E premte, 29.03.2024, 01:38 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gjekë Gjonaj: Ngritja e përmendores Adem Demaçit në Nju-Jork ide fisnike

E enjte, 18.10.2018, 06:00 PM


Ngritja e  përmendores  Adem  Demaçit  në Nju-Jork ide fisnike

Nga Gjekë Gjonaj

Nisma e grupit nismëtar  për ngritjen e një shtatoreje (përmendoreje) Adem Demaçit në Nju - Jork  është  lajm i mirë  dhe i gëzueshëm për të gjiithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ide e  Këshillit Inicues në përbërje Gjekë Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj  dhe Veton Grajqevci është e qëlluar dhe  e shkëlqyeshme.  Është ky një  veprim i cili tregon qartë se ajo  dinë të çmojë, të respektojë  dhe të vlerësojë   punën vetëmohuese, përpjekjen  dhe sakrificën e  veprimtarit të shquar të Adem Demaçit  në shërbim të lirisë, të drejtave njerëzore dhe  kombëtare të shqiptarëve..

Kjo ikonë e Kosovës  për diasporën shqiptare në Amerikë ka qenë simbol i qëndresës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi .  Atë çka ka qenë Nelson Mandela për afrikanët, thonë mërgimtarët,  ka qenë Adem Demaçi për diasporën shqiptare në Amerikë . Simbol i rezistencës kombëtare, udhërrëfyes dhe zëri  ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të atyre që nuk i përkasin kombit tonë.   Në respekt të tij   protestuesit në çdo  demonstratë në Ameirkë  kanë brohoritur   “ Lirojeni Kosovën , lirojeni Demaçin”.

Adem Demaçi që nga viti 1990, pasi u lirua nga burgjet  në ish-Jugosllavi dhe shpërbërjes së këasj federate,  ku   qëndroi 28 vjet,   ka bashkëpunuar ngushtë me diasporën shqiptare të  Amerikës. Ka dhënë  intervista  në Kombet e Bashkuara, Zërit të Amerikës, gazetave më të njohura amerikane, ka mbajtur   fjalime për liri , për  pavarësi  e barazi  të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë së Titos.

Inkurajon  fakti se emrin , veprën dhe   punën  e këtij heroi,  atdhetari, luftëtari për të drejtat e njeriut,  dijetari, shkrimtari , vizionari, e kalorësi të paqes,  pas vdekjes së tij  po e  nderojnë edhe shqiptarët e  Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë,  Luginës së Preshevës  dhe të Malit të Zi. Të gjithë shquiptarët kurrë s’duhet t’i harrojnë fjalët e tij të para publike pasi u lirua nga burgu në një organizim  të Shoqatës Shqiptare “ Migjeni” në Lubjanë : “Populli ynë është me të vërtetë një popull heroik, një popull i guximshëm, një popull i papërkulur, një popull i paepur. Këtë nuk e themi sepse jemi romantik, sepse duam ta mashtrojmë vetëveten, por sepse faktet flasin kështu”.

Andaj, mërgimtarët shqiptarë  në Amerikë,   duke nderuar figurat e tyre historike, siç është njeriu legjendë, Adem Demaçi,  dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë.

Ju lumtë bashkëkombasit e mi  për këtë  nismë ( ide)  fsinke që nderon komunitetin shqiptar  në Amerikë në veçanti, dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora