paburrni, pabesi dhe egërsi, ngase tradhëtisht mohuan bashkëpunimin dhe aq më keq bënë luftë e politikë dyfytyrshe për dëbimin dhe gllabërimin  e trojeve të tyre. Megjithatë, në këtë mbështjellim e mashtrim të madh, shqiptarët edhe pse të pambrojtur faktikisht edhe nga shteti zyrtar Osman më në fund konceptualisht arritën të formëzonin autonominë 1878 dhe të shpallnin pavarësinë (1912) edhe pse ishin pothuaj tërësisht të okupuar nga forcat e fqinjve ortodoksë të pabesë.

Suksesin rreth autonomisë në shekullin XIX shqiptarët e arritën duke shfrytëzuar organizimin e brendshëm në njëfar survejimi nga Turqia, por jashtë në saje të veprimtarisë së rilindësve tanë mendjendritur kryesisht pa pasur ndihmë nga jashtë, të cilët pasi e dinin se tri fetë që kishin shqiptarët muslimane, katolike, ortodokse, ashtu si Turqia i shfrytëzonin  edhe të tjerët kundër tyre, ata  (rilindësit) si patriotë të vërtetë që ishin në rrugën e tyre  mençurake si promotore zgjodhën dhe përforcuan jo fetë po rolin e ri të gjuhës shqipe, pra jo vetëm për komunikim, por edhe si armë për zgjimin kombëtar. Vërtet, edhe pse në këtë rrugë hasën në shumë vështirësi, të cilat në punim u trajtuan në tri pika e 11 nënpika, megjithatë, ia arritën  që me shqipen si promotor përlindjeje, zgjimi e bashkimi kombëtar të çanin përpara, pra të çanin përpara me këtë aureollëhyjnëzuese të stolisur me njerëzishmëri, burrni, besë e ideal të shenjtë kombëtar që e kishin të trashëguar si gjakim, brenda trupit që joshej me zemër e shpirt, rrugë kjo, e cila i solli këtij populli suksese të pakrahasueshme, pa lënduar askënd nga fqinjtë, përkundrazi, sepse kurorëzimi i shqiptarizmës ishte, siç është edhe sot në të mirë të të gjithëve, ngase të ruajturit e substancës kombëtare mbi bazë gjuhe në trojet e veta, pa injoruar tri fetë: muslimane, ortodkse katolike, ishte kontribut edhe në arenën ndërkombëtare, sepse deviza: Fe që Zoti e bekon/shqiptaria feja jonë, është shembull e një kombi modern të bekuar, ngase me fjalën shqiptari nënkuptohet respektimi i tri feve jetësore kombëtare katolike, ortodokse, muslimane.

Kreu VII

Cilat janë kontributet me pa hir të Milojeviçit e për shqipen?!

Në kreun e fundit me titull:

“Injorimi i gjuhës shqipe dhe kontributi me pahir Milosh Milojeviçit në e për gjuhën shqipe në fushë të përkthimit të dy vjershëzave ngucakeqe dhe në sajimin e një Sifjalorthi shqip-serbisht (1873),

veç tjerash sqarohet kontributi me pahir M. Miklojeviçi e për shqipen, edhe pse me fjalë faktikisht ishte injoruesi më i madh i gjuhës shqipe etj., por ne edhe më parë kemi vërejtur ndonjë lule mes gjembash injorues por në këtë krye jo se deshëm me nxjerrë dhjamë prej pleshti, por vërtet, në dy nënkrerë cilësuam atë kontribut ndoshta pa dashje e për të mirën e gjuhës shqipe, që këtu po e parafrazojmë këtë meritë në këto dy pika:

Së pari, meriton të përmendet Milojeviçi si konstatues, ndoshta me pahir, i shtrirjes së gjuhës shqipe në të gjitha zonat shqipfolëse (Serbi Jugore, Kosovë, Malësi (Mal të Zi), Shqipëri (të Veriut, të Mesme e të Jugut) dhe në Maqedoni, dhe këtë e bën edhe në disa raste kur përpiqet me i shpjegue etimologjikisht disafjalë serbishte mbi bazë të gjuhës shqipe. Këtu po i përmend vetëm tre shembuj:

a)  Urën e Fshajt –serb. Shvanski Most  e shpjegon  me ndërhyrje të shqipes lokale  Sh/in +sh/Van – Sveti Stevan  -– Sh+van – SHVAN.

b) Toponimin Pelagonia e shpjegon nga serbishtja Bela+Gonia me ndërhyrje të shqipes vendëse (shqip  pella për bela, me ndryshim të konsonantit të parë p/b: pela/bela : Bela + Gunia, pra sipas shqiptimit shqip të vetë gunëbardhëve: Pela+Gunia (!) (etnia: Gunat e Bardha).

c)  Edhe fjalën maxhar Maxhar/ska  në gjuhën serbe për hungarez Hungari, e quan të përvetësuar në serbishte nën ndikimin e fjalë-trajtës (lokale!) të gjuhës shqipe Magjar(!) serb. magarac etj.

Sidoqoftë, ne nuk hyjmë në ndonjë vlerësim etimologjik lidhur me shembuj të tillë, por, siç e cekëm, për ne është i rëndësishëm fakti se ai në njërën anë kur shqipen e shpall të paaftë, në anën tjetër e pranon se shqipja paska pasur aq shtrirje e fuqi sa që paska pasë  ndikuar kaq shumë në serbishten zyrtare, saqë ajo t’i nënshtrohej deri shqiptimit të shqipfolësve, të cilët paskan pasë dominuar gjuhësisht ndaj serbishtes nël të gjitha këto treva, apo jo?! Ç’është e vërteta një shtrirje e tillë e shqipes pohohet edhe nga shkenca e kohës sonë.

Së dyti, sidoqoftë, emri i Milojeviçit gjithsesi duhet të zërë vendin përkatës në historikun e albanologjisë të shekullit XIX, qoftë paksa si përkthyes, por domosdo si sajues i një fjalorthi shqip-serbisht (1873) me afro 350 fjalë e shprehje shqipe me theks në të dy dialektet e shqipes, siç e kemi trajtuar këtë kontribut të tij në dy nënkrerët e këtij kreu.

Me fjalë të tjera, tërë ajo filozofi e elitës serbe e përqafuar dhe e zbatuar nga Milojeviçi nuk ishte vetëm shqiptarofobe, por mbështetej në urrejtje edhe ndaj popujve të tjerë joserbë, si hungarezëve, bullgarëve, të cilët herë i quan vullgar herë bollgar (!) etj. Në të vërtetë ajo filozofi ishte e mbështetur në mite ekstreme, të cilat fatkeqësisht u krijuan mbi bazë albanofobie. Po cilat konkretisht ishin ato mite të gënjeshtërta, ne do t’i përmendim në vijim, duke vënë në pah zhvillimin historik të popullit tonë në krahasim paksa me atë serb.

IiI) NJOHJA me tË vërtetËn pa MITE TË gënjeshtërta E URREJTJE NDËRETNIKE, sotpërsot ËSHTË ZGJIDHJa e vetme reale

drejt mirëkuptimit e paqetimit shqiptaro-serb

Duke marrë si shkas veprën e diskutueshme të z. M. S. Milojeviç, objektivi i këtij punimi ishte të pasqyruarit e realitetit objektiv ontologjik sa më qartë, nga i cili duhet me dalë në pah e vërteta demografike për Kosovën me shumicë shqiptare jo serbe gjatë shekullit XIX dhe gjatë tërë historisë, e vërtetë kjo që për lexuesit e interesuar sidomos ata serbë do të shërbejë si medikament relaksues për të kuptuar dhe shëruar traumat patologjike shpirtërore ndëretnike serbe-shqiptare të shkaktuara më parë nga keqinformimi dhe të sforcuara sidomos në shekullin XIX nga kastat politike shtetërore e fetare të elitës serbomadhe.  Sido që të mund të kuptohet, ne kemi bindjen se po të njihet sot si duhet e vërteta rreth shkaqeve të konflikteve nga e kaluara që nga shekujt XVIII –XIX e më parë deri në shekullin XX që sapo lamë pas, tek të dyja palët do të mbizotërojë arsyeja për gjykimin e  padrejtësive dhe që njëherazi do t’i lehtësojë tek çdo individ: egon, zemrën dhe shpirtine tij,  por do të lehtëssojë edhe vetë mendësinë e masës  për të vepruar ndërgjegjësisht drejt përmirësimit dhe paqetimit të marrëdhëniet të sinqerta njerëzore serbo-shqiptare tashemenjëherë dhe për jetë e mot.

Së këndejmi, meqë ne kemi bindjen  që  si Milojeviçi nuk e kishte të qartë të vërtetën ashtu si edhe shumë të tjerë atëherë e sot  në Serbi, Europë e botë, se Kosova në asnjë periudhë historike (pagane, kristiane ortodokse, katolike, muslimane, ateiste, serbokralosllaviste, fashiste, jugosllavo –komuniste e paskomuniste miloshevqe) edhe pse e robëruar ose në aleancë me sundues e sundimtarë të ndryshëm joshqiptarë edhe serbë, kurrë nuk ka qenë pa shumicë shqipfolëse, andaj po cekim disa fakte e prova logjike nga lashtësie e deri në ditët tona që njëherazi janë edhe të qarta objektive që e tregojnë këtë të vërtetë hapakrah:

Së pari,  është konstatuar shkencërisht se që nga lashtësia e sidomos  nga epoka historike protoshqiptarët jetonin në këto vise, asnjë mbret i Ilirisë, Dardanisë dhe nga periudhat e hershme të Perandorisë Romake në këto troje nuk ka pasur emër sllav. Krahaso: Agron, Bardhyl, Genti, Teuta, Dioklecian, Konstantin, Justinian, Glauk, Plator, Pleurat, Pirro etj. etj.

Së dyti, që nga ajo kohë po ritheksojmë Tetrakinë e Diklocionit identifikohet përqendrimi i iliro-dardano-shqipfolësve në trevat që edhe sot jeton si masë etniteti shumicë shqiptare.  Po e theksojmë termin shqipfolës, ngase sllavishtja (serbishtja) dihet nga e ka burimin, ndërkaq  shqipja  ndryshe nuk mund të shpjegohet pos si gjuhë më e hershme në këto vise e trashëguar nga iliro-dardanët vendas.

Së treti, dihet e vërteta, se me ardhjen e sllavëve në viset e Ilirisë së Jugut gjithsesi pati takime iliroshqiptare-sllave, madje vende-vende nuk pati vetëm simbioza por edhe ndarje shtresash shoqërore, përndryshe nuk do të qëndronin si gjuhë të veçanta shqipja e në anën tjetër gjuha sllave. Pra duhet pranuar që gjuha shqipe që para këtyre kontakteve ishte  e formëzuar si gjuhë e vetme me sistemin e vet stabil, andaj edhe nuk u latinizua. Edhe në raport me sllavo-serbishte del e ruajtur tek etniteti iliro-shqiptar, i cili del më i grumbulluar në perëndim, në brendi e jug të Siujdhesës Ilirike, ku edhe sot dominon jo si shtet, por si kombësi unike.

Së katërti,  është e vërtetë, siç e pranon edhe vetë Milojeviçi se me depërtimin e sllavëve në këto vise të Ilirisë, natyrisht të përzier me autoktonët, aristokracia latine e greke popullsinë e tillë e quajnë me emrat skllav e serb (serv) me kuptimin  sklav, rob, d.m.th. kështu i quanin sllavët si bujkrobë, përkatësisht serbët si shëbëtorë, të cilët u shërbenin si skllavë apo sherbëtorë por në këtë shtresë vartësish si bujkrobë nuk kanë qenë vetëm sllavët apo serbët sipas kuptimit të sotëm, por ishin popull i përzier sidomos me iliro-dardanët autoktonë shqipfolës të asaj popullsie, e cila ndërkohë fitoi të drejta prone dhe administrimi, andaj vendi i tyre i kësaj amalgame popujsh, ku supozohet se mbizotëronin shqipfolësit arbnorë që quheshin edhe serbë ashtu si edhe sllavofolësit. Pra për hir vendi doli ndërkohë edhe edhe emri i një etniteti serb, por që nuk e kishte kuptimin që ka sot vetë nacionasliteti serb, ngase supozohet, siç u tha se që atëherë në ato treva shumica nuk ishin sllavishtfolës, ngase ishte në përdorim  sizyrtare si gjuhë  latinishtja ose progreqishtja bizantine, variant i gjuhës  pas pellazge parashqipe.

Së pesti, kuptohet se sllavët si ardhës këtu gjeten krishtërimin e përqafuar nga masa iliroarbnore dhe gjithsesi prej tyre morën fenë kristiane. Nuk është i padrejtë konstatimi i historianëve që me rastin e Shkizmës së Madhe brendakristiane mëse keqti e pësuan shqipfolësit, ngase edhe kishin shtrirje më të gjerë trashëguese si anas në Siujdhesën Ilirike e më gjerë. Kështu pjesa perëndimore ose zakonisht pjesa bregdetare veriore e Adriatikut ishin dhe mbetën nën ndikimin e Kishës së Romës, ndërsa pjesa tjetër domosdo ishte e ndërlidhur me Kishën e Konstatinopojës, në Perandorinë Bizantine dhe pikërisht nga kjo ndarje shqipfolësit iliro-dardanë u dobësuan shumë. Sidoqoftë, kur është fjala para e pas ardhjes së tatarobullgarëve, të cilët u sllavizuan dhe njëherazi u krishterizuan dhe u forcuan si shtet, dobësia e shqipfolësve ishte edhe më e dalluar, sepse pjesa qendrore e jugore e tyre me dobësimin e Pertandorisë Bizantine ra nën sundimin bullgar e pastaj edhe nën atë serb. Tashti në  periudhën e shkizmës së madhe pas disa luhatjeve sundimtarët sllavë bullgarë e tribalo-serbë u përcaktuan për ritin ortodoks bizantin, ashtu ndodhi edhe me shumicën e iliro-dardano-arbnorëve, shqipfolës të këtyre trevave, të cilët edhe emërtoheshin në bazë të emërtimit të trevës  bullgar, përkatësisht serb, ndërsa ata të ritit latin më fort në viset bregdetare të adriatikut e të malësive veriore gjithandej emërtoheshin albanez (serb. arbanasi) edhe pse nuk e kishin braktisur emrib vetjak arbnorë.

Së gjashti, fati historik krijoi kushte që pas kryqëzatave, pas rënies së Perandorës Bullgare dhe jo të mëkëmbjes së Perandorisë Bizantine në hapësirat gjeografike të  Siujdhesës ILirike në  Zeta (Mal tël Z)I e Rashkë (Serbi) dhe së andejmi në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri  të shtrihet dinastinë tribiale nemanjide, dinasti që u përvetësua nga historiografia serbe, edhe pse del mjaft e diskutueshme biografia e asaj familjeje dhe sidomos e zhupanit të madh Stefan Dushanit, përkatësisht Stevan Nemanit, të cilin, Feri Arifit (ashtu si edhe S. Riza, F . Xharra etj.) e quan me prejradhje shqiptare ( “R. drini”, 15.10.2018), ku pos tjerash përmend edhe protogonistin e punuimit tonë  me këto fjalë: “autori M.S. Milojeviq në  librin e tij  f . 352. thotë se

”Stefan Nemanja është serb, por nuk i dihet as nëna as baba as fshati i lindjes”…

Lidhur me këtë ne po shtojmë vetëm kaq, mos vallë Milojeviqi, me këtë dëshjron ta mbrojë carin e vet serb, pasi pothuaj është i vetmi i asaj familjeje që nuk është shenjtëruar për merita nga Kisha Serbe me arsyetimin se ishte atvrasës. Sidoqoftë, serbë nuk kishte fare ose ishin pakicë në shtetin e Dushanit e pranojnë edhe sudiuesit si Qoroviq, Kostiq e të tjerë.

Së shtati, edhe pse  për shtetin e nemanjiqve ne thamë se ishte i përbashkët me artbanasit, pala serbe  e ngre  në mit gjoja vetëm si shtet serb (me kuptim njënacional). nocion ky që e kishte përvetësuar edhe Milojeviçi dhe pasuesit e tjerë deri në ditët e sotme. Për këtë studiuesit konstatojnë se atributi serb ishte trillim, ngase si shtet i vetëm serb ishte inekzistent. Që shteti nemanjiq nuk ishtevetëm serb e demanton edhe vetë Stevan Dushani, i cili  e shpall veten car i serbëve, arbanasve, grekëve e bullgarëve, mirëpo vetëm shqiptarët (arbanasit) pothuaj në tërësi ishin brenda kufijve të asaj perandorie dhe kjo dëshmohet, sidomos pas vdekjes së tij ose shuarjes së asaj dinastie, kur fisnikët arbnorë dalin më shumë në numër dhe dhe me zotërim pronash me kufij të caktuar, pikërisht në trojet që edhe sot jetojnë shqiptarët, në toskëri e gegëri. Madje Rrafshi i Dukagjinit e vise të tjera të Kosovës në atë kohë identifikohen se ishin në sundimin e Principatës së Balshajve katolikë të Shkodrës e më vonë edhe nën pushtetin e Bushatlijve muslimanë të Shkodrës. Atëherë, pyesim, me çfarë logjike në shek. XIX e në vazhdimësi shpallej nga pala serbe që trevat qi mendohej se ishin nën sundimit nemanjiq nga shek .XV sidomos Kosova ishin troje me tapi serbe, kur serbë nuk paska pasur ose paskan qenë pakicë simbolike, prandaj krejt arsyetimi i palës serbe deri në ditët e sot mbetet imagjinar, pa asnjë fije të drejte morale e  reale. Po përsërisim, fundi i fundit, që në Kosovë e gjithkëndej në kohë të car Dushanit, përkatësisht të Vuk Brankoviqit ortodoksë nuk kanë qenë vetëm serbët, andaj Karta e kohës së Dushanit me pakicë fshatrash arbanase e shumicë serbe, si dhe Defterin e nahijes së Vlk Brankoviçit (1455), assesi nuk duhet kuptuar si shumicë serbe, sepse mbase si pakicë cekeshin katolikët (arbanas), sepse si shumicë serbe llogariteshin ortodoksër: shqiptarë, serbë e të tjerë.

Së teti, edhe në Betejën e Kosovës kundër ushtrisë Osmane, knjaz Lazarit, i cili pothuaj është i vetmi që konsiderohet fisnik serb, nga Serbia (me qendër Krusheva ish Dardha dardane(!) që nuk do të thotë se ishte serb, sipas konceptit të sotëm të kombësisë serbe, por sidoqoftë atij i janë bashkuar fisnikë të njohur shqiptarë, madje ata ishin aleatët më kryesorë e besnikë dhe më në numër. Kuptohet se Kosova si vendi i betejës gjithsesi ishte tokë me shumicë shqipfolëse, madje ka historianë që dëshmojnë jo pa vend që edhe dy dhëndurët e Lazarit nga Kosova: vetë Ulk Branku (Brankoviqi) ashtu si drenicasi dëshmor i shenjtëruar Milosh Kopiliqi, ishin shqipfolës. Së këtejmi, duhet të kuptohet e vërteta se miti që në atë betejë  luftëtarë e martirë ishin vetëm serbë pa shqipfolës etë tjerë aspak nuk ka mbështetje logjike as reale. Ishte prodhim i murgjëve kishtarë e jo nga kujtesa  popullore, siç e mendonte edhe Milojeviçi, apo jo?

Së nënti, është i njohure fakti se që me rastin e dorëzimit të Konstatinopojës osmanëve, Patrikana bizantine siguroi privilegje për vete si organ dhe ortodoksinë, si fe. Kështu në marrëveshje me sulltanin fitoi të drejtë autonomie, përkatësisht pavarësinë në udhëheqje të grigjës fetare të ortodoksisë. Si rrjedhojë edhe kisha sllave-serbe autoqefale si edhe të tjerat gëzonin imunitet veprimtarie dhe qëndronin në aleancë me regjimin osman. Kështu murgjit në kisha ortodokse serbe legalisht idealizonin si mbrojtës martirë, ata që kishin rënë në luftë, por edhe ata që bashkëpunonin ose ishin në shërbim të Turqisë Osmane, të cilët i arsyetonte si martirë që në atë mënyrë mbronin fenë e serbët.  Po e përmendim faktin që veç martirizimit të Lazarit si Jezu, Milosh Kopiliqit si shenjtor, u idealizua edhe princesha Elena, e veja e Lazarit, e cila menjëherë pati lidhur miqësi me osmanët, duke i dhënë vajzën për grua sulltan Bajazitit, gjithashtu u idealizua në këngë po nga kisha edhe princi vasal Kraleviq Marko, gjoja si mbrojtës i popullit serb, i cili në të vërtetë vdiq në luftë për intersa osmane. Megjithatë, ne në këtë kontekst  vlersëojmë si gjë positive se  me mite e këngë të tilla u bë ruajtja e identitetit dhe e gjuhës serbe ndër masa. Pra,  ne e çmojmë rolin serbo-nacionalist të murgjëve në ruajtjen e kujtesës dhe të zmadhimit e  substancës serbe, por jo anën negative të  atij miti, kur u orieobjhektiviu ntua në dëm të shqiptarëve,të cilëve u mohohej identitetin, duke i ngatërruar qëlliimisht me turq zaptues  Ka mendime që në atë frymë krijoi vargje edhe vetë Milojeviçi gjatë misionit të tij në Kosovë, ku gjoja ndër ortodoksët vendës gjeti këngë ose gjurmë këngësh serbe të atij cikli peer Kosovën.

Së dhjeti,  le të dihet e vërteta, se në krahasim me vasalitetin e palës serbe, siç ishin veprimet me përulësi të princeshëm serbe Elena dhe të Kraleviq Markos, Brankoviqit e të tjerëve në atë periudhë fillimishte e më vonë, nga princat (vasalë) shqiptarë,  ndoshta të cytur nga krenaria e liria natyrore e masës malësore e fushore dhe e përkrahur kryesisht nga krerë të fesë katolike, por edhe nga kisha unite kristiane ortodokse e kohës, e cila respektonte papatin latin, u shprehen rezistenca jo aq të sukseshne kundër sundimit osman, por kjo rezistencë u ripërtëri e organizuar më mire në epokën skëndebejane, kur Skënderbeu si prijëspopullor epirot arbnor afro 30 vjet suksesshëm luftoi kundër osmanëve, duke bashkuar shqiptarët e të dy riteve katolike e ortodokse dhe njëherazi pa e prishur ndërlidhjen e ndihmën miqësore me familjet e sapoislamizuara shqipfolëse, duke mos ndryshua emrin musliman Skënder, po edhe duke mos u dalluar aq me ndonjë shenjë të veçantë ekstreme fetaro-kristiane, për nga vesha me kryqa, me ndërtim e pagëzim manastiresh e kishash, qoftë katolike, qoftë ortodokse etj. Në këtë kohë Kisha serbe thuhet më tepër qëndronte anash si soditëse, duke sajuar në botën e vet subjektive imagjinative mite, gjithnjë nën rogoz, pra duke forcuar kultet e veta fetare nën tutelën e Perandorisë Osmane, deri sa edhe mitin për Skënderbeut ndërkohë tentonte ta përvetësonte.

Së njëmbëdhjeti, ç’është e vërteta, është i rëndësishëm fakti që edhe pas pushtimit Osman dyert fisnike t’i quajmë pasnemanjiqe (ortodokse, katolike  shqiptare-serbe) vazhdonin me ndërlidhje krushqie martesore. Historia njeh shembuj të tillë të shumtë. Ne këtu po e përmendim vetëm rastin rreth bijës së Gjergj Arianitit, të komnenëve shqiptarë, shenjtores se kishës serbe zonjës Angelina, e cila me fisnikun  Stefan, djalin e Gjuragj Brankoviçit u kurorëzua në Shkodër, sepse në Serbi nuk e pranonin vasalët proturq. Kështu ajo me fisnikun Stefan përkohësisht u detyrua të strehohej tek Skënderbeu, deri sa u lindi djali, pastaj migroi në Itali e së andejmi në Hungari. Në burimet serbe nuk  kam hasur t’i ceket origjina shqiptare kësaj shenjtoreje.

Së dymbëdhjeti, është i  njohur fakti që pas vdekjes së Skënderbeut shqiptarët si të mundur pësuan keqas, andaj për mbijetesë u detyruan, sipas rrethanave të ndiqnin nga halli njërën nga këto tri rrugë:

e para, katolikët e unitët të dalluar si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ato lufta, domosdo veç e veç po edhe në turma u detyruan të shpërnguleshin jashtë ose të arratiseshin maleve të pakalueshme të Shqipërisë dhe të ndërlidheshin me fise të papërkulura malësore deri në sakrifikim, ku vërtet gjetën solidaritet e ndihmë mbijetese,

e dyta, të islamizoheshin, ose të deklaroheshin të islamizuar duke i shprehur lojalitet Perandorisë Osmane, mundësi kjo që u siguronte sadokudo mbijetesë e mbase edhe privilegje në trojet e veta, besa edhe ruajtën e gjuhës dhe lidhjet me sivëllezërit katolikë e ortodoksë shqipfolës dhe

e treta, ortodoksët duke u mbështetur në kompetencat kishave autoqefale kryesisht serbe e greke, kërkuan mbrojtje nën autoritetin e tyre, të cilët dhe i pritën mirë,  natyrisht ishin të obliguar me i krye me besniki detyrimet ndaj kishës dhe shtetit osman, i cili e njihte dhe e përkrahte etnitetin ortodoks si aleat të vetin. Në këtë periudhë joafatshkurtër u rrit konsiderueshëm numri i shqiptarëve muslimanë, qoftë edhe formalisht, por njëherazi u shtua në Kosovë e rreth saj edhe numri i besimtarëve shqipfolës nën ombrellën e kishës ortodokse serbe. Këtë fakt pak ose aspak e përmendin studiuesit e klerikët serbë, madje edhe më pak politikanët e serbofilët, ashtu si edhe Milojeviçi, çështje kjo që nuk ishte pa rrjedhoja të rënda në marrëdhëniet e mëtejshme mes (ish) arbërve shqipfolës, dukuri kjo fatale që u quajt prej nesh: shkizmë e re fatale, ngase pjesa e shpërngulun jashtë, qoftë në botën perëndimore, qoftë në atë lindore, pothuaj ishte e gjykuar me humbë lidhjen me ardheun, besa edhe identitetin e vet gjuhësor etj., pjesa tjetër duke u islamizuar në atdhe i nënshtrohej pa dëshirë pushtetit fetar turk, por meqë rrethanat lejonin që ata të gëzonin privilegje dhe kishin mundësi të ta ruanin gjuhën, ligjërimin vendës zakonet vendase, kjo gjithsesi ishte një lehtësim i madh për ta, sepse gjuhësisht nuk largoheshin nga vetvetja si dhe nga pjesa tjetër katolike ose ishkatolike e unite ortodokse shqipfolëse, ndërsa pjesa e tretë  shqipfolëse duke filluar nga periferia  ose nga vatra më të organizuara shqiptarisht pësoi edhe më keq, sepse në rrethana të caktuara, duke iu nënshtruar ritit përkatës fetar të shoqëruar me një propagandë fort të organinuar nga kleri i përgatitur pravosllav, si me thënë, u sivëllazërua gjithnjë e më shumë deri në asimilim me popullin e gjuhën e qirilometodiste sllavoortodokse kishtare  (serbe e bullgare). Për shtrirje të kësaj dukurie dëshmojnë edhe sot sa e sa mbiemra familjesh serbe anembanë Serbisë, nuk është fjala vetëm, për gashiqët, arnautaliqët, nikeziqët, gergurët  etj., por edhe për shumë të tjerë, apo jo?!

Së trembëdhjeti, kur patën plasur luftat turko-austrohungareze në shek. XVI-XVI, pikërisht në këtë periudhë del i ekzagjeruar nga pala serbe mitizimi rreth dy shpërnguljeve të një mase të të krishterëve nga Kosova të implikuar në ndihmë palës austroihungareze. Kështu, burimet serbe i quajnë të gjithë të shpërngulurit serbë nga Kosova dhe i fryjnë shumë shifrat, që në të vërtetë ato ishin shpërtngulje shqiptaro-serbe. Kështu si duket të shpërngulurit e parë (1690) më fort ishin ordoksë (shqiptaro-shkije) të cilët gjetën strehë mikëpritje në Hungarinë ortodokse, ndersa të shpërngulurit e dytë (1737) afro 50 vjet më vonë jo pak ishin shqiptaro-katolikë, të cilët gjetën strehë në Austrinë katolike, gjurmët e shqipes të kësaj mase i janë të njohur shkencës së albanologjisë.

Së katërmbëdhjeti, shekulli XVIII karakterizohet me zgjime iluministe, rryma këto që depërtuan edhe në Turqinë e atëhershme shumetnike, ku vala e lëvizjeve autonomiste veç kishte nisur me marrë formë. Meqë kisha ortodokse serbe kishte liri veprimi tek ortodoksët me ndonjë fije emancimi edhe shtetëror, në anën tjetër xhamia muslimane propagandonte fenë tjetër lidhur me sforcimin drejt shtetit turk (osmanli). Kështu këto aktivitete ndikonin në ndarje të masës, megjithatë populli shqipfolës ndërfisnor ishte tolerant, por interesat shtetërore kishin fuqi sa të futnin sherr e mostolerancë mes besimtarëve të këtyre dy palëve, përkatësisht edhe të dy apo tri feve shqiptare, Edhe në këtë periudhë mitologjistët serbë vazhduan edhe më me përpunimin e miteve të mëparshme, siç ishte miti për Kosovën, si djep i serbizimit pravosllav, ku duhet të rilindte, andaj ngritën shumë lart dhe futën  në veprim manastiret e kishat ortodokse (Pejë, Deçan e  Prizren), duke u dhënë atributin vetëm si objekte serbe, të cilat në të vërtetë nuk kanë qenë serbe, me kuptim të një nacionaliteti. Ato ishin ngritur në themelet e kishave kristiane parasllave dhe i takonin popullit kristian (katolik e ortodoks) shqipfolës që fillimisht ishte pa dyshim shumicë shqipfolëse në këto troje e më gjerë, mirëpo që tani kristianët ortodoks kishin mbetur pakicë, pasi një masë e konsiderueshme, siç u tha më sipër, kishte përqafuar fenë muslimane, atëherë pala serbe me dredhi propagandonte jo pa sukses emrin e vjetër toponimik Serbi, të cilin e shfrytëzonte vetëm për etnitetin njënacional serb dhe për kisha gjoja vetëm serbe, që në të vërtetë besimtarët shqipfolës muslimanë e katolikë, nuk kishin mundësi as fuqi të kundërshtonin ose të polemizonin së paku kur serbët i shpallën në pronësi të tyre këto objekte, problem ky ende i hapur, sidomos për Kosovën e sotme e më gjerë.

Së pesëmbëdhjeti, po shtojmë edhe këtë se në shek. XVIII-XIX, pasi që serbët përvertësuan këto objekte, ata si: kishat e manastiret), ashtu si edhe shkollat në gjuhën serbe, i shfrytëzon tani edhe si jatakë spiunimi e veprimi për kryerjen e disa misioneve komplekse proserbe:

së pari, të hetonin gjendjen politike brendaTurqisë, e cila jo vetëm në luftat me Rusinë cariste, por edhe me kryengritësit shqiptarë gjithnjë e më tepër jepte shenja patalogjie të një binaje që do të rrëzohej,

së dyti, gjoja jepnin me kuptue se e ndihmonin Turqinë, duke spiunuar kundër lëvizjes nacionaliste autonomise kombëtare shqiptare që e denonconin tek Turqit,

së treti,  serbizonin sa më shumë ortodoksë shqipfiolës dhe blinin krenë e individë shqiptarë për nteresa serbo-ruse dhe

së katërti, nxitnin hasmëri e konflikte jo vetëm shqiptaro-turke, por në raste edhe shqiptaro-shkije, duke inskenuar ekscese ndëretnike, që mbaronin me viktima të dhimbshme nga të  dyja palët, ku pikërisht pësonin shqipfolësit si arnautë (shqiptarë malësie), në njërën anë, ashtu edhe shqiptarët-shkije (argatë serbie), në anën tjetër.

Mjerisht kjo shkizmë e re e fryrë nga të dyja palët turq e serbë, ishte fatale mes (ish)shqipfolëve të shkizmuar. Jehona propagandiste e ngjarjeve të tilla kishte ushqyer urrejtje që del e pashuar  ndaj shqiptarëve edhe tek tërë brezi i Milojeviçit dhe pinjojve të tyre, mjerisht me gjurmë deri në ditët e sotme.

Së gjashtëmbëdhjeti, rreth ngjarjeve, para e pas kryengritjes së parë serbe, nga fundi i shek XVIII dhe fillimi i shek. XIX (1804), edhe pse dalin të pranishëm  shumë aktivistë shqiptarë ortodoksë si vetë Kragjorgji, Kondo Bimbashi e të tjerë, pala serbe pothuaj nuk i përmend fare, aty në mënyrë makiaveliste zmadhohet vetëm elementi serb, i cili vërtet që nga ajo ngjarje do të jetë gjithnjë në ofensivë të pandalshme politike e ushtarake për zgjerimin e kufjve shtetëror drejt vendbanimeve shqiptare. Kështu pala serbe përveç ndikimit me propagandim mitesh kundër shqiptarëve tani plus si motiv e forcë ndikimi kishte pasllavizmin të organizuar me fuqinë, nxitjen dhe ndihmën e gjithanshme të Rusisi së forte cariste, pa e harruar besa edhe ndihmën europiane francese, austriake e të tjerëve, andaj si e pa zonja për të kundërshtuar Porta e Lartë lëshonte pe ndaj kërkesave të palës serbe duke shkalluar keqas kundrejt interesave të shqiptarëve, ngase, veç tjerash u pajtua edhe me kushtin që me rastin e njohjes prej zori së autonimisë së principatës serbe gjatë tërheqjes së ushtrisë dhe të administrates së saj nga ato vise, do të tërhiqte ose do të lejonte tërheqjen e të gjithë joserbëve, qoftë me dashje, qoftë me dhunë, që pothuaqj ajo popullatë qindpërqind ishin shqiptarë të islamizuar, por kishte edhe katolikë e ortodoksë shqipfolës në familjet mikste.

Së shtatëmbëdhjeti mjerisht në këtë periudhë plasën edhe konflikte serbo-shqiptare, jo për shkak të ndarjes fetare, edhe pse kjo ndarja fetare shfrytëzohej nga serbë e turq për interesa të tyre shtetërore dhe lidhur me këtë vëllavrasje më agresive u tregua pala serbe, e cila shfrytëzonte mitet për mobilizim të serbëve kundër popullit joshkie të Kosovë. Ky agrisivitet  u gjallërua politikish nga shteti e kisha pravosllave, duke i personifikuar shqiptarët si turq zaptues dhe njëherazi duke sajuar e përfocuar me gënjeshtra konflikte që do të arsyetonin ndërhyrje zaptuese kolonialiste ndaj Shqiprisë, pra kundër palës shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, pa marrë parasysh faktin se tash si shqiptarë (turq!) nuk bënin pjesë vetëm  muslimanët, por edhe katolikët e unitët ortodoksë, madje edhe shkitë tanë ose shkitë e vendit, që ishte pjesa ortodokse që ende nuk ishte asimiluar gjuhësisht, por që tani kjo shtresë me makineri të ndryshme i shtrohej propagandës së zezë serbizuese të papenguar nga Turqia, por edhe me bekim ndërkombëtar, pasi ortodoksët e Turqisë (Shqipërisë) që më parë kishin hyrë nën patronatin e Rusisë, kurse katolikët të atë të Autrohungarisë. Këtu në këtë pikë mund të cilësohet si propagandist serbofil shqiptarofob edhe veprimi zyrtar me fjalë e punë i Milojeviçit, ngase ai vepronte në përputhje me direktivat e Naçertanies pansllaviste serbe.

Së tetëmbëdhjeti, tani pushteti i Principatës serbe ishte edhe më i lire që me  ndihmën e Kishës serbe të vepronte pothuaj legalisht në tërë Stara Serbinë (deri në bregdetin e Adriatikut. Organizimi i rrjetit të siunazhit, për forcimin  e serbizimit vazhdon, duke u shoqërohej me hapjen legale të shkollave të reja serbe, me të gjitha kushtet e domosdoshme, me sjellje literature,  me kuadro, mësues etj., me një fjalë ishte e lire në gvazhdimin e përhapjes së nacionalizmit serb, sidomos ndër shkije vendës e shqiptarë të paguar (muslimanë e katolikë) dhe kështu bëheshin përgatitjet e duhura për agresion ushtarak me ndihmën e Rusisë për të zgjeruar  sundimin në  tërë hapësirën e Serbisë së Vjetër, ku parashihej, pra shtrirja e Serbisë në Shqipëri e Maqedoni e në veçanti në Kosovë, përkundër së vërtetës se ato vise ishin të banuara dem baba dem nga shqiptarë autoktonë. Pra në këtë mision ta quajmë si pararojë agresioni u angazhua edhe Milojeviçi si udhëpëshkrues i parë civil serb.

Së nëntëmbëdhjetii, meqë për veprën e Milojeviçit kemi bërë fjalë në 7 krerët e këtij punimi këtu do të ricekim kalimthi veprimin e tij që gjithsesi me shifra të falsifikuara, do ta ndihmonte agresionin, duke e shpallur shumësinë e pa qenë serbe në Kosovë në vitete ‘7o  dhe kështu ndihmoi atmosferën brfenda serbe dhe ndër miq europian  në prag të luftës serbo-turke  e cila filloi më 1877, kur u pushtua Serbia Jugore  (Mish, Pirot, Kurshumli etj.) dhe pas 37 viteve më 1912 edhe Kosova me Maqedoni, shifra këto të pasakta  deri sot e kësaj dite qëndrojnë gjoja si të sakta, në të gjitha burimet përkatëse publike serbe, siç janë: tekstet mësimore shkollore, portalet nga interneti si “krstarica”, wekipedia”, si dhe në të gjitha burimet enciklopedike, siç është edhe vepra z. Vemiq.

Sipërfundim

Kur kemi parasysh  përmbajtjen  e  lëndën së trajtuar  në 7 krerët si dhe në këtë përfundim-përmbyllje dhe sidomos në 19 pikat e këtij nëntitulli na merr mendja se nga e vërteta për këtë çështje që del shumë e qartë do të kthjellohet çdo mendje, qoftë edhe fort naive serbe e shqiptare se armiqësia shkije-shqiptare tash mëse 15o vjeçare ka ndodhur në radhë të parë nga shkizma fatale e ndodhur mes shqipfolësve e shkaktuar fillimisht nga dhuna turke e ndërkohë e shfrytëzuardhe e nxitur nga  nga  pala serbe sidomos në shekullin XIX e nxitur nga pansllavizmi përcjellë nga  propaganda e zezë e shtetit dhe e kishës serbe e zhytur në ushqim mitologjik, nga e cila edhe lindi nacional-shovinizmi serbomadh me orekse kolonializmi ndaj trojeve shqiptaree ndihmuar nga Rusia cariste kolonialiste  dhe në anën tjetër po kjo shkizmë është shfrytëzuar për interesa të veta, nga turkoosmanët që ti përdornin shqiptarët mish për top dhe të shfrytëzonin rastin të zgjatnin asfiksimin pushtetor duke u kusuritur me trojet e tyre.

Sidoqoftë, shkurt me i ra, për vuajtet e shqiptarëve pothuaj 200 vjeçare të dyja palët edhe Serbia edhe Turqia, duke pranuar fajësi e përgjegjësi për veprimet e tilla  do ta çlironin sadopak vetveten nga mëkatet tejet të rënda shkaktuar popullit shqiptar e në veçanti këtij të Kosovës martire, por njëherazi edhe Europa e Rusia për pjesën e fajit të vet si kompensim duhet të ndihmojnë gjithanshmërisht pa hile shqiptarët kudo që janë e në veçanti Kosovën e Shqipërinë që të shërohen plotësisht nga traumat e ndarjes të shekullit XIX e XX dhe të jetojnë, si Europa e Bashkuar, pa vizë të zezë kufindarëse.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora